Korrik 04, 2016 22:23 CET

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush përsëri me edicionin e radhës të programit “Lindja e Mesme në javën që kaloi”, ku do të njiheni me ngjarjet më të rëndësishme politike, ekonomike dhe sociale të javës së kaluar në rajonin e LM.

Javën e kaluar, Me dhjetëra palestinezë që mbahen të burgosur nga regjimit sionist, janë futur në grevë urie në shenjë solidariteti ndaj të burgosurit palestinez që quhet BelalKajed. Të burgosurit palestinezë anëtarë të Frontit për Çlirimin e Palestinës dhe që mbahen të burgosur nga regjimi sionist, janë futur në grevë urie pa afat me qëllim që të shprehin mbështetjen e tyre për të burgosurin palestinez Kajed dhe për të shprehur kundërshtimin ndaj arrestimit administrativ të tij nga ana e regjimit sionist. Edhe në burgun Xhalbu, 5 palestinezë janë futur në grevë urie për të mbështetur të burgosurin palestinez Kajed. Shoqata e të burgosurve palestinezë me anë të një deklarate ditën e dielë thotë se palestinezët kanë reaguar në këtë formë ndaj vendimit të regjimit sionist për të mbajtur në arrest administrativ të burgosurin palestinez Kajed edhe pse ai ka kryer dënimin prej 14 vjet e gjysmë. Palestinez Kajed është banues i rajonit Asira verior në Nablus dhe është arrestuar nga regjimi sionist në vitin 2001. Aktualisht në burgjet e regjimit sionist mbahen të burgosur mbi 7 mijë palestinezë. Arrestimet administrative të palestinezëve që kryhen nga regjimi sionist, janë kritikuar më herët edhe nga OKB. Po ashtu, Regjimi sionist me qëllim që të ushtrojë sa më shumë presione ndaj palestinezëve, atyre u ka ndërprerë ujin e pijshëm.Kompania e ujit e regjimit sionist ka ndërprerë ujin e pijshëm për dhjetëra mijëra palestinezë në qytetin Slefit dhe fshatrat përreth tij në BPLJ. Regjimi sionist me pretekstin se uji i pijshëm nuk mjafton për izraelitët ka ndërprerë atë për palestinezë. Regjimi sionist përdor 90% të ujit të pijshëm në të gjithë territorin e Palestinës së pushtuar dhe vetëm 10% të këtij uji e përdor për palestinezë dhe atë herë pas herë e përdor si mjet për të ushtruar presione ndaj palestinezëve. Sipas statistikave të OKB 90-95% e ujërave nëntokësore të BPLJ janë të infektuar nga lëndë kimike dhe vetëm 20% e banorëve në Gaza kanë mundësi që të përdorin ujin e pijshëm të shëndetshëm.

Kryetar i shtabit të Intifadës dhe Kodsit në Iran, ka thënë se grafiku i sigurisë i hartuar nga regjimi sionist pas intifadës së tretë të Kodsit tregon për vazhdimin e situatës së pasigurt brenda territoreve të pushtuara.Gjeneral Ramazan Sharif i pranishëm në takimin shekncor “ Dita e Kodsit, jetë e përgjegjshme “ takim që është mbajtur në Teheran tha: Intifada e tretë e palestinezëve me 200 martirë dhe mbi 2 mijë të plagosur ishte një fenomen i bekuar i cili ka dhënë shpresë për imazhin e vërtetë të vendit dhe zbulimin e krimeve që regjimi sionist kryen ndaj palestinezëve. Populli dhe revolucioni islamik i Iranit pa i kushtuar rëndësi negociatave dhe diplomacive, qytetin Khorramashar që është simbol kombëtar i iranianëve e çliroi në operacionin BejtulMukades. Ky emër nuk është vënë rastësisht por është shpresë për vazhdimin e operacioneve për çlirimin e territoreve të pushtuara dhe Kodsin e shenjtë. Intifada e Kodsit është lëvizjet kuptimplotë në kuadër të rezistencës tradicionale të palestinezëve. Sot luftëtarët dhe populli palestinez me iniciativë të madhe është duke u përballur me agresorët sionistë, tha në fjalën e tij gjeneral Sharif.

Javën e kaluar, Gjykata e Bahrejnit u ka hequr shtetësia 13 bahrejnasve nën akuzën për formim të grupeve terroriste. AhmedAlHamadi, prokuror i Bahrejnit ka njoftuar se për shkak të akuzës për formimin e grupeve terroriste, 37bahrejnasve ju ka hequr shtetësia.Ndrëskaq edhe gjatë javës së kaluar, Në Bahrejn vazhdojnë protestat paqësore të popullit kundër heqjes së shtetësisë së klerikut të shquar bahrejnasShejkh Isa Kasem. Qytetarët bahrejnas kanë protestuar sot në rajone të ndryshme të vendit me ftesë të koalicionit 'Të rinjtë e 14 shkurtit'. Ky koalicion ftoi të gjithë qytetarët e Bahrejnit të protestojnë ndaj heqjes së shtetësisë së Shejkh Isa Kasem, ndërsa Ministria e brendshme e Bahrejnit deklaroi se nuk do të lejojë qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve. Gjithashtu lëvizja Vefaku Islamik e Bahrejnit ka kërkuar nga populli bahrejnas të kalojë nga faza e reagimit në fazën e veprimit dhe të përballjes, për të sfiduar regjimin diktatorial të dinastisë AlKhalifa. Lëvizja Vefaku Islamik ka kërkuar përkrahje të gjithanshme popullore për Shejkh Isa Kasem. Që nga vendimi i paligjshëm i regjimit AlKhalifa për heqjen e shtetësisë së Bahrejnit për këtë klerik të shquar shiit, qytetarët bahrejnas janë tubuar përballë banesës së Shejkh Isa Kasem dhe kanë bllokuar rrugët përreth banesës për të lajmëruar agjentët e regjimit AlKhalifa të cilët po përpiqen të afrohen në banesën e këtij lideri të shquar fetar. Javën e kaluar, avokatët e lëvizjes Vafaku Kombëtar kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku shprehet kundërshtimi ndaj sabotimeve të sistemit gjyqësor dhe thuhet se afati i shkurtër i përcaktuar nga regjimi AlKhalifa nuk i lejon ata të bëjnë detyrën e tyre dhe nuk u jep mundësi atyre të mbrojnë aktivistët e lëvizjes Vafaku Kombëtar në procesin gjyqësor. Përveç kësaj në këtë deklaratë thuhet se avokatët pengohen nga forcat e sigurimit që të analizojnë dosjet përkatëse në zyrën e lëvizjes Vafaku Kombëtar. Ministria e drejtësisë së Bahrejnit më 14 qershor ka deklaruar se aktiviteti i lëvizjes Vafaku Kombëtar është pezulluar dhe i gjithë kapitali i kësaj lëvizjeje është bllokuar. Ndërkohë Nabil Rexhep, kreu i kësaj lëvizjeje është arrestuar prej muajit qershor dhe mbahet në burg me akuza të paqarta.

Javën e kaluar, Kryeministri irakian HejdarEbadi deklaroi se qendra e qytetit Faluxha tashmë kontrollohet nga forcat irakiane.Kryeministri Ebadi tha se programi tjetër i qeverisë irakiane është çlirimi i qytetit Mosul nga prania e terroristëve të ISIS. HejdarEbadi tha se forcat irakiane zbatuan premtimin e tyre për çlirimin e qytetit Faluxha dhe shtoi: Të gjithë irakianët kanë pjesë dhe rolin e tyre në çlirimin qytetit Flauxha. Clirimin e qytetit Faluxha e ka përshëndetur edhe AjetollahSistani një prej klerikëve të njohur shiit të Irakut. Vlen të theksohet se forcat irakiane të ushtrisë pasi janë futur në ndërtesën e prefekturës së qytetit Faluxha, kanë festuar çlirimin e këtij qyteti. Edhe FuadMasum, president i Irakut, deklaroi se kjo fitore e madhe kundrejt takfiristëve të ISIS në Faluxha është pikënisja e disfatës përfundimtare dhe e dëbimit të këtij grupi nga territori i Irakut. Presidenti irakian tha se fitorja dhe çlirimi i qytetit Faluxha ishte fryt i përpjekjeve të forcave ushtarake dhe ato popullore të Irakut. Ai përshëndeti unitetin mes forcave të ushtrisë, policisë, peshmerga, forcave vullnetare dhe nomade në përpjekjet për çlirimin e qytetit Faluxha dhe tha se për tu vlerësuar është edhe sakrifica e treguar nga banorët e qytetit Faluxha. Edhe kryetari i parlamentit të Irakut ka vizituar nga afër qendrën e qytetit Faluxha në provincën Anbar në perëndim të Irakut. SelimAlXhaburi, kryetar i parlamentit të Irakut, i shoqëruar nga disa komandantë të ushtrisë irakianë në rajonin Nazal, në qytetin e Faluxhës, është takuar dhe ka biseduar me ushtarët irakianë. AlXhaburi deklaroi se tha se forcat irakiane zbatuan premtimin e tyre për çlirimin e qytetit Faluxha dhe shtoi: Të gjithë irakianët kanë pjesë dhe rolin e tyre në çlirimin qytetit Flauxha. Vlen të theksohet se çlirimin e qytetit Faluxha të Irakut e kanë përshëndetur edhe kryetari i parlamentit iranian, ministria e jashtme dhe zëdhënësi i kësaj ministrie.

Javën e kaluar, forcat e ushtrisë siriane gjatë luftimeve të tyre në rajonin MezareaMelah në veri të provincës Aletoi, kanë shpartalluar terroristët dhe kanë marrë nën kontroll këtë rajon dhe po vazhdojnë avancimet e tyre në këtë provincë. Gjatë këtyre operacioneve janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra terroristë të armatosur. Humbjet e terroristëve gjatë ditëve të kaluara në rajonet e ndryshme malore në veri të provincës Latakia në perëndim të Sirisë, gjithashtu janë bërë shkak që disa terroristë të dorëzohen pranë forcave ushtarake të Sirisë. Burimet informative të afërta me grupet terroriste kanë njoftuar se numri i të vrarëve në luftimet e fundit në veri të provincës Latakia ka shkuar në 200. Ndërkohë avionët e ushtrisë së Sirisë kanë sulmuar pozicionet e terroristëve të ISIS në rajonet lindore të Hamah në perëndim të Sirisë dhe kanë vrarë disa terroristë. Ushtria siriane gjithashtu ka sulmuar edhe terroristët e Frontit Nusra në rajonin Umul-Mejadhen në lindje të qytetit Dara në jug të Sirisë ku janë vrarë me dhjetëra terroristë të armatosur. Nga ana tjetër, presidenti i Sirisë BasharAsad ka deklaruar se lufta e popullit dhe ushtrisë siriane kundër terroristëve do të vazhdojë deri në shkatërrimin tërësisht të grupeve terroriste në këtë vend. BasharAsad gjatë vizitës së tij në bazën e njësive të ushtrisë dhe të forcave popullore të Sirisë në rajonin Ghuta Lindore në rrethinën e Damaskut, deklaroi se lufta historike e forcave siriane kundër terroristëve do të vazhdojë deri në shkatërrimin e plotë të terroristëve.