Korrik 13, 2017 09:11 CET

Populli i Jemenit gjatë këtyre ditëve jo vetëm që duhet të shijojë shijen e hidhur të luftës, vrasjes dhe shpërnguljes, por  ai po përballet me përhapjen e sëmundjeve epidemike dhe me mungesën e madhe të kushteve shëndetësore dhe higjienike. Qytetarët e Jemenit të cilët po përballen me shkeljen e të drejtave më primitive dhe më themelore njerëzore, ata nuk kanë as kushtet më elementare higjienike dhe shëndetësore.

Agresioni i koalicionit të Arabisë Saudite kundër territorit të Jemenit, nuk ka patur rezultat tjetër, përveç vrasjes së pamëshirshme të rreth 7000 grave, fëmijëve dhe qytetarëve të pafajshëm jemenas si dhe plagosjen e dhjetëra mijëra të tjerëve dhe shpërnguljen e qindra mijëra personave nga shtëpitë e tyre. Si pasojë e këtij agresioni ushtarak, është shkatërruar mbi 80% e infrastrukturës së administratës publike, objektet e arsimit, shëndetësisë, depo të medikamenteve dhe lëndëve ushqimore, shkolla dhe shtëpi të qytetarëve të Jemenit dhe populli i këtij vendi si pasojë e bllokadës ajrore, tokësore dhe  detare, ndodhet në një krizë shumë të madhe. Regjimi i Arabisë Saudite akuzohet nga OKB për vrasjen me qëllim të 60% të fëmijëve jemenas dhe për bombardimin e objekteve civile dhe zonave urbane. Arabia Saudite gjatë kësaj periudhe ka vendosur një bllokadë të hekurt nga toka, deti dhe ajri kundër Jemenit  dhe nuk po lejon hyrjen e lëndëve ushqimore dhe medikamenteve në këtë vend. Sulmet e gjera ushtarake dhe bllokada e Arabisë Saudite kundër Jemenit, kanë shkaktuar një krizë të madhe ushqimore dhe mungesa të tjera të mëdha në këtë vend dhe me miliona njerëz mes tyre edhe fëmijë, po përballen me uri.  

Vdekja dhe uria, rezultat i agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit

Në bazë të raportit të OKB, aktualisht të paktën 462 mijë fëmijë jemenas po vuajnë nga kequshqyerja e madhe (SAM) dhe kjo krizë në mënyrë të tmerrshme është shtuar me 200% që nga viti 2014. Gjendja më kritike e kequshqyerjes së fëmijëve mbretëron në provincat Hudejda, Sa'de, Taiz dhe Lahexh. Numri më i madh i fëmijëve të cilët përballen me kequshqyerje të madhe është në pesë provincat e lartpërmendura. Gjendja e fëmijëve në provincat Sa'de është shumë më kritike se sa në provincat e tjera duke marrë parasysh faktin se në disa rajone të kësaj province çdo 10 fëmijë jemenas, 8 prej tyre përballen me kequshqyerje.

Uria e fëmijëve jemenas

Edhe para fillimit të agresionit ushtarak të Arabisë Saudite në muajin mars të vitit 2015, Jemeni përballej me varfëri të madhe, pasiguri ushqimore dhe me një gjendje jo të mirë shëndetësore. Mirëpo me fillimin e agresionit ushtarak kundër këtij vendi, kjo gjendje është bërë shumëfish më kritike. Aktualisht një e treta e qytetarëve të Jemenit nuk kanë qasje në shërbimet mjekësore dhe në medikamente dhe më pak se gjysma e kushteve dhe pajisjeve mjekësore janë funksionale dhe mund të shfrytëzohen, ndërsa punonjësit e sektorit të shëndetësisë për shumë muaj nuk kanë marrë paga. Xhimi Mc Goldrik, koordinator i OKB për çështje humanitare në Jemen, në muajin prill të këtij viti duke folur rreth zhvillimeve aktuale dhe bombardimeve të vazhdueshme të Arabisë Saudite kundër Jemenit , deklaroi: "Sot mbi 400 mijë fëmijë jemenas po përballen me kequshqyerje dhe njëkohësisht me këtë, mbi 10 milionë qytetarë jemenas kanë nevojë urgjente për ndihma".

Varfëri dhe uria e popullit të Jemenit

Mirëpo në këtë mes fëmijët ndodhen në një gjendje shumë më të vështirë dhe kritike. UNICEF gjatë agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit vazhdimisht ka paralajmëruar për katastrofën e fëmijëve jemenas dhe thotë se fëmijët jemenas kanë pësuar goditjen më të rëndë prej kësaj lufte. UNICEF ka paralajmëruar se mbi 2 milionë fëmijë jemenas po vuajnë nga kequshqyerja dhe kanë nevojë urgjente për përkujdesje mjekësore. Në deklaratën e UNICEF thuhet se në çdo 10 minuta vdes një fëmijë jemenas për shkak të sëmundjeve të cilat mund të parandalohen, si kequshqyerja, diarreja dhe infektimi i sistemit të frymëmarrjes.   

Gjendja e mjerueshme e fëmijëve në Jemen

Jemenasit po përballen me shumë probleme për të mbushur stomakun e tyre. Përfaqësuesi i organizatës FAO në Jemen ka deklaruar se gjendja ushqimore në Jemen me shpejtësi marramendëse po bëhet gjithnjë e më kritike dhe njerëzit po përballen me kequshqyerje. UNICEF gjithashtu në një raport me rastin e dyvjetorit të fillimit të agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit, ka theksuar katastrofën e fëmijëve jemenas. Në këtë raport thuhet: "Njëkohësisht me dyvjetorin e fillimit të agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit, fëmijët vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë për këtë luftë". Sipas këtij raporti, 10 milionë jemenas kanë nevojë për ndihma urgjente që rreth 2.2 milionë e tyre po vuajnë nga kequshqyerja.

Familjet jemenase viktimë e luftës

UNICEF në raportin e vetë ka shtuar: "Varrezat e Jemenit janë mbushur me varre të vogla pa emra. Vdekja e fëmijëve në shumë raste nuk raportohet. Bota nuk po e shikon dhimbjen dhe vuajtjen e tyre!".

Në vazhdim të këtij raporti thuhet mbi 17 milionë jemenas, do të thotë 65 % e familjeve, po përballen me pasiguri ushqimore dhe nuk mund të sigurojnë lëndët ushqimore për vete dhe për fëmijët e tyre. Sipas këtij raporti, rreth 80% e familjeve jemenase kanë hyrë në borxhe të mëdha për sigurimin e ushqimit për fëmijët e tyre. Të paktën 7.3 milionë jemenas kanë nevojë urgjente për ndihma ushqimore për të mbijetuar.

Sipas raportit të UNICEF, arsimi në Jemen në masë të madhe është nën ndikim të dhunës dhe me mijëra shkolla janë shkatërruar ose kanë pësuar dëme të mëdha si pasojë e sulmeve ajrore të Arabisë Saudite. Si pasojë e kësaj gjendje, të paktën 2 milionë fëmijë janë privuar nga shkollimi. Gjithashtu Meritxell Relano, përfaqësuesja e UNICEF në Jemen, ka thënë: "Për shkak të shkatërrimit të objekteve dhe infrastrukturës shëndetësore në Jemen si pasojë e luftës dhe krizës ekonomike, ky vend është kthyer 10 vite prapa. Progresi i arritur për dhjet vite në sistemin shëndetësor të Jemenit, është shkatërruar tërësisht".

Kriza e urisë në Jemen

UNICEF ka thënë se në Jemen rreth 3.3 milionë persona po përballen me kequshqyerje të madhe që nga ky numër mbi 2.2. milionë janë fëmijë. 63% e fëmijëve në çdo 1000 persona, vdesin  para moshës 5 vjeçare. Numri i personave që po vuajnë nga kequshqyerja në Jemen ka shkuar në 17.1 milionë njerëz, ndërkohë që Jemeni gjithsej ka 27.4 milionë banorë. Nga 17.1 milionë njerëz të cilët po vuajnë nga kequshqyerja, rreth 7.3 milionë persona ka nevojë urgjente për ndihmë.

Meritxell Relano gjithashtu tha: "Vendet e botës nuk po shikojnë dhimbjen dhe vuajtjen e miliona fëmijëve jemenas. Si pasojë e kësaj lufte, deri më tani 6.8 milionë persona po vuajnë në masë të madhe nga uria dhe gjendja psikologjike e fëmijë është e tmerrshme. Përveç urisë dhe kequshqyerjes, deri më tani mbi 1500 fëmijë janë vrarë në këtë luftë dhe mbi 1600 të tjerë me detyrim janë inkuadruar në radhët e forcave të përfshira në luftë".

Kriza ushqimore, rezultat i luftës në Jemen

Meritxell Relano theksoi: "Lufta në Jemen nuk ka sjell rezultat tjetër, përveç krizës ushqimore dhe vdekjes së mijëra fëmijëve jemenas. Ajo çfarë na shqetëson neve më shumë në Jemen, është kequshqyerja në nivel alarmantë dhe vdekja e fëmijëve. Rreth 63 mijë fëmijë jemenas gjatë vitit 2016 janë përballur me kequshqyerje dhe si pasojë e kësaj gjendja ka vdekur një numër i madh i tyre. Aktualisht nga çdo 1000 lindje në Jemen, 63 raste prej tyre përfundojnë me vdekje. Në vitin 2014, kjo shifër ishte 53 fëmijë në 1000 lindje.

Vuajtja e fëmijëve jemenas nga kequshqyerja

Përkrah të gjithë kësaj tragjedie, me fillimin e vapës së madhe, sëmundja epidemike kolera po sulmon në masë të gjerë shëndetin dhe jetën e qytetarëve jemenas. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq kohë më parë ka deklaruar se sëmundja e kolerës në Jemen ka marrë jetën e qindra personave dhe me mijëra persona të tjerë janë shtrirë në spitale dhe po përballen me rrezikun e vdekjes nga kjo sëmundje. Domenik Stilhart, drejtori i operacioneve të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, kohë më parë në një konferencë për shtyp në Sana, ka thënë se sëmundja e kolerës është përhapur në masë shumë të madhe në Jemen dhe deri më tani kanë vdekur qindra persona si pasojë e infektimit me këtë sëmundje. Ai shtoi: "Tani ne po përballemi me përhapjen serioze të kësaj sëmundje".

Ai gjithashtu tha se kjo sëmundje është përhapur në më shumë se 14 provinca të Jemenit. Spitalet e Jemenit janë mbushur me pacient të infektuar me kolerën më shumë se sa kanë potenciale. Si pasojë e kësaj gjendje, një numër i konsiderueshëm i personave të infektuar me këtë sëmundje po kurohen në ambient të hapur ose në automjetet e tyre.  

Sherin Varkey, funksionar i UNICEF në Jemen, ka thënë se edhe korridoret e spitaleve janë mbushur me persona të infektuar me kolerën dhe gjendja e pacienteve është tronditëse sepse përhapja e kolerës në Jemen është mbi "nivelin serioz". Ai ka kërkuar dërgimin e ndihmave urgjente humanitare dhe mjekësore për popullin e Jemenit për të shpëtuar jetën e njerëzve në këtë vend sidomos të fëmijëve.

Përhapja e Kolerës në Jemen

Husejn Al-Hadad, drejtori i spitalit "Al-Sab'in" në Sana të Jemenit, gjithashtu ka thënë: "Po mbretëron një gjendje shumë e keqe. Fëmijët e infektuar me sëmundjen e kolerës, janë të panumërt dhe nuk ka shtretër në nivel të mjaftueshëm. Për tu përballur me këtë gjendje, gjithashtu, nuk ka as edhe mjekë të mjaftueshëm në spital".

OKB ka deklaruar se vetëm disa qendra mjekësore janë funksionale akoma dhe dy e treta e banorëve jemenas nuk kanë qasje në ujë të pijshëm të shëndosh. Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu, ka deklaruar se gjendja aktuale në Jemen është një prej gjendjeve më të këqij emergjente njerëzore në botë. Sipas kësaj organizate, 7.6 milionë banorë të Jemenit po jetojnë në zona të infektuar me kolerën.

Vdekja e njerëzve si pasojë e Kolerës në Jemen

Një prej pasojave më të fundit të bllokadës ekonomike kundër Jemenit, është përhapja e sëmundjes epidemike kolera në këtë vend. Populli i Jemenit gjatë këtyre ditëve jo vetëm që duhet të shijojë shijen e hidhur të luftës, vrasjes dhe shpërnguljes, por  ai po përballet me përhapjen e sëmundjeve epidemike dhe me mungesën e madhe të kushteve shëndetësore dhe higjienike. Qytetarët e Jemenit të cilët po përballen me shkeljen e të drejtave më primitive dhe më themelore njerëzore, ata nuk kanë as kushtet më elementare higjienike dhe shëndetësore.

Tags