Nëntor 28, 2016 08:39 CET

Javën e kaluar, një organizatë ndërkombëtare e të drejtave të njeriut, ka deklaruar se terroristët e ISIS në sulmet e tyre në Siri dhe Irak kanë përdorur gaz sulfurik dhe mustard.

Ahmed Uzmoxhu, kryetar i Organizatës për pengimin e armëve kimike ka thënë: Përmes disa analizave janë sjellur dëshmi se në Irak dhe Siri janë përdorur armë kimike nga ana e ISIS. Materialet e përdorura nga ISIS janë të cilësisë së ulët, por mund të jenë të dëmshme. Po ashtu ditë më parë, edhe Ekspertët ushtarakë të Rusisë kanë deklaruar se grupet terroriste kanë përdorur armë kimike në Alepo të Sirisë. Igor KIunashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, të premten  ka deklaruar se ekspertët ushtarakë të Rusisë kanë gjetur mbetjet e bombave me përmbajtje të lëndëve kimike që kanë shpërthyer në Alepo dhe kanë arritur në këtë përfundim se grupet terroriste gjatë sulmeve të tyre kundër civilëve sirianë në rajonet nën kontrollin e ushtrisë siriane në qytetin Alepo, kanë përdorur armë kimike. Edhe Ministria e jashtme e Sirisë me anë të një letre dërguar OKB dhe Këshillit të Sigurimit të kësaj organizate, si dhe organizatës për ndalimin e  armëve kimike, ka dënuar heshtjen e tyre ndaj përdorimit të armëve kimike nga ana e terroristëve në Alepo, në një kohë kur ata akuzojnë qeverinë siriane për gjoja përdorimin e të tilla armëve. Disa ditë më parë terroristët në Alepo kanë sulmuar aeroportin ndërkombëtar të këtij qyteti me armë kimike duke shkaktuar probleme në frymëmarrje për 30 ushtarë sirianë që ndodheshin në këtë aeroport.

Javën e kaluar, lëvizja islamike " Al Vafae", ka njoftuar për hyrjen e trupave të reja saudite në Bahrejn, me qëllim ushtrimin e presionit kundër popullit bahrejnas. Shejh Sejed Morteza Al Sanadi, zyrtar i lartë i lëvizjes " Al Vafae", ka bërë të ditur se të shtunën një grup i ushtarëve sauditë me qëllim ushtrimin e presionit dhe ndaljen e revolucionit në Bahrejn, kanë hyrë në këtë vend. Al Sanadi ka theksuar se në Bahrejn po shkelen në forma të ndryshme të drejtat e njeriut dhe protestuesit paqësor vazhdojnë të burgosen nga regjimi i këtij vendi. Ai po ashtu shtoi se shumica e aktivistëve politikë po mbahen në mënyrë të padrejtë nëpër burgjet e regjimit Al Khalifa. Po ashtu gjatë javës së kaluar, qindra qytetarë bahrejnas kanë organizuar protesta në rajonin Daraz në afërsi të shtëpisë së Shejkh Isa Kasem, klerikut të njohur shiit të këtij vendi dhe kanë paralajmëruar regjimin Al Khalifa për shkak të vazhdimit të rrethimit të shtëpisë së këtij kleriku. Qytetarët bahrejnas edhe në rajone të tjera të këtij vendi kanë organizuar protesta të ngjashme në të cilat kanë hedhur slogane kundër politikave shtypëse të regjimit Al Khalifa dhe kanë deklaruar mbështetjen e tyre ndaj të burgosurve politikë në këtë vend. Nga ana tjetër, autoritetet e regjimit Al Khalifa kanë deklaruar se pronat e Organizatës Politike Islamike "Vefak" të Bahrejnit do t'i vendosin në një ankand publik.

Javën e kaluar,  në vazhdën e operacionit për pastrimin e qytetit Mosul nga prania e terroristëve të ISIS, forcat irakiane në të katër anët e qytetit kanë avancuar për në qendër të Mosulit. Forcat irakiane kanë ndërmarrë operacione të reja për çlirimin e lagjeve të Mosulit. Lagjja Zahra në verilindje të Mosulit është zona më e re të cilën ushtria irakiane e ka çliruar nga prania e terroristëve të ISIS. Gjithashtu sot forcat e ushtrisë dhe policisë irakiane kanë arritur të çlirojnë qytezën Abu Sejf në jug të Mosulit. Ahmed Sadi zëdhënës i forcave popullore të Irakut ka thënë se forcat popullore kanë arritur të çlirojnë aeroportin Telfar dhe disa zona të tjera si fshati Marisha, Mabedhali dhe Tel Suan. Në operacionet për çlirimin e Mosulit, forcat irakiane kanë zbuluar shumë depo me armatime dhe kanë shkatërruar të paktën 5 autobomba të vendosura nga ISIS. Faza e parë dhe e dytë e operacionit të forcave irakiane për çlirimin e  qytetit Mosul janë zbatuar me sukses dhe tashmë ka nisur faza e tretë. Ndërkaq, Grupi terrorist ISIS ka përdorur armë kimike gjatë sulmeve të tij në zona të ndryshme të provincës Ninva. Anëtarët e fundit të mbetur të grupit terrorist ISIS në rajonin Giare në provincën Ninva përpara se sa të largoheshin nga kjo zonë, kanë lëshuar raketa me përbërje gazi mustard kundër zonave të banuara nga civilët. Nga këto sulme shumë civilë kanë pësuar djegie të shkallës së lartë. Kjo është në kohën kur OKB ka paralajmëruar mbi mundësinë e përdorimit të raketave me përbërje kimike nga ana e ISIS kundër zonave të banuara nga civilët në provincën Ninva. Ndërkohë zëdhënësi i ministrisë së brendshme të Irakut njoftoi se ushtria irakiane ka çliruar 1/3 e zonave lindore të Mosulit duke vrarë 955 terroristë dhe arrestuar 108 të tjerë. Ndërkaq, ministri i punëve të jashtme të Irakut ka thënë se politikat e Turqisë përballë Bagdadit nuk mund të bëhen shkak për dobësimin e grupit terrorist ISIS. Ibrahim Xhaferi, ministër i jashtëm i Irakut, në një intervistë me të përditshmen gjermane Frankfurt Algemajne, përveç se ka paralajmëruar në  lidhje me shtimin e sulmeve të Ankarasë në rajone e kontrolluara nga grupi terrorist ISIS në veri të Irakut, ka thënë se Turqia deri më tani ka refuzuar urdhrin për braktisen e territorit irakian. Ministri i jashtëm i Irakut në lidhje me operacionet për çlirimin  e Mosulit nga pushtimi i ISIS, ka thënë se Iraku nuk ka nevojë për përkrahjen e Turqisë në luftën kundër terrorizmit, sepse ndërhyrjet e huaja nuk do të ndikojnë në dobësimin e terroristëve.

Izraelitët javën e kaluar manifestuan Ditën Botërore të Fëmijëve ndërkohë që aktualisht mbi 350 fëmijë palestinezë duke përfshirë edhe vajzat e mitura ndodhen në burgjet e regjimit sionist. Klubi i të Burgosurve Palestinezë ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka deklaruar se regjimi sionist që nga fillimi i Intifadës së Kodsit në tetor të vitit 2015 e deri më tani, ka arrestuar rreth 2000 fëmijë palestinezë. Në këtë deklaratë thuhet: "Mbajtja në qendrat e marrjes në pyetje pa ujë dhe ushqim, torturimi, ofendimi, poshtërimi dhe kërcënimi i fëmijëve palestinezë nga autoritetet e regjimit sionist për të marrë pohimet e detyruara me forcë nga fëmijët palestinezë, janë krime të përditshme që kryen regjimi sionist kundër fëmijëve palestinezë". Në këtë deklaratë është vë në dukje edhe dosja e fëmijës palestinez 14 vjeç me emrin Ahmed Monasire si shembulli më i qartë i shtypjes dhe shkeljes së ligjeve ndërkombëtare nga ana e regjimit sionist kundër fëmijëve palestinez. Një gjykatë sioniste disa ditë më parë me akuza të pavërteta ka dënuar Ahmed Monasire me 12 vjet burg. Klubi i të Burgosurve Palestinezë me këtë rast ka kërkuar nga organizatat ndërkombëtare për mbrojtjen e fëmijëve si nga UNICEF, që të bëjnë përpjekje më të mëdha për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve palestinezë. Vlen të theksohet se parlamenti sionist dy muaj më parë ka miratuar një projektligj i cili lejon arrestimin dhe burgosjen e fëmijëve palestinezë nën moshën 14 vjeçare. Nga an atjetër, një grup i kolonëve sionist sot (të mërkurën) me mbështetje të forcave ushtarake të regjimit okupator, kanë hyrë me dhunë në ambientet e xhamisë Aksa dhe kanë përdhosur këtë vend të shenjtë. Kolonët sionist gjatë ditëve të kaluara shumë herë kanë hyrë me dhunë në ambientet e xhamisë Aksa . Vlen të theksohet se vetëm gjatë muajit tetor mbi 3000 kolonë sionistë kanë hyrë me dhunë në ambientet e xhamisë Aksa dhe kanë përdhosur këtë vend të shenjtë. Nga ana tjetër, regjimi sionist vazhdimisht po ndjek politika të caktuara për ta zhdukur identitetin fetar islam të këtij vendi të shenjtë duke imponuar simbole hebreje në qytetin Kods.

Për të biseduar mbi krizën në Jemen, John Kerry sekretari amerikan i shtetit javën e kaluar zhvilloi një vizitë në Maskat kryeqytetin e Omanit, ku u takua me Jusef Bin Alavi ministër i jashtëm dhe me Sulltan Kabus mbreti i këtij vendi. Muaji i 20-të i sulmeve të Arabisë Saudite kundër Jemenit ka përfunduar. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite vazhdojnë të bombardojnë zonat e banuara nga civilët në Jemen ndërkohë që edhe mercenarët sauditë kanë sulmuar rajonet Magina, Kabita dhe provincën Lahaxh në jug të Jemenit. Gjatë bombardimeve të avionëve sauditë, është qëlluar baza Same në qytetin Dhamar në qendër të Jemenit. Ushtria dhe forcat popullore të Jemenit në kundërpërgjigje të krimeve të sauditëve, kanë sulmuar pozicionet e ushtrisë saudite në pikën kufitare Alab dhe rajonin Shabaka të provincës Asir në Arabinë Saudite. Ndërkohë Amerika thekson në zgjidhjen diplomatike të krizës në Jemenin. Zgjidhja e kërkuar nga Amerika për Jemenin është kthimi i presidentit Abdarabuh Mansur Hadi në pushtet, çarmatosjen e lëvizjes Ansarullah dhe tërheqjen e kësaj lëvizjeje nga zonat e kontrolluara sipas marrëveshjes së vitit 2014. Pra me fjalë të tjera kjo zgjidhje është pikërisht ajo zgjidhje që garanton interesat e Uashingtonit dhe Riadit. Mirëpo lind pyetja se përse John Kerry për zgjidhjen e krizës së Jemenit ka shkuar në Oman. Omani është anëtar i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, mirëpo ky vend nuk ka pranuar të futet në koalicion me Arabinë Saudite për të luftuar kundër Jemenit. Kuvajti që në prill deri në gusht ka pritur grupet jemenase, merr pjesë në operacionin e Arabisë Saudite kundër Jemenit. Në këtë mënyrë nëse Omani bëhet vendi organizator i bisedimeve mes grupeve jemenase, atëherë ekziston mundësia që këto bisedime të jenë konstruktive. Lëvizja Ansarullah dhe Kongresi Popullor i Jemenit kanë lidhje të mira me Omanin, vend që ka luajtur rol pozitiv në progresin e bisedimeve mes palëve në Jemen. Si rezultat John Kerry viziton Omanin për të shfrytëzuar influencën e këtij vendi në procesin e negociatave.