Korrik 13, 2017 09:11 CET

Tregtia e armëve është shumë fitimprurëse, sidomos kur qeveritë e disa vendeve të cilat po përballen me protesta dhe trazira, të kenë nevojë për armatime për të shtypur popullin e vetë. Për fat të keq, pikërisht ky përfitim i madh është bërë shkak që shtetet perëndimore ta preferojnë këtë fitim më shumë se sa çështjet përkatëse me paqen dhe të drejtat e njeriut.

Agresioni ushtarak i pamëshirshëm i koalicionit të Arabisë Saudite kundër popullit të pambrojtur të Jemenit, nuk ka sjell rezultat tjetër përveç vrasjes së njerëzve të pafajshëm, grave dhe fëmijëve, si dhe shpërnguljen e njerëzve, shtimin e urisë dhe përhapjen e sëmundjeve epidemike si kolera. Mirëpo ajo që vërehet më shumë se sa dhimbja dhe vuajtja e popullit të pambrojtur të Jemenit, është fytyra hipokrite e shteteve pretenduese të të drejtave të njeriut të cilët vetëm për shkak të fitimeve më të mëdha dhe interesave ekonomike, po hedhin benzinë më shumë në zjarrin e regjimit kriminel Al Saud për të mbajtur gjithmonë të ndezur zjarrin e luftës. Motori i palodhshëm i luftës në Lindjen e Mesme, ka nevojë për karburante dhe karburanti i këtij zjarri është vetëm armatimi. Padyshim se Lindja e Mesme e zhytur në luftë, njëkohësisht është shndërruar në një treg të nxehtë për armatimet e huaja. Fuqitë e mëdha botërore për të fituar sa më shumë nga ky treg, kanë hyrë në konkurrencë dhe ashtu siç thuhet, po ndjekin planin për ndarjen territoriale të Irakut, Sirisë dhe Jemenit. Përpjekjet për shitjen e armatimeve gjatë viteve të fundit në rajonin me plotë tensione të Lindjes së Mesme, e ka bërë edhe më të nxehtë tregun fitimprurës dhe gjithashtu ka shtuar zjarrin e konflikteve rajonale.

Shtimi i zjarrit të luftës në Jemen nga shtetet perëndimore

Në këtë mes fillimi i luftës së Jemenit, gjithashtu ka hapur një betejë të re të tensioneve në të cilën secili prej vendeve arabe të rajonit po ekspozojnë armatimet që kanë blerë deri më tani. Gazeta amerikane "New York Times" në një raport të saj thotë se Arabia Saudite për të luftuar në konfliktin e Jemenit, po përdor avionët luftarakë F-15 amerikanë. Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu për bombardimin e Jemenit, kanë futur në përdorim avionët luftarakë F-16 amerikanë. Në kohën kur rajoni i Lindjes së Mesme sipas interesave të fuqive të mëdha, po zhytet gjithnjë e më shumë në luftëra të ndryshme ndëretnike dhe ndërfetare, vendet të cilat janë mbushur me armatime të blera nga Amerika dhe vendet perëndimore, tani po përdorin ato armatime në këto luftëra dhe njëkohësisht po paraqesin kërkesa për blerjen e më shumë armatimeve të rea. Si rezultat i të gjitha këtyre faktorëve, u krijua një hap drejt përfitimeve më të mëdha të kompanive të industrisë ushtarake të Amerikës në një periudhë kur Pentagoni po përballet me mungesë të madhe të buxhetit, si dhe u krijua gjithashtu një perspektivë për një konkurrencë të re të armatimeve në rajonin e Lindjes së Mesme.  

Qysh në muajt e parë të agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit, Organizata për Kontrollin e Armëve, ka kërkuar nga Franca, Anglia dhe Amerika që të mos i shesin armë Arabisë Saudite për shkak të veprimeve të këtij vendi kundër civilëve në Jemen. Sipas Traktatit të Tregtisë së Armëve, vendet anëtare obligohen që të anulojnë çfarëdo lloj kontrate për shitblerjen e armëve me një vend i cili përdorë ato armë kundër civilëve. Organizata për Kontrollin e Armëve gjithashtu ka deklaruar se këto tre vende akuzohen me llojin më të keq të hipokrizisë, për arsye se që të tre këto vende të lartpërmendura kanë nënshkruar Traktatin e Tregtisë së Armëve. Anna Mc Donald, drejtore e Organizatës për Kontrollin e Armëve, vitin e kaluar deklaroi: "Këto tre vende perëndimore me vazhdimin e shitjes së armëve Arabisë Saudite, kanë shkelur Traktatin e Tregtisë së Armëve. Për çdo ditë po vërejmë shkatërrime më të mëdha dhe më shumë viktima si pasojë e përdorimit të armëve dhe municionit kundër civilëve në Jemenit".

Shpërthimi i bombës fragmentale në Jemen

Qeveria e Anglisë që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, i ka shitur 3.3 miliardë dollarë armatime Arabisë Saudite duke përfshirë avionë luftarakë, bomba dhe raketa. Thereza May, kryeministrja e Anglisë, pas daljes së këtij vendi nga Bashkimi Evropian, ka llogaritur në masë shumë të madhe në shitjen e armatimeve. Në këtë kuadër ajo ka dhënë pëlqimin për një marrëveshjes 100 milionë dollarësh me ushtrinë e Turqisë për shitjen e avionëve luftarakë. Në këtë mes një sondazh i kryer nga fushata kundër shitjes së armatimeve, tregon se shumica e qytetarëve të Britanisë së Madhe nuk pajtohen me shitjen e armatimeve vendeve të tjera. Sipas këtij sondazhi, 62% e qytetarëve anglezë mendojnë se shitja e armatimeve Arabisë Saudite është e papranueshme. Në mënyrë më të gjerë, 71% e qytetarëve britanezë mendojnë se qeveria e Anglisë nuk duhet t'i shesë armatime vendeve që janë të akuzuara për shkeljen e të drejtave të njeriut. 60% e qytetarëve anglezë, gjithashtu, besojnë se qeveria e këtij vendi nuk duhet t'i shesë armatime vendeve jodemokratike dhe vetëm 26% e qytetarëve anglezë besojnë se qeveria e Anglisë duhet t'i shesë armatime vendeve të huaja. Fushata kundër shitjes së armatimeve ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Anglisë që të pezullojë të gjitha lejet për eksportin e armatimit dhe të mos i shesë armatime dhe pajisje ushtarake Arabisë Saudite që kjo e fundit t'i përdorë ato për bombardimin e popullit të pafajshëm të Jemenit. Andur Smith, një prej anëtarëve të kësaj fushate, ka thënë: "Avionët luftarakë të Anglisë dhe bombat e tyre janë shkaktar kryesor për shkatërrimin e Jemenit. Kryeministrja dhe bashkëpunëtorët e saj duhet të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe të ndërpresin marrëdhënien e helmuar me Arabinë Saudite.

Shitja e armëve nga Britani Arabisë Saudite

Organizata për Amnisty International gjithashtu me publikimin e një raporti, ka kritikuar qeverinë e Britanisë së Madhe për shitjen e armëve Arabisë Saudite dhe përdorimin e këtyre armëve për vrasjen masive të popullit të Jemenit dhe ka kërkuar ndërprerjen e shitjes së armëve nga Britania e Madhe Arabisë Saudite, ndërsa ka paralajmëruar Londrën që të mos bëhet partner i Riadit në veprimet të cilat konsiderohen krime lufte.

Franca, gjithashtu, po bënë përpjekje që të mos mbetet mbrapa këtij tregu të shitjes së armatimeve. Francua Hollande, ish-presidenti i Francës, gjatë vizitës së tij në Katar, ka nënshkruar një kontratë për shitjen e 24 avionëve luftarakë Rafael këtij vendi. Vlera e kësaj kontrate ishte mbi 7 miliardë dollarë.

Gjermani pavarësisht kundërshtimeve për shitjen e armëve Arabisë Saudite, nuk mundi të mbyllë sytë nga kjo shitblerje fitimprurëse. Eksporti i armatimeve të Gjermanisë në vendet e Lindjes së Mesme në vitin 2015, ka qenë 8.9 miliardë dollarë që në krahasim me vitin 2014, kjo shifër është dyfishuar. Edhe  pse qeveria e Gjermanisë në janar të vitit 2016, kishte pezulluar shitjen e armëve Arabisë Saudite për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut, mirëpo në vazhdim i lejoi kompanitë e armëve gjermane që të rifillojnë eksportin e armëve drejt Arabisë Saudite. Në bazë të asaj që ka raportuar Organizata Amnisty International, disa prej armëve që vërehen në duart e terroristëve të ISIS, janë prodhim i Gjermanisë. Gazeta gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung" e cila ka publikuar raportin e Amnisty International në lidhje me këtë çështje, ka theksuar se armët e prodhuara nga kompania gjermane "Heckler Koch" në mënyrë të veçantë janë vendosur në dispozicion të grupit terrorist ISIS.

Mirëpo mbështetësi dhe partneri më i madh i Arabisë Saudite në vrasjen e popullit të Jemenit, është Amerika! Në vitin 2015, Uashingtoni ka konfirmuar shitjen e armatimeve në vlerë 20 miliardë dollarë Arabisë Saudite dhe Britania në po atë vit ka konfirmuar shitjen e armatimeve Arabisë Saudite në vlerë 4 miliardë dollarë.

Amerika mbështetësi më i madh i krimeve të Arabisë Saudite në Lindjen e Mesme

Mirëpo shitja e armatimeve me ardhjen në pushtet të presidentit luftënxitës në Amerikë, arriti kulmin e vet. Donald Trump i cili vizitën e tij të parë jashtë vendit e zhvilloi në Arabinë Saudite, pas nënshkrimit të marrëveshjes së armatimeve në vlerë 110 miliardë dollarë, e konsideroi të mundshme rritjen e vlerës së kësaj marrëveshje deri në 350 miliardë dollarë brenda 3 viteve. Në realitet, presidenti i Amerikës në mënyrë praktike nënshkroi kryerjen e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidin kundër popullit të shtypur dhe të pambrojtur të Jemenit, si dhe pajisjen e grupeve terroristëve si ISIS në rajonin e Lindjes së Mesme.

Kontrata e armatimit 110 miliardë dollarësh e Truimp me Arabinë Saudite

Sipas raportit të Organizatës Amnisty International, ky lloj i armëve janë pikërisht ato armë të cilat Arabia Saudite dhe aleatet e saj aktualisht po i shfrytëzojnë në sulmet ajrore dhe tokësore kundër Jemenit dhe po kryejnë krime lufte dhe kjo konsiderohet shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Val Al-Maghafi, hulumtues jemenas, në lidhje me këtë thotë: "Këto vende janë duke armatosur dhe ndihmuar koalicionin i cili po bombardon, po vret dhe po ndëshkon me uri civilët jemenas. Unë isha dëshmitar i një realiteti që jemenasit janë të detyruar ta përjetojnë atë. Unë kam parë nga afër trupat e pajetë që nxirreshin nga gërmadhat në Sana, kryeqytetin e Jemenit, kam parë trupat e copëtuar të njerëzve rreth një qendre për pastrimin e ujit e cila është sulmuar nga avionët luftarakë të Arabisë Saudite dhe kam qenë dëshmitar në një dasme e cila u shndërrua në mort si pasojë e sulmeve jemenase".

Vrasja e fëmijëve dhe e njerëzve të pafajshëm në Jemen

Al-Maghafi gjithashtu thotë: "Qytetarët jemenas kanë nevojë për ndihma humanitare dhe jo për më shumë bomba. Mirëpo në vend të ndihmave humanitare, shtetet perëndimore po ndihmojnë në shtimin edhe më shumë të zjarrit të kësaj lufte! Ata po ndihmojnë një regjim të pamëshirshëm i cili është i vetëdijshëm se po bombardon civilët. Ky veprim është kriminal me plotë kuptimin e fjalës. Prandaj këto vende duhet ta pranojnë përgjegjësinë për këto veprime".

Anaa Mc Donald, shefe e sektorit për kontrollin e armatimeve, gjithashtu në lidhje me këtë ka thënë: "Shtetet si Britania dhe Franca janë në krye të përpjekjeve për ruajtjen e A.T.T. dhe tani me armatosjen e Arabisë Saudite me disa prej armëve më vdekjeprurëse në botë, po dobësojnë zotimet dhe traktatet të cilat i kanë krijuar më parë për reduktimin e vuajtjeve dhe dhimbjeve të njeriut. Ky është një realitet rrëqethës dhe i tmerrshëm! Dëshmi të pamohueshme tregojnë këtë se këto armatime po përdorën për të sulmuar vendbanime civile".

Tregtia e armëve është shumë fitimprurëse, sidomos kur qeveritë e disa vendeve të cilat po përballen me protesta dhe trazira, të kenë nevojë për armatime për të shtypur popullin e vetë. Për fat të keq, pikërisht ky përfitim i madh është bërë shkak që shtetet perëndimore ta preferojnë këtë fitim më shumë se sa çështjet përkatëse me paqen dhe të drejtat e njeriut. Me një vështrim të thjeshtë në listën e vendeve të cilat kanë në dispozicion eksportin më të madh të armatimeve në botë, mund të arrihet në këtë përfundim se pikërisht këto shtete njëkohësisht me këtë janë pretenduesit e flaktë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në botë! Në mesin e këtyre shteteve mund të përmendim Anglinë, Gjermaninë, Amerikën dhe Francën. Këto shtete, ashtu siç u tha edhe më lartë, gjithmonë mundohen ta zhvillojnë më tepër konkurrencën e armëve në të gjithë botën për të fituar sa më shumë të ardhura financiare.

Krimet e luftës të Arabisë Saudite në Jemen

Arabia Saudite gjatë dy viteve të fundit mbi 700 miliardë dollarë armë ka blerë nga shtetet si Franca Anglia, Gjermania, Kanadaja dhe Amerika me të cilat po vret dhe bombardon grat, fëmijët, shkollat dhe spitalet e Jemenit.

Tags