Korrik 06, 2016 09:02 CET

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush përsëri me edicionin e radhës të programit “Lindja e Mesme në javën që kaloi”, ku do të njiheni me ngjarjet më të rëndësishme politike, ekonomike dhe sociale të javës së kaluar në rajonin e LM.

Javën e kaluar, Palestinezët e Rripit të Gazës me pjesëmarrjen e gjerë ne tubimin me rastin e Ditës Botërore të Kodsit, kanë theksuar për vazhdimin e rezistencës deri në çlirimin e plotë të territoreve palestineze dhe shkatërrimin e regjimit sionist. Grupe palestineze dhe mijëra qytetarë palestinezë njëkohësisht me të premten e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit dhe Ditës Botërore të Kodsit, kanë marrë pjesë në një tubim masiv dhe të lavdishëm në Rripin e Gazës dhe kanë kërkuar përkrahjen për çështjen palestineze si dhe çrrënjosjen e gjëndrës kanceroze të quajtur Izrael. Protestuesit në këtë ceremoni kanë mbajtur në duar flamuj palestinez dhe të rezistencës dhe fotografinë e Imam Khomeinit (ra) dhe të AjetollahKhamenei, liderit suprem të Revolucionit Islamik. Palestinezët kanë thirrur slogane kundër sionistëve dhe kanë theksuar për çlirimin e BejtulMuakdesit dhe xhamisë AlAksa nga pushtimi i sionistëve. LujAlKariti, anëtar i Zyrës politike të Frontit Khalh ka theksuar për çlirimin e Palestinës, ka thënë se qëllimi kryesor i Ditë së Kodsit është mbajtja gjallë e çështjes palestineze. Me këtë rast, Lëvizja e rezistencës islamike palestineze (Hamas), ditën e premte në një deklaratë, përveçse ka ripërsëritur besnikërinë ndaj xhamisë AlAksa, ka theksuar edhe për vazhdimin e rezistencës ndaj rrethimit dhe ndaj komploteve të të gjitha palëve. Lëvizja Hamas ka kërkuar nga liderët e botës islame që të lënë anash ndasitë dhe mosmarrëveshjet dhe të bëhen unik përballë regjimit sionist dhe të ndihmojnë të gjithë ata që qëndrojnë në betejat e luftës kundër këtij regjimi okupator. Një palestinez në përgjigje të krimeve të regjimit sionist ka sulmuar një vendbanim të kolonëve sionistë në BPLJ, duke plagosur dy sionistë. Më pas ushtarët sionistë kanë qëlluar në drejtim të këtij të riu palestinez dhe e kanë martirizuar atë. Ushtarët e regjimit sionist po ashtu kanë sulmuar palestinezët në rajonin e vjetër të Kodsit, duke arrestuar tre të rinj palestinezë. Anijet luftarake të regjimit sionist kanë qëlluar në drejtim të anijeve të peshkatarëve palestinezë në brigjet e Bejtlahia në veri të Rripit të Gazës. Me martirizimin e këtij të riu palestinez nga ana e ushtarëve sionistë, numri i martirëve palestinezë që nga fillimi i Intifadës së Kodsit e deri më tani ka arritur në 223 persona.Lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës operacionet antisioniste të luftëtarëve palestinezë në BPLJ i ka konsideruar vazhdim i Intifadës së Kodsit.Lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës përmes një deklarate, ka mirëpritur operacionet antisioniste të javës së kaluar pas martirizimit të një të riu palestinez në AlKhalil të BPLJ, ku u vra një sionist dhe disa të tjerë u plagosën dhe ka bërë të ditur se këto operacione ndërmerren për mbrojtjen e territorit palestinez. Në deklaratën e Xhihadit islamik thuhet se shtimi i operacioneve ushtarake kundër kolonëve dhe ushtarëve okupatorë, dëshmon për insistimin e popullit palestinez për vazhdimin e Intifadës në mbrojtjen e tokave palestineze dhe vendeve të shenjta të saj. Lëvizja Xhihadi Islamik Palestinez duke theksuar mbi vazhdimin e operacioneve antisioniste, ka deklaruar se Intifada e Kodsit është nejç shpresë e re për popullin palestinez dhe ummetin islamik për mbështetjen dhe shpëtimin e Kodsit dhe kjo Intifadë duhet përkrahur.

Javën e kaluar, Për herë të parë pas çlirimit të qytetit Faluxha nga prania e terroristëve të ISIS, në xhaminë e madhe të këtij qyteti është falur namazi i parë i përbashkët i shiitëve dhe sunitëve.Shitët dhe sunitët irakianë janë mbledhur së bashku në xhaminë e madhe të qytetit ku kanë falur bashkërisht namazin e xhumasë. Abdul'tejfHafim, kryetari i zyrës së vakëfeve nga radhët e sunitëve në Irak, në ceremoninë e ditës së premte në xhaminë e madhe të qytetit Faluxha ka thënë: Disfata e ISIS në luftën në Faluxha është një fitore e madhe dhe me vlerë për popullin iranian sidomos në luftën kundër terroristëve. Abdul'tejfHafim duke iu drejtuar popullit irakian ka thënë: Shkoni në provincën Ninva dhe çlirojeni atë nga terroristët, pikërisht ashtu siç çliruar qytetin Faluxha. Namazi i përbashkët i sunive dhe shiitëve në qytetin Flauxha të Irakut u krye në kohën kur AdelXhubair ministër i jashtëm i Arabisë Saudite me një deklaratë ndërhyrëse në punët e brendshme të Irakut, ka kërkuar shpërbërjen dhe çaktivizimin e forcave popullore të Irakut. AdelXhubair me një deklaratë ndërhyrëse kërkoi eliminimin e forcave popullore dhe pretendoi se këto forca krijojnë përçarje në Irak. Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Irakut, ka dënuar ndërhyrjet e vazhdueshme të Arabisë Saudite në punët e brendshme të këtij vendi. AhmedXhemal, zëdhënës i MPJ së Irakut, duke reaguar ndaj deklaratave ndërhyrëse të ministrit të jashtëm të Arabisë Saudite i cili është prononcuar kundër forcave popullore të Irakut, tha se të tilla deklarata nuk mund të ndikojnë në opinionin e forcave irakiane për çlirimin e rajoneve të pushtuara të Irakut nga grupi terrorist ISIS. AhmedXhemal ka këshilluar Arabinë Saudite që Irakun të mos e kthejë në element për të zgjidhur disa mosmarrëveshje me vendet e rajonit dhe për të mbuluar krizat që janë përhapur në këtë vend. Zëdhënësi i MPJ të Irakut ka thënë se forcat popullore janë organ zyrtar i cili përbëhet nga njerëz vullnetarë nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Këto forca janë pjesë e sistemit mbrojtës kombëtar të Irakut dhe drejtohen nga komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura. Ndërsa kryeministri i Irakut ka theksuar në pjesëmarrjen e forcave vullnetare në secilën betejë të luftës kundër ISIS dhe prioritet aktual i forcave irakiane është çlirimi i Mosulit. HejdarEbadi, kryeministri i Irakut, deklaroi se prioriteti aktual i forcave irakiane është çlirimi i qytetit Mosul, qendër e provincës Ninva në veri të Irakut dhe çlirimi tërësisht i këtij rajoni nga pushtimi i terroristëve të grupit ISIS. Forcat vullnetare popullore në të gjitha betejat e luftës kundër terroristëve të ISIS po luajnë rol të madh.

Javën e kaluar, i dërguari i OKB në Jemen, ka njoftuar se bisedimet e paqes në Jemen shtyhen deri më datë 15 korrik.IsmailVeledSheikhMohamed, i dërguari i OKB në Jemen ka thënë se biseidmet e paqes së Jemenit në Kuvajt shtyhen deri më datë 15 korrik dhe këto negociata do të hyjnë në një fazë të re në dy javët e ardhshme. IsmailVeledSheikhMohamed theksoi se faza e re e negociatave të paqes në Jemen do të fillojë me miratimin e dy palëve për zgjidhjen e krizës në Jemen në mënyrë që delegacionet e dyja palëve të kthehen në shtëpi me rastin e Fitër Bajramit.Përfaqësuesi i OKB për çështjen e Jemenit ka kërkuar krijimin e qeverisë së unitetit kombëtar në vend.IsmailVeled Sheik Ahmed, i dërguari special i OKB për çështjen e Jemenit në një konferencë shtypi të tij në Kuvajt ka kërkuar krijimin e qeverisë së unitetit kombëtar me qëllim tranzicionin e pushtetit në Jemen. Kjo kërkesë e Sheik Ahmed është kundërshtuar menjëherë nga qeveria e vetë-dorëhequr e Jemenit. AbdullahAlimizv/kreu i zyrës së presidentit të dorëhequr të Jemenit MansurHadi dhe anëtar i delegacionit negociator të presidentit jemenas, në faqen e tij zyrtare në Tëitter ka kritikuar qëndrimet e përfaqësuesit Sheik Ahmed. Alimi tha se delegacioni i Riadit me anë të një deklarate ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj propozimit të Ould Sheik Ahmed. Delegacioni i Riadit kërkon tërheqjen e lëvizjes Ansarullah, dorëzimin e armëve dhe kthimin e AbdarabuhMansurHadi në postin e presidentit. Delegacioni i Riadit në bisedimet e Kuvajtit ka pretenduar se mosmarrëveshjet me lëvizjen Ansarullah janë për shkak se kjo lëvizje kundërshton parimet bazë dhe deri tani nuk është arritur asnjë marrëveshje. Kur kanë kaluar 70 ditë nga negociatat për paqe në Jemen, të cilat mbahen në Kuvajt, IsmailOuld Sheik Ahmed i dërguari i posaçëm i OKB për Jemenin, ka thënë se përveç krijimit të qeverisë së unitetit kombëtar nuk ka asnjë rrugë tjetër për t'i dhënë fund krizës në Jemen. Krijimi i qeverisë së unitetit kombëtar, është një propozim i dhënë nga lëvizja Ansarullah. Përfaqësuesi i OKB për çështjen e Jemenit, javën e kaluar foli mbi pezullimin e bisedimeve për paqe në Jemen dhe tha se këto bisedime janë shtyrë pas festës së Fiter Bajramit. Delegacioni i lëvizjes Ansarullah, kongresi kombëtar i Jemenit dhe delegacioni i Riadit për t'i dhënë fund krizës në Jemen, kanë nisur negociatat dhe bisedimet mes tyre në Kuvajt.