Korrik 17, 2016 20:44 CET

Me përshëndetje për ju të nderuar dëgjues, po fillojmë emisionin e përjavshëm ku do të flasim mbi zhvillimet më të rëndësishme politike, ekonomike dhe sociale të javës së kaluar në Shtetet e bashkuara të Amerikës.

Javën e kaluar, presidenti SHBA BarakObama ka reaguar ndaj të shtënave me armë nga policia amerikane kundër qytetarëve zezakë në shtetin Louisiana.Obama përveç se ka shprehur solidaritet me viktimat, ka thënë se kur ndodhin këso rastesh, zezakët ndjejnë se nuk janë të barabartë në SHBA. Obama ka thënë se vitet e fundit zezakët kanë pësuar 30 % më shumë në krahasim se të bardhët nga të shtënat me armë. Pesë efektivë policie u qëlluan për vdekje nga snajperë në Dallas të Teksasit, gjatë një proteste kundër vrasjes së njerëzve me ngjyrë prej forcave të rendit në vend. Demonstratën e nxitën vdekjet e PhilandoCastile në Minnesota dhe Alton Sterling në Louisiana. Nga të shtënat mbetën të plagosur 6 efektivë të tjerë, një pjesë e të cilëve janë në gjendje kritike për jetën. Tre të dyshuar u vunë në pranga e një person, i cili u përfshi në një shkëmbim të ashpër zjarri me forcat e policisë, duket ka preferuar të mos dorëzohet dhe vrau veten. Sipas shefit të policisë së Dallasit, burri ishte rrethuar në një parking makinash. Negociatorëve ai u ka thënë se “po vjen fundi” dhe se do të sulmonte efektivë të tjerë, pasi vendi ishte i mbushur me bomba. Protesta e Dallasit ishte një prej tubimeve të ngjashme të zhvilluar në mbarë Shtetet e Bashkuara kundër përdorimit të forcës vdekjeprurëse të policisë ndaj afro-amerikanëve. PhilandoCastile u qëllua për vdekje në makinën e tij, pasi e kishin ndaluar për një stop të thyer, ndërsa Alton Sterling e vranë edhe pse ishte i shtrirë në tokë e pa armë në dorë. Të dyja rastet u filmuan, e pamjet e tyre rindezën edhe më fort atë që tashmë është kthyer në një debat kombëtar. Vet Presidenti Obama u shpreh se të gjithë njerëzit mendjehapur duhet të shqetësohen për shpeshtësinë e vrasjeve të personave me ngjyrë nga policia. Duke cituar statistikat që tregojnë se, gjasat që afro-amerikanët të qëllohen nga forcat e rendit janë më të mëdha se ato të të bardhëve, presidenti kërkoi që agjencitë e zbatimit të ligjit të çrrënjosin paragjykimet e brendshme. Kur ndodhin gjëra të tilla, - kujtoi Obama, - shumë prej qytetarëve tanë ndiejnë se shkaku është ngjyra e tyre e lëkurës, se nuk po trajtohen njësoj si të tjerët, e kjo është e dhimbshme. Vdekjet e MichaelBroën, EricGarner, WalterScott dhe FreddieGray janë - sipas disave, - dëshmia e qartë e problemeve të hershme të racizmit policor në Amerikë e dhunës së tepruar. Aktivistët llogarisin që vetëm në vitin 2014 të jenë vrarë 1.149 persona të të gjitha grupeve etnike në vend. Më i riu ishte 12 vjeç, më i moshuari 65 vjeç. 100 prej tyre nuk kanë qenë fare të armatosur.

Javën e kaluar, republikanët nëKongresin amerikan nuk miratuan kërkesën e demokratëve për të votuar në lidhje me ligjin për kufizimin e përdorimit të armëve nga qytetarët amerikanë. PaulRyan, kryetar i Dhomës Përfaqësuese tëAmerikës ka bërë të ditur se nuk ekziston mundësia e votimit tëligjit për kufizimin e përdorimit të armëve nga qytetarët amerikanë. Vlen të theksohet se, Një grup demokratësh organizuan një protestë brenda sallës kundër refuzimit të republikanëve për të hedhur në votë një rezolutë që parashikon kufizimin e blerjeve të armëve.Ligjvënësit thanë se po përpiqeshin të bindnin kryetarin e saj PaulRyan, udhëheqës i shumicës republikane, që të anulojë pushimin një-javor të planifikuar për javën e ardhshme. Protesta ndodhi pas masakrës së Orlandos, më vdekjeprurësja në historinë moderne të SHBA-së që i kushtoi jetën 49 personave.Demokratët bënë thirrje për zhvillimin e një debati dhe votimi mbi masat për të zgjeruar kontrollet ndaj personave që blejnë armë si dhe për të mos lejuar blerjen e armëve nga ata që dyshohen si terroristë. Disa prej tyre u ulën në dysheme, duke i lënë të habitur republikanët me këtë taktikë që është e zakonshme për protestat në rrugë, por jo në Kongres.Protesta drejtohej nga ikona e të drejtave civile, JohnLeëis nga Georgia, i cili tha se "në 12 vitet e fundit krimet me armë morën më shumë jetë amerikanësh sesa SIDA dhe mbidozat e lëndëve narkotike së bashku".

Tetë ditë pas vrasjeve masive më të rënda në historinë amerikane, senati amerikan kishte hedhur poshtë një seri propozimesh për të kufizuar të drejtën për të blerë armë zjarri dhe për kontrollin e blerësve. Propozimet mbështeteshin me forcë nga senatorë demokratë. Republikanët bllokuan dy propozime të hershme që demokratët i kishin përkrahur me forcë pasi personi i armatosur OmarMateen vrau 49 persona kohë më parë më parë në Orlando të Floridas.Një projekt-ligj do të bllokonte personat në listat e ndryshme federale për terrorizëm, përfshi ata që nuk lejohet të fluturojnë, që të mos lejohen as të blejnë armë.Projekt-ligji tjetër do të zgjeronte kontrollin mbi blerjet e armëve duke përfshirë shitjet në internet.Republikanët thanë se nuk mund të votojnë për asnjë propozim që nuk jep rrugëzgjidhje për personat që janë vendosur gabimisht në listat e terroristëve.Udhëheqësi i shumicës republikane MitchMcConnell akuzoi demokratët se po e përdorin tragjedinë e Orlandos për axhendën e tyre partiake ose si reklamë zgjedhore.

Kandidatja amerikane në zgjedhjet presidenciale, HillaryClinton është marrë në pyetje nga FBI në lidhje me përdorimin e postës elektronike kur ajo ishte sekretare e Shtetit.Lajmin e ka bërë të ditur stafi i fushatës së zonjës Clinton. Një zëdhënës ka thënë se bëhet fjalë për një marrje në pyetje vullnetare.FBI po e heton zonjën Clinton dhe ndihmësit e saj nëse kanë keqpërdorur informacione të klasifikuara përmes një serveri privat gjatë kohës që ajo ishte në krye të diplomacisë amerikane. Nga ana e saj, Clinton mohon çdo përdorimin e të dhënave sekrete në email-in e saj privat. Ajo thotë se ka hapur një adresë poste elektronike për motive dobishmërie, sepse ishte më e lehtë të bënte gjithçka nga telefoni i saj tip “Blackberry” sesa me telefonë të tjerë apo tableta.Sidoqoftë, një hetim i nisur nga Departamenti i Shtetit pas largimit të saj e akuzon ish-zonjën e parë dhe parardhësit e saj në detyrë për keqmenaxhim të postës elektronike.Aktualisht, Departamenti i Drejtësisë po heton për të përcaktuar nëse akuza përbën apo jo vepër penale. I nominuari i Partisë Republikane, DonaldTrump e akuzoi demokraten HillariClinton për fshehtësi e sjellje jo të ligjshme, pak pasi FBI-ja e thirri ish-Sekretaren e Shtetit për pyetje lidhur me çështjen e shumëpërfolur të “e-mail”-eve të klasifikuara dhe përdorimit të serverit privat gjatë kohës që ishte në detyrë.Drejtori i Byrosë Federale të Hetimit, JamesComey deklaroi se nuk ekzistojnë arsye për të ngritur akuza penale ndaj Clintonit. Hetuesit, - sqaroi ai, - kanë lexuar të 30 mijë “e-mail”-et që ish-kryediplomatja i kishte dorëzuar Departamentit të Shtetit në vitin 2014, vetëm 110 prej të cilave përmbanin informacione të klasifikuara.Comey e pranoi se është e mundur që persona me synime armiqësore të mund të kishin pasur qasje në llogarinë e saj personale të “e-mail”-it, por nuk u gjetën prova se Clinton të ketë fshirë qëllimisht “e-mail”-et e saj.Qëndrimi i tij, për Trumpin ishte në fakt shfajësim i ish-Sekretares së Shtetit dhe zhveshje nga përgjegjësitë.

Amerika e kremtoi festen e saj të Pavarësisë më 4 korrik. Qeveritë e këtij vendi shpeshherë kanëtradhtuar shtetasit e tyre ose njerëzit nga pjesa tjetër e botës, duke shkelur parimet e revolucionit amerikan. Shembull i kësaj është mosrealizimi i kërkesës për lirimin e zezakëve nga burgjet amerikane. Eventi i përvitshëm i presidentit për trupat amerikane në këtë datë të rëndësishme për vendin, nuk u organizua këtë herë në Shtëpinë e Bardhë për shkak të shqetësimeve nga moti i keq. Në vend të kësaj, BarackObama mori pjesë vetëm në një event të vogël brenda ndërtesës. Vlen të theksohet se që nga fillimi i shekullit të njëzetë, SHBA e morën veten gradualisht ku më parë ishin pjesë e Perandorisë së Britanisë së Madhe, ku me rritjeneprotestave kundër kësaj perandorie, amerikanët filluan revolucionin. Të ashtuquajturit "etërit themelues" krijuan një shoqëri të lirë dhe të barabartë në SHBA. Në këtë vend, aristokracia financiare, e ka kufizuar lirinë dhe e ka blerë jetën duke penguar lumturinë e miliona njerëzve.

Kandidati demokrat në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, paralajmëroi se Brexit mund të ndikojë edhe në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pjesën e pakënaqur të popullsisë ta shtyjë në përkrahjen e kandidatit republikan.BernieSanders, senator i Vermontit dhe kandidat demokrat në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, theksoi se votuesit e pakënaqur amerikanë janë të gatshëm të pranojnë premtimet elektorale të kandidatit republikan DonaldTrump dhe shtoi se miliona votues të pakënaqur janë frymëzuar nga Brexit dhe tashmë i kanë shpresat tek DonaldTrump. BernieSanders deklaroi se do të hedhë votën e tij për rivalen HillaryClintonin në zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Që të dy politikanët luftuan fort për nominimin demokrat, të cilin ishte pikërisht Clintoni që arriti ta siguronte këtë muaj. Senatori i Vermontit, që veten e përshkruan si socialist, tha për rrjetin televiziv “MSNBC” se do të bëjë çdo gjë që ka në duar për të mposhtur të nominuarin republikan ende të pakurorëzuar zyrtarisht të kampit tjetër, DonaldTrump. Edhe një herë, megjithatë, Sanders nuk e pohoi qartë fundin e fushatës së vet, të cilin vendosi me këmbëngulje ta vazhdonte edhe atëherë kur shifrat i dolën kundër. “Detyra ime tani - u shpreh Sanders, - është të luftojë për platformën më të fortë të mundshme në konventën e partisë në muajin korrik, ku të përfshihet dhe një pagë minimale më e lartë”.

Tags