Gusht 03, 2016 09:18 CET

Në këtë edicion do të shqyrtojmë ndikimin e pikëpamjes feministe në shtimin e divorcit në shoqërinë e perëndimit dhe do të paraqesim pikëpamjen e islamit rreth divorcit.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit " Feminizmi dhe kritika e bazave, mësimeve dhe pasojave të tij". Në edicionet e kaluara thamë se feministet me paraqitjen e qasjeve ekstreme në lidhje me realitetet shoqërore, kanë lëkundur dhe dobësuar themelet e familjes. Gjenerata e sotme për shkak të ndikimit të ideve destruktive dhe ekstremiste të feministëve në lidhje me detyrat e të dy bashkëshortëve, ikin nga çfarëdo përgjegjësie dhe nuk janë të interesuar për formimin e familjes. Nga ana tjetër, në shoqëritë perëndimore po vërehet rritja e madhe statistikave të divorcit dhe shkatërrimit të familjes. Në këtë edicion do të shqyrtojmë ndikimin e pikëpamjeve feministe në shtimin e divorcit në shoqëritë perëndimore, si dhe do të paraqesim pikëpamjen e Islamit ndaj divorcit.

Divorci do të thotë ndarje e gruas nga burri dhe lirimi nga detyrimet e kontratës martesore. Në kuptimin terminologjik "Divorci" në sistemet juridike perëndimore, do të thotë shpërbërja e një lidhje bashkëshortore zyrtare dhe ligjore në kohën kur të dy palët ende janë gjallë dhe pas divorcit mund të martohen përsëri. Një prej institucioneve themelore për ruajtjen dhe edukimin e llojit njerëzor, është familja. Faktori më i rëndësishëm i shkatërrimit të këtij institucioni të vlefshëm, është divorci. Edhe pse divorci ka ekzistuar që nga fillimi i jetës shoqërore të njeriut dhe në bazë dokumenteve më të vjetra juridike, divorci ka ekzistuar që nga fillimi i formave ligjore. Mirëpo në çdo periudhë numri i divorceve gjithnjë ka qenë në nivel të zakonshëm dhe ekzistenca e këtij fenomeni nuk shkaktonte dëm të madh në themelin e shoqërisë. Mirëpo sot rastet e divorcit po shtohen për çdo ditë e më shumë në shoqëritë dhe kjo është deri në atë masë saqë ekziston frika për zhdukjen e themelit të familjes, ndërsa pasojë e këtij fenomeni është shtimi i devijimeve shoqërore, traumave psikologjike, shtimi i llojeve të ndryshme të sëmundjeve psikologjike tek personat që shkurorëzohen dhe tek fëmijët e prindërve të shkurorëzuar. Ekspertët e çështjeve familjare besojnë se sot një prej shkaqeve të shtimit të divorcit është zgjerimi i valës së feminizmit në perëndim. Përpjekja për miratimin e të drejtave dhe detyrimeve ekonomike për grat të njëjta me ato të burrave, poshtërimi dhe mosvlerësimi moral dhe material i çdo lloj aktiviteti të gruas në shtëpi, barazimi i rolit të burrit dhe gruas në familje dhe në shoqëri me pretekst të zhdukjes së diskriminimit kundër grave, dobësimi ose shkatërrimi i familjes si vendi i parë dhe më kryesor i diskriminimit dhe padrejtësisë kundër grave, krijimi i disa ligjeve dhe strukturave mbështetëse në shoqëri për lehtësimin e hyrjes së gruas në shoqëri në kushte të barabarta me burrat, shfrytëzimi i mekanizmit të presionit psikologjik, ligjor, struktural dhe ekonomik për ta detyruar gruan për tu futur në shoqëri dhe për të gjetur punë me të ardhura etj., e kanë përballur me sfida të mëdha formimin e familjes dhe vazhdimin e jetës. Për shembull, strategjia e feminizmit sidomos në fushën e ekonomisë së grave është bërë shkak që shumica e femrave për shkak të çështjeve të punës, ose kurrë të mos pranojnë të martohen ose në rast të martesës, për shkak të barazimit të roleve në familje dhe humbjes së funksioneve kryesore të tyre, të mos plotësojnë nevojat e tyre me martesë. Prandaj kjo çështje do të bëhet shkak që pak kohë pas martesës grat të shkurorëzohen dhe të futen në grupin e miliona grave kujdestare të familjes në perëndim dhe të privohen nga të gjitha privilegjet financiare dhe emocionale të cilat mund t'i kenë funksionet e një familje të balancuar për grat.

Në botën bashkëkohore, shumica e burrave martohen në moshë të vonë dhe besojnë në një zotim të kufizuar ndaj familjes. Në mënyrë më konkrete ata kërkojnë bashkëshorte të cilat vet mund t'i plotësojnë nevojat e tyre të jetës. Ata preferojnë familje të vogël dhe në rast se janë të pakënaqur nga cilësia dhe mënyra e jetës bashkëshortore, shumë lehtë e mendojnë divorcin. Në këtë mes, reformimi i ligjeve të divorcit, ka lehtësuar rrugën për kalimin e fazave ligjore për divorc duke ulur edhe përgjegjësitë e burrit ndaj gruas. Feministet gjithashtu kanë inkurajuar burrat për tu liruar nga këto pranga. Natyrisht se duhet shtuar këtu se feministet gjithashtu inkurajojnë grat për divorc dhe për marrjen e të drejtës së kujdesit ndaj fëmijëve dhe vazhdimisht ushtrojnë presion mbi qeveritë për të vendosur rregulla dhe ligje përkatëse në këtë drejtim. Të gjitha dëshmitë tregojnë se nga aspekti ekonomik, grat e shkurorëzuara dhe fëmijët e tyre jetojnë në një gjendje të vështirë dhe shumica e grave kanë pësuar dëme të mëdha ekonomike nga shkatërrimi i jetës së tyre bashkëshortore. Grat jo vetëm paguajnë drejtpërdrejtë çmimin e divorcit, por ato pranojnë edhe të gjitha shpenzimet dhe përgjegjësitë për rritjen e fëmijëve pas shkurorëzimit. Ne islam lidhja bashkëshortore është një lidhje e shenjtë e cila është e domosdoshme për qetësimin e shpirtit dhe të trupit. Kur'ani i shenjtë në shumë ajete ka urdhëruar martesën, ndërsa Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. gjithashtu ka theksuar në masë të madhe në këtë çështje dhe ka paralajmëruar myslimanët të cilët për shkak të varfërisë dhe skamjes nuk pranojnë të martohen. Në Islam, ashtu sikur që martesa konsiderohet një çështje e shenjtë dhe e pëlqyeshme dhe është theksuar në masë të madhe për stabilizimin e saj, divorci konsiderohet një çështje e papëlqyeshme dhe jo e shenjtë që për parandalimin e këtij fenomeni janë marrë çfarëdo masa dhe janë përdorur çfarëdo mjetesh. Kjo çështje në sheriatin e shenjtë është quajtur vepra e lejuar më e urryer e cila ngjall zemërimin e Zotit. Imam Xhafer Sadik (a.s.) në lidhje me këtë ka thënë: "Asnjë vepër e lejuar nga ana e Zotit të madhëruar nuk është më e urryer dhe më e papëlqyeshme pranë Tij, se sa divorci". Imam Xhafer Sadik (a.s.) në një rast tjetër ka thënë: "Në Islam, asnjë vepër nuk është më e urryer dhe më e qortuar pranë Zotit se sa një familje që shkatërrohet me ndarjen dhe divorcin e bashkëshortëve. Zoti nuk i do ata persona të cilët vendosin të shkurorëzohen dhe kur të ndodhë shkurorëzimi, tronditët edhe Froni Hyjnor". Përkundër kontratave të tjera shoqërore, prirja e njeriut ndaj martesës është një çështje natyrore dhe qenësore e cila arrihet me dashurinë, unifikimin, bashkëpunimin dhe sakrificën e gruas dhe të burrit përkrah njëri-tjetrit. Mekanizmi natyror i martesës mbi të cilin Islami ka vendosur ligjet e tij në këtë drejtim, është ky që gruaja në sistemin familjar është e dashur dhe e respektuar. Prandaj nëse për çfarëdo arsye gruaja bie nga kjo pozitë e saj dhe shuhet dashuria e burrit ndaj saj, atëherë padyshim se prishet themeli dhe shtylla themelore e familjes. Kjo do të thotë se një shoqëri natyrore shkatërrohet në bazë të natyrës. Islami një gjendje të tillë e shikon me keqardhje. Mirëpo pasi kjo martesë shkatërrohet në baza natyrore, nga aspekti ligjor nuk mund ta supozojë atë përsëri si një çështje të qëndrueshme dhe të gjallë. Megjithëkëtë, Islami merr masa dhe bënë përpjekje të veçanta që jeta familjare nga aspekti natyror të qëndrojë. Kjo do të thotë se gruaja të vazhdojë të mbetet në pozitën si një person i dashur dhe burri të mbetët në pozitën e kërkuesit dhe të interesuarit. Porositë e Islamit se gruaja patjetër duhet ta zbukurojë veten për burrin e saj dhe të plotësojë kërkesat e tij për dashuri, ndërsa nga ana tjetër edhe burri duhet t'i japë gruas së tij dashuri dhe respekt; janë bërë për këtë arsye që familja të mbrohet nga rreziqet e shkatërrimit.

Ajo çfarë vërehet në jetën dhe veprën e prijësve fetarë është kjo që ata deri në masë të mundur u janë shmangur divorcit. Prandaj divorci nga ana e tyre ka ndodhur shumë rrallë dhe çdo herë kur ka ndodhur, është bërë për shkaqe të arsyeshme dhe të logjikshme. Patjetër që mes burrit dhe gruas duhet të sundojë paqja dhe kompromisi. Mirëpo paqja dhe kompromisi që duhet të sundojë në jetën bashkëshortore dallon shumë nga paqja dhe kompromisi që vendoset mes dy miqve, mes dy bashkëpunëtorëve dhe mes dy fqinjëve. Paqja dhe kompromisi në jetën bashkëshortore është i barabartë me tolerancën, sakrificën, dashurinë për fatin e njëri-tjetrit, dashurinë për lumturinë e përbashkët dhe solidaritetin e përbashkët përballë vështirësive. Ky lloj i lidhjes jo vetëm që nuk rezulton me ndarje, por forcohet për çdo ditë e më tepër. Islami edhe pse nuk e porosit divorcin, mirëpo kur vazhdimi i jetës bashkëshortore bëhet i pamundur, çifteve bashkëshortore i propozon divorcin si alternativë të fundit dhe duke respektuar kushtet e veçanta. Ky divorc duhet të bëhet duke respektuar standardet morale dhe në paqe e qetësi të plotë duke mos shkel të drejtën e asnjërës pale. Burri duhet t'i paguajë dhe zbatojë të gjitha të drejtat e gruas. Çështje tjetër me rëndësi është kjo që pas përfundimit të divorcit, caktohet një periudhë tre mujore gjatë të cilës gruaja mund të jetojë në shtëpinë e burrit ose në shtëpi tjetër, por nuk ka të drejtë të martohet brenda kësaj periudhe. Ndoshta një prej arsyeve të caktimit të kësaj periudhe është kjo që të krijohet edhe një rast i përshtatshëm që gjatë kësaj periudhe burri dhe gruaja të mendojnë për gabimet e kaluara të tyre dhe nëse janë të interesuar për vazhdimin e jetës së përbashkët, ta fillojnë atë përsëri.