Tregimet dhe legjendat iraniane
Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Tregimet dhe legjendat iraniane". Së pari po vazhdojmë me prezantimin e letërsisë popullore persiane dhe pastaj do të kalojmë në botën e tregimeve iraniane.
Karakteristikë tjetër e tregimeve popullore janë ngjarjet e jashtëzakonshme ose jonatyrore. Në këto tregime kafshët dhe sendet flasin me njeriun dhe njeriu gjithashtu bisedon me ato. Gjeniu del nga ibriku i vogël magjik, njeriu paraqitet në formën e gurit, pemës dhe të kafshëve ose kafshët dhe sendet paraqiten në formën e njeriut. Ndoshta mund të thuhet se karakteristika më e rëndësishme tregimeve klasike janë ngjarjet e jashtëzakonshme dhe hiperbolat e shumta. Në edicionin e kaluar kemi folur në lidhje me karakteristikat e tregimeve popullore dhe kemi trajtuar tre karakteristikat e tyre do të thotë transmetuesin, heroin dhe absolutizmin. Një tjetër karakteristikë e tregimeve popullore është koha dhe vendi. Koha dhe vendi në këto tregime janë hipotetike dhe nuk kanë rëndësi, sepse nuk mund të caktohet vendi dhe koha e saktë për ndodhjen e ngjarjeve. Në këto tregime disa qytete dhe vende janë hipotetike dhe disa të vërteta, mirëpo këta dy faktorë janë të mishëruar aq shumë mes tyre saqë lexuesi nuk mund të dallojë se a janë reale ose jo reale. Arsye e kësaj është kjo që ata emra le të jenë emra të çfarëdo vendi, nuk kanë ndonjë ndikim të madh në tregimin kryesor. Në tregimet popullore të gjithë qytetet kanë karakteristika të ngjashme. Qëndrimi statik gjithashtu është një prej karakteristikave të rëndësishme popullore. Personazhet e këtyre tregimeve janë statike dhe kryesisht kanë veçori shpirtërore dhe morale statike dhe të pandryshueshme. Personazhi statik nuk reagon ndaj rezultatit të veprimeve të tij dhe nuk pëson ndryshime për shkak të ngjarjeve. Kjo është në kohën kur në romanin bashkëkohor ndodhë një gjë e kundërt. Në roman personazhet njëkohësisht me ndikimin që ushtrojnë mbi ngjarjet, edhe vet pësojnë ndikim nga ngjarjet. Në tregimet popullore personazhi i tregimeve në fund të tregimeve është pikërisht ai që ka qenë në fillim të tregimit dhe lexuesi është i njohur me atë. Koha kalon dhe ndodhin shumë ngjarje, mirëpo personazhet nuk pësojnë kurrfarë ndryshimi. Karakteristikë tjetër e tregimeve popullore janë ngjarjet dhe veprimet e jashtëzakonshme. Ngjarjet ose veprimet e jashtëzakonshme në realitet përfshinë çdo gjë që nuk përputhet me dukuritë racionale dhe eksperiencën e shqisave. Në këto tregime kafshët dhe sendet flasin me njeriun dhe njeriu bisedon me ato. Gjeniu del nga ibriku i vogël magjik, njeriu paraqitet në formën e gurit, pemës dhe të kafshëve ose kafshët dhe sendet paraqiten në formën e njeriut.Ndoshta mund të thuhet se karakteristika më e rëndësishme e tregimeve klasike janë ngjarjet e jashtëzakonshme dhe hiperbolat e shumta. Studiuesit e tregimeve kanë mendime të ndryshme në lidhje me këtë çështje. Disa prej tyre besojnë se ngjarjet e jashtëzakonshme të cilat ndodhin në tregime, bëhen shkak që të dobësohet rrjeti argumentues i tregimeve dhe lexuesi të mos mund t'i besojë ato, sepse ato nuk përputhen me eksperiencat konkrete dhe shqisat e perceptimit të lexuesit. Pikërisht për shkak të ekzistencës së këtyre ngjarjeve të jashtëzakonshme, në shumicën e tregimeve shkaku dhe pasoja e këtyre ngjarjeve nuk ka një sistem racional dhe të logjikshëm, prandaj pikërisht kjo karakteristikë është bërë shkak që këto tregime të duken të dobëta. Ky grup i studiuesve në përgjithësi besojnë se pasi ngjarjet e jashtëzakonshme janë jo reale, dëmtojnë strukturën e tregimit dhe bëhen shkak që tregimet të duken të dobëta dhe primitive. Mirëpo disa studiues të tjerë të tregimeve popullore thonë se këto tregime janë bazë dhe themel i letërsisë botërore dhe besojnë se ngjarjet dhe veprimet e jashtëzakonshme ose krijesat metafizike, nuk dëmtojnë këto tregime. Kjo është për arsye se ngjarjet dhe krijesat janë karakteristika të rëndësishme të tregimeve popullore dhe elemente tërheqëse të tyre. Përveç kësaj ngjarjet të cilat sot nuk janë të pabesueshme dhe nuk mund të pranohen, në të kaluarën ishin të pranuara dhe të besueshme. Ky grup i studiuesve për të vërtetuar mendimin e tyre marrin shembull ngjarje të sotshme dhe besojnë se ngjarjet të cilat sot mund të ndodhin shumë lehtë, shumë prej tyre në të kaluarën as që mund të mendoheshin. Miq të dashur temën do ta vazhdojmë në edicionin e ardhshëm dhe tani do ta paraqesim tregimin e javës. Në këtë tregim janë përdorur elementët si magjia dhe veprimet e jashtëzakonshme janë karakteristikë e tregimeve popullore. Sipas transmetimeve të shënuara në listën e "Arne Tampson", ky tregim me forma të ndryshme është transmetuar në 600 versione në gjuhë të ndryshme si në atë greke, finlandeze, turke, ukrainase, indiane, ruse, gjermane dhe franceze.
Dikur në të kaluarën kishin qenë një burrë dhe grua që jetonin sëbashku. Ata ishin martuar disa vite më parë, mirëpo Zoti nuk u kishte dhënë fëmijë atyre. Shkurtimisht pas shumë përpjekjeve për kurim dhe përdorimin e medikamenteve të ndryshme sipas këshillave të mjekëve, Zoti i madhëruar u fali atyre një djalë. Ata e emëruan djalin e tyre me emrin Maher. Pasi kaluan shumë vite, Maheri u rrit. Një ditë babai i Maherit i tha gruas: "Tani ka ardhur koha që Maheri të shkojë dhe ta gjejë një punë për vete në mënyrë që në të ardhmen të mos bëhet nevojtar i dikujt tjetër". Gruaja pranoi propozimin e burrit dhe të nesërmen në mëngjes përgatiti gjërat e djalit dhe të burrit, pastaj ata dy u nisen në rrugë. Ata të dy kaluan bjeshkë dhe fusha derisa arritën pranë një liqeni të vogël. Babai i tha Maherit: "Eja të ulemi këtu nën hijen e kësaj peme dhe të hamë drekë. Kur ata ishin duke ngrënë bukë, papritur panë se uji u nda dhe një burrë doli nga mesi i ujit i cili pastaj u ulë pranë Maherit dhe babait të tij. Burri i cili doli nga uji, i tha babait të Maherit: “Ma jep mua Maherin që t’i mësojë atij zanate dhe profesione të ndryshme. Pas tre viteve përsëri eja pikërisht këtu pranë kësaj peme dhe merre me vete Maherin”. Babai pranoi këtë propozim. Maheri dhe burri prej uji, u zhytën në ujë. Gjatë kësaj periudhe tre vjeçare, burri prej uji i mësoi zanate dhe profesione të ndryshme atij deri në atë masë saqë Maheri u bë një mjeshtër i zoti në të gjitha fushat. Ai arriti progres të madh deri në atë masë saqë mësuesi i tij filloi t’ia ketë zili Maherit. Pas tre viteve, uji përsëri u nda në dy pjesë dhe burri i ujit në kohën e caktuar ia dorëzoi Maherin babait të tij. Maheri me babanë e tij u kthye në shtëpi. Babai i Maherit ishte një njeri i varfër dhe siguronte shumë pak të ardhura nga puna ditore. Prandaj Maheri vendosi që tani pasi u kthye në shtëpi pas tre viteve, t’i shfrytëzojë talentët dhe zotësitë e tij dhe ta pasurojë babanë e tij. Një ditë i tha babait: “Baba, unë shndërrohem në një at të bardhë dhe të bukur, ndërsa ti mund të më dërgosh për çdo ditë në treg dhe të më shesësh, por mos harro të ma heqësh frenin (litarin) nga qafa, përndryshe kurrë më nuk do më gjesh mua. Për çdo ditë ktheje frenin në shtëpi në mënyrë që unë përsëri të shndërrohem në at tjetër dhe ti përsëri vazhdo këtë punë derisa të bëhesh i pasur”. Babai e pranoi këtë propozim të Maherit. Në këtë mënyrë babai i Maherit për çdo ditë vepronte në këtë mënyrë dhe Maherin i cili shndërrohej në at të bardh dhe të bukur, e dërgonte në treg dhe e shiste me çmim shumë të mirë, por i hiqte frenin dhe e kthente atë në shtëpi. Tani njeriu i varfër ishte bërë i pasur, ndërsa lakmia i kishte okupuar të gjithë mendjen e tij dhe dëshironte që për çdo ditë të fitonte sa më shumë para. Një ditë burri prej uji u paraqit në formën e një tregtari dhe shkoi në treg dhe e bleu atin me çmim dyfish më të madh, por sëbashku me frenë dhe në këtë mënyrë mësuesi përsëri e mori në pronësi Maherin. Mësuesi i cili kishte zili ndaj zotësive dhe talenteve të Maherit dhe atë e konsideronte një konkurrent shumë të fortë, vendosi që ta mbyt Maherin. Ai për këtë arsye, litarin e atit e lidhi fort për një hu në tokë dhe me shpejtësi shkoi për të marrë një thikë të mprehtë që ta mbysë Maherin. Vajza e burrit prej uji e cila ishte e informuar për ngjarjen dhe gjatë atyre tre viteve ishin bërë shokë shumë të sinqertë me Maherin, erdhi dhe e zgjidhi litarin e Maherit duke e liruar atë në fushë. Në atë çast erdhi mësuesi dhe e pa se Maheri ishte duke ikur. Maheri i cili ishte shndërruar në një at të bardhë, tani u shndërrua në një pëllumb të bardhë dhe fluturoi lartë në qiell. Prapa tij, mësuesi ishte shndërruar në një skifter dhe e ndiqte atë në qiell. Gjatë fluturimit në qiell, Maheri e pa që në tokë është duke u zhvilluar një dasmë. Njerëzit shkëmbenin lule mes njëri-tjetrit dhe i merrnin aromë atyre. Ai menjëherë u shndërrua në një lule me aromë të bukur dhe ra në prehrin e nuses. Mësuesi i tij u shndërrua në një këngëtar dhe mori pjesë në dasmë. Njerëzit njëri pas tjetrit merrnin lulen në dorë dhe i merrnin aromë derisa lulja ra në dorë të burit prej uji. Burri prej uji mori lulen dhe ia shkëputi të gjitha fletët. Mirëpo njëra prej fletëve ra në tokë dhe u shndërrua në një kokërr gruri. Burri prej uji u shndërrua në një zog dhe shumë shpejtë filloi t’i ngrëni kokrrat e grurit. Mirëpo mësuesi pasi e ngrëni një kokërr papritur ra në një moçal, ndërsa kokrra e grurit që ishte Maheri, u shndërrua në një dhelpër. Mësuesi që ishte shndërruar në zogë dhe kishte rënë në një moçal, në këtë rast mbeti prapa dhe nuk arriti të shndërrohet në diçka tjetër dhe mbeti zog. Maheri i cili tani ishte shndërruar në dhelpër, e zuri mësuesin dhe e ngrëni.