Prill 20, 2018 09:46 CET

Në emër të Zotit Një, krijuesit të gjithësisë! Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Tregimet dhe legjendat iraniane”. Së pari, në vazhdim të edicionit të kaluar, do të flasim rreth artit të transmetimit si një prej degëve të letërsisë popullore persiane. Më pas së bashku me ju miq të nderuar do të shkojmë në botën e tregimeve iraniane dhe do të paraqesin një tregim.

Thamë se në çajhane dhe në vendet e tjera publike, transmetuesit transmetojnë tregimet e tyre për njerëzit shtresave të thjeshta të shoqërisë. Secili transmetues është mjeshtëri i një lloji tregimi. Njëri është transmetues i tregimeve të Shahnames dhe tjetër është transmetues i tregimeve të dashurisë. Gjithashtu thamë se transmetuesi përdor faktorë të ndryshëm për të tërhequr vëmendjen e publikut që më të rëndësishmet prej tyre është zëri dhe mënyra e shprehjes.

Transmetuesit gjithashtu janë edhe psikologë të zot, prandaj programin e vet e realizojnë në bazë të nevojës së situatës dhe gjendjes së publikut. Ata bëjnë që të tërheqin më shumë vëmendjen e publikut. Transmetuesit gëzojnë një zotërim shumë të lartë mbi veten dhe mbi publikun dhe e dinë shumë mirë se nëpërmjet tonit të zëri në çdo vend që e ndjejnë të nevojshëm ekzagjerojnë ngjarjet dhe elementët e tregimit, por në disa raste edhe me ndalje, tërheqin vëmendjen e publikut.

Transmetuesit me anë të lëvizjes me kokë dhe me dorë, sidomos duke i rrahur duart mes vete, ose duke goditur tokën me këmbë dhe duke ndalur tregimin në raste të ndjeshme për të mbajtur publikun në gjendje të entuziazmit, tregojnë se kanë talent të madh. Transmetuesi në realitet është një artistë i talentuar i cili nuk ka as skenë për të luajtur rolin dhe as bashkëpunëtorë të shumtë. Skena e shfaqjes së tij është vetëm ajo platformë  mbi të cilën e realizon programin dhe dekorimi i saj është i thjeshtë duke varur në mur vetëm disa fotografi të mbretërve dhe të heronjve antik ose edhe emra e figura të Ehli Bejtit (a.s.). Transmetuesi nganjëherë në mes të tregimit këndon këngë, pa muzikë.

Transmetimi i tregimeve nuk është punë e lehtë. Nuk është e domosdoshme që tregimi të përfundojë që të fillojë një tregim tjetër. Nganjëherë në këtë program mishërohen dy ose tre tregimeve mes vete dhe të gjitha përfundojnë në formën e një tregimi.

Miq të nderuar temën do ta vazhdojmë në edicionin e ardhshëm dhe tani do të kalojmë në botën e tregimeve persiane duke vazhduar me tregimin me titull “Faramarzi mirënjohës” nga vepra “Legjendat iraniane”.

Thamë se tregtari plakë duke u dhënë nga 100 dërhem djemve të tij, i provoi ata se a kanë merita të administrojnë punën dhe tregtinë e tij ose jo. Djali i madh dhe i dyti nuk arritën të kalojnë këtë sprovë ndërsa i treti me 100 dërhemët e parë bëri një vepër bamirësie dhe pastaj babai u bind për të vazhduar sprovën me atë. Tregimi arriti deri aty kur djali i tretë u kthye nga tregu me një shërbëtor me emrin Faramarz. Babai pasi u njoh me Faramarzin, i dha atij urdhëresat e duhura për tu përgatitur për rrugëtim.

Faranarzi mori udhëzimet e duhura dhe të nesërmen u zgjua herët nga gjumi, përgatiti 40 mushka, ngarkoi mallin mbi ato dhe pastaj bëri gati ushqimin e mëngjesit për zotërinë dhe shkoi për ta zgjuar nga gjumi zotërinë e tij. Kur zotëria u zgjua nga gjumi dhe shikoi se çdo gjë është përgatitur për udhëtim, i tha Faramarzit: “Aferin, Po dukesh se je i zgjuar dhe mund t’i rregullosh punët ashtu siç duhet”. Shpejtë ngrëni mëngjesin dhe shkoi u përshëndet me babanë që të shkojë në rrugëtim. Babai i dha një këshillë atij dhe i tha: “Në këtë rrugë që po shkon, në mes të rrugës është një karvansara dhe një depo e ujit, ke kujdes dhe mos u ndal të pushosh as në karvansara dhe as te depoja e ujit, por ndalu në një vend më lartë”. Djali e siguroi babanë se nuk do ta harrojë këshillën e tij. Pastaj u përshëndet me atë dhe u nis në udhëtim. Ecën e ecën në rrugë derisa arritën te karvansarai. Daramarzi zbarkoi barrën, mirëpo djali i tha: “A ke harruar këshillën e babait që tha se të mos ndalemi në karvansara?” Faramarzi tha: “Mos u shqetësoni, nuk ndodhë asgjë!” Djali pas kësaj nuk tha asgjë dhe Faramarzi përgatiti darkën dhe lidhi mushkat dhe së hëngrën darkë. Kur djalin e zuri gjumi, Faramarzi u shtri mbi mall. Pasi kaluan disa çaste, e pa një dritë që po duket nga larg dhe po afrohet dal ngadalë. Faramarzi u ngrit dhe e pa që në mes të mushkave, është shtrirë një mushkë shkelmuese. Shpejt e liroi litarin e saj dhe e dërgoi atë në drejtim të dritës. Pas disa çastesh e pa që drita e cila ishte afruar shumë, u shua dhe mushka shkelmuese u kthye me fytyrë të përgjakur. Faramarz u ngrit dhe me dorën e tij lëmoi shpinën e mushkës dhe i dha pak ëmbëlsirë asaj dhe pastaj shkoi të flejë. Në mëngjes kur u zgjua, doli jashtë karvansarait dhe e pa që aty kishin mbetur 40 kufoma. U kthye shpejtë dhe e zgjoi nga gjumi zotërinë dhe hëngrën mëngjes. Zotëria kur e pa mushkën në atë gjendje, e pyeti Faramarzin pse kjo mushkë e  ka fytyrën e përgjakur? Faramarzi e kapi zotërinë për dore dhe e çoi jashtë karvansarait dhe i tha: “A e dinë se të kujt janë këto kufoma?” Zotëria mbeti i çuditur dhe pyeti: “Çfarë ka ndodhur? Kush janë këta?” Faramarzi tha: “Këta janë ata hajdutë nga të cilët kishte frikë babai yt”. Zotëria u gëzua dhe i tha Faramarzit “Aferin” dhe e urdhëroi që të ngarkojë barrën dhe të nisën në rrugë. Karvani u nis në rrugë arritën deri te depoja e ujit. Faramarzi zbarkoi barrën dhe djali edhe kësaj radhe vetëm sa e pa depon e ujit, tha: “A ke harruar se çfarë na porositi babai që të mos qëndronim natën këtu?” Faramarz tha: Jo, nuk ndodhë asgjë”. Edhe kësaj radhe ashtu si në karvansara, zbarkuan barrën dhe Faramarzi përgatiti darkën dhe pasi hëngrën darkë, zotërinë e zuri gjumi. Faramarzi u shtri mbi mall. Pasi kaluan disa orë, Faramarzi e pa që një ujk dhe një dhelpër arritën në depon e ujit. Ujku e pyeti dhelprën: “Zonja dhelpër, çfarë po bën këtu?” Dhelpra tha: “Ti vet çfarë po bënë këtu?” Ujku tha: “Unë për çdo natë vij këtu për të gjuajtur, këtu afër është një tufë me dele dhe bariu ka një qenë të madh i cili nuk po lejon të gjuaj dele. Sonte jam shumë i uritur, shkova rreth e rrotull dhe në qytet pash koka të prera të njeriut që i kishin varur në mur. Kur pyeta se çfarë kishin bërë këta njerëz, më thanë se në këtë qytet vajza e mbretit është çmendur dhe çdo mjek që nuk mund ta shërojë atë, i prenë kokën atij dhe ia varin mbi mur”. Faramarzi kishte dëgjuar të gjithë bisedën mes ujkut dhe dhelprës dhe priti deri në mëngjes. Së pari përgatiti mëngjesin për zotërinë dhe pastaj mor pak para me vete dhe u nisë ndërsa zotërisë i tha se kthehet shpejt dhe shkoi në vendin ku ndodhej tufa e deleve dhe i tha bariut: “A do ta shesësh qenin?” Bariu tha: “Nëse nuk është qeni, do të humbin delet”. Faramarzi i tha: “Sa kushtojnë të gjitha delet?” Bariu tha: “100 dërhem”. Faramarzi i dha atij 100 dërhem dhe i tha: “Këto janë paratë e deleve, nëse ujku vjen dhe t’i presë, ia ku i ke paratë. Nëse nuk ndodhë kështu, ti prapë fiton”. Bariu me kënaqësi ia shiti qenin Faramarzit. Faramarzi qenin e çoi dhjetë hapa më larg dhe i dha një kafshatë bukë dhe i lëmoi shpinën. Faramarzi e kishte fshehur pas shpine një gur. Kur qeni u ulë, ai e goditi qenin me gur në kokë dhe i nxori trurin jashtë dhe e vendosi në një faculetë, e mori me vete dhe u nis drejt qytetit në të cilin vajza e mbretit ishte çmendur. Faramarzi pyeti njerëzit: “Pse në qytetin tuaj janë koka të varura në mur?” I thanë: “Në këtë qytet vajza e mbretit është çmendur dhe çdo mjek që shkon ta shërojë atë dhe nuk mundet, i këpusin kokën atij dhe e varin atë në mur”. Faramarzi shkoi pranë portës së pallatit të mbretit dhe e prezantoi veten si mjek.

Miq të nderuar tregimin do ta vazhdojmë në edicionin e ardhshëm.

Tags