Prill 20, 2018 09:47 CET

Në emër të Zotit Një, krijuesit të gjithësisë! Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Tregimet dhe legjendat iraniane”. Së pari, në vazhdim të edicionit të kaluar, do të flasim rreth artit të transmetimit si një prej degëve të letërsisë popullore persiane. Më pas së bashku me ju miq të nderuar do të shkojmë në botën e tregimeve iraniane dhe do të paraqesin një tregim.

Thamë se burimet e punës së transmetuesve të tregimeve janë të ndryshme në çdo sferë dhe transmetuesit, tregimet epike dhe të kreshnikëve i transmetojnë nga tre lloj burime të cilat janë: transmetimet e shkruara, transmetimet e transmetuesve gojor dhe transmetimet në papirus. Gjithashtu përmendëm edhe shembujt e veprave të këtyre tre llojeve të burimeve. Një pjesë e madhe e transmetimeve aktuale që janë të përhapura në Iran, janë të bazuara mbi tregimet e Shahnames së Firdosit, poetit të madh iranian. Tema që trajton Shahnameja e Firdosit është historia antike e Iranit që nga fillimi deri në pushtimin e Persisë nga myslimanët dhe konsiderohet vepra më e rëndësishme në lidhje me të kaluarën e Iranit. Recitimi i Shahnames nuk është punë e lehtë, prandaj transmetuesit që recitojnë Shahnamen kryesisht janë poetë ose letrarë. Studiuesit mendojnë se përkushtimi i transmetuesve në recitimin e Shahnames, ka qenë forcimi i moralit të njerëzve për trimëri dhe luftë, sidomos në periudhën e dinastisë Safavite. Në periudhën e dinastisë Safavite ka ekzistuar një grup i njerëzve që quheshin “Këzëlbasha” të cilët merrnin pjesë në luftëra dhe kryesisht kishin moral luftarak. Ky grup i njerëzve gjithmonë ishin myshterinj dhe publike i fuqishëm i transmetuesve dhe recituesve të Shahnames.

Kategoria e dytë e burimeve të transmetuesve përbëhet nga transmetimet gojore të cilat nuk janë shënuar askund, por janë transmetuar gojë më gojë nga një gjeneratë në një gjeneratë tjetër. Nuk dihet saktësisht se transmetimet gojore nga cila kohë kanë filluar dhe si është zhvilluar. Mirëpo të gjithë studiuesit pajtohen në këtë se transmetimet gojore kanë ekzistuar para veprave të shkruara dhe letrare.

Në lidhje me transmetimin e tregimeve, nga periudha e dinastisë Safavite e më pas ekzistojnë më shumë të dhëna. Dervishët, sufistët dhe funksionarët e mbretit Ismail të dinastisë Safavite dhe pasardhësit e tij, kanë përhapur këtë traditë. Në atë kohë, transmetuesit për të tërhequr vëmendjen e njerëzve, recitonin edhe poezi në përshkrimin e virtyteve të larta të prijësve fetarë dhe ky profesion quhej “Manakib Khani”. Ambienti i ngrohtë i çajhaneve dhe interesimi i madh i njerëzve për të dëgjuar melodi muzikore dhe për të pirë kafe ose çaj, krijonin kushte të përshtatshme për zhvillimin e transmetimit të tregimeve. Vendi ku zhvillohej transmetimi i tregimeve ishte një vend në të cilin njerëzit njiheshin me historinë dhe kulturën e Iranit dhe çajhania ishte qendra e kësaj njohje.

Në periudhën e sundimit të mbretit Abas i Parë në shumicën e qyteteve të Iranit si në Esfahan, Kazvin dhe Shiraz ishin hapur shumë çajhane. Shtresat e ndryshme të njerëzve shkonin në çajhane për të kaluar kohën, për tu takuar me miqtë, për zbavitje dhe për të dëgjuar poezi dhe tregime nga Shahnameja. Njerëzit në atë kohë kishin një respekt shumë të madh për transmetuesit sidomos për ata që recitonin Shahnamen.

Miq të nderuar temën do ta vazhdojmë në edicionin e ardhshëm dhe tani po kalojmë në botën e tregimeve persiane dhe do të paraqesim tregimin “Rize Mize” nga libri “Legjendat iraniane”.

Na ishte se ç’na ishte. Përveç Zotit, askush nuk ishte. Ishte një njeri i varfër i cili jetonte me gruan dhe me tre fëmijët e tij dhe nga pasuria e kësaj bote kishte vetëm një lopë. Një ditë ai e theri lopën dhe i nxori rumenin jashtë. Kur ishte duke e pastruar rumenin, u hutua dhe e shpërtheu rumenin. Kur e pa që rumeni më nuk mund të përdorej, i erdhi një mendim në kokë. Ia dha atë gruas dhe i tha: “Shko te burimi dhe mbushe rumenin me ujë dhe sille këtu. Nëse nuk do ta mbush me ujë, mos u kthe në shtëpi!” Gruaja e ngratë e cila nuk e dinte se çfarë ka ndodhur, shkoi te burimi dhe disa herë e futi rumenin në ujë dhe e nxori, por në të nuk mbeti asnjë gotë ujë. Më në fund u lodh, e mori rumenin dhe u kthye në shtëpi. Kur arriti në shtëpi e pa që dera ishte mbyllur. Trokiti në derë dhe tha: pse e ke mbyllur derën? Burri tha: Ke sjell ujë apo jo? Gruaja tha: rumenin e ke bërë vrima-vrima, asnjë pikë ujë nuk mbetet në të. Burri nuk e hapi derën dhe i tha: shko në punë tënde. Të kam thënë se nëse nuk e mbush rumenin me ujë, mos u kthe në shtëpi. Gruaja e cila e njihte burrin e saj që nuk kthehet nga fjala, u kthye nga shtëpia por e pa që po bie dëborë dhe ishte shumë ftohtë. Eci disa hapa dhe e pa që do të ngrihet. Shpejt e ndau në dy pjesë rumenin dhe secilën pjesë e lidhi për një këmbë dhe shkoi e shkoi derisa arriti pranë një bjeshke dhe e pa që po ngrehet një tym lartë në qiell. Filloi të ndjekë tymin dhe eci e eci derisa arriti te një shpellë e bukur dhe e pastër thuajse nuk ishte në formë të shpellës, por ishte sikur shtëpi. Hyri brenda dhe sa do që shikoi rreth e rrotull, nuk pa askënd. Por mbi zjarrin e oxhakut ishte një tenxhere me mish duke u zier. Gruaja e cila gati se nuk ishte ngrirë nga të ftohtit, shkoi dhe u ulë pranë oxhakut që edhe të ngrohet edhe të çlodhet. Pasi pushoi dhe u qetësua, mori një lug dhe ngrëni pak ujë gjelle nga tenxherja dhe iu ngroh edhe fyti. Gruaja filloi të mendojë se tani kush është pronar i kësaj shpelle. Shikoi andej e këndej dhe në fund të shpellës dukej një derë e vogël. U fsheh me një qoshe. Qielli filloi të errësohet dhe gruaja mendoi vete, tani është koha që të kthehet pronari i shpellës, prandaj më mirë është që të fshihet diku më mirë dhe të shikojë se çfarë njeriu ishte pronari. Papritur dëgjoi një zë të thërriste: deve haj haj... kuaj haj haj... dele haj haj, viça haj haj... .Ngriti kokën dhe shikoi se një tufë e madhe bagëtish po vjen drejt shpellës. Kur arritën, kafshët dal ngadalë shkuan secila në vendin e vetë. Mirëpo askush nuk ishte prapa kafshëve. Gruaja u çudit fare kur e pa se një njeri shkurtabiq sa një krahër ishte ulur në brinjë të një dhie dhe po afrohej pranë shpellës. Dhia kur arriti pranë portës së shpellës, njeriu shkurtabiq zbriti nga brinjët e dhisë dhe shtroi një copë lëkurë dhe u ulë dhe u mbështet për muri. Papritur shikoi rreth e rrotull dhe tha: “Po vjen aromë njeriu. Po vjen aromë njeriu”. Mirëpo njeriu shkurtabiq sa do që kërkoi, nuk pa njeri, por e dinte që dikush është brenda në shpellë. Prandaj bërtiti me zë të lartë dhe tha: “Kush do që të jesh, tregoje vetën, a je njeri, a je xhin, a je div, a je engjëll? Tregoje veten! Betohem në profetin Sulejman se nuk të bëjë asgjë. Tregoje veten!” Gruaja doli nga errësira dhe tha: “Unë jam ai njeri. Nuk dua të shkaktojë probleme në shtëpinë tënde. Në këtë bjeshkë kam humbur rrugën dhe u strehova në shtëpinë tënde që të ngrohesha.” Njeriu shkurtabiq i cili quhej “Kalegeg” dhe kishte një kokë tullac si veza, i tha gruas: “Ti je sikur nëna ime, edhe unë jam si djali yt. Ti qëndro këtu. Unë ditën shkoi me bagëti, ndërsa ti pastroje dhe rregulloje shtëpinë, përgatit ushqim dhe kujdesu për këtë vend”. Gruaja u gëzua dhe prani që të qëndrojë aty. Njeriu shkurtabiq për çdo ditë therte një dele dhe e vendoste mishin në një tenxhere dhe ndezte zjarrin, pastaj shtëpinë ia linte në dispozicion në gruas dhe vet shkonte me bagëti. Në perëndim të diellit kur kthehej në shtëpi, mishi ishte zier mirë dhe të dy uleshin dhe ngrënin darkë. Kështu kalonin ditët e netët derisa një ditë gruaja kujtoi shtëpinë, jetën bashkëshortore dhe fëmijët e saj dhe përmallua për fëmijët e vet, prandaj i tha njeriut shkurtabiq: “Unë kam shtëpi dhe fëmijë. Më ka marrë malli për ata, prandaj dua që të shkojë dhe t’i shoh. Njeriu shkurtabiq pranoi dhe gruaja mori pak ushqim me vete dhe u nis në rrugë derisa arriti në shtëpi.

Miq të nderuar tregimin do ta vazhdojmë në edicionin e ardhshëm.

Tags