Ejani me ne në Iran
Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Ejani me ne në Iran". Gjatë disa edicioneve të kaluara kemi prezantuar provincën e bukur dhe historike të Esfahanit ku jemi njohur me monumentet e çmuara historike dhe artistike të qytetit të Esfahanit, qendër e kësaj province.
Bukuritë e provincës së Esfahanit nuk kufizohen vetëm me qytetin e Esfahanit. Në çdo qoshe të kësaj province të cilën e vizitojmë, mund të njihemi me arkitekturën e veçantë të rajonit dhe mund të shikojmë shumë vepra të çmuara artistike.
Kur të nisemi nga kryeqyteti i Iranit (Teherani) drejt pjesës jugore të Iranit, gradualisht ndryshon pamja e natyrës dhe paraqitet një fytyrë tjetër e natyrës, do të thotë shkretëtira. Ky rajon nga aspekti klimatikë ka dallim fondamental me rajonet e tjera të Iranit si me pjesën perëndimore dhe veriore të Iranit. Shkretëtira përfshinë dy pjesë, "Fushën e Shkretëtirës" dhe Shkretëtirën Lut" dhe shtrihet deri në juglindje të Iranit. Në shkretëtirë përballemi me një klimë më të ndryshme e cila është e rrallë në llojin e saj. Në shkretëtirë dhe në zonat rreth saj, zhvillimi dhe vazhdimi i jetës shoqërohet me ide të larta artistike dhe kulmin e tyre e vërejmë në arkitekturën e objekteve të këtij rajoni dhe në punimet me pllaka të ndërthurura mes vete dhe në lule dhe në kaçube ngjyra-ngjyra të artizanaleve të qëndisura me dorë. Në zona të ndryshme të qyteteve që ndodhen në rajonet shkretinore të Iranit ndodhen objekte historike që kanë mbetura nga kohërat më të lashta që tregojnë qëndresën dhe dinamizmin e shijes dhe pasionit të artistëve dhe mjeshtërve që kanë ndërtuar ato. Edicionin e sotëm do t'ia kushtojmë prezantimit të qytetin Nain një prej qyteteve të provincës së Esfahanit i cili ndodhet në rajon shkretinor. Nain është një qytet i vogël i cili shkëlqen si një gurë i çmuar mbi unazën e territorit të Iranit në rajon shkretinor. Ky qytet ka një histori të lashtë dhe pamje jashtëzakonisht të bukura dhe mahnitëse. Banorët e qytetit Nain janë njerëz me kulturë, të sinqertë, mikpritës dhe bujar. Qyteti antik Nain nga pikëpamja e artit të arkitekturës në përgjithësi është një komponim i dy planeve urbane, planit të ri dhe planit të vjetër. Përbërja e planit urban të ri të këtij qyteti është sikur ajo e shumë qyteteve të tjera të Iranit, mirëpo plani urban i vjetër i këtij qyteti përbëhet nga perspektiva e artit historik dhe ka zona shumë të bukura dhe të rëndësishme turistike. Pamja e këtij qyteti gjithashtu është nën ndikimin e kushteve klimatike të këtij rajoni shkretinor, sepse objektet dhe shtëpitë e tij janë ndërtuar nga qerpiçët dhe balta dhe në formën e kupolave. Qyteti Nain ka shtatë lagje dhe çdo lagje kanë një qendër fetare Huseinije për organizimin e ceremonive dhe ritualeve fetare. Çdo lagje ka gjithashtu edhe një rezervar të ujit që disa prej tyre ende janë aktiv. Edhe pse tani plani i vjetër urban i qyteti ka pësuar ndryshime të konsiderueshme, mirëpo që ka mbetur konsiderohet një prej planeve urbane origjinale tradicionale në mesin e qyteteve të vjetra të Iranit.
Monumenti më i vjetër antik në qytetin Nain është një kala e gjitha e ndërtuar me qerpiç dhe njihet me emrin "Naranxh Kala" ose "Narin Kala". Arkeologët mendojnë se ndërtimi i objektit të kësaj kalaje, është bërë nga shekulli i tretë para erës së re deri në shekullin e tretë të erës së re. Nga kjo kala e vjetër duke lënë anash katet e përdhese të saj, ka mbetur akoma një kullë me lartësi 26 m. Aktualisht kjo kala është një prej vendeve të pashembullta historike që ka mbetur nga e kaluara dhe tërheq vëmendjen e shumë turistëve. Një tjetër monument historik në pjesën e vjetër të qytetit Nain është edhe xhamia kryesore. Ndërtesa origjinale e xhamisë kryesore të qytetit Nain i përket shekullit të katërt hixhri kameri. Kjo xhami përveç zbukurimeve shumë të bukura me gjips, ka edhe një minber dhe një portë të drurit mbi të cilat janë bërë gdhendje artistike që kanë vlerë të veçantë sa i përket mjeshtërisë. Xhamia kryesore e qytetit Nain është e njohur me emrin "Xhamia e Alevive" dhe është regjistruar në listën e trashëgimisë kombëtare të Iranit. Në përgjithësi ajo ka një stil të xhamive të para të Iranit. Ndërtesa ku ndodhen zyrat e drejtorisë së trashëgimisë kulturore të qytetit Nain, gjithashtu konsiderohet një prej monumenteve të vlefshme të arkitekturës së periudhës së dinastisë Safavite dhe është një model i dalluar i shtëpive tradicionale të qytetit Nain. Hapësira kryesore e shtëpive tradicionale që vërehet në këtë shtëpi si hajati, salloni kryesore, veranda dhe pjesë të tjera, paraqesin mënyrën e banimit të njerëzve të cilët që nga kohët e lashta e kanë dashur artin dhe dashurinë. Në qytetin Nain punimi i tapetit me dorë ka një zhvillim të madh. Sipas hulumtimeve të bëra, mësohet se 90% e shtëpive kanë mjetet për punimin me dorë të tapetit. Punimi i tapetit në këtë rajon është punë e veçantë e vajzave dhe grave. Kjo industri i rëndësishme në fillim kishte vetëm aspekt artistik, mirëpo aktualisht ka gjetur edhe aspekt tregtar dhe konsiderohet një prej produkteve eksportuese të rëndësishme.
Në pjesën e dytë të këtij edicioni në kuadër të prezantimit të provincës së bukur të Esfahanit, nga qyteti shkretinor Nain do të shkojmë në qytetin Khansar të kësaj province i cili ka një klimë të bukur malore. Khansar është një qytet me natyrë të bukur dhe turistik dhe ka qenë djep i edukimit të shumë figurave të shquara fetare dhe shoqërore si Agha Husein Khansari i njohur me emrin Alame Khansari, Agha Xhamal Khansari, Sejed Muhamed Taghi Khansari dhe Sejed Ahmed Khansari. Ky qytet gjithashtu ka qenë edhe djep i edukimit të shumë artistëve të njohur të kaligrafisë si Jedullah Kaboli Khansari, artist bashkëkohor i kaligrafisë me shkrim të thyer në Iran. Adib Khansari, Mahmud Khansari dhe Andelib Khansari, gjithashtu janë muzikantë të njohur iranianë të cilët kanë lindur në këtë rajon. Qyteti Khansar ndodhet në një luginë të ngushtë në fund të bjeshkëve Keble dhe Golestan skaj lumit Khansar. Khansari për shkak të lartësisë së madhe mbidetare, ka stinë të verës me temperatura mesatare dhe gjatë stinës së dimrit në këtë qytet mbretërojnë temperatura të ulëta. Shtrirja e qytetit në shpatet e larta, kalimi i lumit Khansar dhe burimi Saran me një sasi të madhe të ujit, janë faktorë që kanë shtuar cilësinë e një klime të preferuar. Kullotat e Khansarit konsiderohen pjesë e kullotave verore të provincës Esfahan. Mbulesa bimore e rajonit përfshinë fushat bujqësore, kopshtet, pemët me fruta dhe kullotat relativisht të pasura. Disa mendojnë se shkaku i krijimit të qytetit Khansar kanë qenë burimet e shumta të ujit në këtë rajon. Thuhet se në luginën e Khansarit ndodhen 450 burime të ujit që ushqejnë dhe furnizojnë me ujë shumicën e lumenjve dhe përrenjve në qytetin Khansar. Numri i madh i burimeve në këtë luginë u bë shkak që ajo të quhet "Khansar Chashme Sar". William Jackson gjatë një vizite në Khansar, e ka përshkruar këtë qytet me këto fjalë: "Khansari në kujtesën time ka mbetur në formën e një kodrine me lumenj dhe përronjë të shumtë, me gjelbërime dhe me pemë të madhërishme të frutave. Qyteti ka një pozitë magjepse dhe ndodhet në mesin e bjeshkëve të larta".
Bukuritë natyrore nuk kufizohen vetëm me qytetin Khansar sepse edhe në zonat rreth qytetit gjithashtu mund të vërehen vende turistike natyrore shumë të bukura të cilat konsiderohet vende turistike të provincës së Esfahanit. Gulestan Kuh është një prej këtyre vendeve turistike dhe të bukura që ndodhet 15 km larg qytetit Khansar. Golestan Kuh është një rajon i gjelbëruar dhe me klimë të bukur dhe ka kushte shumë të mira për kullota verore. I gjithë rajoni Golestan Kuh është i mbuluar me lloje të ndryshme të bimëve dhe luleve shumë të bukura. Pozita natyrore e qytetit Khansar, kullotat e gjelbëruara dhe verore, bimët dhe llojet e ndryshme të luleve, kanë krijuar kushte shumë të mira për zhvillimin e bletarisë dhe për prodhimin e llojeve të ndryshme të mjaltës. Kultivimi i bletëve dhe prodhimi i mjaltës konsiderohet një prej profesioneve më të vjetra të banorëve të Khansarit dhe aktualisht në këtë rajon prodhohen qindra ton mjaltë në vit.
Qyteti i Khansarit edhe nga aspekti historik ka një vlerë dhe rëndësi të konsiderueshme, sepse historiku i këtij qyteti është i lashtë. Sipas dëshmive historike qyteti i vjetër Khansar është shkatërruar dhe një pjesë e tij është shndërruar në toka bujqësore. Në udhëpërshkrimin e studiuesit dhe udhëpërshkruesit rus Çerikov, historiku i Khansarit të sotëm është rreth 40 vjet. Sidoqoftë ky qytet në periudhën e dinastisë Safavite ishte një prej qendrave të rëndësishme të shkencës, letërsisë dhe industrisë. Mbretërit e dinastisë Safavite kishin një përkushtim të veçantë ndaj këtij rajoni sepse ky rajon ishte qendër e shumë zejeve. Monumentet historike si xhamitë, imamzadet, gjithashtu janë të pranishme në këtë qytet. Tyrbja më e njohur në këtë rajon është "Tyrbja e Pir Khansar" i cili ishte i njohur me emrin "Baba Pir" dhe konsiderohet një prej gnostikëve dhe dijetarëve të mëdhenj islamik dhe ai në këtë vend është varrosur pranë varreve të gjashtë dijetarëve dhe gnostikëve të tjerë islam. Xhamia kryesore e Khansarit është një tjetër objekt historik. Kjo xhami ndodhet në pjesën juglindore të qytetit dhe ka një historikë 350 vjeçar.