Tetor 01, 2016 10:00 CET

Populli iranian në vitet pas fitores së revolucionit islamik, ka bërë qëndresë dhe rezistencë të madhe përballë të gjitha komploteve të armiqve si lufta e imponuar, grushtet e shtetit, përçarjet e brendshme, sanksionet ekonomike dhe sabotimet në progresin e Iranit. Me padyshim që kjo rezistencë shembullore e popullit iranian, nuk përputhet me interesat e imperialistëve dhe për këtë arsye arroganca botërore me në krye Amerikën, është ngritur kundër revolucionit islamik të Iranit.

Në periudhën e mbrojtjes së lavdishme në luftën e imponuar, të gjitha shtresat e shoqërisë iraniane, të çdo etnie, race, kulture dhe feje, të gjithë së bashku u ngritën kundër armikut. Populli iranian përherë ka treguar se është gjithmonë i gatshëm të përballet me komplotet e armiqve dhe në çdo kohë të mbrojë dhe mbështesë Iranin Islamik me të gjithë forcën e tij. Pjesëmarrja aktive dhe unike e popullit iranian në ditët e vështira, është një prej faktorëve të rëndësishëm që u dha frymëzim luftëtarëve iranianë që të dalin fitimtar në luftën kundër armikut. Iraku në 8 vitet e luftës kundër Iranit, për të realizuar qëllimet e tij ka përdorur të gjitha metodat si bombardimi i qyteteve, përdorimi i armëve kimike në zonat e luftës dhe zonat civile duke marrë jetën e mijëra njerëzve të pafajshëm, bombardimi i puseve të naftës, bombardimi i qyteteve për shkatërrimin e urbanistikës dhe shkatërrimin e infrastrukturës ekonomike, rrëzimi i avionëve civilë, sulmet ndaj anijeve dhe naftëmbajtëseve në Gjirin Persik dhe shumë metoda të tjera të cilat janë shkelje e hapur e normave dhe dispozitave ndërkombëtare. Të gjithë si miqtë ashtu edhe armiqtë e kombit iranian, kanë pohuar faktin se qëndresa përballë agresorit ka nevojë për durim dhe sakrificë. Një prej shembujve të kësaj qëndrese është rezistenca e popullit në qytetin Khorramshahr. Ajo çfarë i ka ndodhur qytetit Khorramshahr, është një histori më vete.

Që nga 22 shtatori i vitit 1980, regjimi i Sadamit nisi luftën e imponuar kundër Republikës Islamike të Iranit. Në kohën kur forcat e Irakut kaluan kufirin Shalamçe me qëllim që të pushtonin provincën Khozestan për 3 ditë, këto forca kujtonin se shumë lehtë mund të merrnin qytetin Khorramshahr. Kushtet politike në rajon dhe mungesa e unitetit mes forcave të armatosura të Iranit si kushtet e krijuara nga revolucioni islamik, e bënë të lehtë pushtimin e qytetit Khorramshahr nga forcat irakiane. Për këtë arsye Sadami dërgoi vetëm një divizion ushtarak për pushtimin e qytetit Khorramshahr. Khorramshahri me duar bosh dhe vetëm me një numër të vogël forcash popullore, rezistoi përballë ushtrisë irakiane për 34 ditë me radhë. Pikërisht kjo rezistencë u bë shkak që Khorramshahri të pushtohet jo me anë të një divizioni por me një ushtri të madhe. Në kohën kur qyteti Khorramshahr u çlirua, shumë analistë çlirimin e këtij qyteti e cilësuan rezultat të qëndresës dhe rezistencës së pashoq të kombit iranian përballë agresorit dhe pohuan se ishte rezistenca e këtij populli e cila nuk lejoi realizimin e planeve të armikut dhe mbështetësve të regjimit Bath të Irakut, si dhe ishte kjo rezistencë që krijoi kushte të reja për fatin e luftës së imponuar. Për këtë arsye, çlirimi i qytetit Khorramshahr u kthye në një epope. Kjo epope ndikoi shumë gjatë tek populli iranian dhe ajo është një mësim për armiqtë e këtij populli. Çlirimi i qytetit Khorramshahr krijoi kushte të reja për fatin e luftës së imponuar. Epopeja e çlirimit të Khorramshahrit për popullin iranian ishte një ditë e shënuar në kalendarin e rezistencës së kombit iranian gjatë luftës së imponuar. Padyshim se përgjatë luftës së imponuar, rezistenca, qëndresa dhe sakrifica e bërë në mbrojtjen e lavdishme, do të mbesin gjithmonë në kujtesë dhe histori. Qëndresa e popullit iranian gjatë luftës së imponuar është e mbushur me spirtualitet, bindje dhe besim dhe buron tek mësimet e ashures. Çelësi i fitores së kombit iranian në këtë luftë është kultura dhe vlerat e ashures e cila thekson në liri dhe çlirimin nga e keqja. Kjo vihet re në lëvizjen e imam Huseinit (as) në ngjarjen e Ashures, gjë e cila ka ndikuar në kulturën e rezistencës dhe sakrificës së kombit iranian. Kur kanë kaluar 38 vite nga fitorja e revolucionit islamik dhe kur kanë kaluar shumë vite nga përfundimi i luftës së imponuar, jo vetëm që nuk janë ulur vlerat e asaj periudhe por kultura e rezistencës dhe e sakrificës së kombit iranian, është zgjeruar akoma më shumë duke ndikuar edhe në nivel botëror. Amerika gjatë gjithë viteve pas fitores së revolucionit islamik është përpjekur të thyejë rezistencën e kombit iranian. Për realizimin e këtij qëllimi ajo ka përdorur luftën e imponuar, sanksionet dhe bllokadën ekonomike. Mirëpo populli iranian duke përballuar të gjitha sfidat dhe presionet dhe me sakrificën e tij ka mbrojtur vlerat e revolucionit duke i dhënë goditje të herëpashershme armikut. Populli iranian nuk u përkul përballë fuqive perëndimore dhe lindore jo vetëm gjatë periudhës së luftës së imponuar, por edhe sot është më i vendosur se kurdoherë që të përballet me komplotet e fuqive arrogante dhe hegjemoniste. Ky vullnet i popullit iranian, është një shtyllë e rëndësishme për fatin e popujve të rajonit. Historia e rezistencës dhe e fitores së popujve tregon se fuqitë ndërhyrëse, kurrë nuk pranuar vendet e pavarura dhe me popuj rezistentë. Për këtë arsye ata që në fillim i imponuan popullit iranian një luftë dhe gjatë gjithë viteve të kaluara duke përdorur metoda dhe mjete të ndryshme, janë përballur me Republikën Islamike të Iranit. 8 vitet e luftës së imponuar kaluan kështu, qindra mijëra njerëz u martirizuan dhe u plagosën. Qytete dhe fshatra u bombarduan dhe u shkatërruan. Armët kimike të cilat perëndimi ia dhuroi Sadamit, morën jetën dhe plagosën me qindra mijëra njerëz. Periudha e mbrojtjes së lavdishme është e mbushur plot me të tilla kujtime. Shumë të tjerë kujtimet e luftës i kanë përshkruar me periudhat e vështira të robërve të luftës. Vitet e kaluara tregojnë se komplotet dhe sabotimet e armiqve kundër Republikës Islamike të Iranit, jo vetëm që nuk janë ulur por ato janë shtuar në forma të ndryshme. Mirëpo periudha e luftës së imponuar tregoi se rezistenca kundrejt agresorit, sado i fuqishëm dhe sado mbështetje të jashtme që ai të ketë, armiqve nuk u dha rezultat tjetër përveç disfatave dhe dështimeve të njëpasnjëshme. Kombi iranian me qëndresë dhe rezistencë, në periudhën e mbrojtjes së lavdishme arriti suksese të rëndësishme. Pikërisht për këtë arsye lufta përfundoi në interes të forcave të armatosura, qëndresës dhe rezistencës së popullit iranian i cili arriti të dëbojë agresorët. Sigurisht që Irani kurrë nuk ka qenë iniciator i luftës, mirëpo gjithmonë ka treguar se është i gatshëm të mbrohet dhe me qëndresën dhe rezistencën e tij ka arritur të ngre lart pozitën reale të kombit iranian përballë armiqve. Pikëpamjet politike të Republikës Islamike të Iranit për rezistencë në rrugën e drejtësisë, tregojnë sakrificën e bërë për të eliminuar padrejtësitë dhe shtypjen. Pikërisht kjo pikëpamje dhe bindje, është themel i rëndësishëm për të forcuar shpirtin revolucionar tek populli iranian. Rezistenca e kombit iranian përballë të gjitha vështirësive është element me vlerë që sot është kthyer në shembull të rezistencës përballë hegjemonistëve dhe arrogancës botërore. Për këtë arsye arroganca botërore me në krye Amerikën, i është kundërvënë revolucionit islamik. Ajo duke marrë ndihmë nga partnerët rajonalë mundohet të godasë Republikën Islamike të Iranit në çdo anë. Për realizimin e qëllimeve të saj arroganca botërore ka ndërmarrë veprime si bllokada ekonomike, mbështetja për grupet tradhtare dhe anti-revolucionare dhe spiunazhi nëpërmjet ambasadës amerikane në Teheran, e cila u zbulua nga studentët ndjekës të imamit. Hulumtimet e bëra nga shumë institute perëndimore gjatë viteve të fundit tregojnë se Amerika ka përdorur të gjitha mundësitë e saj me qëllim që të dobësojë Republikën Islamike të Iranit. Imponimi i luftës ishte një prej komploteve të thurura për realizimin e këtij qëllimi. Edhe pse sot periudha e luftës së imponuar ka kaluar, mirëpo armiqësia e Amerikës kundrejt Iranit nuk ka përfunduar dhe lufta vazhdon në sferën ekonomike, politike dhe shkencore.