Nëntor 16, 2016 09:19 CET

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Tregimet dhe legjendat iraniane". Së pari po vazhdojmë me prezantimin e letërsisë popullore persiane dhe pastaj do të kalojmë në botën e tregimeve iraniane.

"Proverba" është një tjetër lloj i tregimeve popullore dhe një prej elementeve të rëndësishme të letërsisë gojore. Funksioni dhe përdorimi i gjerë i proverbave është bërë shkak që ato të kenë një rol shumë të rëndësishëm në krijimin e kulturës së popujve. Proverbat janë pasqyrë e kulturës, normave shoqërore, bindjeve, mendimeve, mënyrës së jetës dhe standardeve të shijes së popujve. Nga ana tjetër, proverbat bëhen shkak për t'i mbajtur gjallë fjalët, idiomat, terminologjinë dhe gjuhën e çdo populli dhe njëkohësisht me këtë, ato bëhen shkak për forcimin dhe pasurimin e asaj gjuhës. Proverbat janë të thjeshta, të shkurta dhe të ëmbla dhe për shkak të këtyre karakteristikave, studiuesit besojnë se proverbat mund të ushtrojnë ndikim mbi moralin shoqëror, zakonet, sjelljet dhe mendimet e njerëzve. Fjala "Masal" në gjuhën persiane është e huazuar nga gjuha arabe "mathal" dhe nga ana kuptimore, është një fjalë e gjuhës arabe me kuptimin e ngjashmërisë së një gjëje me një gjë tjetër. Në gjuhën angleze fjala "proverb" është e barabartë me fjalën "mathal". Për fjalën mathal në fjalorët e gjuhës persiane dhe të gjuhës arabe kanë përmendur shumë kuptime që disa prej tyre janë përralla, tregimi, shembulli dhe proverba, tregimi mësimdhënës. Në gjuhën persiane në mënyrë të veçantë, masalin e quajnë daastan ose dastan në kuptim të tregimit. Në gjuhën persiane, daastan përdoret me kuptim të tregimit dhe legjendës ndërsa në tekstet klasike të letërsisë persiane si në Shahnamen e Ferdosit fjala daastan ose daastan zadan është përdorur me kuptimin e proverbës dhe sjelljes e një shembulli.

Studiuesit për të bërë ndarjen e proverbës dhe të tregimeve që kanë karakteristikë të proverbës nga llojet e tjera të letërsisë popullore, thonë: "Kur një tregim të ketë karakteristikë të tillë që përveçse të tregojë ngjashmërinë mes formës sipërfaqësore të tregimit dhe të heronjve të tij me gjendjen e dëgjuesit dhe të konsiderohet argument për atë, atëherë ai konsiderohet proverbë. Servantes, poeti i njohur spanjoll beson se "proverbat janë fjali të shkurta të cilat janë prodhuar nga eksperiencat e gjata".

Në lidhje me proverbën dhe karakteristikat e saj janë bërë diskutime të gjata rreth të cilave do të flasim edhe në edicionin e ardhshëm. Tani po paraqesim tregimin e kësaj jave i cili ka të bëjë me proverbën si temë për të cilën diskutuam më lartë. Ky tregim mësimdhënës titullohet "Kur macja dhe miu bëjnë kompromis, mjerë për dyqanxhiun".

Njëherë minjtë kishin bërë strofull në dyqanin e një shitësi. Në mbrëmje kur shitësi mbyllte dyqanin dhe shkonte në shtëpi, fillonte festa dhe gëzimi i minjve. Njëri shkonte në thesin e gjizës së tharë, njëri sulmonte yndyrën, njëri shponte qoshen e thesit të orizit dhe të fasules dhe nga aty çonte oriz në strofull, tjetri hante arra e kikirik derisa u ngopte. Shkurtimisht secili mijë shkonte drejt një ushqimi. Shitësi i ngratë sado që vendoste kurthe për minjtë dhe helm për mbytjen e minjve në dyqanin e tij, nuk kishte dobi. Dy-tre minj ngordhnin prej tyre ndërsa katër të tjerë lindnin. Dyqanxhiu pasi u këshillua me shokët e tij, disa ditë kërkoi derisa e gjeti një mace të madhe dhe të trashë. Gjatë ditës macja hante mish, djathë, bukë e yndyrë dhe flinte përpara dyqanit, ndërsa kur binte nata me dy sy të hapur shikonte andej e këndej duke pritur që ndonjë mijë të dalë nga strofulli. Minjtë posa nxjerrnin kokën jashtë, macja i sulmonte ata dhe i mbyste. Me praninë e maces në dyqan, asnjë minj nuk kishte guxim të afrohej pranë ushqimeve në dyqan ashtu siç bënin në të kaluarën.

Dyqanxhiu pasi e pa se gjendja është normalizuar, u gëzua pamasë. Edhe macja ishte e kënaqur nga dyqanxhiu i cili i jepte asaj ushqim gjatë ditës dhe e lejonte atë që të pushonte shumë mirë, por edhe dyqanxhiu ishte i kënaqur me macen e cila nuk i lejonte minjtë gjatë natës t'i dëmtojnë mallin në dyqan. Pavarësisht se macja kishte arritur të ndalte minjtë dhe të mos i lejonte ata që ta dëmtojnë mallin në dyqan, mirëpo përsëri gjendej ndonjë minj i zgjuar dhe e shfrytëzonte kohën kur macja ishte fjetur dhe dilte nga strofulli e shponte një qoshe të thesit dhe merrte pak ushqim për vete dhe për minjtë e tjerë.

Dyqanxhiu i cili ishte i kënaqur me punën e maces, mendonte të ndalonte edhe atë sasi të vogël të dëmit që e shkaktonin minjtë që dilnin nganjëherë nga strofulli i tyre. Me këtë mendim, ai ditën e jepte më pak ushqim maces në mënyrë që ajo të jetë e uritur gjatë natës dhe për të mënjanuar urinë e vetë, të gjuajë më shumë minj. Ky plan i dyqanxhiut, tregoi efekt për dy-tre javë. Macja e trashë dalëngadalë filloi të dobësohej dhe gjatë natës gjuante më shumë minj. Për këtë arsye, minjtë nuk sulmonin më mallin e dyqanxhiut. Dyqanxhiu ishte i gëzuar shumë pasi kishte arritur të ndalojë tërësisht sulmin e minjve në dyqanin e tij. Mirëpo macja nuk ishte e kënaqur dhe gëzuar siç ishte në të kaluarën. Macja dëshironte të hante edhe minj edhe djathë, yndyrë e mish. Macja e vërente se për çdo ditë po dobësohej më shumë dhe dyqanxhiu nuk mendonte aspak për atë.

Minjtë të cilët e nga larg dhe afër e vëzhgonin situatën e maces dhe dyqanxhiut, u ulën dhe filluan të mendonin bashkë dhe kështu arritën ta bëjnë një plan. Kur ra mbrëmja, minjtë e zgjodhën një mijë trim dhe të zgjuar për zbatimin e planit. Miu i zgjuar nga një qoshe e thasëve të orizit dhe fasules e të gjizës së tharë, nxori kokën jashtë dhe i tha maces: "Para se të më sulmon mua, sëpari dëgjo fjalët e mia për një çast. Sëpari, të jesh e sigurt se unë më parë e kam menduar rrugën për të ikur dhe ti kurrë nuk do të më kapësh mua. Mirëpo nëse do të dëgjon fjalët e mia, ndoshta do të jetë në interesin tënd". Macja vendosi ta sulmojë miun dhe ta mbysë, mirëpo pastaj mendoi pak me vete dhe tha: "Le të flas, ta shikoj se çfarë ka për të thënë". Në këtë mënyrë macja i tha miut: "Fol, çfarë ke për të thënë!". Miu tha: "Që nga koha kur ti ke ardhur në këtë dyqan, gjendja jonë u prish dhe të gjithë ne jemi duke vdekur nga uria". Macja i ndërpreu fjalët e tij dhe tha: "Pse mos pritni diçka tjetër, përveç kësaj? Unë jam mace dhe ju jeni minj, prandaj detyra jonë është e qartë".

Miu tha: "Kjo është e vërtetë, mirëpo nëse e përdorim mendjen tonë, gjithashtu nuk është gjë e keqe. Dyqanxhiu është njeri dhe ne jemi kafshë, ndoshta ne mund të bëjmë një kompromis mes vete". Macja e cila e ndjeu se miu po e ofendon atë, i erdhën rëndë fjalët e miut dhe u ngrit nga vendi për ta sulmuar miun. Miu menjëherë hyri në palët e thasëve dhe tha: "Ti je mace, sëpari dëgjoji fjalët e mia. Dyqanxhiu gjatë ditëve të fundit të ka dhënë ty aq pak ushqim saqë ndoshta pas disa ditëve, ti nuk do të kesh forcë të mbysësh as edhe një mijë". Macja kur e pa se miu po e thotë të vërtetën, u zbut pak dhe tha: "Nuk do të bëjë asgjë, eja dhe thuaj çfarë ke për të thënë!"

Miu përsëri erdhi pak më përpara dhe tha: "Me siguri se edhe ti dëshiron që të ngul kthetrat në disa produkte këtu në dyqan, ka disa ditë që nuk ke ngrënë djathë e yndyrë. Nëse ne, minjtë do të shkojmë në një birucë tjetër, ti do të vdesësh nga uria. Propozimi ynë është ky që ti për çdo natë të bëhesh sikur ke fjetur për një gjysmë ore në mënyrë që ne ta kryejmë punën tonë dhe të marrim nga dyqani çfarë të kemi nevojë dhe pastaj menjëherë kthehemi në strofullin tonë. Në shkëmbim të kësaj të mire, do të përgatisim edhe për ty çfarë të dëshiron dhe i vendosim ato ushqime në një qoshe që ti të han. Ti me ato kthetrat e mëdha nuk mund të marrësh sikur ne gjizë të tharë nga thesi, yndyrë nga qypi dhe djathë e ushqim tjetër nga dyqani".

Macja e cila ishte përmalluar shumë për të ngrënë ushqim tjetër përveç minjve, tha me vete:  "Një natë nuk bëhet njëmijë net, le ta provoj këtë natë të shikojë se çfarë do të ndodhë. Macja për këtë arsye i tha miut: "Deshët ju apo nuk deshët, unë sot jam e lodhur dhe dëshiroj të fle. Ju bëni çfarë të dëshironi!"

Miu e kuptoi se macja u pajtua me propozimin e tij. U kthye në birucë dhe i informoji minjtë e tjerë. Atë natë, minjtë me kujdes të veçantë sulmuan dhe grabiten çdo ushqim që dëshiruan dhe ngrënën çfarë dëshiruan dhe një pjesë e vendosen në një qoshe për macen. Kur minjtë u kthyen në strofull, macja shkoi tek ushqimi që kishin lënën minjtë për atë. Ajo pasi ngrëni atë ushqim, vendosi kokën mbi duart e saj dhe fjeti. Netët e tjera, programi i bashkëpunimit të minjve dhe maces u zbatua në nivel të mirë. Nga ky bashkëpunim ishin të kënaqur edhe minjtë edhe macja. Mirëpo dyqanxhiu i ngratë! Ai nuk e kuptonte se ishte duke korrur atë çfarë e kishte mbjell vetë! Tregimi i kompromisit mes maces dhe minjve u përhap të të gjithë njerëzit dhe qysh nga ajo kohë kur njerëzit dëshirojnë të tregojnë miqësinë e krijuar mes dy armiqve në bazë të interesit të përbashkët si dhe të tregojnë dëmin që shkaktohet nga kjo miqësi për tjetrin thonë: "kur macja dhe minjtë bëjnë kompromis, mjerë për dyqanxhiun!".