Shkurt 16, 2016 07:44 CET

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush përsëri me edicionin e radhës të programit “Lindja e Mesme në javën që kaloi”, ku do të njiheni me ngjarjet më të rëndësishme politike, ekonomike dhe sociale të javës së kaluar në rajonin e LM.

Komanda operative e forcave të ushtrisë irakiane javën e kaluar njoftoi për çlirimin e qytetit Ramadi nga pushtimi i terroristëve të ISIS. Komanda operative e ushtrisë irakiane, duke e shpallur këtë lajm të rëndësishëm, theksoi se forcat irakiane pas çlirimit të ndërtesave qeveritare në qendër të qytetit Ramadi dhe pas spastrimit të minave dhe bombave të vendosura nga terroristët, ka ngritur flamurin irakian mbi këto ndërtesa. Kryetari i parlamentit të Irakut, çlirimin e qytetit Ramadi e cilësoi pikënisje për çlirimin e provincës Anbar nga prania e terroristëve në veri të Irakut. Salim Xhaburi, kryetar i parlamentit të Irakut, me anë të një deklarate bëri të ditur se çlirimi i qytetit Ramadi pjesë e provincës Anbar, nga pushtimi i grupit terrorist ISIS, nënkupton eliminimin e fuqisë dhe kapacitetit të grupit terrorist ISIS dhe pikënisje e çlirimit të gjithë provincës Anbar. Salim Xhaburi, në këtë deklaratë falënderoi sakrificën e forcave të ushtrisë irakiane dhe forcave vullnetare dhe prej irakianëve kërkoi që të përgatiten për fitoren kundrejt grupit ISIS dhe të përfitojnë nga kjo fitore. Vesam Al Herdan, komandant i forcave popullore sunite të njohura si Këshillat e vigjilencës, deklaroi se për ruajtjen e fitoreve të arritura nga forcat irakiane në Ramadi, duhet të krijohet një komitet special për identifikimin e personave që kanë bashkëpunuar dhe bashkëpunojnë me terroristët e ISIS. Sabah Kerhut, kryetar i këshillit drejtues të provincës Anbar uroi banorët e kësaj province për fitoren e madhe të forcave ushtarake dhe fisnore të Irakut në çlirimin e qytetit Ramadi dhe për mposhtjen e terroristëve të ISIS. Ali Davud, kryetar i këshillit të rajonit Al Khadixhe në provincën Anbar, në lidhje me çlirimin e Ramadit deklaroi se kjo është një fitore e madhe për forcat e sigurisë, banorët e provincës Anbar dhe për forcat fisnore të kësaj province dhe shtoi se kjo fitore do ta bëjë më të vendosur popullin irakian në luftën kundër terrorizmit. Ndërkohë, gjeneral kolonel Sejed Hasan Firuzabadi, shef i shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit, pas lajmit për çlirimin e qytetit Ramadi i uroi forcat irakiane për këtë fitore të madhe dhe theksoi:" Qeveria qendrore e Irakut i ka hapur krahët për të pranuar qytetin Faluxha." Gjeneral kolonel Firuzabadi duke uruar popullin e durueshëm dhe rezistent të Irakut për fitoren në Ramadi, tha se fitorja e madhe e ushtrisë irakiane dhe e forcave popullore shi'ite dhe sunite në "Javën e Unitetit" ishte një lajm i shkëlqyer që paralajmëron fitore edhe më të mëdha në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Mediat irakiane sot pasdite kanë njoftuar se ushtria ka marrë kontrollin e institucioneve lokale në qytetin Ramadi dhe i kanë pastruar rajonet e këtij qyteti nga bombat dhe minat e vendosura prej terroristëve, ndërsa forcat e grupit terrorist ISIS janë detyruar të largohen nga ky qytet dukë lënë pas qindra të vrarë e të plagosur. 

Pas shtimit të aventurave të Arabisë Saudite në disa vende të rajonit dhe në veçanti në Jemen, Riadi është përballur me deficit të pashoq buxhetor. Mbreti Selman Bin Abdul’aziz në takimin e këshillit të ministrave të këtij vendi ka thënë se buxheti i vitit 2016 i Arabisë Saudite ka një deficit prej 87 miliard dollarësh. Të ardhurat e Arabisë Saudite për vitin 2016 janë parashikua 140 miliard dollarë ndërsa shpenzimet e këtij vendi për vitin që vjen pritet të jenë 224 miliard dollarë. Drejtoria e përgjithshme e statistikave në Arabinë Saudite ka thënë se prodhimi i brendshëm bruto për vitin që vjen pritet të ulet me 42.78%. duke patur parasysh neglizhencën e Arabisë Saudite ndaj uljes së çmimit të naftës dhe futja e këtij vendi në luftën plot shpenzime në Jemen, gjatë vitit 2016 pritet të krijohen probleme të shumta në ekonominë e Arabisë Saudite. Sipas vlerësimeve të FMN-së, ekonomitë e vendeve të gjirit Persik përgjatë vitit 2015 kanë pësuar dëm prej 500 miliard dollarësh për shkak të uljes së çmimit të naftës. Arabia Saudite nga shitja e naftës këtë vit priste të merrte 715 miliard rial saudit por që përfitoi vetëm 608 miliard rial. 

9 muaj pas fillimit të agresionit ushtarak të Arabisë saudite kundër Jemenit, regjimi Al Saud vazhdon të fundoset në baltën e Jemenit. 

Kjo është në kohën kur i vetmi rezultat i agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit është forcimi për çdo ditë e më shumë i terroristëve të ISIS në Jemen dhe siç duket ky grup terrorist është i vetmi fitues i luftës në Jemen. Regjimi Al Saud për shkak të agresionit ushtarak kundër Jemenit po kritikohet ashpër nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe përveç kësaj, Arabia Saudite po akuzohet edhe për kryerjen e krimeve të luftës në Jemen. Pa marrë parasysh pasojat morale që ka sjell për regjimin Al Saud agresioni ushtarak kundër Jemenit, shpenzimet e larta ekonomike të kësaj lufte janë bërë shkak që Arabia Saudite të shkojë deri në prag të një krize të gjerë financiare dhe ekonomike. Me dështimin e negociatave për paqe në Jemen që u zhvilluan në Zvicër dhe me rifillimin e luftimeve në Jemen, Arabia Saudite aktualisht gjendet në një udhëkryq të madh. Pyetja qëndron këtu se në rast të dështimit të raundit të ardhshëm të negociatave për paqe në Jemen i cili pritet të zhvillohet në fillim të vitit 2016, a do të shpenzojë përsëri Arabia Saudite burimet e saj financiare në këtë luftë të dështuar apo do të detyrohet që pa arritur asnjë prej objektivave të saj, të tërhiqet nga kjo luftë? Arabia Saudite e cila aktualisht ka humbur shpresën se do të mund të dalë me nder nga lufta e Jemenit, aktualisht është drejtuar drejt fqinjit të tij Omanit për të gjetur një rrugëzgjidhje politike për këtë krizë e cila po zgjerohet për çdo ditë e më tepër. Në realitet Arabia Saudite për të ruajtur nderin e regjimit Al Saud, ka filluar të kthehet drejt racionalizmit dhe e ka bërë Omanin ndërmjetësues për zgjidhjen e krizës në Jemen. Muajin e kaluar Adel Xhobeir është takuar me Jusuf bin Alavi, ministër i punëve të jashtme të Omanit, ku të dy palët kanë diskutuar rreth zgjerimit të bashkëpunimeve mes dy vendeve si dhe mes gjashtë vendeve anëtare të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik. Jusuf bin Alavi në këtë takim ka ftuar të gjitha palët që të ulen në bisedime dhe të zgjidhin krizën e krijuar në Jemen. Gjatë javës së kaluar, Depozitat e naftës të Arabisë Saudite janë qëlluar nga raketat e ushtrisë së Jemenit. Ushtria dhe forcat popullore të Jemenit natën e kaluar kanë sulmuar me raketa depozitat strategjike të naftës të Arabisë Saudite në qytetin Ebha, në rajonin Asir në jug të Arabisë Saudite. Gjithashtu ushtria dhe forcat popullore të Jemenit kanë sulmuar me raketa bazën ajrore “Mbreti Khaled”, bazën ushtarake “Feisal” dhe aeroportin ndërkombëtar Ebha në provincën Asir. Sulmi raketor i ushtrisë jemenase ndaj depozitave strategjike të naftës përbën një kërcënim madhor për ekonominë e Arabisë saudite dhe sektorin e naftës në rajonet jugore të këtij vendi. 

 

Tags