Tregimet dhe legjendat iraniane
Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Tregimet dhe legjendat iraniane". Së pari po vazhdojmë me prezantimin e letërsisë popullore persiane dhe pastaj do të kalojmë në botën e tregimeve iraniane.
Në edicionin e kaluar thamë se një prej karakteristikave më të rëndësishme të proverbës është shkurtësia e saj. Mbështetja në eksperiencë, është gjithashtu një tjetër karakteristikës e proverbës. Sipas studiuesve, proverbat janë urtësi të eksperiencës së popullit dhe roli i tyre në fjalët e popullit është sikur roli i filozofisë në të menduarin e dijetarëve. Proverbat janë rezultat i eksperiencave të gjata dhe janë krijuar nga mendimet e pastra. Prandaj, zanafillë kryesore e proverbave janë eksperiencat. Një ngjarja ose një ndodhi e thjeshtë ose një eksperiencë e zakonshme në jetën e përditshme e cila mund të ndodhë për çdo njeri, bëhet bazë për ndërtimin e një fjalie të urtë.
Duke hulumtuar në fjalët e përdorura në proverba, mund të kuptohet se këto fjalë janë marrë nga të gjitha dimensionet e jetës së njerëzve dhe nga ky aspekt janë reflektim i jetës së njerëzve. Nga njëra anë në proverbë, paraqitet e gjithë jeta në formë të gjallë dhe me plotë tërheqje dhe nga ana tjetër, të gjitha ligjet dhe rregullat shoqërore dhe morale e fetare, transmetohen në mënyrë të thjeshtë nëpërmjet gjuhës së proverbës. Proverbat janë rezultat i diturive popullore dhe eksperiencave konkrete. Duke marrë parasysh faktin se eksperiencat e njerëzve janë të thjeshta dhe të marra nga jeta e përditshme e tyre, edhe proverbat posedojnë këto karakteristika.
Një tjetër karakteristikë e proverbave, është universalizmi i tyre. Proverbat edhe pse paraqesin një çështje, rast ose temë të vogël, mirëpo për shkak se ato janë metaforike, kanë një gjykim të përgjithshëm dhe universal. Për shembull kur të themi: "Nuk kamë punuar as me lopatë as me shati, hëngra rrush nën hije", synojmë të themi një kuptim të përgjithshëm dhe ai është "pritja e fitimit pa bërë përpjekje". Universalizmi i proverbave është bërë shkak që ato të përhapet dhe të njihen më shumë. Nga ky aspekt, proverba është si një thënie e madhe, një kryevepër dhe vepër e çmuar letrare e cila njihet për shkak të aspektit të përgjithshëm.
Tani po dëgjojmë tregimin e javës të bazuar në një proverbë e cilat thotë: "Ku është mirë? Aty ku zemra ndihet mirë".
Ishte një nënë plakë e cila kishte një djalë dhe të dy jetonin në varfëri dhe skamje. Një ditë djali i tha nënës: "Këtu nuk ka punë. Më lejo të shkoj në një qytet tjetër, ndoshta gjej punë dhe fitoj para!" Nëna nuk kishte zgjidhje tjetër, paranë e fundit së bashku me pak bukë dhe ujë, ia dha djalit dhe i tha: "Shko, Zoti të ruajt!". Djali u nis në rrugë derisa në treg takoi një dervish plak. Dervishi thirri me zë të lartë: "A nuk ka një njeri i cili do ta blejë përvojën time me një qese?" Mirëpo askush nuk ishte në gjendje t'i japë dervishit një qese për të dëgjuar fjalët e tij. Djali tha me vete: "Unë nuk kam asgjë. T'i jap këtë para këtij plaku. Zoti është furnizues". Ai i dha paranë plakut dhe tha: "Tani më trego eksperiencën e jetës tënde!". Plaku tha: "Askush nuk është i kënaqur me vendin në të cilin ndodhet. Mendon se duhet të shkojë në një vend tjetër në mënyrë që të jetë i kënaqur. Mirëpo unë mendoj se një vend është i mirë dhe i bukur në të cilin zemra e njeriut ndjehet mirë. Kënaqësia është e rëndësishme dhe jo vendi". Djali u nis dhe shkoi derisa arriti në një shkretëtirë. Atje pa shumë njerëz që ishin mbledhur rreth një pusi. I pyeti ata: "Çfarë po ndodhë këtu?" I thanë: "Karvani ynë me shpresë së ky pus ka ujë, ka ardhur në këtë vend dhe tani edhe ne jemi të etur edhe kafshët tona. Disa herë kemi hedhur kova me litar për të nxjerrë ujë, por të gjitha kovat kanë mbetur në pus. Një person e zbritëm poshtë në pus që të na sjellë kovat tona, por edhe ai nuk u kthye. Nuk po dimë se çfarë ka në pus".
Djaloshi i ri i cili kishte dalë nga shtëpia për të punuar, mendoi se ky është një rast i mirë për të treguar aftësitë e tij për njerëzit të cilët ishin të pasur dhe tregtarë, sepse shpresonte që në karvanin tregtar atij do t'i gjejnë ndonjë punë. Ai, për këtë arsye i tha atyre: "Më lejoni të zbres në pus dhe të shoh se çfarë po ndodh!" Njerëzit e karvanit të cilët vetë nuk guxonin të zbrisnin në pus, pranuan propozimin e tij. Lidhën një letër në belin e djaloshit dhe e lëshuan atë në pus. Djaloshi u ngjit në muret e pusit dhe duke u zvarritur, zbriti poshtë derisa arriti tek uji. Deshi të hyjë në ujë dhe të gjejë kovat kur papritur atij iu shfaq një div i zi dhe i madh dhe i tha atij: "Ti nga erdhe këtu? Nëse kali do të vijë në këtë pus, do të hedhë patkonjtë nga frika dhe nëse ndonjë zog do të hyjë këtu, do të hedhë puplat nga frika. Djaloshi i ri u frikësua dhe e përshëndeti Divin. Divi qeshi dhe tha: "Përshëndetja sjell shëndet. Tani që dukesh djalë me edukatë, po të pyes një pyetje. Nëse do të përgjigjesh drejt, do të lejoj të kthehesh shëndosh dhe të marrësh ujë nga pusi. Nëse nuk jep përgjigjen e drejtë, atëherë do të burgos në errësirën e pusit ashtu siç bëra me atë njeri që erdhi para teje dhe ma theu zemrën". Djaloshi tha me vete: "A nuk pate bukë, a nuk pate ujë?! Çfarë kërkoje në këtë pus? Mirëpo tani ndodhem në këtë gjendje duhet mbështetur tek Zoti dhe të shoh se çfarë plani ka Divi i zi". Me këtë mendim, u kthye kah Divi dhe tha: "Në rregull! Çfarë ke për të pyetur?". Divi tha: "Në cilin vend është më mirë?" Djaloshi tha me vete: "Kjo është e ditur. Mbi tokë, në kopshte e lulishte është shumë mirë e shumë bukur". Mirëpo, pastaj mendoj se nëse do t'ia jap një përgjigje të tillë divit i cili jeton në pus, do t'ia thyej zemrën atij, sepse shtëpia e tij ndodhet në pusin e errët. Papritur kujtoi fjalët e dervishit plak dhe me gëzim u kthye kah Divi dhe tha: "Është e ditur se ku është më mirë. Aty ku zemra ndihet mirë. Aty ku zemra ndihet mirë, çdo vend që të jetë, është më i miri dhe bukur. Divi u gëzua shumë dhe tha: "Duket se ti je një djalosh me përvojë dhe i kuptueshëm. Ai i cili para teje erdhi në pus, më tha mua se kopshtet dhe lulishtet mbi tokë janë vende të mira, ndërkohë që unë e pëlqej këtë vend këtu dhe këtu zemra ime ndihet më mirë. Shko merri kovat për të nxjerrë ujë. Ty po t'i jap edhe tre shega, por mos i trego askujt për ato derisa të arrish në shtëpi".
Djaloshi i ri falënderoi Divin. Nxori kovat nga uji, i mbushi me ujë ato dhe i dërgoi sipër. Pastaj edhe vetë doli nga pusi shëndosh e mirë. Pastaj u tregoi njerëzve ngjarjen e Divit, por nuk foli fare për shegat. Njerëzit e karvanit e falënderuan atë. Djaloshi i ri së bashku me karvanin tregtar u kthye në qytetin e tij. Atje, njerëzit e karvanit i dhanë atij një lopë dhe një dele si shpërblim për punën e bërë dhe i thanë: "Ne do të qëndrojmë disa ditë këtu dhe kur të kthehemi nëse dëshiron, edhe tij mund të vjen e të punon për ne". Ai u përshëndet me njerëzit e karvanit dhe shkoi në shtëpi. Nëna kur e pa atë, u gëzua shumë dhe tha: "Sa mirë bërë që erdhe! Nuk e pritja që të shoh kaq shpejtë".
Djaloshi i ri tha: "Zoti më ndihmoi. Deri më tani fitova një lopë dhe një dele. Pas disa ditëve mund të shkoj me karvanin dhe të punoj me tregtarë". Kur ra mbrëmja, nëna dhe djali hëngrën darkë. Nëna ishte e lodhur dhe ra në gjumë. Djaloshi ngadalë nxori njërën shegë nga xhepi dhe e ndau në disa pjesë. Kokrrat e shegës secila kishte një dritë mahnitëse. Djaloshi e kuptoi se kokrrat e shegës janë inxhi që bëjnë dritë natën. U gëzua shumë. Ai më nuk shkoi me karvanin. Disa inxhi ndriçues i çoi në treg dhe i shiti. Me parat e tyre bleu një dyqan dhe bëri një pasuri të mirë dhe filloi të punojë me tregti. Që nga ajo kohë, njerëzit çdo herë kur të takojnë një person i cili jeton në një vend të papërshtatshëm dhe në kushte të vështira, por që është i kënaqur dhe i lumtur, e thonë këtë proverbë: "Ku është më mirë? Atje ku zemra ndjehet mirë".