Shkurt 20, 2016 06:03 CET
  • Grupi terrorist Monafekin: Zgjerimi i organizatës

Përgjatë viteve 1965 deri 1967, Organizata Monafekin filloi të funksionoi si një strukturë hierarkike. Në vitin 1969, Abdurreza Nikbin u largua nga organizata në fjalë dhe më nuk është përmendur emri i tij si një figurë e rëndësishme e këtij grupi.

Në dokumentet dhe burimet e organizatës gjithashtu përmenden vetëm tre personalitete si në vijim: Hanifnezhad, Said Mosen dhe Bediuzadgan si themeluesit e parë të kësaj organizate. Në Organizatën Monafekin u themeluan tre grupe studimore dhe për komunikim të quajtura “Grupi Ideologjik”, “Grupi Politik”, “Grupi Punues”, “Grupi për studime rurale-fshatare” dhe “Grupi i klerikëve fetarë”. Grupi i klerikëve fetarë i cili është themeluar në vitin 1969, kishte përgjegjësi për vendosjen e kontaktit me klerikët fetarë aktivistë kundër regjimit mbretëror si dhe për të krijuar një lloj bashkëpunimi me ata apo për të fituar edhe mbështetjen e tyre. Qëllimi ishte ky që organizata dëshiroi ta shfrytëzojë ndikimin e klerikëve fetarë për realizimin e objektivave të saj politike si dhe për të siguruar mbështetjen e popullit dhe për të siguruar burime financiare. Organizata në fjalë më vonë bëri përpjekje edhe për të fituar mbështetjen e Ajetullah Khomeinit i cili në atë kohë gjendej në qytetin Nexhef të Irakut pasi ishte internuar jashtë Iranit nga regjimi mbretëror i Muhamed Reza Pahlavit. Për këtë qëllim ajo kishte dërguar një përfaqësues të saj që të bisedonte me Ajetullah Khomeinin (ra) në Nexhef të Irakut. Deri në vitin 1969 nuk ishte pranuar asnjë grua si anëtare e kësaj organizate. Hanifnezhad kryesisht ishte lideri kryesor i kësaj organizate. Ai në fillim ishte kundër martesës dhe atë e konsideronte varësi dhe pengesë në rrugën e luftës kundër regjimit. Mirëpo më vonë për liderët e kësaj organizate u “zbulua” edhe rëndësia e pranisë së femrave në këtë organizatë si dhe përdorimi i tyre si mbulesë për disa veprimtari të caktuara. Në fillim zonja Puran Bazargan, motra e Mansur Bazargan, e cila punonte në shkollën fetare për femra “Refaah”, hyri dhe u anëtarësua në këtë organizatë. Pas saj në këtë organizatë u anëtarësua edhe motra e Muhamed Hajati, ndërsa rrugën e saj e vazhduan vajzat e tjera që kishin lidhje të afërta familjare me liderët dhe anëtarët e kësaj organizate. Sipas Bahman Bazargan, anëtar qendror i organizatës, “secili që kishte motër e cila mund të përdorej për aktivitete të kësaj organizate, e sillte atë në këtë organizatë”. Këto femra sipas direktivave të organizatës, me anëtarët meshkuj të kësaj organizate bënin martesë “në emër të organizatës”. Në këtë mënyrë zonja Puran Bazargan “në emër të organizatës” u martua me Hanifnezhad. Zonja Lejla Zomordian dhe Fatima Amini si dhe një grup tjetër i grave dhe vajzave u anëtarësuan në këtë formë në Organizatën Monafekin. Një numër i madh i këtyre grave dhe vajzave më vonë me lloj-lloj mashtrime “në emër të organizatës”, janë shfrytëzuar për aktivitete dhe veprimtar të ndryshme. Më vonë si rezultat i po këtij procesi të shtrembëruar dhe plotësisht jo moral, u shkatërruan shumë familje të ndershme dhe fetare iraniane. Fati i Lejla Zomorodian, Fatima Fartukzade, Manizhe Ashrafzade, Simin Salehi, Tahire Mirza Xhafar Alaf dhe i shumë vajzave të tjera, përfundoi ose me vetëvrasje, ose me “shpërlarje” të brendshme, humbje të motivit dhe depresion të thellë, ndërsa kishte edhe ato që përfunduan si bashkëpunëtore të SAVAK (Shërbimit Informativ Sekret të regjimit mbretëror). Të gjitha këto ishin rezultat i shfrytëzimit të gruas si një vegël apo mjet për arritjen e qëllimeve tjera.   

 

Tags