Tregimet dhe legjendat iraniane
Përshëndetje dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Tregimet dhe legjendat iraniane". Së pari po vazhdojmë me prezantimin e letërsisë popullore persiane dhe pastaj do të kalojmë në botën e tregimeve iraniane.
Në shqyrtimin e tregimeve fabula arritën në karakteristikat e këtyre tregimeve dhe në edicionet e kaluar folëm rreth personazheve, strukturës dhe ngjarjeve të këtyre tregimeve. Një tjetër karakteristikë me rëndësi në tregimet fabula, është tematika e këtyre tregimeve. Në përkufizimin e një tregimi nga gjuha e kafshëve (fabulës), është futur një mësim i qartë moral ose spiritual në të. Për të kuptuar më mirë këtë lloj të tregimeve, ka nevojë që bota njerëzore të paktën nga aspekti i marrëdhënies i dobët dhe i fortë, tiran dhe i shtypur, të konsiderohet si bota e kafshëve në mënyrë që tregimin e kuptojmë si një shembull figurativ për ngjarjet e botës njerëzore. Theksimi jashtë mase i këtyre tregimeve mbi forcën, duke marrë parasysh parimet që sundojnë në botën e kafshëve, është i pashmangshëm. Prandaj, marrëdhëniet që sundojnë në botën e kafshëve duhet të konsiderohen të njëjta me marrëdhëniet që sundojnë në shoqërinë njerëzore. Marrëdhënia e një luani me një lepur, nuk është aq shumë e ngjashme me marrëdhënien e një njeriu të fuqishëm me një njeri të pafuqishëm, mirëpo për transmetimin e mesazhit, jemi të detyruar ta pranojmë këtë krahasim.
Në tregimet fabula për arsye të ekzistencës së personazheve të kafshëve, shumica e temave i përkasin çështjeve të cilat janë të përbashkëta mes botës së njerëzve dhe botës së kafshëve, si zilia, nevoja dhe lakmia, marrëdhënia mes të dobëtit dhe të fortit dhe tematika të ngjashme. Çështje me rëndësi në tregimet fabula është kjo që tematikat të cilat mund të futen në sferën e moralit individual si mbështetja në Zotin, dorëzimi, sakrifica dhe burrëria, mëshira dhe bamirësia; në këto tregime vërehen më pak dhe në të kundërtën tematikat përkatëse me marrëdhëniet shoqërore dhe përballja me njëri-tjetrin, vërehen në masë më të madhe. Në të vërtetë, morali për të cilën flitet në këto tregime, është morali i kësaj bote materiale dhe sillet rreth këtyre tematikave: metoda e ngadhënjimit ndaj të tjerëve, mënyra e shmangies së përballjes me armikun, mosbesimi te armiku dhe vigjilenca ndaj mashtrimeve dhe intrigave të armiqve dhe çështje të tjera të ngjashme me këto të cilat të gjitha janë mësim për jetën shoqërore.
Çështje tjetër që mund të vërehet në shumicën e tregimeve fabula, është mënyra e jetës mbretërore dhe etika politike. Në bazë të studimeve që janë bërë në këtë fushë, padyshim se një numër i madh i tregimeve fabula, i kushtohen mbretërve dhe sulltanëve. Përshkrimi i marrëdhënieve të kafshëve të dobëta me marrëdhëniet e kafshëve të forta, ose mes të fortave dhe të fortave, ose sugjerimi për të kërkuar ndihmë nga i forti në kohën e vështirë, ose theksimi në reflektim dhe largpamësi, më së shumti i kushtohet marrëdhënieve të personave të shtresave të larta të shoqërisë. Gjithashtu, prania e kafshëve si luani i cili është simbol i mbretërisë dhe madhërisë; menjëherë e tërheq vëmendjen drejt sunduesve. Këto tregime në mënyrë më të mirë mund t'u drejtoheshin sunduesve të fuqishme dhe t'i informojnë ata në lidhje me dobësitë. Më çfarë gjuhë më të mirë se kjo mund t'u tërhiqej vëmendja e mbretërve për veprimet e papëlqyeshme që për shkak të arrogancës dhe mendjemadhësisë, ata ishin të pavëmendshëm ndaj tyre.
Miq të nderuar temën do ta vazhdojmë në edicionin e ardhshëm, ndërsa tani po e dëgjojmë tregimin e bukur "Gjykimi i maces" nga vepra Kelile va Demne.
Kanë thënë se disa zogj të egjër jetonin në një mal. Një korb kishte ndërtuar strofull mbi një pemë afër zogjve të tjerë. Një thëllëzë mbreti, gjithashtu, kishte strofull. Këto dy zogj fqinj, ishin bërë miq mes vete dhe kalonin shumë kohë së bashku. Një ditë thëllëza në mënyrë të vetme shkoi në fushë, por më nuk u kthye. Kur mungesa e thëllëzës zgjati disa ditë, korbi mendoi që ndoshta mund të ketë ndodhë ndonjë fatkeqësi për thëllëzën. Pas një jave e më shumë, një thëllëzë e tokës e cila është prej familjes së thëllëzave, por ka trup më të vogël, erdhi në vendin në të cilin jetonte korbi. Kur e gjeti strofullin e thëllëzës zbrazur, e pastroi dhe e rregulloi për vete atë dhe u vendos aty të banojë. Korbi i cili ishte mërzitur nga vetmia, u gëzua nga ardhja e një fqinji të ri. Ditën tjetër, korbi për t'i uruar mirëseardhje, shkoi në shtëpinë e thëllëzës dhe i tha asaj: "Unë që nga koha kur thëllëza mbretërore iku nga këtu, mbeta vetëm. Shpresoj që të jesh e lumtur nga jeta në këtë strofull!". Thëllëza e tokës në mënyrë të edukuar iu përgjigje fjalëve miqësore të korbit dhe ditën tjetër shkoi në strofullin e korbit. Pas disa ditëve, korbi dhe thëllëza u bënë miq me njëri-tjetrin. Derisa një ditë, thëllëza mbretërore u kthye dhe në strofullin e saj e pa thëllëzën e tokës. Ajo filloi të protestojë për uzurpimin e strofullit dhe pyeti: "Kush të dha leje ty që të jetosh në strofullin tim?"
Thëllëza e tokës tha: "Nuk të intereson ty. Unë po jetoj në shtëpinë time, kush të dha leje ty që të vish e të më pengosh mua dhe të bërtasësh kështu?".
Thëllëza mbretërore u zemërua dhe tha: "Kjo shtëpi është e imja dhe ti duhet të largohesh nga këtu menjëherë".
Thëllëza e tokës tha: "Mirëpo unë tani e kam përvetësuar këtë shtëpi dhe jam pronare i saj". Konflikti mes tyre u ashpërsua më shumë. Korbi dhe zogjtë e tjerë u mblodhën rreth tyre. Mirëpo ata nuk e dinin se kush ka të drejtë. Korbi u mundua që t'i pajtojë thëllëzat, mirëpo nuk arriti t'i bindë ato. Zogjtë e tjerë, gjithashtu, propozuan disa rrugëzgjidhje, mirëpo thëllëza e tokës dhe thëllëza mbretërore nuk i pranuan ato.
Më në fund u propozua që palët në mosmarrëveshje të paraqesin problemin e tyre pranë një gjykatësi të paanshëm në mënyrë që të zbardhët çështja. Asnjëra prej tyre, nuk e pranonin korbin për gjykatës. Në fund një prej zogjve propozoi që palët të shkojnë pranë maces e cila nuk ka nevojë për strofull. Ai tha: "Macja është një kafshë e cila jeton me njerëz dhe di se si të gjykojë. Ajo është një kafshë që nuk bënë dëm dhe mund të gjykojë në bazë të drejtësisë".
Thëllëzat ranë dakord dhe shkuan pranë maces. Korbi shkoi pas tyre që të shikojë se si do të zhvillohet ngjarja. Macja ishte ulur në shtëpinë e saj dhe mendonte se si mund të gjejë diçka për të ngrënë. Menjëherë pasi dëgjojë hapat e thëllëzave, u shtirë si e fjetur dhe tha me vete: "Oh, po vjen aromë zogu".
Thëllëzat u gëzuan kur e panë se macja është në shtëpi dhe pritën derisa macja të zgjohej. Macja hapi sytë. Thëllëzat e përshëndetën macen dhe i kërkuan asaj që tua zgjidhë problemin në mënyrë të drejtë. Macja pranojë që në mes tyre të gjykojë me drejtësi dhe i pyeti ato për të gjithë ngjarjen.
Kur zogjtë shpjeguan se çfarë kishte ndodhur, macja bërtiti: "Ashtu siç mendova, mosmarrëveshja e juaj është në lidhje me pasurinë e kësaj bote dhe pasuria e kësaj bote gjithmonë shkakton mosmarrëveshje dhe konflikte!" Pastaj tha: "Unë jam plak dhe më janë rënduar veshët. Për fat të keq atë çfarë thatë ju, nuk e kuptova mirë. Ejani më afër dhe më tregoni përsëri ngjarjen me zë të lartë që të dëgjoj më mirë dhe të gjykoj mes jush". Thëllëzat me të dëgjuar fjalët e maces, u afruan më afër. Thëllëzat secila prej tyre treguan ngjarjen dhe kërkuan gjykimin e çështjes nga macja.
Macja pyeti: "Më thoni mua se cila prej juve jeni pronare e vërtetë e shtëpisë? Por flisni me zë më të lartë që tu dëgjoj më mirë!".
Thëllëzat pasi dëgjuan fjalët e maces, rritën shpresat për gjykimin e maces dhe u afruan më afër saj. Ato ishin duke shpjeguar çështjen pranë maces kur papritur macja kërceu dhe me kthetrat e saj i kapi thëllëzat dhe i ngrëni ato. Pastaj pastroi buzët dhe fytyrën me duart e saj dhe ngadalë tha me vete: "Kur dy qenie të dobëta nuk dëshirojnë të respektojnë të drejtat e tyre dhe problemin e tyre e paraqesin pranë një të huaji më të fortë, ato janë mashtruar nga pamja e jashtme e tij duke kërkuar gjykim të drejtë. A nuk është për tu çuditur?! Në këtë rast drejtësia kërkon që unë së pari ta mbushi stomakun tim.