Gusht 03, 2017 07:13 CET

Një nga pasojat më të rëndësishme të pranisë trevjeçare të terroristëve të ISIS në Irak është dëmi i madh që ka shkaktuar në sektorin bujqësor të Irakut.

Iraku, si shumica e vendeve të tjera arabe, nuk gëzon "sigurinë ushqimore" dhe ka një varësi të lartë nga importet e ushqimit. Për shembull, në vitin 2011, Iraku shpenzonte 4,6 miliardë dollarë për produktet bujqësore dhe ushqimore, ndërsa vlera e saj e eksportit ishte vetëm 55 milionë dollarë, prej të cilave 48.6 milionë dollarë ose më shumë se 80% e eksporteve të saj përbëhej nga hurmat. Në kohën kur një nga programet më të rëndësishme të qeverisë irakiane para ISIS-it po zinte pjesë në vend, për plotësimin e nevojave të vendit në prodhimin e disa produkteve bujqësore, duke përfshirë grurin, ose të paktën një rënie të importeve ushqimore, pushtimi  ISIS dhe sjellja e tij në sektorin bujqësor dhe ndaj fermerëve irakianë kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe madje të pariparueshme. Për shembull, në tre vitet e fundit, 40% e zonave të prodhimit të grurit në Irak ishin nën okupimin e ISIS. 27 përqind e grurit irakian është prodhuar nga provinca e Ninva, në kohën kur ISIS ka kontrolluar fuqishëm në krahinë. Sipas Ministrisë së Bujqësisë irakiane, pushtimi i ISIS ka reduktuar prodhimin bujqësor të Irakut me të paktën 40 përqind dhe kjo ka shkaktuar rreth 20 miliard dollarë dëme në ekonominë irakiane.

Grabitja e produkteve bujqësore nga ISIS

Një nga krimet më të rëndësishme të kryera nga ISIS kundër sektorit të fermerëve dhe bujqve të Irakut është krimi i quajtur "toka e djegur". Terroristët e ISIS në zonat ku u mposhtën para forcave irakiane, dogjën tokën kur u tërhoqën dhe populli u përball me këto fusha të quajtur "fusha të djegura". Terroristët e ISIS-it dogjën, plaçkitën dhe shkatërruan shumë toka bujqësore dhe shkatërruan infrastrukturën bujqësore në zonat e tyre", thuhet në një artikull të Foreign Policy. Terroristët e ISIS, edhe në ditët e fundit të pranisë së tyre në Mosul vazhduan të kryejnë të tilla krime dhe më 17 maj 2017 sulmuan rajonin al-Azim, në të cilin dogjën zona të mëdha të kultivimit të grurit. "Bombardimet me mortaja të ISIS kanë djegur 35 hektarë të fushave të grurit në këtë zonë dhe pranë zonës El-Baëizi në provincën Selahudin" ka thënë Abdul Jabert al-Obaidi, kreu i zonës al-Azim.

Një tjetër krim i ISIS në sektorin e bujqësisë ishte trafikimi i produkteve dhe pajisjeve bujqësore. Terroristët e ISIS-it kontrabanduan sasi të mëdha të drithërave, farërave, pajisjeve dhe makinerive bujqësore të përdorura për të mbjellë dhe korrur. Kontrabanda e këtyre produkteve dhe pajisjeve, duke reduktuar mbjelljen dhe korrjen e tokës bujqësore, gjithashtu shkaktoi dëme të mëdha për fermerët.

Djegia e pyjeve ishte gjithashtu një krim i terroristëve të ISIS në sektorin e bujqësisë. Në fakt, terroristët e ISIS pyllin e përdorën si armë. Terroristët, duke përdorur mbulesën e gjelbër të pyjeve atë e përdorën për të parandaluar progresin ushtarak të ushtrisë irakiane, mirëpo në të njëjtën kohë djegia e pyjeve, gjithashtu ishte pjesë e strategjisë së ISIS për djegien e tokës.

Rezultati i këtyre krimeve të ISIS në sektorin bujqësor ishte se një pjesë e madhe e tokës bujqësore irakiane u dëmtua ose u shkatërrua. Fushat pjellore përbëjnë rreth 40% të sipërfaqes së përgjithshme të tokës në Irak dhe ato janë një nga shtyllat e ekonomisë së Irakut, por kjo shtyllë e ekonomisë irakiane u përkeqësua nga politikat dhe veprimet e ISIS. E njëjta gjë vlen edhe për tokën e grurit dhe elbit. Për shembull, 70 deri në 80 për qind të tokës së dëmtuar ose shkatërruar përdorej më parë për kultivimin e grurit, grurit dhe elbit. Në provincën Ninva, rreth 32% e tokës së grurit u dëmtua dhe 68% u produkteve u shkatërruan. Në provincën Ninva në vit prodhohej 750 mijë tonë grurë me vlerë 495 milionë dollarë dhe 250 mijë ton elb me vlerë 119 milionë dollarë. Shfrytëzimi i rezervave të grurit të Irakut nga ISIS, që në vit kapte vlerën e 614 milionë dollarëve, shkaktoi dëme të mëdha ndaj popullit irakian dhe ekonomisë irakiane. Burimet shtazore irakiane pësuan gjithashtu shumë dëme nga krimet e kryera nga terroristët e ISIS. Sipas statistikave, 80% e deleve, 50% e lopëve dhe 90% e pulave u zhdukën në zonat e kontrolluara nga ISIS. Prodhimi i peshkut u ulë minimalisht me 20 dhe në maksimum me 80%.

Gërmadhat e mbetura nga ISIS në Irak

Disa nga rezultatet e krimeve të ISIS në disa pjesë të Irakut janë të prekshme dhe në të tjerat jo. Shkatërrimi i tokës bujqësore dhe rritja e kostos së qeverisë irakiane në bujqësi është një nga pasojat e prekshme të këtyre krimeve, por efektet e këtyre krimeve në jetën e fermerëve dhe dëmtimet afatgjata në sektorin bujqësor mund të shihen si efektet jo të prekshme të këtyre krimeve. Shumë fermerë u detyruan të braktisnin vendet e punës dhe të shpërnguleshin si rezultat i krimeve të ISIS. Përveç kësaj, fermerët që mbetën në vendet e tyre të banimit dhe kishin mundësi të punonin në bujqësi, u detyruan të paguajnë shuma të mëdha për bujqësinë, sepse nga njëra anë qeveria irakiane hoqi subvencionet për ata fermerë që jetonin në zonat e kontrolluara nga ISIS dhe nga ana tjetër këta fermerë u detyruan të prodhonin për ISIS i produktet e fermerëve i merrte me forcë dhe produktet bujqësore i trafikonte për të fituar para. Shumica e furnizimeve dhe pajisjeve bujqësore janë plaçkitur në formë të organizuar nga terroristët e ISIS. Si rezultat, kostoja e jetesës për fermerët u rrit gjatë tre viteve të ISIS-it dhe këto kushte ndikojnë tek fermerët gjithashtu edhe në klimën e krijuar pas ISIS-it dhe për ta mund të mos jetë e mundur që të kultivojnë për shumë vite me radhë.

Dëmtimi afatgjatë i sektorit bujqësor irakian është ndër efektet e tjera të paprekshme të krimeve të ISIS në sektorin e bujqësisë. Thuhet se të paktën një milion hektarë tokë e kultivuar është bërë e papërdorur nga ISIS dhe strategji katastrofike të tij. Shumë toka bujqësore irakiane nuk janë të punueshme dhe të përshtatshme për të shfrytëzuar në afat të shkurtër për shkak të politikave ushtarake të ISIS-it dhe rivitalizimi i këtyre tokave është gjithashtu një nevojë e madhe. Megjithatë, restaurimi i këtyre tokave dhe sidomos furnizimi i burimeve ujore për këto toka, ndoshta do të jetë e mundur në një afat të gjatë. Kjo nënkupton që siguria e ushqimit në Irak ka rënë më shumë sesa më parë dhe se kostot e importit të ushqimit do të rriten në krahasim me kohën para agresionit të ISIS.

Çështja përfundimtare është se qeveria irakiane tani duhet të marrë hapa efektivë për të rikthyer jetën e fermerëve në periudhën pas ISS. Qeveria e Irakut ka ndërmarrë hapa për të paguar kompensimin e për viktimat e terrorizmit dhe veprimeve ushtarake dhe ka krijuar një komitet për të kompensuar ata që pësuan dëme nga terrorizmi, operacionet ushtarake dhe gabimet ushtarake. Komiteti vuri në dukje se 15,000 ankesa janë pranuar nga qytetarët të cilët u dëmtuan nga aktet terroriste dhe gabimet ushtarake në vitin 2016, të cilët kanë pësuar dëme në vlerë 70 miliardë dinarë të Irakut, të barabartë me 59 milion dollarë. Nuk është e qartë se sa është numri i fermerëve irakianë midis këtyre 15,000 qytetarëve që kanë parashtruar ankesë, por fakti është se numri i fermerëve që janë dëmtuar nga krimet e ISIS është dhjetëra herë më i madh. Për të ulur dëmet e fermerëve dhe për rikthimin e jetesës dhe i vendeve të tyre të punës e bën të nevojshme ndihmën ndërkombëtare.

 

Tags