Shkurt 02, 2018 10:57 CET

Në këtë edicion do të paraqesim një pjesë tjetër të kontradiktave të veprimeve kriminale të takfiristëve nën petkun e xhihadit me mësimet e Islamit.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës të programit “Kritikë ndaj bazave ideologjike dhe qasjes pragmatike të lëvizjeve takfiriste”.

Në edicionin e kaluar folëm rreth pasojave të veprimeve dhe krimeve të grupeve takfiriste dhe terroriste. Një prej pasojave të veprimeve dhe krimeve të grupeve takfiriste është prishja e imazhit të Islamit i cili bënë thirrje në paqe, drejtësi, besim në një Zot dhe në bashkëjetesë mes të gjithë njerëzve dhe besimtarëve të feve të ndryshme. Në realitet pasojat e veprimeve të dhunshme dhe kriminale të grupeve takfiriste janë në harmoni me qëllimet e shteteve perëndimore që nga disa dekada të kaluara në prishjen e imazhit të Islamit dhe prezantimit të tij si një fe e dhunshme dhe ekstremiste. Ky harmonizim i veprimeve të dhunshme dhe qëllimeve të shteteve perëndimore, i ka dhënë rast shumë të çmuar qeverive perëndimore të cilat duke u mbështetur në krimet e grupeve takfiriste që bëhen në emër të Islamit, induktojnë qëllimet e tyre për opinionin publik në botë për prishjen e imazhit të Islamit.

Qeveritarët dhe mediat perëndimore kur të flasin rreth ISIS ose kur të japin deklarata, theksojnë termin "Shteti Islamik" në mënyrë që të induktojnë për botën se ISIS është pikërisht Islami dhe përfaqësues i islamit politik dhe shtetëror. Kjo qasje në realitet është pjesë politikës islamofobiste e cila ndiqet nga perëndimi. Mund të shtrohet kjo pyetje se grupet takfiriste me gjithë këto veprime të dhunshme dhe ekstremiste dhe krime çnjerëzore, si kanë mundësi të mbledhin të rinj nga anë e mbanë botës. Në lidhje me shpjegimin dhe analizimin e zhvillimit të fenomenit të takfirizmit, ajo që tërheq vëmendjen më së shumti, është shfrytëzimi i Kur’anit dhe i transmetimeve fetare si mjet nga ana e takfiristëve dhe mbështetja e padrejtë e tyre në tekstet fetare. Ky keqshfrytëzim shkon deri në atë masë saqë ata mundohen të gjitha veprimet e dhunshme dhe ekstremiste të tyre, t’i lidhin me Islamin. Në bazë të kësaj metode, pjesëtarët e shtresave të ulëta ose edhe një pjesë e atyre që i përkasin shtresave të mesme në trupin e grupeve takfiriste si ISIS, mund të mendojnë se janë duke punuar për fe. Këto grupe kanë perceptim plotësisht të devijuar, sipërfaqësor dhe injorantë rreth fesë.

Disa pjesëtarë të grupeve takfiriste dhe terroriste në krye të tyre ISIS, kanë patur të kaluar kriminele në vende të ndryshme të botës dhe janë bashkuar me këto grupe terroriste vetëm për shkak të dëshirës për aventura, vrasje të njerëzve dhe veprimeve të shfrenuara. Disa të tjerë janë bashkuar me këto grupe për shkak të çështjeve financiare, për plotësimin e dëshirave seksuale nën petkun e xhihadit martesor dhe ambicieve të tjera të ngjashme. Mirëpo pjesëtarët e shtresave të larta të grupeve takfiriste dhe krerët kryesor të tyre, janë agjentë organizatash që kanë marrëdhënie të afërta me organizatat inteligjente dhe të sigurisë së fuqive të mëdha dhe të disa shteteve të rajonit dhe parimisht veprojnë në koordinim me politikat dhe interesat e këtyre vendeve. Planet dhe strategjitë e tyre tërësisht janë në kuadër të llogarive politike, ushtarake dhe të sigurisë së fuqive perëndimore dhe të disa aleatëve të tyre në rajon. Disa prej komandantëve të ISIS janë element të ish-regjimit Ba’th dhe besnikë të ish-diktatorit irakianë Sadam Husejn të cilët parimisht nuk kanë kurrfarë të kaluare fetare. Veprimet e këtyre grupeve si vrasjet çnjerëzore dhe të egra të njerëzve, xhihadi martesor, përdhunimi i vajzave dhe grave, skllavërimi, plaçkitja e pasurive të njerëzve etj., nuk kanë kurrfarë lidhje me mësimet e Islamit. Preokupimi kryesor i këtyre grupeve me natyrë të tillë, nuk është fetar pavarësisht se në mënyrë sipërfaqësore këto grupe paraqesin pretendime të tilla dhe shfrytëzojnë moto dhe simbole fetare. Motot fetare të tyre, më tepër janë për të mashtruar të rinjtë mendjelehtë dhe tërheqjen e tyre drejt organizatave terroriste ose tërheqjen e vëmendjes së njerëzve të painformuar. Ato janë grupe me natyrë terroriste, të dhunshme dhe të pamëshirshëm që duke shfrytëzuar si mjet disa versione të vetëkrijuar nga feja, ndjekin qëllime të caktuara politike dhe ushtarake. Sidoqoftë rezultati i veprimeve të këtyre grupeve, nuk është gjë tjetër përveç prishjes së imazhit të pastër të Islamit pranë botës.

Prishja e imazhit të Islamit nga ISIS dhe lëvizjet takfiriste

Përkundër perceptimeve të gabuara dhe të devijuara të grupeve takfiriste nga mësimet islame, Islami është feja e tolerancës dhe e lehtësisë. Hazreti Muhamed s.a.v.s. ka thënë se feja është e lehtë, me tolerancë dhe në harmoni me natyrën qenësore të njeriut. Kjo do të thotë se Zoti i madhëruar në vendosjen e ligjeve ka patur qëllim lehtësinë e njerëzve dhe dispozitat fetare nuk i ka vendosur në atë mënyrë që robërit e Tij të përballen me probleme dhe vështirësi. Prandaj mësimet e Islamit, nuk janë të vështira dhe nuk shkaktojnë mundim për njerëzit. Në lidhje me këtë çështje Zoti i madhëruar në ajetin 78 të sures Haxh në Kur’anin e shenjtë thotë: “Nuk ka vendosur vështirësi për ju në fe”. Mirëpo feja të cilën po e paraqesin vehabistët dhe takfiristët, është e vështirë dhe me plotë ndalesa. Diskursi i tyre është i bazuar në ndalimin e çdo gjëje, përveç nëse vërtetohet e kundërta e kësaj. Kjo është në kundërshtim me Kur’anin dhe jetën dhe veprën e Profetit Muhamedit s.a.v.s.. Problem tjetër i vehabistëve dhe takfiristëve, është mosrespektimi i ekuilibrit të paraparë nga Islami. Islami është feja e ekuilibrit dhe në mes elementëve të tij ekziston një lloj harmonie dhe përshtatshmërie racionale. Prandaj nuk mund të dallohet një pjesë e fesë më shumë se sa masa që është caktuar nga Zoti dhe i Dërguari i Tij. Gjithashtu, nuk është e mundur që për shkak të një elementi të fesë, të pushohen elementët e tjerë. Ndërkohë që në vështrimin e grupeve takfiriste vetëm xhihadit të shtrembëruar i është dhënë rëndësi dhe parimet e tjera janë anashkaluar.

Në fenë e takfiristëve, çështja e xhihadit dhe lufta për dy arsye janë devijuar nga pozita e tyre kryesore. Ata me pretekst të xhihadit, kanë shkelur të gjitha parimet e moralit, burrërisë, virtytet njerëzore dhe të gjitha kriteret e tjera morale dhe fetare. Ata në mënyrë të pamëshirshme torturojnë njerëzit dhe i vrasin ata, shkatërrojnë shtëpitë e njerëzve dhe plaçkitin pasuritë e tyre. Takfiristët e për shkak të devijimit nga mësimet dhe parimet e Kur’anit të shenjtë, ajetet që flasin për luftë kundër jobesimtarëve dhe idhujtarëve që i luftojnë myslimanët, i komentojnë dhe interpretojnë në luftë dhe vrasjen e myslimanëve. Në realitet komentimi i tyre rreth xhihadit, është i barabartë me vrasjen e myslimanëve. Kjo është në kohën kur Zoti i madhëruar në Kur’anin e shenjtë nuk i ka ndaluar myslimanët të sillen mirë edhe ndaj jomyslimanëve të cilët nuk luftojnë kundër myslimanëve. Me njerëz të tillë mund të sillemi mirë dhe askush nuk ka të drejtë të luftojë me ata. Kur nuk lejohet të luftohet me jomyslimanët të cilët nuk kanë armiqësi me myslimanët, atëherë si mund të lejohet të luftohet kundër myslimanëve. Grupet takfiriste luftën kundër myslimanëve të cilët nuk kanë bindje të njëjtë me ata, e konsiderojnë obligim fetar. Kjo është në kohën kur xhihadi si një parim sekondar i fesë, ka nevojë për kushte të veçanta. Në çfarë kushte dhe me cilët njerëz duhet të luftohet në emër të fesë, Kur’ani i shenjtë dhe Hazreti Muahmed s.a.v.s. ka caktuar parime dhe rregulla dhe këto parime dhe rregulla nuk kanë as afërsinë më të vogël me luftën dhe vrasjet që po kryejnë takfiristët e armatosur. ISIS duke u mbështetur në disa transmetime false dhe duke keqshfrytëzuar disa shenja të kohës së fundit, si flamujt e zi, po krijon tregime dhe legjenda për vete dhe po mundohet ta paraqesë veten si një faktor me ndikim në zhvillimet e kohës së fundit. Kjo është në kohën kur transmetimet te të cilat mbështetet ISIS, shumica e tyre janë false dhe të pavlefshme.

Tags