Shkurt 02, 2018 10:57 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth "xhiadit martesor" si një prej veprimeve djallëzore të grupeve takfiriste nën mbulesën e dekreteve të myftinjve vehabistë.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës të programit “Kritikë ndaj bazave ideologjike dhe qasjes pragmatike të lëvizjeve takfiriste”.

Kritikë ndaj bazave ideologjike dhe qasjes pragmatike të lëvizjeve takfiriste

Në edicionin e kaluar folëm rreth vështrimit poshtërues të vehabistëve takfiristë dhe grupeve takfiriste ndaj femrës. Takfiristët e konsiderojnë femrën djall dhe qenie më të poshtër se qeni dhe gomari. Ky vështrim poshtërues ndaj femrës është në kundërshtim të plotë me mësimet e Kur'anit të shenjtë dhe me sunetin e Profetit Muahmed s.a.v.s.. Pikëpamja e Islamit ndaj femrës është plotësisht e butë dhe njerëzore. Me shpalljen e fesë Islame, kjo fe ka luftuar kundër të gjitha traditave dhe zakoneve të injorancës në lidhje me femrën. Në periudhën në të cilën ishte i përhapur zakoni i varrosjes së femrave për së gjalli dhe femrat jo vetëm që nuk konsideroheshin njeri, por ato shikoheshin si qenie të pavlerës, Islami e konsideroi femrën të barabartë me mashkullin nga aspekti i qenies dhe i të vërtetës njerëzore. Ky ishte fundi i pikëpamjeve të injorancës rreth femrës.

Nëse në perëndim në emër të barazisë gjinore, gruaja është shndërruar në një mall tregtie në të gjitha aspektet e jetës së njeriut si zbavitja, reklamimet tregtare, plotësimi i nevojave seksuale në shtëpitë publike dhe rol kryesor në industrinë e pornografisë, në këtë anë të botës një grup në emër të Islamit dhe përkundër të gjitha mësimeve të Islamit, femrën e trajton në mënyrë aq të keqe saqë nuk i trajton as kafshët. Vështrimi i takfiristëve ndaj femrës mjafton që të njihet natyre e vërtetë e kësaj lëvizje anti-islame dhe anti-njerëzore. Një prej veprimeve çnjerëzore dhe anti-islame të grupeve takfiriste, sidomos të grupit terrorist ISIS ndaj femrës, është çështja e "xhihadit martesor". Xhihadi martesor është një lloj dekreti "fetar" i cili për herë të parë është lëshuar në vitin 2013 dhe gjatë luftës në Siri në sferën virtuale dhe në faqet e internetit. Një klerik vhabist me emrin Muhamed Al-Arifi, ishte publikues i këtij dekreti fetar në Twitter. Sipas këtij dekreti, është kërkuar nga grat dhe vajzat që të plotësojnë nevojat seksuale të xhihadistëve në Siri. Ato, për të ndihmuar të ashtuquajturit "xhihadistë" në Siri ose për të ndihmuar ata të cilët luftojnë kundër qeverisë së Bashar Asad, mund të shkojnë në Siri dhe duke u martuar vetëm për disa orë me këto "luftëtarë", të sigurojnë rrugën e vet për në parajsë.

Muhamed Al-Arifi

Pas këtij dekreti, shumë prej dijetarëve sunitë morën qëndrime kundër këtij dekreti dhe e quajtën atë një lloj prostitucioni dhe përhapje të degjenerimit dhe amoralitetit. Më në fund Al-Arifi nën presionin e vendeve islame u detyrua të tërheq këtë dekret dhe të deklaroi se ai nuk e ka lëshuar këtë dekret. Sidoqoftë, mohimi i Al-Arifit nuk i pengoi grupet e armatosura në Siri që ta bojkotojnë këtë çështje, por shumë prej tyre kanë zbatuar në praktikë këtë dekret. Me pretekst të pikërisht këtij dekreti, shumë vajza nga vende të ndryshme të botës u mashtruan dhe shkuan në Siri dhe Irak dhe sikur prostituta, e vendosen trupin e tyre në dispozicion të xhihadistëve terroristë në emër të xhihadit martesor. Përveç femrave të mashtruara të cilat nga Tunizia, Libia, Çeçenia dhe nga shumë vende evropiane shkuan në Siri dhe Irak për xhihad martesor, grupi takfirist ISIS gjithashtu duke përdorur edhe forcën, ka detyruar shumë vajza dhe gra siriane dhe irakiane të pranojnë xhihadin martesor. Terroristët e ISIS u thanë baballarëve sirianë se vajzat e tyre duhet t'i vendosin në dispozicion të xhihadistëve, për ndryshe ata do të shpallen armiq të Zotit dhe të lejohet vrasja e tyre. Grupi terrorist pas pushtimit të qytetit Mosul, gjithashtu urdhëroi grat e shkurorëzuara dhe të veja që me qëllim të zbatimit të "Sheriatit Islam", që nga koha e kumtimit të këtij urdhri kanë afat një muaj që të martohen me terroristët ISIS. Terroristët e grupit takfiristë ISIS kërkonin shtëpi më shtëpi dhe me dhjetëra femra i vranë në Mosul për arsye të kundërshtimit të këtij urdhri të ISIS. Abu Enes Al-Libij, një prej terroristëve të ISIS, ka vrarë 150 vajza dhe gra irakiane në Faluxha që disa prej tyre ishin shtatzënë, për shkak se ato nuk pranuan të marrin pjesë në xhihadin martesor.

Xhihadi Martesor

Përveç xhihadit martesor, një prej myftinjve vehabist me emrin Naser Al-Omar deklaroi: "Xhihadistët në Siri në mungesë të femrave xhihadiste të panjohura, mund të martohen me të afërmet e tyre duke përfshirë edhe motrat e tyre". Xhihadi Lavat dhe xhihadi martesor i vetes, ishin dekrete të tjera të klerikëve vehbaistë të lëshuara për takfiristët që luftonin në Irak dhe Siri. Jo vetëm Islami, por asnjë fe dhe shkollë fetare në botë nuk lejon veprime të tilla djallëzore për plotësimin e dëshirave seksuale të një grupi terrorist. Këtë e bëjnë vetë terroristët të cilët nuk besojnë jo vetëm në mësimet islame, por që nuk kanë kuptuar asgjë nga virtytet njerëzore. Hazreti Muhamed s.a.v.s. është shpallur profet nga ana e Zotit për të luftuar dhe mënjanuar pikërisht këto sjellje çnjerëzore dhe djallëzore. Islami për çdo gjë duke përfshirë edhe martesën dhe kurorëzimin, ka ligje të caktuara dhe kjo nuk lejohet që një myfti të lëshojë dekrete fetare në bazë të perceptimeve të gabuara rreth mësimeve islame dhe të ndryshojë ligjet dhe rregulloret e qarta të Islamit. Xhihadi martesor nga aspekti i Sheriatit Islam, është veprim i ndaluar. Një prej argumenteve më të rëndësishme që tregon se ky lloj i martesës është i ndaluar sipas Sheriatit Islam, është shkëmbimi i grave në mes të burrave pa respektuar rregullat e caktuara. Sipas rregullave të takfiristëve për xhihadin martesor, një femër gjatë një dite mund të martohet dhe të ketë marrëdhënie intime me disa burra. Sipas Kur'anit të shenjtë dhe haditheve të Profetit Muhamed s.a.v.s., martesa me një grua e cila për çfarëdo arsye është shkurorëzuar nga burri, ka rregulla dhe dispozita të veçanta dhe të caktuara, prandaj pa marrë parasysh dhe pa respektuar këto rregulla, nuk mund të martohet një femër e tillë. Në përgjithësi, gruaja pasi të shkurorëzohet nga burri, duhet të pretë të kalojë periudha e caktuar. Kjo periudhë mund të jetë një kohë e ndryshme duke marrë parasysh mënyrën dhe kushtet e shkurorëzimit.

Nasr Al-Omar, myftiu vehabist

Për shembull për gruan të cilës i ka vdekur burri, kjo periudhë e pritjes është katër muaj dhe dhjetë ditë, mirëpo gruaja që është ndarë nga burri me anë të shkurorëzimit, kjo periudhë përfshinë pastrimin tre herë nga cikli mujor i saj. Natyrisht se kjo çështje ka edhe dispozita dhe rregulla sekondare të tjera. Mirëpo disa terroristë në emër të "xhihadit martesor" në të njëjtën kohë martohen me një grua dhe kryejnë marrëdhënie seksuale. Për shkak se në këtë proces nuk respektohen asnjë prej rregullave të caktuara, një martesë e tillë është e ndaluar rreptësishtë nga pikëpamja e Sheriatit Islam. Natyrisht se kjo ndalesë nuk është e veçantë vetëm për Islamin, por edhe nga pikëpamja e feve të tjera, një martesë e tillë në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet. Ky fenomen në realitet është vetëm një lloj prostitucioni dhe amoralitet i shfrenuar i njëjtë me atë çfarë ndodhë në shtëpi publike. Martesa me të afërmit, gjithashtu është një prej ndalesave hyjnore dhe Kur'ani i shenjtë në mënyrë të qartë ka ndaluar këtë lloj të martesës. Ajeti 23 i sures Nisa në Kur'anin e shenjtë ka folur në mënyrë të qartë rreth kësaj çështje dhe ka caktuar limitët përkatëse të afërsisë dhe ka ndaluar martesën me persona të afërt të familjes.

Dekrete të tilla të klerikëve vehabist janë kundërshtuar në nivel të gjerë në botën islame. Shejkh Ahmed Omar Hashim, anëtar i Këshillit të Dijetarëve të Az'harit, ka deklaruar: "Këto dekrete janë në kundërshtim me mendjen dhe arsyen dhe asnjë njeri nuk mund t'i pranojë ato. Shfrytëzimi i fesë dhe i dekreteve fetare për të lejuar atë të cilën e ka ndaluar Zoti, bëhet shkak që personi me ide të tilla të dalë nga feja, sepse ai i cili ndalesën e Zotit e bënë të lejuar, është sikur ai i cili të lejuarën e Zotit e bënë të ndaluar dhe padyshim se të dy këto veprime janë të ndaluara".

Shejkh Ahmed Omar Hashim

Tani shtrohet pyetja se grupet takfiriste me gjithë këto krime dhe degjenerime, pse kanë tërhequr vëmendjen e shteteve perëndimore dhe po mbështesin ata?

Tags