Shkurt 02, 2018 10:57 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth qëllimeve dhe pasojave të veprimeve dhe krimeve të grupeve terroriste dhe takfiriste.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës të programit “Kritikë ndaj bazave ideologjike dhe qasjes pragmatike të lëvizjeve takfiriste”.

Kritikë ndaj bazave ideologjike dhe qasjes pragmatike të lëvizjeve takfiriste

Në edicionin e kaluar kemi folur rreth vështrimit poshtërues të vehabistëve takfiristë ndaj femrës dhe përdorimin e saj si vegël nga ata. Në këtë kuadër përmendëm edhe dekretet "fetare" të pabaza të myftinjve vehabistë në lidhje me xhihadin martesor të cilat janë në kundërshtim të plotë me dispozitat e Sheriatit Islam. Lëvizjet takfiriste ISIS dhe Fronti Nusra bazohen në dekretet fetare të myftinjve vehabistë për të arsyetuar veprimet e tyre kriminele, çnjerëzore dhe anti-islame. Kur vërehet indiferenca, heshtja dhe në disa raste mbështetja e disa shteteve perëndimore ndaj gjithë këtyre krimeve të ISIS dhe të grupeve të tjera takfiriste, qëllimet sekrete nga krijimi i këtyre grupeve takfiriste bëhen gjithnjë e më të qarta. Qëllimi i të gjitha grupeve të tilla është prishja e imazhit të Islamit burimor. Perëndimorët përgjatë shumë viteve kanë synuar të prishin imazhin e Islamit duke e prezantuar si një fe e ngurtë, fanatike, e dhunshme dhe radikale. Ata shumicën e veprimeve terroriste të botës i lidhin me myslimanët dhe i konsiderojnë myslimanët si të akuzuar të shkallës së parë për veprime terroriste.

Islamofobia, skenar i media perëndimore

Shfaqja dhe zhvillimi i lëvizjeve takfiriste, krijoi një rast të pashembullt për perëndimin në mënyrë që të prezantojë një imazh të dhunshëm, të ngurtë dhe fanatik rreth Islamit. Terroristët me moto të ndryshme si "vrasja e armiqve të Zotit", vrasin njerëzit e pafajshëm dhe njëkohësisht me prerjen e kokës së njeriut ose me ekzekutimin me vrasje kolektive të njerëzve, hedhin moton "All-llahu Akbar". Nganjëherë gjithashtu publikojnë video duke i prerë kokën njerëzve të cilat janë të shoqëruara me ajete kur'anore në rrjetet sociale në internet. Ata këto veprime kriminale dhe të çnjerëzore në mënyrë të rrejshme ia veshin Islamit dhe këta janë bërë shkak që në fjalorin politik të Perëndimit, Islami të përmendet i barabartë me terrorizmin dhe dhunën. Duke shqyrtuar qasjen islamofobike të shteteve dhe mediave perëndimore në dekadat e fundit, bëhet e qartë se ata kryesisht synojnë ta paraqesin Islamin si një fe të dhunshme dhe të padëshiruar. Një prej shembujve të një politike të tillë, janë reagimet ndaj krimeve të ISIS. Ata kur të flasin rreth ISIS ose kur të japin deklarata, theksojnë termin "Shteti Islamik" në mënyrë që të induktojnë për botën se ISIS është pikërisht Islami dhe përfaqësues i islamit politik dhe shtetëror. Kjo qasje në realitet është pjesë politikës islamofobiste e cila ndiqet nga perëndimi.

I

SIS, vegël dhe produkt i politikanëve perëndimorë

Shtetet dhe mediat perëndimore po zhvillojnë një fushatë kaq të gjerë të sulmeve kundër Islamit dhe e prezantojnë këtë fe si fe e ngurtë dhe dhunshme, në kohën kur myslimanët janë viktimat më të mëdha të veprimeve terroriste në botë. Niveli dhe përmasat e veprimeve terroriste në vendet me popullsi shumicë myslimane në asnjë mënyrë nuk mund të krahasohet me veprimet terroriste në vendet perëndimore. Objektiv i parë i grupeve takfiriste terroriste si ISIS, janë myslimanët të cilët kundërshtojnë perceptimin e gabuar dhe të pavërtetë të grupeve takfiriste rreth mësimeve drejtësidashëse dhe paqedashëse dhe monoteiste të Islamit. ISIS dhe grupet takfiriste dhe terroriste me ide të njëjta si të ISIS, krimet më të mëdha kundër njerëzimit i kanë kryer në vendet myslimane. ISIS dhe grupet e tjera takfiriste përveç prishjes së imazhit të Islamit, ndjekin edhe një qëllim tjetër më të madh dhe ai është krijimi i përçarjeve dhe konflikteve mes shkollave të ndryshme islame. Ky qëllim është në harmoni të plotë me politikat e shteteve hegjemoniste si Amerika dhe aleatet e saj në Evropë. Një prej qëllimeve më të mëdha të tyre, është krijimi i përçarjeve dhe konflikteve mes myslimanëve shiitë dhe sunitë. Ata mundohen që Iranin si vend me popullsi më të madhe myslimane shiite, ta vendosin përball myslimanëve të tjerë. Abu Mus'ab Zarghavi në përshkrimin e rrezikut të iranianëve shiitë thotë: "Shiizmi jo vetëm që konsiderohet një grup i dal nga Umeti Islam, por i përket një feje të vetëkrijuar dhe qëllim final i tij është ky që nëpërmjet Iranit, të vendosë sundimin dhe hegjemoninë e vet mbi të gjithë myslimanët dhe të marrë në dorë udhëheqjen e Umetit Islam". Ata propagandojnë kështu që Iraku ka dal jashtë kontrollit të Islamit të vërtetë dhe ka rënë në duart e "rafidinëve" shiitë. Kjo është në kohën kur Republika Islamike e Iranit aktualisht është vendi më i madh dhe më serioz në nivel botëror në luftën kundër terrorizmit. Irani me mbi 17 mijë martirë, është edhe vendi me numrin më të madh të viktimave nga veprimet terroriste. Natyrisht se në skenarin e përçarjes dhe ndarjes së botës islame, fuqitë perëndimore dhe kolonialiste, disa shtete rajonale dhe gjithashtu lëvizjet vehabiste dhe  grupet takfiriste, të gjithë së bashku luajnë rol të veçantë në këtë drejtim. Mund të thuhet se këta faktorë kanë rol plotësues të njëri-tjetrit në këtë drejtim.

Veprimet dhe pasojat e veprimeve dhe krimeve të grupeve takfiriste dhe terroriste tregojnë se grupet takfiriste në realitet janë produkt i politikave të shteteve perëndimore dhe regjimeve aleate të tyre në rajon dhe keqshfrytëzim i disa zbrazëtirave që ekzistojnë në botën islame. Strategjia e fuqive ndërkombëtare është kjo që futja e myslimanëve në hallka të njëpasnjëshme të luftës dhe konfliktit, të dobësojnë ata dhe të krijojnë rrethanat e përshtatshme për praninë e tyre ushtarake dhe politike në rajonin Azisë Perëndimore. Këto fuqi synojnë ndarjen e botës islame dhe forcimin e pozitës së vet në rajon në mënyrë që – sipas mendimit të tyre – të garantohet siguria e regjimit sionist. Në këtë kuadër, fuqitë kolonialiste duke krijuar mosmarrëveshje dhe konflikte artificiale mes myslimanëve ose duke induktuar frikë të pavërtetë mes tyre, po mundohen të ndajnë vendet islame nga njëri-tjetri. Dokumentet e zbuluar nga Edward Snowden, tregojnë se Amerika, regjimi sionist dhe Anglia janë përgjegjës kryesor për krijimin e grupit terrorist ISIS. Amerika ka krijuar këtë organizatë dhe regjimi sionist dhe Anglia në bazë të strategjisë së quajtur "koshiq i bletës", kanë mbledhur militantët nga e gjithë bota duke i drejtuar ata në Siri. Profesor Maikëll Çasudovski, ekonomist kanadez dhe themelues i qendrës për hulumtime të globalizimit, në një artikull me titull ""Planifikimi i shkatërrimit dhe ndarjes politike të Irakut", shkruan: "ISIS është një vegël dhe mjet për aleancë ushtarake të perëndimit. Për këtë arsye ky grup terrorist prezantohet si armik i Amerikës dhe botës perëndimore, ndërkohë që sipas dokumenteve dhe dëshmive, ky grup terrorist është krijuar nga CIA dhe Mossad". Ai besoi gjithashtu se vrasja e civilëve të pafajshëm nga grupi terrorist ISIS, është vetëm pretekst për ndërhyrje ushtarake të Amerikës në vendet islame. Në lidhje me këtë çështje, Dr. Kevin Bart, islamolog dhe analist amerikane, në artikullin e tij me titull "Shteti joislamik: khalifat djallëzor", shkruan se misioni i grupit terrorist ISIS është zgjerimi i konflikteve mes medhëhebeve islame, paraqitja e Lindjes së Mesme si të destabilizuar dhe dhënia e një preteksti Amerikës për ndërhyrje ushtarake të pambaruar në këtë rajon.  

Natyrisht se në këtë proces, edhe lëvizja vehabiste si burim i ideve takfiriste, luan një rol të konsiderueshëm. Klerikët vehabistë me lëshimin e dekreteve takfiriste, gjithnjë e më shumë po krijojnë përçarje mes myslimanëve dhe si të tillë ata kanë rol të madh në krijimin e përçarjeve në botën islame. Ata me dekretet e tyre, po nxisin individët mendjelehtë për vrasjen dhe terrorizimin e myslimanëve. Lëvizjet takfiriste sidomos ISIS gjithashtu me mbështetjen e këtyre dekreteve, po arsyeton veprimet e dhunshme dhe barbare të tij. Ata me koordinim me shtetet mbështetëse të tyre në rajon, synojnë përhapjen e vëllavrasjes mes myslimanëve dhe përçarjen e Umetit Islam. Mirëpo Kur'ani i shenjtë dhe prijësit e mëdhenj të Islamit i ftojnë myslimanët për vëllazëri.

Tags