Gusht 09, 2017 08:39 CET

Me ofrimin e përfundimit të tre dekadave nga përfundimi i tetë viteve të mbrojtjes së lavdishme të popullit iranian përballë sulmeve të ushtrisë së regjimit të  Sadamit ndaj sistemit të ri të Republikës Islamike, kanë mbetur edhe shumë gjëra pa u thënë nga mbrojtja e shenjtë e të rinjve iranianë në forcimin e Islamit dhe Iranit.

Në këtë cikël emisionesh me titull “Mesazhi i historisë tetë vjeçare të Mbrojtjes së Lavdishme” do të diskutojmë mbi dimensione të ndryshme të luftës së imponuar kundër RII. Ju lutemi qëndroni me ne!

 Më 22 shtator 1980 filloi agresioni i regjimit të Sadamit kundër Iranit. Avionët luftarakë të Irakut bombarduan aeroportin e Teheranit dhe 8 qytete të tjera iraniane. Sadami disa ditë para sulmeve, kishte grisur para kamerave traktatin kufitar të vitit 1975. Në kohën kur forcat e Irakut kaluan kufirin Shalamçe me qëllim që të pushtonin provincën Khozestan për 3 ditë, këto forca kujtonin se shumë lehtë mund të merrnin qytetin Khorramshahr. Kushtet politike në rajon dhe mungesa e unitetit mes forcave të armatosura të Iranit si kushtet e krijuara nga revolucioni islamik, e bënë të lehtë pushtimin e qytetit Khorramshahr nga forcat irakiane. Për këtë arsye Sadami dërgoi vetëm një divizion ushtarak për pushtimin e qytetit Khorramshahr. Khorramshahri me duar bosh dhe vetëm me një numër të vogël forcash popullore, rezistoi përballë ushtrisë irakiane për 34 ditë me radhë. Pikërisht kjo rezistencë u bë shkak që Khorramshahri të pushtohet jo me anë të një divizioni por me një ushtri të madhe. Në kohën kur qyteti Khorramshahr u çlirua, shumë analistë çlirimin e këtij qyteti e cilësuan rezultat të qëndresës dhe rezistencës së pashoq të kombit iranian përballë agresorit dhe pohuan se ishte rezistenca e këtij populli e cila nuk lejoi realizimin e planeve të armikut dhe mbështetësve të regjimit Bath të Irakut, si dhe ishte kjo rezistencë që krijoi kushte të reja për fatin e luftës së imponuar.

Lufta e imponuar e cila si synim kishte shkatërrimin apo përmbysjen e sistemit të sapolindur të Republikës Islamike të Iranit, u shndërrua në pikën e fuqisë, unitetit dhe solidaritetit kombëtar të Iranit. Lufta e imponuar tetë vjeçare e regjimit të Sadamit kundër RII është një nga periudhat epike dhe të qëndrueshme në historinë e Revolcuionit Islamik. Populli e posaçërisht të rinjtë iranian në tetë vite rezistencë kundër ushtrisë së regjimit të Sadamit, kanë luftuar me mundësitë dhe pajisjet më të vogla ushtarake, por falë  guximit shembullor në mbrojtje të vendit dhe të revolucionit, ata sfidonin çdo gjë që u dilte përpara. Kjo epope dhe ky guxim u bën model për çdo lëvizje tjetër çlirimtare në botë. Rezistenca islamike në Liban dhe Palestinë buron nga veprat dhe martirizimi i rinisë myslimane iraniane. Pas intensifikimit të sulmeve në kufijtë perëndimor dhe jugor të Iranit, u përgatitën divizione dhe grupe të ndryshme të njerëzve për t’u dërguar në frontet e luftës. Imam Khomeini, themeluesi i Republikës Islamike, në një mesazh  përveç se ka dënuar sulmet, ka paralajmëruar në lidhje me vazhdimin e sulmeve dhe abuzimeve të regjimit të Sadamit në territorin iranian. Në këtë mesazh thuhej: “Askush të mos mendoj se populli, qeveria dhe ushtria e Iranit nuk janë në gjendje të japin përgjigjen e duhur për këto të këqija që po u bëhen atyre. Sa herë që të jetë e nevojshme unë do t’i drejtohem me mesazh popullit dhe për Sadam Huseinin dhe aleatët e tij siç është Amerika do të jemi të prerë në veprimet tona dhe ne jemi të bindur se në këto goditje, çfarëdo qofshin ato, do të marrin përgjigjen e duhur, por i lutemi Zotit që nga përgjigjet tona të mos pësojë populli irakian” Sulmet filluan vetëm 19 muaj pas përfundimit të Revolucionit në Iran. Në atë kohë, Republika Islamik përballet me kërcënime të brendshme dhe të jashtme. Statusi i ushtrisë së RII u rivendos pas rënies së monarkisë. Garda Revolucionare e Iranit ishte në fazat e hershme të formimit. Por, pas një kalimit të një viti të sulmeve të ushtrisë bathiste irakiane, ushtria dhe Garda Revolucionare e Iranit me mbështetjen e gjerë të popullit, mbuloi gati të gjitha operacionet kundër regjimit bathist irakian dhe arriti me sukses të mbroj dhe të çlirojë zonat e pushtuara të ushtarët irakian deri në kufijtë ndërkombëtar.

Tetë vite të mbrojtjes së shenjtë nga ana e popullit iranian përballë agresionit dhe dhunës brutale e cila kishte përkrahjen e dy blloqeve, lindor dhe perëndimor, u bë burim i pafund i krenarisë kombëtare për popullin iranian. Përpara rrëzimit të Shahut, Irani si një vend fqinj i Bashkimit Sovjetik dhe rrethi i parë i vendeve jo komuniste me rezerva të shumta nafte dhe gazi, kishte rëndësi strategjike për Amerikën. Për këtë arsye pas Trumanit, shumë politikanë të tjerë amerikanë kanë ndjekur politikat e tij rreth Iranit dhe dërguan ndihma të shumta ekonomike, teknike dhe ushtarake për Iranin. Përveç kësaj ata nënshkruan edhe partneritete ushtarake dhe të sigurisë më Iranin me qëllim bllokimin e komunizmit. Një prej këtyre partneriteteve ishte traktati Sento me Iranin si një vend mbështetës i perëndimit. Pikërisht ky traktat e ktheu Iranin në partnerin kryesor të Amerikës në Gjirin Persik. Amerika gjatë periudhës së mbështetjes së saj për Sadamin në luftën kundër Iranit, i detyroi aleatët e saj perëndimorë që anijet e tyre luftarake t’i dërgojnë në gjirin Persik. Tre javë më pas, anijet e përbashkëta të Francës, Anglisë, Australisë dhe Kanadasë u vendosën në oqeanin Indian, duke e shtuar numrin e anijeve luftarake në rajon nga 30 që ishte në 60 anije. Në atë kohë Iraku nënshkroi një kontratë 1.5 miliard dollarësh për blerjen e armatimeve nga Franca dhe një kontratë prej 1 miliard dollarësh për blerjen e armatimeve nga Anglia.

Beteja tetë vjeçare me armikun i cili mbështetej nga 58 vende, krijoi kushte të veçanta me të cilat u ballafaqua populli iranian. Këto rrethana nxitën guximin dhe trimërinë e të rinjve iranianë, të cilët morën pjesë në beteja të pabarabarta me përmasa epike dhe këto beteja gjithmonë kanë mbetur në mendjet e qytetarëve iranianë. Shqyrtimi i zhvillimeve tetë vjeçare të mbrojtjes së lavdishme ka frymëzuar të gjithë iranianët dhe njerëzit liridashës dhe drejtësidashës të botës, sepse kjo betejë tetë vjeçare, ka vërtetuar pozicionin e Republikës Islamike të Iranit në rajon dhe në botë.

Të kuptosh implikimet rajonale dhe ndër-rajonale në mbrojtjen e lavdishme tetëvjeçare nuk është shumë e vështirë. Dimensionet rajonale dhe ndërkombëtare të mbrojtjes së lavdishme tetëvjeçare mund të kenë ngjashmëri me ndodhitë e Luftës së Dytë Botërore. Në 400 vitet e fundit, një luftë e tillë midis Iranit dhe perandorisë osmane ku Iraku ishte pjesë e territorit të kësaj perandorie, ka ndodhur në territorin e Iranit, por këtë herë u drejtua nga pikëpamja e një vendi dhe nga ndërgjegjja e të gjitha fuqive të mëdha botërore dhe rajonale.

Shumë strategë të luftës besojnë se mbrojtja e shenjtë tetëvjeçare e popullit iranian përballë agresionit të regjimit të Sadamit, është lufta e parë me ushtritë klasike që iranianët arritën që duke pasur motiv hyjnor dhe me unitet dhe solidaritet kombëtar, pa u mbështetur në asnjë fuqi të huaj, të ndryshojnë sistemin autoritar. Por pse dhe si filloi agresioni i regjimit të Sadamit ndaj RII? Mospajtimet territoriale dhe kufitare midis Iranit dhe Irakut kishin ekzistuar një kohë të gjatë dhe kjo çështje u bë shkak për fillimin e agresionit të regjimit të Sadamit kundër territorit iranian. Përmbledhja e këtyre pikëpamjeve tregon se Sadami me anë të karakteristikave të tij personale dhe duke pasur parasysh çështjet gjeopolitike të Irakut, për të mbushur boshllëkun e krijuar nga rrëzimi i Shahut u mundua të krijojë një supremaci në rajonin e Lindjes së Mesme.

 

 

Tags