Gusht 20, 2017 09:15 CET

Në këtë emision të nderuar miq do të flasim në  lidhje me mrekullitë tjera të Kur'anit të Shenjtë.

Në Kur'anin e Shenjtë flitet për një numër zhvillimesh të ardhshme. Shfaqja e këtyre ngjarjeve është shpallur në Kur'anin e Shenjtë, ndërsa ato ishin të paparashikueshme bazuar në llogaritjet e zakonshme. Është interesante që këto zhvillime kanë ndodhur pas një kohe siç thuhet në Kur'anin e Shenjtë. Ndërkohë, parashikimet e Kur'anit të Shenjtë janë bërë në dy lloje. Disa prej tyre kanë ndodhur pas shpalljes hyjnore të ajeteve dhe disa do të ndodhin në të ardhmen, siç është krijimi i sundimit të drejtë global që lidhet me të ardhmen e njerëzimit.

Një nga parashikimet e Kur’anit të Shenjtë ishte në fitoren e Islamit mbi politeistët mekas dhe hyrjen e muslimanëve në Shtëpinë e Zotit në siguri të plotë.

Zoti në ajetin 27 të Sures Fat’h thotë: " All-llahu ëndrrën e të dërguarit të Vet e vërtetoi me realitet: se me vullnetin e All-llahut do të hyni në xhaminë e shenjtë (në Qabe) të siguruar, të rruani flokët e kokave tuaja, t’i shkurtoni e nuk do të keni frikë! Pra Ai ka ditur atë që ju nk e dinit, para kësaj ju dha një fitore të shpejtë (Hajberin).  "

Në elaborimin e këtij ajeti, u theksua se në Medine, Profeti ëndërronte të hyjë në Mekë për respektimin e Haxhit në shoqërimin e shokëve të tij. Kur ai shpjegoi ëndrrën e tij për shokët e tij, ata u gëzuan shumë. Pas pak, Profeti dhe muslimanët u nisën për në Mekë. Mosbesimtarët u njoftuan për këtë zhvillim dhe bllokuan rrugën e Myslimanëve në Mekë në Hodaibia.

Disa që mendonin se kjo ëndërr do të materializohej në të njëjtin vit, u bë e dyshimtë nëse ishte e mundur që ëndrra e Profetit të mos realizohej? Në përgjigje, Profeti u tha atyre që kjo ëndërr nuk mund të materializohet në të njëjtin vit.

Profeti dhe shokët e tij po ktheheshin në Medinë kur ky ajet zbriti, duke vënë theksin në korrektësinë e kësaj ëndrre.

Në këtë mënyrë, Kur'ani i Shenjtë raportoi për një ngjarje të caktuar në të ardhmen, kështu që një vit më vonë, më 7 h.k, ky parashikim u bë realitet dhe Profeti dhe shokët e tij hynë në xhaminë e shenjtë, duke e respektuar pelegrinazhin e vogël  të Haxhit në qetësi të plotë.

Parashikimi i saktë i së ardhmes dhe fitores kundër jobesimtarëve, nën kushtet e vështira dhe të komplikuara, është detyrë e profetëve, të cilët kanë marrë zbulesa hyjnore.

Ky ajet ka raportuar për hyrjen e caktuar të muslimanëve në xhaminë e shenjtë, respektimi i Haxhit në të ardhmen dhe një fitore e parashikuar. Në përputhje me dëshmitë historike, parashikimet e Kur'anit të Shenjtë u realizuan në kohën e duhur dhe kjo është një nga aspektet e mrekullisë së Kuranit të Shenjtë.

Një nga shembujt e tjerë të parashikimeve të Kur’anit të Shenjtë është fitorja e trupave romake kundër Persisë.

Ajetet dytë, tre dhe katër Sures Rum, thonë: 2. “Bizantinët (rumët) u mundën,  
3. në tokën më afër (tokës arabe), po pas disfatës së tyre, ata do të ngadhënjejnë,  
4. brenda pak viteve. Çështja është vendim i All-llahut, fillim e mbarim (për disfatë dhe për fitore). E atë ditë (kur do të fitojnë bizantinët) besimtarët do të gëzohen”.

Gjatë qëndrimit të Profetit në Mekë, kur besimtarët ishin në pakicë, një betejë shpërtheu mes trupave romake dhe persiane, gjë që çoi në fitoren e persëve. Ajetet e para të Sures Rum kanë studiuar këtë zhvillim historik.

Politeistët mekas pa arsye e konsideronin këtë fitore si shenjë të drejtësisë së politeizmit. Këta politeistë thanë: "Persianët janë politeistë. Por, romakët janë të krishterë. Ndërsa persët mundën romakët, ne do t'i mposhtim muslimanët".

Nën këto kushte, këto ajete u zbritën, duke deklaruar se ndonëse persët dolën fitimtarë në betejë me trupat romake, në një farë kohe, romakët do të mundnin persët. Kur’ani i Shenjtë gjithashtu njoftoi se ky zhvillim do të zhvillohet brenda pak vitesh.

Në përputhje me një numër dokumentesh historike, ky parashikim i Kur’anit të Shenjtë u bë realitet afërsisht nëntë vjet më vonë. Një betejë e ashpër u zhvillua mes forcave persiane dhe romake dhe kësaj radhe, romakët mundën persianët.

A mundet një njeri i zakonshëm të parashikojë një zhvillim kaq të rëndësishëm? Parashikimi i saktë i këtij zhvillimi vërteton edhe një herë natyrën e mrekullueshme të Kur'anit të Shenjtë, duke treguar se Profeti i Islamit mbështetej në njohurinë e pafundme të Zotit të Plotfuqishëm.

Një nga parashikimet e tjera të Kur'anit të Shenjtë lidhet me të ardhmen e komunitetit njerëzor. Shumë besojnë se e ardhmja e botës është e zymtë dhe zhgënjyese. Përkrahësit e këtij këndvështrimi theksojnë se në fund të fundit qytetërimi njerëzor do të asgjësohet me armë të shkatërrimit në masë. Sidoqoftë, ndryshe nga kjo imagjinatë e zakonshme, Kur'ani i Shenjtë paraqet një pikëpamje pozitive dhe optimiste për fatin e komunitetit njerëzor.

Për shembull, ajeti 105 i Sures Enbija, thotë: “Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robtë e Mij të mirë".

Gjithashtu, ajeti 55 i Sures Nur thotë: "Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhë bënë vepra të mira All-llahu u premtoi se do t’i bëjë zotërues në atë tokë ashtu si pat bërë zotërues ata që ishin para tyre dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta forcojë, e në vend të frikës Ai do t’u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush edhe pas kësaj mohon, të tillë janë ata më të prishurit.".

Në përputhje me këtë ajet, Zoti ka bërë një numër premtimesh për ata që kanë besim dhe për të kryer vepra të mira, si trashëgimia e tokës dhe eliminimi i bazave të frikës dhe pasigurisë.

Pa dyshim, manifestimi i këtij ajeti është krijimi i sundimit të drejtë botëror nga pasardhësi i 12-të imamëve, Imam Mehdiut (Allahu e shpejtoft ardhjen e tij). Në atë kohë, Lindja dhe Perëndimi i universit mblidhen nën flamurin e Imam Mehdiut dhe drejtësia vendoset në të gjitha pjesët e botës, ndërkohë që lufta, frika dhe pasiguria janë zhdukur. Në fakt, shtyllat e monoteizmit janë përforcuar në atë kohë, kështu që njerëzit do t’a adhurojnë lirshëm Zotin dhe nuk do të përshkruajnë shok për Zotin e Plotfuqishëm.

Bazuar në Kur’anin e Shenjtë, Islami është feja e botës së ardhshme, fati i historisë do të shpaloset në favor të besimtarëve, sundimi i drejtë global do të krijohet bazuar në monoteizëm, padrejtësia dhe pasiguria do të çrrënjosen dhe qetësia dhe siguria do të vendosen në mbarë botën.

 

 

Tags