Shtator 28, 2017 11:26 CET

Në këtë edicion do të flasim shkurtimisht në lidhje me idenë e Teohidit në të menduarin e takfiristëve dhe do të shpjegojmë perceptimin e tyre ndaj besimit dhe veprimit dhe nevojën reciproke të këtyre faktorëve.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me edicionin e radhës të programit “Kritikë ndaj bazave ideologjike dhe qasjes pragmatike të lëvizjeve takfiriste”. Në edicionin e kaluar kemi shpjeguar Teohidin dhe shirkin (idhujtarinë) nga pikëpamja e selefistëve takfiristë.

 

Selefistët takfiristë kanë një përkufizim më të ndryshëm ndaj teohidit dhe shirkut i cili është në kundërshtim me mësimet e Islamit. Teohidi është parimi dhe shtylla më e rëndësishme e Islamit dhe në kuptimit terminologjik, do të thotë besimi në njëshmërinë e Zotit të madhëruar.  Në bazë të mësimeve të Islamit, teohid konsiderohet kufiri dhe porta e hyrjes në Islam, do të thotë në fenë e besimit në një Zot. Përball teohidit, qëndron shirku, do të thotë besimi në shumë zota i cili është një mëkat i pafalshëm  dhe ai i cili kryen këtë mëkat duke besuar në dy ose më shumë zota, ai konsiderohet jashtë rrethit të Islamit. Në tekstet dhe burimet e vehabistëve, si burime kryesore të lëvizjeve takfiristëve, nuk është përdorur asnjë fjalë më shumë se sa që janë përdorur fjalët “teohid” dhe “shirk”. Për këtë arsye, baza më e rëndësishme e të menduarit të vehabistëve duhet të shqyrtohet në kuadër të këtyre dy termeve. Një prej shkallëve të teohidit, është teohidi në adhurim. Kjo do të thotë se adhurimi i takon vetëm All-llahut të madhëruar dhe përveç Tij, askush nuk e meriton që të adhurohet. Ashtu sikur që besimtarët myslimanë në namazët e tyre ditore çdo ditë dhjetë herë duke thënë: “Ijake na’budu” (vetëm ty të adhurojmë), me gjuhën e tyre pohojnë këtë çështje. Njeriu që i beson Zotit, beson se të gjitha çështjet gjenetike dhe legjislative fetare, kryhen nga ana e Zotit të madhëruar dhe kryerja e asnjë prej këtyre çështjeve nuk i është dorëzuar robërve. Prandaj edhe njerëzit, arsyen e adhurimit të Zotit e konsiderojnë pikërisht këtë çështje. Në të kundërtën, njeriu idhujtar beson në shumë zota dhe ata i konsideron në të drejtë dhe beson se të gjitha çështjet ose të paktën disa prej çështjeve gjenetike i janë dorëzuar atyre. Në bazë të kësaj, njeriu nga yjet dhe idhujt kërkon reshje të shiut, shërimin, ndihmë dhe fitoren në luftëra. Kjo është për arsye se ai mendon se këto çështje u janë dorëzuar atyre. Duke marrë parasysh këtë përkufizim, bëhet i qartë kriteri themelor në teohid dhe në shirk (shoqërim të diç tjetër Zotit të madhëruar) në adhurim. Nëse një ekzistencë adhurohet në bazë të bindjes si hyjni ose zotërim ose si krijues i botës së ekzistencës dhe që të gjitha çështjet janë në duar të tij, ky është adhurim.

 

Çdo lloj përulje dhe robërim, nuk konsiderohet adhurim i vërtetë dhe qëndrueshmëria e adhurimit varet nga qëllimi dhe synimi. Adhurimi duhet të kryhet vetëm për Zotin dhe vetëm me qëllim të afrimit pranë Tij, prandaj hipokrizia në adhurim dhe në nënshtrim ndaj urdhrave hyjnore, është shirk dhe idhujtari. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. në lidhje me këtë thotë: “Në ditën e Kiametit, Zoti thotë: “Unë jam partneri më i mirë dhe veprimin në të cilin unë jam bërë partner me dikë tjetër, sot heq dorë nga ai dhe të gjithin ia jap atij me të cilin jam partnerë në atë dhe sot nuk pranoj asnjë veprim tjetër, përveç atij i cili është bërë me sinqeritet vetëm për mua”. Kjo do të thotë, përveçse në adhurim duhet të jemi monoteist, edhe në nënshtrimin ndaj urdhrave hyjnore duhet të kemi besim vetëm në një Zot. Do të thotë se vetëm Zotin duhet ta kemi parasysh dhe në vëmendjen tonë dhe nënshtrimin ndaj askujt tjetër nuk duhet ta fusim në sferën e nënshtrimit ndaj urdhrave të Zotit. Natyrisht se nënshtrimi ndaj disa individëve të zgjedhur nga Zoti i madhëruar, konsiderohet në kuadër të nënshtrimit ndaj Zotit, prandaj ky veprim nuk është në kundërshtim me besimin në një Zoti, sepse duke marrë parasysh se nënshtrimi ndaj urdhrave të atyre individëve bëhet me urdhër të Zotit, ky veprim konsiderohet sikur nënshtrimi ndaj urdhrave të Zotit. Dallimi esencial i vehabizmit me mësimet e Islamit të vërtetë burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s., qëndron në çështjen e monoteizmit në adhurim.

Në burimet dhe librat e vehabistëve duke pasuar themeluesin e këtij sekti, vërehen dy lloje të monoteizmit dhe thuhet: “Teohidi Rabubij” dhe “Teohidi Al-Vahi”. Tehidin Rabubij e komentojnë “njëshmëri në krijim” dhe teohidin Al-Vahi e komentojnë “njëshmëri në adhurim dhe lartësim”, ndërsa mendojnë se të gjitha shkollat dhe grupet islame e kanë pranuar “Tehidin në Krijim” dhe nuk besojnë në krijues tjetër, përveç Zotit. Mirëpo ato në Tehidin Al-Vahij janë futur në idhujtari, sepse veprimet e tilla të tyre si kërkimi i lidhjes me profetët dhe të dashurit e Zoti ose kërkimi i ndërmjetësimit të tyre për pranimin e pendimit dhe veprime të ngjashme me këto, të gjitha konsiderohen adhurim të profetëve. Prandaj, për këtë arsye ata janë të ngjashëm me idhujtarët e epokës së profetësisë dhe kohës së Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Kjo është për arsye se nëse besimi në një Zot si të vetmin krijues, do të ishte i mjaftueshëm për të shpëtuar nga dënimi hyjnor, atëherë do të shpëtonin të gjithë idhujtarët e kohës së Profetit s.a.v.s.. Vehabistët takfiristë ashtu siç kanë perceptime të ndryshme rreth Teohidit të arritur në bazë të Kur’anit dhe haditheve të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., ata kanë perceptim të ndryshëm edhe rreth mosbesimit.  

 

Në lidhje me kuptimin e mosbesimit dhe zhvillimit të tij nga ana e takfiristëve, duhet thënë se në Kur’anin e shenjtë, mosbesimi është përmendur në dy lloje të përgjithshme: së pari dalja nga Umeti Islam, ajetet kur’anore të tilla si ajeti 34 i sures Bekare i cili flet për mosbesimin e Iblis dhe ajeti 17 i sures Maide që flasin rreth mosbesimit të të krishterëve dhe të atyre që besojnë në trinizëm. Lloji i dytë i mosbesimit, është mosdalja nga Umeti Islam. Sipas mendimit të shumë komentuesve sunitë të Kur’anit të shenjtë, në ajetin 40 të sures Neml, qëllimi me fjalën kufr (mosbesim) është “mosfalenderim”.

Në këtë mënyrë vërehet se kuptimi i fjalës kufr në ajetet e Kur’anit, duhet të perceptohet duke marrë parasysh ajetet e tjera dhe në bazë të konceptit të tekstit të ajetit në fjalë, prandaj mbështetja e takfiristëve në ajetet e Kur’anit për shkak të fjalës kufr në ato, nuk përputhet me të vërtetën e Fjalës Hyjnore. Përveç kësaj, duke marrë parasysh ajetet e Kur’anit dhe hadithet e besueshme të Profetit të nderuar të Islamit, shpallja e myslimanëve jobesimtarë (takfir), është një çështje e ndaluar dhe e qortuar. Ashtu sikur që Zoti i madhëruar në ajetin 94 të sures Nisa, thotë: “Mos i thoni nuk je mysliman atij që u jep juve selam!” Abdullah bin Omer thotë: “Kam dëgjuar nga Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. i cili ka thënë: “Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla: dëshmia se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhamedi është i dërguar i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, kryerja e Haxhit dhe agjërimi i muajit të Ramazanit”. Një prej perceptimeve të tjera të devijuara të takfiristëve nga mësimet e Islamit burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s., është shoqërimi i besimit dhe veprimit.

Iman (besimi) rrjedh nga folja emene që në kuptimin gjuhësor do të thotë vërtetim dhe mund të përdoret në dy kuptime njëri me kuptim kundër mohimit ose mosbesimit dhe kuptimi tjetër është kundër përgënjeshtrimit. Në kuptimin terminologjik, fjala iman mund të mendohet me tre karakteristika: e para vërtetim me gjuhë; e dyta është vërtetimi me zemër dhe e treta është vërtetim me veprim. Me fjalë të tjera, kuptimi terminologjik i fjalës iman mund të jetë njëra prej këtyre karakteristikave ose një përbërje nga të gjitha ato dhe nga ky aspekt krijohen rrethanat për prodhimin e pikëpamjeve të ndryshme në lidhje me kuptimin terminologjik të fjalës iman.  Faktori më i rëndësishëm në formimin e bindjeve të grupit Khavarixh, ishte leximi ekstremist i tyre ndaj konceptit të besimit. Sipas mendimit të tyre, secili person edhe nëse të ketë pohuar me gjuhë dhe zemër besimin në Zot, mirëpo për shkak të mëkatit, ai e humb besimin e vetë dhe konsiderohet jobesimtar. Në bazë të kësaj, ata myslimanët e tjerë i konsideronin jobesimtarë dhe lejonin vrasjen e tyre. Në realitet, lëvizjet takfiriste për shkak të bazave sipërfaqësore dhe formale, Islamin dhe besimin e konsiderojnë në të njëjtën shkallë në mënyrë që secili që arrijnë në këtë shkallë, fiton një dobi të madhe dhe secili që gabon në këtë rrugë, konsiderohet në mesin e jobesimtarëve, pavarësisht se ai me gjuhë pohon se besimin në Islam dhe besimin në Zot dhe në të dërguarin e Tij dhe pavarësisht se falë namaz dhe agjëron. Në bazë të kësaj, shoqëria ndahet në dy pjesë: një grup është besimtar dhe grupi tjetër nuk është besimtar. Abu Bekr Baghdadi, lideri i grupit terrorist ISIS, në një audio-mesazh në lidhje me këtë çështje thotë: “Shoqëria ndahet në dy grupe: grupi i parë është grupi i besimit në të cilën nuk ekziston kurrfarë hipokrizie dhe grupi i dytë është grupi i mosbesimit në të cilin nuk ekziston kurrfarë besimi, ndërsa nuk ka grup tjetër. Vetëm ata që e vërtetojnë Organizatën, ata që kanë bërë besëlidhje dhe në mbështetje të Organizatës kanë shkuar në fronte të luftës, hyjnë në grupin e parë. Këtu bëjnë përjashtim ata të cilët për shkaqe të distancës vendore dhe shkaqeve të tjera, nuk mund të bëhen anëtarë të Organizatës. Grupi tjetër përfshinë rafidinët që i përkasin të gjitha shkollave, të krishterët dhe gjithashtu ndjekësit e shkollave të tjera myslimane sunite të cilët përkrahin qeveritë demokrate, sunduesit dhe regjimet sunduese aktuale”. ISIS gjithashtu ka shpallur të lejuar edhe vrasjen e policëve të Egjiptit, Tunizisë, Algjerisë, Marokut etj., sepse ata janë shndërruar në vegla për mbështetjen e regjimeve sunduese.

 

Tags