Tetor 08, 2017 09:48 CET

Në këtë program, do t'i referohemi ngjarjeve të vitit të dhjetë të Hixhretit, çështjes së Haxhit Al Vadae dhe vdekjes së Profetit të Islamit.

Në muajin Dhilkade i vitit 10-të, Profeti i nderuar i Islamit i dha urdhër muezinëve që me zë të lartë t'i tregojnë popullit që i Dërguari i Zotit këtë vit do të shkojë në Haxh. Në ditën e njëzet e pestë apo të njëzet e gjashtë, u njoftua se karavani masiv i Haxhit, që përbëhej nga qindra mijëra njerëz, doli nga Medina nën udhëheqjen e Profetit Muhammed, i cili kishte veshur Ihram në xhaminë Shaxhre dhe të gjithë myslimanët që e ndiqnin atë hazret ishin të veshur me Ihram dhe thërrisnin thënien  "Lebejk".

Në këtë udhëtim, Profeti përdorte çdo mundësi për dialog me njerëzit dhe u tha atyre urdhrat hyjnore. Profeti (savs) në ditën e Arafatit, që atë e quajti Haxhi i Madh, mbajti një hytbe para shokëve të tij, ku midis tjerash tha: O njerëz! Më dëgjoni mirë! Kam ca fjalë për t`ju thënë dhe ndoshta pas këtij viti, kurrë nuk do të jem me ju në këtë vend. O njerëz! Njësoj siç është e shenjtë kjo ditë e juaja, ky muaj dhe ky qytet, të shenjtë e të paprekshëm për tjetrin janë shpirtrat tuaj, pronat dhe nderi. Shumë shpejt do të shkoni tek Zoti juaj dhe Ai do t`ju kërkojë llogari për çdo gjë që keni kryer. Kushdo që ka një amanet pranë vetes, le t`ia dorëzojë të zotit! O njerëz! Kamata dhe fajdeja janë të ndaluara! Në raste të tilla mund të merrni prapa vetëm aq sa keni dhënë. Mos bëni padrejtësi dhe mos lejoni t`ju bëhet juve padrejtësia! Kamata dhe fajdeja janë ndaluar sipas urdhrit të Zotit. Dhe fajdeja e parë që e kam zhvleftësuar është ajo e xhaxhait tim, Abbas ibn Abdul Muttalibit. Edhe gjakmarrjet e asaj kohe janë të zhvleftësuara të gjitha. Gjakmarrja e parë që është shpallur e pavlefshme është ajo e kushëririt tim, Amir bin Hars bin Abdul Muttalibit. Të gjitha traditat e kohës së Injorancës janë hequr, përveç atyre që kanë të bëjnë me shërbimet në Qabe dhe me shpërndarjen e ujit për pelegrinët.

Njerëzit e përfunduan Haxhin e tyre me mësimet e Profetit. Profeti (savs) u kthye në qytetin e tij, Mekë, pas dhjetë vjetësh të qëndrimit larg nga ky qytet. Prandaj, pas përfundimit të ceremonisë së Haxhit, pritej të qëndronte në Mekë për një kohë. Por menjëherë pas përfundimit të Haxhit, Profeti udhëzoi muezinin e tij, Bilal Habeshin, për t'i shpallur njerëzve se të gjithë duhet të lënë Mekën. Pothuajse të gjithë pelegrinët e shoqëruan Profetin. Bile edhe disa pelegrinë jemenas rruga e të cilëve ishte në drejtim të veriut, nuk e braktisën Profetin (savs) dhe shkuan bashkë me të. Kur arritën në rajonin "Kurae Al Ghamim", në të cilën gjendej Ghadiri Khum, Profeti (savs) tha: "O njerëz! Përgjigjuni thirrjes së Zotit, që unë jam i Dërguari i All-llahut. "Ky fjalim ishte një mesazh me rëndësi të madhe. Ky është mesazhi që Zoti ia kishte shpallur Profetit në ajetin 67 të sures Maide, ku thotë: "O ti i dërguar! Komunikoje atë që t’u zbrit prej Zotit tënd, e nëse nuk bën (kumtimin në tërësi), atëherë nuk e ke kryer detyrën (revelatën-risalen). All-llahu të garanton mbrojtjen prej njerëzve (prej armiqve). All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin që mohon".

Me shpalljen e këtij ajeti, Profeti (savs) siguroi shokët për pasardhësin e tij dhe përmbushi urdhrin hyjnor. Pas pak në vendin e Ghadiri Khumit  urdhëroi muezinin e tij që të shpall se: Të gjithë njerëzit duhet të ndalen dhe ata të cilët kishin ikur më herët duhet ët kthehen dhe ata që kanë mbetur mbrapa duhet të ndalen. Të gjithë ata që ishin ndarë u ndalën dhe ata që kishin shkuar më herët u kthyen dhe të gjithë njerëzit në rajonin Ghadir zbritën dhe mbajtën qetësinë. Meqë ishte shumë nxehtë, për të u ndërtua një foltore ku degët bënin hije. Pastaj Profeti mbajti një fjalim të gjatë. Në një pikë, ai i pyeti ndjekësit e tij nëse ai vetë, pra Muhammedi (sav.), kishte më shumë autoritet mbi besimtarët sesa ata vetë mbi vetët e tyre, me ç’rast turma thirri: “Po, ashtu është, O i Dërguari i All-llahut!” Atëherë ai e kapi Aliun për dore dhe shpalli: “Zotëri i kujt jam unë, zotëri i tij është edhe Aliu”.

Pastaj Profeti njoftoi edhe për vdekjen e tij të afërt dhe kërkoi që besimtarët t’u përmbaheshin Kur’anit dhe Ehl-i Bejtit të tij. Koha e ngjarjes së Ghadirit dhe kumtimi i çështjes për besimtarët ka ndodhur në rrugën e një prej ceremonive madhështore fetare të myslimanëve, do të thotë gjatë Haxhit. Në ngjarjen e Ghadirit, çështja e Velajetit dhe e zëvendësit të Profetit të nderuar të Islamit (savs) është kumtuar për besimtarët myslimanë nga ana e Zotit dhe nëpërmjet vet H. Muhamedit (savs) dhe me këtë është plotësuar shpallja e fesë islame dhe mirësia e Zotit. Ngjarja e Ghadiri Khumit është zhvilluar në mënyrë shumë të qartë me fjalimin e Profetit (savs) dhe me prezantimin e zëvendësit të tij (Imam Aliut a.s.) për të pranishmit dhe pastaj me kumtimin e testamentit të tij dhe besimtarët e pranishëm në mënyrë të qartë dëgjuan fjalët e Profetit (savs) dhe uruan këtë emërim, si dhe vendosën që të informojnë edhe të tjerët që nuk ishin të pranishëm.

Profeti u kthye në Medinë. Pjesën tjetër të mbetur e muajit Dhilhixhe dhe muajit Muharrem e kaloi në Medinë. Dalëngadalë u paraqitën shenjat e sëmundjes së atij hazreti. Në njërën nga ato ditë të trishtuara që Profeti (savs) nuk ishte mirë me shëndet, ishte i pranishëm në xhami dhe duke konfirmuar mesazhin e tij për njerëzit, nga ata kërkoi që nëse ndonjëherë pa vetëdije u ka shkelur ndonjërit të drejtën, t'ia bëjnë hallall. Një burrë iu afrua dhe tha: "Njëherë kur synuat të godisni me kamxhikë devenë, gabimisht më goditët mua. Ai hazret edhe përkundër faktit se ishte dobësuar shumë, për të dëshmuar rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe realizimin e dëmshpërblimit apo hakmarrjes, hapi këmishën e tij dhe i tha atij t'a qëllonte. Ai njeriu iu afrua edhe më shumë dhe në vend të hakmarrjes, puthi trupin e Profetit (savs).

Përfundimisht, erdhi dita e hidhur dhe e dhimbshme. Profeti (savs) dalëngadalë në shtratin e tij po mbyllte sytë dhe po humbte vetëdijen dhe në kohën kur i vinte vetëdija, i kujtonte pikat e fundit. Aliu (as) qëndronte pranë tij. Hasani dhe Husejnit ishin aty pranë të cilët nuk i mbanin dot lotët dhe në një moment u afruan shumë pranë Profetit, duke e përqafuar fortë atë. Aliu (as) tentoi t'i ndante ata nga Profeti. Ai hazret u zgjua dhe hapi sytë dhe tha: "Ali, më lejo të ndjejë erën e tyre dhe ata të ndjejnë erën time. Të përfitojë nga dashuria e tyre dhe ata të përfitojnë nga dashuria ime..." gradualisht Profetit iu përkeqësua gjendja dhe më 28 të muajit Safar në vitin 11 h.k. mbylli përgjithmonë sytë nga kjo botë.

Kur Profeti (savs) i mbylli sytë nga kjo botë, Aliu (as) tha: Fatkeqësia e ndërrimit jetë të Profetit (savs) ka lënë një barrë të rëndë për mua, ku mendoj se nëse atë do t'ia linte malit, nuk do t'a kishte fuqinë e transportimit". Aliu (as) me zemër të thyer dhe të trishtuar dhe me sy të përlotur e lau xhenazen e Profetit (savs). Pastaj ai tha: "Nëna dhe babai im janë me fat! Ju keni jetuar një jetë të pastër dhe nga kjo jetë shkuat i pastër. Me vdekjen tuaj, linja e profetësisë dhe e pejgamberllëkut u ndërprenë që nuk ishte e njëjtë me vdekjen e profetëve të tjerë. Ishe shumë i privilegjuar dhe ishe i përkushtuar ndaj selameve dhe përshëndetjeve të Zotit dhe u mundove shumë që të gjithë njerëzit të jenë të barabartë me ju... Babai dhe nëna ime janë me fat! Në përkujto neve afër Zotit dhe na jepni vëmendjen tuaj të veçantë".

Aliu (as) në Nahxhul Balaghe thotë: "I Dërguari i Zotit (savs) kur e kishte kokën në gjoksin tim, nga kjo botë me lehtësi shkonte dhe në dorën time ai ndërroi jetë, ndërsa nga dora e tij mora përgjegjësinë për t'i dhënë gusël atij hazreti. Engjëjt në atë moment më shoqëronin, sikur muret, dera e shtëpisë dhe çdo gjë përreth po qanin. Një grup engjëjsh zbrisnin dhe disa ngjiteshin lartë duke u lutur për atë Profet dhe lutjet nuk do të ndërpriteshin derisa t'a vendosnim në varrin e tij ... ". Hz. Aliu (as) derisa po e varroste trupin e pastër të të Dërguarit të Zotit, me lot në sy tha: "Durimi është i mirë dhe në këtë rast msodurimi për ty është turp, ndarja juaj nga ne na ka thyer zemra dhe është një humbje shumë e madhe".

Pejgamberi (savs) bëri thirrje për lutje, por në dritën e lëvizjeve të tij, Islamit të dashur, ishte një moment historik njerëzor dhe i solli shumë arritje njerëzimit. Lëvizja e madhe e Profetit Muhammed (savs), si një shi i përjetshëm, nxiti drejt shpëtimit një shoqëri të prishur dhe rriti nivelin moralit, virtytit, njerëzimit dhe vëllazërisë. Ai krijoi një revolucion të brendshëm dhe të thellë në mesin e njerëzimit dhe e detyroi njerëzimin të braktisë jo-tolerancën dhe vëllavrasjen. Profeti (savs) ka trashëguar një trashëgimi të klasit botëror që plotëson kërkesat e çdo epoke dhe kohe.

 

Tags