Tetor 08, 2017 09:46 CET

Përshëndetje dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Tregimet dhe legjendat iraniane". Në fillim ashtu si në edicionet e kaluara do të prezantojmë një tjetër zhanër të letërsisë popullore persiane dhe pastaj do të paraqesim tregimin e radhës.

Thamë se këngët popullore janë një prej degëve të tjera të rëndësishme të letërsisë popullore. Nuk e dimë se kush i ka krijuar këngët popullore, mirëpo sipas të gjitha gjasave ato kujtojnë format më të vjetra të poezisë persiane. Këngët popullore kanë tematikë të larmishme. Gjithashtu thamë se këngët popullore mund të studiohen nga katër aspekte: metrika, rima, tematika dhe stili artistik, ndërsa shkurtimisht kemi folur rreth metrikës.

Një element tjetër i rëndësishëm në këngët popullore është rima. Rima do të thotë harmonizimi i pjesës së fundit të fjalëve në një varg. Mirëpo në këngët popullore rima nuk respektohet në këtë mënyrë dhe në përgjithësi duhet të themi se rima në poezitë popullore nga rima në poezinë letrare, ka dallim fondamental. Mirëpo nëse rimën do ta marrim parasysh me kuptimin burimor të saj në greqishte (ritm-rythmos), atëherë me siguri mund të flasim për ekzistimin e rimës në këngët popullore. Përkufizimi i përgjithshëm dhe shkencor i rimës është ky: "Fundi i njëjtë ose i harmonizuar i dy ose i disa gjysmë vargjeve që bënë të dallohet më shumë metrika e tyre". Ky përkufizim i rimës mund të përputhet edhe në poezinë popullore.

Në këngët popullore nganjëherë mjaftohet vetëm me metrikën dhe rima nuk respektohet, prandaj edhe nëse ekziston rimë në ato, ajo konsiderohet e rastësishme. Në këtë kategori të këngëve popullore metrika dhe përsëritja e fjalës, kompenson mungesën e rimës. Për shembull:

Ti që je si hëna lartë në qiell

Edhe unë bëhem yll dhe rrotullohem rreth teje

Ti që bëhesh yll dhe rrotullohesh rreth meje

Edhe unë bëhem re dhe ta mbuloj fytyrën

Ti që bëhesh re dhe ma mbulon fytyrën

Unë bëhem shi dhe bie me rrëmbim

Ti që bëhesh shi dhe bie me rrëmbim

Edhe unë bëhem bari dhe gjelbëroj në fushë

Në disa prej këngëve popullore, nganjëherë refreni dhe përsëritja e tij, kompenson mungesën e rimës dhe nuk ndjehet nevoja për rimë dhe është interesant se në modelet e vjetra të poezisë persiane (në gjuhën pahlavi) ka ekzistuar ky zëvendësim i refrenit  në vend të rimës. Në këngën popullore "Vrapova dhe vrapova" deri në fund të tregimit refreni është fjala "dad" (më dha) dhe është përdorur në fend të rimës.

"Vrapova dhe vrapova/arritëm në një bjeshkë/i pash dy zonja/njëra ujë më dha/njëra bukë më dha/bukën e ngrëna vetë/ujin ja dhashë tokës/toka bari më dha..."

Miq të nderuar temën do ta vazhdojmë në edicionin e ardhshëm dhe tani do ta dëgjojmë pjesën tjetër të tregimit "Malek Xhamshid dhe kali i vogël i detit" në të cilin ekzistojnë veprimet e jashtëzakonshme dhe kafshët mirënjohës që janë karakteristikë e tregimeve popullore.

Thamë se mbreti për djalin e tij Malek Xhamshid i cili kishte rënë në depresion pas vdekjes së nënës së vet, kishte sjellur një kali të vogël deti. Malek Xhamshid ishte shoqëruar shumë me atë dhe të gjithë kohën e kalonte pranë tij. Njerka e Malek Xhamshid synonte të eliminojë Malek Xhamshidin, mirëpo kali i detit gjithnjë e informonte Malek Xhamshidin për komplotet e njerkës dhe ai shpëtonte. Njerka e kuptoi se kali i detit po zbulon planet e saj, prandaj vendosi ta eliminojë kalin e detit. Ajo vetë u shtirë si e sëmurë dhe i dha para shumë mjekut të oborrit mbretëror në mënyrë që ai të thotë se i vetmi ilaç për shërimin e saj është zemra dhe mëlçia e kalit të detit. Mjeku veproi në këtë mënyrë dhe mbreti urdhëroi që kur Malek Xhamshid të shkonte në shkollë, të sjellin kasapin dhe t'i prenë kokën kalit të detit, pastaj zemrën dhe mëlçinë e tij ta pjekun për gruan. Tani iu ftojmë të dëgjoni vazhdimin e tregimit!

Malek Xhamshid si çdo ditë u kthye nga shkolla dhe shkoi te kali i detit dhe e pa atë që po derdh lot nga sytë deri në atë masë sa që i shpërthente vaji çdo njeriu! Malek Xhamshid i cili deri në atë ditë nuk kishte parë të qante dikush në këtë mënyrë, u habit tërësisht dhe e pyeti: "Përsëri çfarë ka ndodhur që po derdh lot në këtë mënyrë?" Kali i detit tha: "Çfarë prisje të ndodhte? Njerka jote e ka kuptuar se ti me fjalët e mia ke shpëtuar nga komplotet e saj dhe tani ka bërë komplot dhe dëshiron të më eliminojë mua. Vetë ajo po shtirët si e sëmurë dhe mjeku i oborrit mbretëror ka thënë se ilaçi i saj është zemra dhe mëlçia e kalit të detit. Ty nuk po të thonë asgjë. Ndërsa nesër kur të shkosh në shkollë, kasapi do të ma prenë kokën mua. Ata i kanë thënë edhe mësuesit tënd që të mos lejojë ty në drekë të kthehesh në pallat". Malek Xhamshid u shtang i tëri dhe nuk dinte se çfarë të bënte që ata të mos i prenë kalin e detit. Kali i detit tha: "Nesër tre herë do të hingëlloj. Hingëllima e parë do të jetë kur të më nxjerrin jashtë nga dhoma ime, hingëllima e dytë do të jetë kur të mi lidhin këmbët dhe hingëllima e tretë kur kasapi ta vendosë thikën mbi qafën time. Nëse nesër t'i do të kthehesh para hingëllimës së tretë, mund të bëjmë një mashtrim dhe që të dy të ikim nga pallati, përndryshe puna ime do të marrë fund dhe atëherë vetëm në ëndërr mund të më shikosh".

Të nesërmen Malek Xhamshid me brengosje të madhe, shkoi në shkollë. Ai trupin e kishte në shkollë, por zemrën dhe mendjen e kishte pranë kalit të detit dhe nuk dëgjonte fare se çfarë fliste mësuesi. Në këtë gjendje ishte ai kur u dëgjua hingëllima e kalit të detit. Iu dridh zemra menjëherë dhe dëshiroi të ikte nga shkolla, por mësuesi i doli përpara dhe i tha që sot duhet të qëndrojë në shkollë deri në mbrëmje dhe nuk ka të drejtë të dalë jashtë. Malek Xhamshid nuk pranoi dhe tha që sido që të jetë, duhet të shkojë në pallatin e babait të tij. Mirëpo mësuesi ia ktheu fjalët dhe i tha se është urdhri i mbretit dhe ai nuk mund të mos zbatojë urdhrin e mbretit. Mësuesi dhe Malek Xhamshid ishin duke u fjalosur kur u dëgjua hingëllima e dytë e kalit të detit. Malek Xhamshidit iu duke se po i rrotullohet bota rreth kokës. Papritur iku nga mësuesi dhe si vetëtima shkoi drejt pallatit. Derisa ata i lidhën duart dhe këmbët e kalit të detit, Malek Xhamshid arriti në pallat dhe e shikoi se kalin e tij e kishin lidhur dhe e kishin vendosur në një qoshe të kopshtit. Mbreti filloi të mendojë se si e kuptojë djali i tij, mirëpo Malek Xhamshid u shtri për toke dhe filloi të bërtasë e të qajë se pse dëshirojnë t'i prenë kalin e detit. Mbreti filloi ta ngushëllojë djalin duke i thënë se gruaja e tij është sëmurë dhe i vetmi ilaç për shërimin e saj është ngrënia e zemrës dhe mëlçisë së kalit të detit. Ai i premtoi që do ta gjejë një tjetër kalë për atë. Mirëpo Malek Xhamshid i cili i cili e kishte mësuar planin mashtrues nga kali i tij, tha se kishte dëshiruar që një ditë të veshë rrobat e mbretit, të vendos kurorën mbi kokë dhe të marrë një qese monedha floriri dhe së bashku me kalin ta shëtisë botën. Tani do t'i zhduken të gjitha dëshirat e tij. Mbreti i tha se kështu ishte fati dhe jeta e gruas është më e shtrenjtë se sa kali për atë. Malek Xhamshid i cili tani kishte përgatitur mirë mendjen e mbretit, tha: "Më lejoni që të veshë rrobat dhe një qese para të vendos në shalën e kalit dhe të hip e të shëtis nëpër pallat në mënyrë që të mos më ngelë kjo dëshirë në zemër". Mbreti u gëzua që djali i tij u pajtua me këtë dëshirë të vogël. Së shpejti e përgatiten Malek Xhamshidin me rroba mbretëror, sollën duqit e mbushur me flori dhe argjend, i vendosen kurorën mbretërore mbi kokë dhe zgjidhen duart dhe këmbët e kalit. Malek Xhamshid hipi mbi kalë dhe u shëtit disa herë në oborrin e pallatit dhe mbreti e priste atë që të zbresë nga kali. Pastaj shkoi pranë tij që ta zbresë me forcë, mirëpo Malek Xhamshid e kapi kalin për jele dhe kali shkoi pak mbrapa dhe mori hovë dhe kërceu murin duke dalë jashtë pallatit dhe e la qytetin mbrapa dhe iku në fushë. Mbreti, veziri dhe funksionarët e tjerë mbeten të mahnitur dhe me gisht në gojë dhe e kuptuan se të gjithë ishin mashtruar nga djaloshi. Gruaja e mbretit e cila fshehurazi e shikonte veprimin e djaloshit, vetëm se nuk shpërthejë nga hidhërimi. Malek Xhamshid dhe kali i tij shkuan dhe shkuan. Kaluan fushën dhe arritën në një qytet tjetër dhe u qetësuan nga komplotet dhe ishin të sigurt që më nuk do t'i gjejë mbreti dhe njerëzit e tij. U ndalën jashtë qytetit. Malek Xhamshid zbriti në tokë. Kali i tha: "Duhet të fshihesh aq shumë saqë askush të mos të njohë dhe askush të mos e kuptojë se ti je djali i mbretit, sepse nëse do të kuptojë dikush, do të krijon probleme për ty. Edhe unë nuk mund të vijë me ty sepse të gjithë e dinë se një djalë i varfër nuk mund të ketë një kalë të tillë. Më mirë është të shkul disa fije qime nga jelet e mia dhe kur të kesh nevojë, mund ta djegësh një qime dhe unë do të vij".

Vazhdon...

Tags