Mars 16, 2016 11:17 CET
  • Feminizmi dhe kritika e bazave, mësimeve dhe pasojave të tij

Feministët besojnë se mbetja e grave në shtëpi dhe privimi i tyre nga puna, është faktori kryesor në privimin e grave nga të drejtat politike, shoqërore dhe ekonomike.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar! Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Feminizmi dhe kritika e bazave, mësimeve dhe pasojave të tij". Në këtë edicion do të flasim rreth qasjes edukative të feminizmit rreth punësimit të gruas jashtë shtëpisë dhe kundërshtimit të detyrave të saj si nënë dhe pasojat e saj. 

Një prej bazave ideologjike të feminizmit është inkurajimi dhe obligimi i grave dhe vajzave që të punojnë jashtë shtëpisë. Feministët besojnë se mbetja e grave në shtëpi dhe privimi i tyre nga puna, është faktori kryesor në privimin e grave nga të drejtat politike, shoqërore dhe ekonomike. Prandaj, kjo padrejtësi dhe pabarazi do të përfundojë vetëm në kohën kur që nga fillimi nëpërmjet edukimeve familjare dhe pastaj edukimeve zyrtare në shkolla, vajzat të inkurajohen dhe të përgatiten ashtu sikur djemtë që të punojnë jashtë shtëpisë. Nëse edhe për vajzat do të krijohen rrethanat e nevojshme për pjesëmarrje në proceset politike, shoqërore dhe ekonomike, atëherë edhe vajzat me pasion të madh do të marrin pjesë në këto procese. Në realitet, hipoteza e parë për lirimin e grave sipas bindjes së feministëve, është hyrja përsëri e gjinisë femërore në tregun e punës dhe në industritë e përgjithshme dhe në fazën e dytë është socializimi i punës shtëpiake dhe përkujdesja ndaj fëmijëve jashtë shtëpisë. Simone de Beauvoir, shkrimtare feministe franceze, në librin e saj “Gjinia e Dytë” shkruan: “Vetëm nëpërmjet pranimit përfitues në punë, gruaja arriti të zhdukë distancën mes saj dhe burrit dhe asgjë tjetër nuk mund të garantojë lirinë e saj në veprim. Kur gruaja të heqë dora nga jeta parazitë, atëherë do të shkatërrohet sistemi i cili u ndërtua mbi varësinë e saj”. Parimi i kundërshtimit të punëve shtëpiake dhe i rolit të nënës, është një prej parimeve edukative kryesore të feminizmit. Puna shtëpiake për femrën mund të paraqitet si poshtërim vetëm atëherë kur të ulët roli i saj si nënë. Prandaj, feminizmi (sidomos përkrahësit e feminizmit të valës së dytë) ka bërë përpjekje që të ulë vlerat dhe dobitë e rolit të nënës për femrat dhe sa më shumë t’i inkurajojë atë për të punuar jashtë shtëpisë. Në këtë kuadër, në propagandën e feminizmit theksohet se roli i nënës nuk është zgjedhje e mirë për vajzat. Sipas bindjes së tyre, deri në kohën kur punët shtëpiake dhe roli i nënës të konsiderohet detyrë e grave dhe derisa gratë t’i pëlqejnë këto dy role, nuk mund të shpresohet në lirimin e tyre nga hegjemonia e burrit. Për këtë arsye, disa hulumtues me të drejtë këtë qëllim të feministëve radikalë e kanë quajtur “Luftë kundër familjes”. Nga pikëpamja e feminizmit, puna shtëpiake e nënës pavarësisht se siguron qetësinë për bashkëshortin dhe fëmijët, por pasi që nuk sjell para, konsiderohet një punë e pavlerë. Nga pikëpamja e feministëve duhet të zhduken rolet tradicionale të burrit si sigurues i të ardhurave dhe i gruas si kryese e punëve shtëpiake, sepse këto role ushtrojnë ndikim në edukimin e fëmijëve vajza dhe djem. Ann Oakley, shkrimtare perëndimore, duke kujtuar fjalët e Leninit i cili kishte thënë se “Në kohën kur gjysma e popullsisë është robëruar në kuzhina, asnjë popull nuk mund të jetë i lirë”, ka propozuar tre parime për lirinë e femrave: “Roli grave amvise duhet anuluar. Familja gjithashtu duhet të anulohet dhe në fund duhet të anulohen tërësisht edhe rolet gjinore”. Feministët me të menduar të tillë, propozojnë formimin e llojeve të ndryshme të institucioneve për bashkëjetesë si zëvendësues për familjen e vërtetë dhe dorëzimin e detyrave familjare të cilat në institucionin e familjes kryen në bazë të dashurisë, vlerave fetare dhe ndjenjës së përgjegjësisë, tek institucionet të cilat janë themeluar në bazë të përfitimeve materiale. Armiqësia e feministëve me familjen ka shkuar deri në atë masë saqë disa prej tyre rolin e nënës e konsiderojnë dënim për femrën.

Thamë se të gjithë feministët besojnë se martesa, roli i femrës si nënë dhe bashkëshorte janë rezultat i padrejtësisë për shkak të sistemit patriarkal dhe në realitet si mjet për të prangosur grat. Prandaj nga pikëpamja e tyre të gjitha grat duhet të hyjnë në tregun e punës. Simone de Beauvoir thotë: “Asnjë grua nuk duhet të lejohet që të mbetët në shtëpi dhe të merret me mbikëqyrjen e fëmijëve. Shoqëria duhet të ndryshojë në përgjithësi dhe të mos lejojë gratë që vetëm të marrin përgjegjësinë e përkujdesjes ndaj fëmijëve”. Betty Friedan, shkrimtare e feminizmit liberal amerikan, gjithashtu në librin e saj “Sekretet Femërore” gjithashtu shpreh urrejtjen e saj ndaj rolit shtëpiake të gruas dhe me zemërim më të madh pretendon se gratë amvise janë sikur viktimat e kampeve të robërve të luftës, por në gjendje edhe më të keq. Ajo inkurajon grat për arsim dhe punësim në mënyrë që sipas saj, të lirohen nga kafazi i shtëpisë i cili nuk është edhe aq shumë prej floriri. Betty Friedan dhe feministët e tjerë liberalë besojnë se gratë duhet të reduktojnë lidhshmërinë e tyre për shtëpinë dhe të luftojnë kundër kësaj bindje që shtëpia është vend i përshtatshëm për gruan. Për fat të keq feminizmi në disa raste i detyron gratë që të heqin dorë nga diçka që për të cilën shumë njerëz besojnë se konsiderohet rasti më i mirë për edukimin dhe zhvillimin njerëzor. Mirëpo ashtu siç dihet kurrë nuk mund të luftohet kundër natyrës qenësore për një periudhë afatgjate dhe të mbulohet realiteti. Kjo çështjeje ka ndodhur edhe për feministët dhe shumë prej grave dhe aktivistëve feministë për shkak se vet ato kanë qenë edhe gra edhe nënë, nuk kanë arritur të luftojnë kundër të vërtetës së brendshme dhe kryesore të tyre. Prandaj shumë feministë në një periudhë afatgjate synuan të kthehen dhe të korrigjojnë qëndrimet dhe idetë e tyre të gabuara. Për shembull Betty Friedan disa kohë pas botimit të librit “Sekretet femërore” shkroi librin me titull “Faza e dytë” dhe në një kthim të hapur, paraqet këtë çështjeje se gratë mund të bashkojnë punët jashtë shtëpisë me punët brenda shtëpisë dhe të arrijnë të kryejnë që të dyja. Në këtë libër Betty Friedan tregon brengosjen e saj për të ardhmen e atyre grave të cilat karrierës në punë i kanë dhënë më shumë rëndësi se sa formimit të familjes dhe tani janë të humbura. Të tilla janë grat e shkurorëzuara të cilat nuk kanë kushte të mira të punës dhe janë zhytur në varfri. Nënat e ndara të cilat kanë një të ardhme të vështirë përpara. Ato janë gra për të cilat është bërë e domosdoshme puna jashtë shtëpisë dhe janë të detyruara të kryejnë edhe detyrën e nënës edhe të bashkëshortit. E gjithë kjo është në kohën kur nuk janë marrë kurrfarë masa për të ndryshuar çështjet e shtëpisë në familje dhe në sferën shoqërore të punësimit për të mbështetur grat.

Realiteti është ky që nxitja e grave për punë ekstreme jashtë shtëpisë dhe anashkalimi i rolit kryesor të grave, nuk ka sjell rezultate të mira. Znj. Nansi Li Demos, shkrimtare perëndimore, në lidhje me këtë thotë: “Nxitja e grave për të ndje pakënaqësi nga roli i saj në punët e shtëpisë dhe nxjerrja e tyre jashtë shtëpisë për tu kënaqur më shumë, nuk ka patur rezultat tjetër, përveç shtimit të stresit jashtë mase për ato, prandaj shumica e grave nuk mund të jetojnë pa ndihmën e specialistëve dhe të medikamenteve. Grat të cilat gjithnjë transferohen nga një vend në një vend tjetër dhe vazhdimisht ndërrojnë profesione, me tepër detyrohen të krijojnë marrëdhënie jashtë normave morale”. Xhesika Anderson, mjeke specialiste e grave, në mënyrë të qartë ka deklaruar: “Puna është pjesë e jetës, por jo e gjithë jeta sepse detyra kryesore e gruas është rritja dhe edukimi i fëmijës. Mirëpo kultura konsumatore e perëndimit, parim e ka bërë punësimin e gruas jashtë shtëpisë, ndërsa rolin e gruas si nënë e konsideron si çështje sekondare. Vazhdimi i këtij procesi është bërë shkak që të shtohet një masë e madhe e presionit psikologjike dhe shpirtëror mbi grat dhe nënat e shoqërisë perëndimore. Ndoshta për këtë arsye në dekadën e fundit po vërejmë se gratë e punësuara jashtë shtëpisë në mënyrë vullnetare po kthehen në sferën e familjes dhe në ringjalljen e detyrave dhe rolit të saj si nënë në familje”. Në Islam punësimi i gruas është një e drejtë e njohur zyrtarisht dhe përkrah asaj, është treguar një vëmendje e veçantë ndaj dinjitetit dhe personalitetit të grave. Zoti i madhëruar në suren Nisa ajeti 32 në Kur’anin e shenjtë thotë: “Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grave gjithashtu ju takon hise nga ajo që fituan ato”. Ky ajet kur’anor dëshmon lejimin e punësimit të gruas. Kur’ani i shenjtë, suneti i Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe i imamëve të pastër (a.s.) gjithashtu dëshmojnë se grat mund të kryejnë disa punë dhe aktivitete të cilat janë në harmoni me natyrën e butë të tyre. Natyrisht se në punësimin e grave duhet të respektohen edhe interesat dhe themelet e familjes. Industria e artizanaleve, industria e tekstilit, tregtia, marketingu, shitja, profesioni i infermieres dhe të tjera, janë disa prej aktiviteteve të cilat i kanë kryer grat edhe në kohën e profecisë dhe Hazreti Muhamed s.a.v.s. nuk i ka ndaluar ato nga këto aktivitete, por ai ka konfirmuar këto aktivitete për grat në kuadër të dispozitave të Islamit. Por nga pikëpamja e Islamit, roli kryesor i gruas është amvisëria dhe edukimi i fëmijëve dhe grat përkrah rolit kryesor të tyre, mund të kryejnë edhe aktivitete të tjera shoqërore. Ajetullah Khemenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në lidhje me këtë ka thënë: “Islami nuk është kundër punës së gruas dhe derisa puna e gruas jashtë shtëpisë nuk pengon rolin themelor të gruas në familje, e konsideron edhe të nevojshme punë e grave. Asnjë vend nuk mund të mos ketë nevojë për forcën e punës së gruas në fusha të ndryshme, mirëpo puna nuk duhet të ketë kontradikta me fisnikërinë dhe vlerën morale dhe njerëzore të gruas”.

Tags