Tetor 27, 2018 15:20 CET
  • Përshëndetje për Arbainin

Husejn (a.a.) për të mbetur gjallë misioni i Hazretit Muhamed s.a.v.s., ka sakrifikuar edhe njerëzit e tij më të dashur. Misioni i profetësisë nëpërmjet Imam Husejnit (a.s.) mori një shpirt të ri dhe vazhdoi kjo rrugë hyjnore. Imam Husejni (a.s.) e shpëtoi nga devijimi Islamin i cili ishte shpallur nga Zoti te Hazreti Muhamed s.a.v.s. dhe ishte përhapur.

Përshëndetje për yjet e djegur në gjymtyrët e fushës!

Përshëndetje mbi trupat e copëtuar!

Përshëndetje mbi diejt e vendosur mbi shtiza!

Përshëndetje për viktimat e padrejtësisë të mbetur mbi tokë!

Përshëndetje mbi Arbainin!

Përshëndetje mbi çastet e panjohura të bashkimit!

Përshëndetje mbi çastin në të cilin ty të rinjoha nga aroma e bukur e parajsës tënde!

Përshëndetje mbi këmishën e cila mbanë aromën e largimit të nënës!

Përshëndetje mbi trupat e pastër që janë lënë të panjohur mbi tokë!

Përshëndetje mbi fytin e terur dhe të etur të Ali Asgharit!

Përshëndetje mbi tendat e djegura, mbi trupat e ndarë nga koka, mbi pafajësinë e bërë hi, përshëndetje mbi ty o vëlla!

Në Arbainin e parë pas martirizimit të Imam Husejnit (a.s.), Xhabir bin Abdullah Ansari, një prej shokëve të nderuar të Hazretit Muhamed s.a.v.s. në kohën kur ishte plak dhe i verbër, shkoi në Qerbela, pranë varrit të Imam Husejnit (a.s.) dhe besnikëve të tij. Karvani i Ehli Bejtit (a.s.) i cili deri në atë kohë kishte qenë i robëruar, gjithashtu me rastin e Arbainit, të dyzetave, arriti në Qerbela dhe së bashku me një grup të fisit Beni Hashim mbajti zi dhe vajtoi për martirët e Qerbelasë.

Sejid bin Tavus një prej dijetarëve të mëdhenj mysliman, shkuan: “Pasi familja e Imam Husejnit (a.s.) u kthye nga Shami në Irak, i tha udhërrëfyesit të karvanit të ta çojë atë në Qerbela. Kur ata arritën në Qerbela, aty e takuan Xhabir bin Abdullah Ansari dhe një grup të fisit Beni Hashim dhe disa pjesëtarë të tjerë të familjes së Hazretit Muhamed s.a.v.s. të cilët kishin ardhur për ta vizituar varrin e Imam Husejnit (a.s.). Të gjithë filluan të qajnë dhe vajtojnë në atë mënyrë të gjithë njerëzve u digjte zemrën”.

Erdhi Zejnebi, por kishte 10 pikëllime dhe mërzi në zemër

Zejnebi kishte një Qerbela me lule në baltë

100 plagë të vjetra kishte ajo në gjoksin e saj të djegur

Zejnebi kishte një plagë mbi kokë nga goditja me dru

Përshëndetje mbi Arbainin i cili na kujton lirimin, njohjen dhe besimin e sinqertë të Imam Husejnit (a.s.) dhe të besnikëve të tij. Në këtë ditë, bëjmë besëlidhje me Husejnin (a.s.) i cili si një diell i shndritshëm, manifeston të gjitha të mirat, duke kërkuar ndërmjetësim për ndihmë që të na pranojë edhe neve së bashku me turmën e madhe të të dashuruarve të tij.

Arbaini nuk ishte përfundimi i çudisë dhe bredhjes së karvanit të robërve, por ishte një fillim për të zgjeruar segmentet e kryengritjes së Ashurasë. Qëllimi i Imam Husejnit (a.s.) nga kryengritja e Ashurasë ishte udhëzimi dhe vetëdijesimi i njerëzve drejt shpëtimit të njerëzimit dhe pas saj këto qëllime duhej të bëheshin të qarta për të gjithë. Tani kishte ardhur koha që ta dinë të gjithë se Imam Husejni (a.s.) për çfarë arsye pas vdekjes së Muavijes nuk bëri besëlidhje me Jezidin, çfarë ishte qëllimi i tij dhe për çfarë arsye i qëndroi besnikë qëllimit të vet deri në sakrifikimin e jetës?

Imam Husejni (a.s.) ishte nip i Porfetit Muhamed s.a.v.s., i cili nuk pranoi besëlidhjen me Jezidin dhe në vitin 60 hixhri kameri, gjatë natës së bashku me familjen e tij u largua nga Medina drejt Mekës dhe pastaj në Qerbela. Ai që nga ajo ditë dhe deri në ditën e Ashurasë gjatë rrugës nga Meka në Qerbela, në çdo vend që ndalej dhe në çdo rast që krijohej për të biseduar me njerëzit, ka shpjeguar qëllimet e tij dhe arsyet për të cilat nuk ka pranuar besëlidhjen me Jezidin.

Qëllimi më i rëndësishëm dhe më i përgjithshëm i tij, ishte ndalimi i veprave të këqija dhe të ndaluara. Jezidi në atë kohë ishte shkelësi më i madh i normave fetare, për arsye se nuk kishte kurrfarë respekti ndaj mësimeve të Islamit. Ai kishte përmbysur të gjitha normat e Islamit, kishte futur risi dhe bënte padrejtësi dhe dhunë, prandaj Imam Husejni (a.s.) pikërisht për këtë arsye në mënyrë të hapur e kundërshtoi atë.

Imam Husejni (a.s.) në mënyrë të qartë ka thënë: “Nëse do të jetë një udhëheqës i shoqërisë si Jezidi, atëherë Islami duhet konsideruar i mbaruar”. Prandaj Imam Husejni (a.s.) në një ligjëratë të tij transmeton këtë urdhër të përgjithshëm nga Hazreti Muhamed s.a.v.s. i cili ka thënë: “Nëse në një periudhë në shoqëri sundon një sundues i padrejtë në emër të Islamit i cili veprat e lejuara, i bënë të ndaluara dhe veprat e ndaluara i bënë të lejuara dhe nuk zbaton urdhrat e Zotit dhe ushtron dhunë ndaj njerëzve, ndërkohë që nëse një njeri nuk e kundërshton atë, atëherë Zoti i madhëruar në ditën e Kiametit vendin e atij personi të heshtur do ta caktojë të njëjtë me vendin e atij zullumqari, sepse ai me heshtin e vet ka konfirmuar dhunën dhe padrejtësinë e zullumqarit”. Më pas Imam Husejni (a.s.) në vazhdim thotë: “Jezidi po ushtron dhunë në shoqëri dhe nuk zbaton urdhrat e Zotit, ndërsa unë jam personi më i merituar që duhet të kundërshtoj veprimet e tij”.

Në këtë rrugë të dritës dhe udhëzimit, Imam Husejnit (a.s.) ka sakrifikuar të gjithë ekzistencën e vet në rrugën e Zotit për ta zgjuar Umetin Islam i cili ishte zhytur në gjumin e neglizhencës. Imam Xhafer Sadik (a.s.) thotë: “O Zot, Imam Husejni (a.s.) ka dhënë çdo gjë për të shpëtuar robërit nga injoranca dhe humbja, ndërkohë që një grusht njerëzish të humbur dhe të mashtruar pas kësaj bote materiale luftuan kundër tij dhe e martirizuan atë”.

Imam Husejni (a.s.) për të mbetur gjallë misioni hyjnor i Hazretit Muhamed s.a.v.s., ka sakrifikuar edhe më të dashurit e tij në këtë rrugë. Misioni i profetësisë nga Imam Husejni (a.s.) mori një shpirt të ri dhe vazhdoi kjo rrugë hyjnore. Imam Husejni (a.s.) e shpëtoi nga devijimi Islamin i cili ishte shpallur nga Zoti te Hazreti Muhamed s.a.v.s. dhe ishte përhapur. Nëse Imam Husejni (a.s.) nuk do të kishte sakrifikuar vetën dhe të gjithë familjen e tij, sot nuk do të kishte mbetur asnjë gjurmë nga Islami burimor i Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Arbaini është ripërtëritja e Ashurasë dhe sakrificës së madhe të Husejnit (a.s.).

Ajetullah Khamenei rreth Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) ka thënë: “Arbaini në ngjarjen e Qerbelasë, ishte një fillim. Pasi ndodhi tragjedia e madhe e Qerbelasë dhe ndodhi sakrifica e madhe e Imam Husejnit (a.s.) dhe e besnikëve të tij në atë rajon të kufizuar, karvani i robëruar duhej të publikonte mesazhin e Ashuras, prandaj ligjëratat dhe fjalimet e Hazreti Zejnebe (s.a.) dhe të Imam Saxhadit (a.s.) zbuluan të vërtetën dhe skandalet e padrejtësisë dhe dhunës së pushtetit Emevit. Ata ishin si një media e fuqishme... Shumë njerëz nëpërmjet atyre e kuptuan të vërtetën, mirëpo nën pushtetin e dhunshëm dhe diktatorial të Jezidit kush kishte guxim të flasë?!... Mirëpo në ditën e Arbainit u bë hapi i parë për ta thyer atë atmosferë dhunshme dhe ky hap u bë pikërisht në Qerbela”.

Arbaini vjen për çdo vit dhe na fton neve për ta vizituar varrin e Imam Husejnit (a.s.) dhe ta njohim më mirë atë duke rilexuar mesazhet e kryengritjes së Imam Husejnit (a.s.) dhe duke përcjellë ato për të gjithë njerëzimin. Me ripërtëritjen e Arbainit dhe me marshim drejt Qerbelasë, ripërtërirët edhe ajo për të cilën ka bërë kryengritje Imam Husejni (a.s.).

Dr. Raxhabi Davani, studiues i historisë islame, thotë: “Në marshin e Arbainit, një turmë e madhe e njerëzve duke ndjekur rrugën e Imam Husejnit (a.s.), forcojnë vullnetin dhe vendosmërinë e tyre për të rezistuar dhe për t’u përballur me tiraninë dhe politikën e dhunshme, prandaj ata bëjnë hapa në rrugën e të vërtetës. Armiqtë kanë frikë nga ky vetëdijesim, sepse të gjitha këto kanë rrënjë në kryengritjen e Imam Husejnit (a.s.)”.

Arbaini dhe ceremonitë të cilat zhvillohen në atë ditë, përbëjnë një manifestim të pashembullt të pasionit dhe ndjenjave islame e cili përveçse mund të ndihmojë në kurimin e dhimbjeve të botës islame, konsiderohet edhe faktori më efikas për ta prezantuar Islamin e vërtetë në botë. Jehona e gjerë mediale e asaj çfarë ndodhë me rastin e Arbainit në Irak, me padyshim se do të tërheqë vëmendjen e shumë njerëzve në botës ndaj Islamit. Njerëzit natyrisht se bëhen kureshtarë të dinë se e gjithë kjo turmë e madhe e njerëzve për çfarë arsye shkon në Qerbela. Me padyshim se si rezultat i kësaj ngjarje, do të shtrohen shumë pyetje të cilat të gjitha i çojnë njerëzit drejtë të vërtetës së Islamit.

Në kryengritjen e Imam Husejnit (a.s.) janë të fshehura vlera të cilat të çmuara dhe nëse Arbaini dhe kryengritja e Imam Husejnit (a.s.) do të prezantohet pa censurë në botë, të gjithë do të njihen me rrugën e Imam Husejnit (a.s.). Kur njerëzit ta kuptojnë se Imam Husejni (a.s.) në kushtet më minimale dhe me një numër të vogël të besnikëve të tij ka qëndruar dhe rezistuar kundër dhunës dhe padrejtësisë dhe ka mbrojtur vlerat, atëherë të gjithë do të kenë respekt ndaj kësaj lëvizje.

Marshi i Arbainit të Imam Husejnit (a.s.) rëndësinë dhe vlerën e vet e merr nga kjo pikëpamja se kjo lëvizje është një rast për të mbajtur gjallë të vërtetën e Ashurasë dhe për të përhapur diskursin e Imam Husejnit (a.s.). Ky këndvështrim ndaj Arbainit i jep origjinalitet kësaj lëvizje dhe e bënë atë të vazhdojë rrugën e udhëzimit dhe vetëdijesimit të njerëzve ashtu siç bëri Hazreti Zejnebe (s.a.) dhe Imam Saxhadi (a.s.). Prandaj, zhvillimi i kësaj ngjarje është një vepër me vlerë dhe një detyrë për ata të cilët jetojnë pas Ashurasë.

Me fjalë të tjera, mund të thuhet se deri në kohën kur Arbaini zhvillohet me një dashuri dhe pjesëmarrje kaq të madhe, do të vazhdojë edhe kryengritja e Ashurasë dhe nën hijen e saj do të jepet edhe një kontribut i madh për ta prezantuar Islamin burimor në botë.