Në shkollën e Ruhullahut: "Drejtësia ekonomike"
Në këtë edicion do të flasim për pozitën e drejtësisë ekonomike në pikëpamjen e Imam Khomejnit (ra).
Drejtësia ekonomike
Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Në shkollën e Ruhullahut”. Në edicionin e kaluar kemi folur për pozitën e drejtësisë sociale në mendimin politik të Imam Khomejnit (a.s.) dhe thamë se nga pikëpamja e Imam Khomejnit (ra), drejtësia ka vlerë qenësore dhe parësore, prandaj të gjitha ligjet edhe ligjet fetare dhe të vendosura njerëzore, duhet të jenë të bazuar në drejtësi. Gjithashtu thamë se nga pikëpamja e Imam Khomejnit (ra), qëllimi kryesor i profetëve të Zotit është vendosja dhe jetësimi i drejtësisë njëkohësisht në dy sfera, individuale dhe shoqërore dhe ky qëllim mund të realizohet vetëm nën hijen e udhëheqjes së një udhëheqësi të drejtë. Imam Khomejni (ra) duke u mbështetur në mësimet e fesë së pastës Islame, ka treguar një vëmendje të veçantë ndaj dimensioneve dhe aspekteve të ndryshme të drejtësisë sociale dhe ka përcaktuar qëndrimin e vet në lidhje me çdo njërin prej këtyre dimensioneve. Për t’i bërë më të qarta dimensionet dhe këndvështrimet e mendimit të Imam Khomeinit në lidhje me drejtësinë sociale, në këtë edicion do të shpjegojmë pozitën e drejtësisë ekonomike nga pikëpamja e tij. Na ndiqni në vazhdim!
Drejtësia ekonomike në përgjithësi ndahet në dy kategori: drejtësia e prodhimit dhe drejtësia e shpërndarjes. Drejtësia e prodhimit bazohet në vështrimin e kapitalizmit në sferën e ekonomisë dhe ka këtë kuptim që për të gjithë qytetarët e shoqërisë të krijojë rastet dhe mundësi të barabartë në sferën ekonomike dhe në këtë mënyrë të zhvillohet dhe shtohet prodhimi, ndërsa me ecjen përpara të zhvillimit dhe progresit, të zhduket varfëria në shoqëri. Mirëpo barazia e shpërndarjes, ka një vështrim socialist ndaj faktorit ekonomi dhe beson se pasuria dhe kapitali i shoqërisë duhet të shpërndahet në mënyrë të barabartë mes të gjithë pjesëtarëve të shoqërisë dhe të mblidhen tatimet nga të pasurit dhe nga ata që kanë të ardhura dhe të shpërndahen mes shtresave të privuara. Natyrisht se ekziston edhe një mendim i tretë i cili mundohet t’i bashkojë dy pikëpamjet e mëparshme dhe ky mendim quhet drejtësia gjithëpërfshirëse. Vështrimi i Imam Khomejnit ndaj drejtësisë ekonomike, bazohet më shumë në mendimin e tretë, do të thotë drejtësinë gjithëpërfshirëse. Në këtë qasje, për të gjithë pjesëtarët e shoqërisë ekzistojnë raste të barabarta ekonomike, mirëpo nevojat më elementare për të pasur një jetë të ndershme nga aspekti ekonomik, garantohen dhe sigurohen për të gjithë individët e shoqërisë.
Sigurimi dhe garantimi i nevojave më elementare për të pasur një jetë të ndershme nga aspekti ekonomik për njerëzit, ka kuptimin e një zotimi shoqëror të shtetit për të mbështetur të varfrit dhe njerëzit e privuar. Kjo është për arsye se një prej aspekteve kryesore të formimit të shtetit është garantimi i sigurisë publike dhe vendosjes së mirëqenies relative për qytetarët në të gjitha fushat. Nëse në një shoqëri sigurohen nevojat më elementare për jetës për të gjithë pjesëtarët e shoqërisë dhe qytetarët të mos kenë brenga për jetën e tyre, atëherë do të krijohen kushte më të përshtatshme për zhvillimin individual dhe shoqëror të njerëzve, sidomos në sferën ekonomike, prandaj në këtë mënyrë edhe drejtësi e prodhimit gjen një kuptim dhe koncept më të mirë. Mirëpo Imam Khomejni (ra) duke qenë i vetëdijshëm për këtë çështje, sigurimin e mirëqenies publike ka caktuar si një prej qëllimeve të shtetit të Republikës Islamike të Iranit dhe ka thënë: “Të gjitha idealet dhe aspiratat e popullit, shtetit dhe funksionarëve të vendit tonë duhet të përqendrohen në këtë që një ditë të zhduket varfëria dhe skamja në shoqërinë tonë dhe populli iranian të gëzojë mirëqenien e merituar materiale dhe shpirtërore”.
Imam Khomejni (ra)
Shqyrtimin e vazhdueshëm të çështjeve të njerëzve të privuar dhe të shtypur, Imam Khomejni (ra) e konsideron faktor të domosdoshëm për realizimin e drejtësisë sociale dhe kërkon nga qeveritarët dhe funksionarët shtetëror të Republikës Islamike që të kenë përkushtim serioz ndaj brengave të jetës së njerëzve të varfër dhe privuar në shoqëri, ndërsa thotë: “Duhet bërë diçka për të shtresat e varfra. Duhet të mendohet për shtresat e privuara të shoqërisë të cilat nuk posedojnë kurrfarë pasurie. Shteti i përket të gjithëve, prandaj duhet të punojë për të gjithë, por për të varfrit më shumë në mënyrë që edhe ata të arrijnë në një shtresë më të lartë”. Imam Khomejni (ra) ua tërheq vëmendjen edhe klerikëve të cilët shkojnë në rajone të largëta për të predikuar mësimet fetare në mënyrë që të kenë një vëmendje të veçantë për të mbështetur shtresat e varfra dhe të privuara gjatë punës së tyre. Kjo është për arsye se përkushtimi ndaj këtyre shtresave është faktor i domosdoshëm për realizimin e drejtësisë sociale. Ai thotë: “Ajo çfarë klerikut nuk duhet të tregojnë neglizhencë gjatë punës së tyre, është mbështetja ndaj njerëzve të varfër dhe të privuar, sepse secili që neglizhon këtë çështje, në realitet ka neglizhuar drejtësinë sociale”.
Imam Khomejni (ra) gjithashtu konsideron se zhdukja e ndarjes klasore dhe shpërndarja e drejtë e mundësive dhe pasurisë së shoqërisë, është faktor i domosdoshëm i drejtësisë sociale dhe në këtë kuadër ai kujton dy mekanizma, mekanizmin shoqëror vullnetar dhe mekanizmin shtetëror dhe obligativ për rishpërndarjen e pasurisë në shoqëri. Ai në shpjegimin e mekanizmit shoqëror dhe vullnetar, i fton të pasurit e shoqërisë që duke balancuar pasurinë e tyre dhe duke treguar vëmendje ndaj të varfërve të shoqërisë, të reduktojnë sa më shumë ndarjen klasore. Ky balancim është edhe në interes të klasës së pasur, sepse parandalon shpërthimin e irritimit dhe pakënaqësisë së klasës së varfër. Ai thotë: “Ky koncept më nuk mund të pranohet që një pjesë të qëndrojnë lartë dhe çdo gjë ta dëshirojnë për vete, ndërsa një pjesë të mbetet në nivelin e ulët. Kjo nuk ka as logjikë islame dhe as nuk është e drejtë. Ju duhet të mendoni një program për këtë çështje në mënyrë që ndarja klasore të mos jetë deri në këtë nivel. Duhet të balancohet aq sa ekziston mundësia. Islami kërkon balancim dhe ekuilibër”. (Sahife Imam Khomejni, v. 8, f. 37). Imam Khomejni gjithashtu masat e shtetit për shpërndarjen e drejtë të pasurisë në shoqëri, i konsideron plotësuese të iniciativave vullnetare në këtë drejtim dhe thotë: “Ne vet do t’u kontrollojmë pasurinë dhe kapitalet atyre që janë të pasur dhe do të inspektojmë llogaritë e tyre. Shteti Islamik është një shtet i drejtë”.
Vështrimi i Imam Khomejnit (ra) ndaj drejtësisë ekonomike është reflektuar në nivel shumë të mirë edhe në Kushtetutën e Republikës Islamike të Iranit. Në nenet e ndryshme të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit, idetë e Imam Khomejnit (ra) në fushën e drejtësisë sociale kanë zënë një pozitë të rëndësishme. Në parathënien e tekstit të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit në mënyrë të qartë janë paraqitur detyrat e Shtetit Islam për të krijuara rrethana të përshtatshme për shfaqjen e talentit dhe kreativitetit njerëzor dhe si rezultat, sigurimin e kushteve të barabarta dhe të përshtatshme dhe krijimin e rasteve për punësim për të gjithë qytetarët dhe për plotësimin e nevojave të domosdoshme për të vazhduar lëvizjen e progresit, ndërsa është theksuar vendosja dhe zbatimi i drejtësisë si një prej qëllimeve ekonomike të Republikës Islamike të Iranit. Në këtë drejtim ka për obligim që të punojë për zhdukjen e diskriminimit dhe krijimin e kushteve të barabarta për të gjithë njerëzit në të gjitha fushat materiale dhe morale. Në nenin 3 të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit, themelimi dhe ndërtimi i një ekonomie të vërtetë dhe të drejtë për krijimin e mirëqenies dhe zhdukjes së varfërisë dhe privimit të njerëzve në fushat e të ushqyerit, banimit, punës dhe shëndetësisë si dhe garantimin e përgjithshëm të siguracionit, është konsideruar prej detyrave të rëndësishme të qeverisë dhe shtetit.
Kushtetuta e Republikës Islamike të Iranit përveçse thekson sigurimin e nevojave të domosdoshme të qytetarëve, ka paraqitur edhe çështje të ndaluara të cilat përfshin faktorët që pengojnë realizimin e drejtësisë sociale dhe faktorët që pengojnë mbledhjen e pasurive të paligjshme dhe pa punë. Çështjet si ndalimi i shfrytëzimit të punës së të tjerëve, ndalimi i dëmtimit të të tjerëve, ndalimi i monopolit, grumbullimit të kapitalit, kamatës dhe veprime të tjera të ndaluara, ndalimi i shpërdorimit dhe shkapërderdhjes së pasurisë në sferat përkatëse me ekonominë duke përfshijë konsumin, investimin, prodhimin, shpërndarjen, shërbimet, ndalimin e centralizimit të kapitalit në duart e individëve dhe grupeve të veçanta, mohimi i të drejtës së qeverisë për t’u bërë punëdhënësi absolut dhe ndalimi i punës së detyruar, si dhe ndalimi i privimit të njerëzve nga zgjedhja e punës; janë disa prej standardeve dhe kritereve që sundojnë mbi ekonominë dhe në të cilët thekson Kushtetuta e Republikës Islamike të Iranit për realizimin e drejtësisë sociale. Gjithashtu, në nenin 29 të Kushtetutës së Iranit gëzimi i sigurimit social nga aspekti i pensionit, papunësisë, pleqërisë, humbjes së aftësisë për punë, mungesës së përgjegjësit, mbetjes në rrugë, aksidenteve, nevojës për shërbime shëndetësore dhe përkujdesjes mjekësore; është konsideruar si e drejtë gjithëpërfshirëse dhe qeveria është obliguar që të sigurojë shërbimet dhe mbështetjen financiare për çështjet e lartpërmendura për secilin qytetarë të shoqërisë.
Kushtetuta e Iranit për realizimin e ideve të Imam Khomejnit në rregullimin e sektorëve ekonomik të vendit, përkrah sektorit shtetëror dhe privat, ka dalluar edhe sektorin e kooperativës dhe e ka obliguar qeverinë që duke forcuar këtë sektor, të zbatojë politikat dhe prirjet për realizimin e drejtësisë sociale. Neni 44 i Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit, sektorin privat e ka cilësuar si plotësues të aktiviteteve ekonomike shtetëror dhe kooperative dhe ka njohur zyrtarisht përpjekjet e sektorit privat në sferën e dy sektorëve të tjerë. Prandaj, mbështetësi kryesor i ekonomisë së Iranit është sektori kooperativ ku publiku i tij është një shtresë e gjerë e shoqërisë e cila nuk ka kapital të mjaftueshëm dhe nuk ka mund të konkurrojë me sektorin privat. Ky program i rëndësishëm është përpiluar për realizimin e drejtësisë ekonomike dhe për të parandaluar centralizimin e pasurisë në duart e individëve dhe grupeve të veçanta në mënyrë që shumica e shoqërisë të ketë mundësi të gëzojë një jetesë të drejtës, sepse sektori kooperativ mbyll rrugën për sundimin absolut të sektorit privat si dhe nuk lejon që qeveria të shndërrohet në punëdhënës absolut.