Nëntor 24, 2018 22:22 CET
  • Në shkollën e Ruhullahut:

Në këtë edicion do të analizojmë dhe zbërthejmë pozitën e gjykimit dhe sistemit gjyqësor në pikëpamjen e Imam Khomejnit (ra).

Gjykimi dhe sistemi gjyqësor

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Në shkollën e Ruhullahut”. Në disa edicione të kaluar kemi folur në lidhje me konceptin e drejtësisë në mendimin e Imam Khomejnit (ra) dhe thamë se drejtësia është një prej boshteve që përbëjnë të menduarin e themeluesit të Revolucionit Islamik të Iranit. Gjithashtu kemi shpjeguar edhe këtë çështje se Imam Khomejni ka treguar një vëmendje të madhe ndaj të gjitha dimensionet juridike, politike, ekonomike dhe sociale të drejtësisë, prandaj një prej qëllimeve kryesore të Revolucionit Islamik dhe vendosjes së sistemit shtetëror të Republikës Islamike në Iran, ai e ka quajtur realizimin njëkohësisht dhe të gjithanshëm të drejtësisë në shoqëri. Ashtu siç e dini edhe ju, një prej aspekteve të rëndësishme të realizimit të drejtësisë në shoqëri, është dimensioni juridik dhe gjyqësor i saj. Për të vendosur në mënyrë të gjithanshme shoqërinë në shoqëri, një prej detyrave themelor të shtetit është hartimi dhe ligjeve të drejta dhe parashikimi i mekanizmave juridik dhe ekzekutiv të përshtatshme për t'i dhënë fund mosmarrëveshjeve të njerëzve dhe për të garantuar të drejtat e qytetarëve. Në këtë edicion do të flasim për pozitën e gjykimit dhe sistemit gjyqësor në mendimin e Imam Khomejnit, për arsye se autoriteti më i rëndësishëm për realizimin e dimensionit juridik dhe gjyqësor të drejtësisë në shoqëri, është aparati gjyqësor. Na ndiqni në vazhdim!

Pikëpamjet e Imam Khomejnit në lidhje me gjykimin dhe sistemin gjyqësor, kryesisht janë pasqyruar në librin "Tahrir Al-Vasile" të tij. Ai në këtë libër i ka kushtuar një kapitull të veçantë çështjes së gjykimit dhe sistemit gjyqësor në Islam dhe aty ka shpjeguar pikëpamjet e veta në lidhje me gjykimin dhe sistemin gjyqësor në Islam, mirëpo për të shpjeguar në mënyrë të plotë pikëpamjet e tij në lidhje me këtë çështje, nuk mjafton vetëm ky libër. Kjo është për arsye se ai përveç se kishte pozitën e juristit islam dhe autoritetit fetar, përgjatë një dekade ai kishte përgjegjësinë e një udhëheqësi dhe lideri të Shtetit Islam dhe në këtë mënyrë konsiderohej zbatuesi i mendimeve të tij juridike, prandaj përgjatë kësaj periudhe ai në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë ka administruar çështje të ndryshme gjyqësore. Imam Khomejni në këtë periudhë në lidhje me trajtimin e çështjeve të reja ka dhënë qëndrime dhe dekrete të reja për të zgjidhur çështjet e reja në përshtatshmëri me rrethanat kohore. Prandaj në shpjegimin e pikëpamjeve të Imam Khomejnit në lidhje me çështjet e gjyqësorit përveç dimensioneve teorike dhe juridike, duhet të kemi parasysh edhe veprimet pragmatike dhe administruese të tij. Ndoshta këtë eksperiencë vepruese mund ta konsiderojmë si një test për zbatimin e dekreteve dhe qëndrimeve të tij juridike sepse kjo eksperiencë përveç zhvillimin dhe pjekurisë së qasjes juridike shiite, do të krijojë rrethanat për të kuptuar më mirë vet pikëpamjet e tij.

Epiqendra e mendimit të Imam Khomejnit (ra) në lidhje me gjykimin dhe sistemin gjyqësor, është koncepti i drejtësisë që ka rrënjë në vështrimin e tij fetar. Imam Khomejni duka analizuar në mënyrë juridike sistemin gjyqësor në shtetin islam nga këndvështrimi i drejtësisë, ka parasysh disa parime kryesore. Parimi i parë është ky që sistemi gjyqësor është një pozitë dhe autoritet i Sheriatit Islam dhe një prej kritereve të juristit i cili posedon të gjitha kushtet për gjykim. Ai përkrah autoritetit fetar "Vilajet", sistemin gjyqësor e konsideron një prej thyllave të shtetit islam. Parimi i dytë është ky që sipas mendimit të Imam Khomejnit, mënyrë e gjykimit duhet të jetë në atë formë që të konkretizohen dispozitat hyjnore edhe në sferat shoqërore dhe dispozitat e Sheriatit të zbatohen nga ana e shtetit edhe në jetën e popullit. Parimi i tretë i cili në mënyrë serioze ka tërhequr vëmendjen e Imam Khomejnit në lidhje me sistemin gjyqësor, është ky që sistemit gjyqësor duhet të veprojë në atë mënyrë që duke mbrojtur të drejtat e njerëzve, të sigurojë dhe garantojë  drejtësinë dhe sigurinë gjyqësore për të gjithë njerëzit. Ky vështrim ka rrënjë në mendimin fetar dhe shiit të Imam Khomejnit, për arsye se në fenë e pastër Islame dhe në sunetin e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe në jetën dhe veprën e imamëve ma'sum (a.s.), është treguar një ndjeshmëri e madhe në të gjitha dimensionet e gjykimit dhe sistemit të gjyqësor duke përfshirë kushtet e gjykatësve dhe mënyrën e sjelljes se tyre e deri në respektimin e të drejtave të akuzuarit dhe mënyrën e vërtetimit të padisë dhe kriteret përkatës me atë dhe shumë çështje të tjera në detaje.

Imam Khomejni (ra), çështjen e gjykimit në Islam dhe në shtetin islam, e ka quajtur një çështje shumë të rëndësishme dhe të ardhmen e Republikës Islamike e lidh me nivelin e shëndetësisë së sistemit gjyqësor në vend ose me nivelin e devijimit në aparatin gjyqësor. Ai në lidhje me këtë çështje thotë: "Çështje e gjykimit, është një çështje shumë e rëndësishme. Njeriu duhet ta dijë se funksioni dhe përgjegjësia e tij ka të bëj me jetën e njerëzve, me pasurinë e njerëzve, me nderin e njerëzve etj.. Të gjitha këto çështje ndodhen nën funksionin dhe autoritetin e sistemit gjyqësor. Prandaj në rast se gjykatësi të mos jetë i merituar dhe të mos jetë i drejtë dhe bënë shpërdorimin e pozitës së tij në dëm të pasurisë dhe jetës së njerëzve, atëherë dihet se çfarë do të ndodhë. Rëndësia që i ka dhënë Islam sistemit gjyqësor, është e rrallë. Prandaj sot aparati i drejtësisë dhe gjykatat e Revolucionit janë ruajtëse të nderit të Republikës Islamike dhe të Islamit, prandaj devijimi dhe shpërdorimi i pozitës në gjykata do t'i zhgënjejë njerëzit nga ky sistem dhe ato nuk do të kenë qëndrim të mirë ndaj Republikës Islamike dhe klerit fetarë". Ai duke qenë i vetëdijshëm nga rëndësia e kësaj çështje, menjëherë pas miratimit të Kushtetutës së Republikës Islamike dhe formimit të institucioneve themelore të shtetit, ka emëruar funksionarët e sistemit gjyqësor dhe me anë të dispozitave dhe fjalimeve të ndryshme ka shpjeguar pozitën e gjyqësorit dhe të gjykatësit dhe rëndësinë e tyre duke trajtuar aspekte të ndryshme të çështjes dhe në përputhje me këtë, ka dhënë edhe vërejtjet e duhura për funksionarët e sistemit gjyqësor.

Nga pikëpamja e Imam Khomejnit, gjykimi dhe ndarja e drejtësisë mes njerëzve myslimanë, është një prej përgjegjësive të rënda e cila është caktuar nga ana e Zotit të madhëruar për Profetin e nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe nga ana e Hazretit Muhamed s.a.v.s. kjo përgjegjësi i është dhënë imamëve ma'sum (a.s.), ndërsa në periudhën e mungesës së Imamit, kjo përgjegjësi i është dhënë autoritetit fetar që plotëson kushtet përkatëse. Prandaj, vetëm një autoritet fetar që plotëson kushtet e duhura, që është muxhtehid i drejtë, posedon leje për të gjykuar mes njerëzve ndërsa çdo kush përveç tij bënë një punë të tillë, ai ka kryer një vepër të ndaluar. Imam Khomejni është një prej atyre juristëve dhe autoriteteve fetare që si Sejed Xhavad Amoli, i ndjeri Kashef Al-Ghita dhe Sejed Ali Tabatabai dhe për kundër juristëve të tjerë si Shejkh Ansari, konsideron se një prej kushteve të gjykatësit është që ai të jetë mashkull. Imam Khomejni, respektimin e drejtësisë në bazë të kritereve dhe standardeve islame e konsideron prej kushteve të gjykimit të drejtë në shtetin islam dhe thotë: "Nëse gjykatësit tanë veprojnë përkundër kritereve islame dhe në kundërshtim me drejtësinë, atëherë do të njolloset shkolla jonë". Imam Khomejni me një ndjeshmëri të madhe, ka shpjeguar edhe kushtet dhe kriteret e sistemit gjyqësor islam dhe në mënyrë të theksuar ka porositur gjykatësit që të respektojnë këto kritere. Ai duke shpjeguar detyrat e gjykatësit islam, kas vë në dukje disa çështje të cilat tërheqin vëmendjen e çdo njeriu dhe tregojnë rëndësinë e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm në pikëpamjen e tij. Shikimi dhe trajtimi i barabartë i gjykatësit ndaj të ty palëve në konflikt, pavarësia e gjykatësit, mosmarrja parasysh pozitën dhe funksionin e palëve të përfshira në një çështje, moslejimi i ofendimit ndaj fajtorit, ndalimi i spiunazhit ndaj jetës së personave, si dhe moslejimi i hyrjes në privatësinë e njerëzve; janë disa prej këtyre porosive të rëndësishme.

Një prej parimeve të rëndësishme në pikëpamjen e Imam Khomejnit në lidhje me gjykimin dhe sistemin e gjyqësorit, është parimi i barazisë përpara ligjit. Parimi i barazisë përpara ligjit është një prej bazave dhe parimeve të rëndësishme të realizimit të drejtësisë në të gjitha sistemet shtetëror, për të cilin thekson edhe Imam Khomejni. Nga pikëpamja juridike, barazia ka dy kuptime: njëri do të thotë barazia e njerëzve pa marrë parasysh përkatësisë racore, gjuhësore, fetare, besimit, politike dhe gjinore, sepse të gjithë njerëzit kanë nder dhe dinjitet njerëzor të barabartë, prandaj gëzojnë edhe të drejta dhe detyrime të barabarta ndërsa dallimet sipërfaqësore nuk tregojnë ndonjë privilegj të caktuar; i dyti do të thotë barazia përpara ligjit që në bazë të këtij kuptimi, të gjithë njerëzit apo të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë gëzojnë mbështetje ligjore dhe ligji pa kurrfarë diskriminimi zbatohet në lidhje me të drejtat dhe detyrat e atyre. Parimi i barazisë përpara ligjit, është një prej themeleve të drejtësisë në sistemet juridike dhe në bazë të këtij parimi, autoritetet shtetërore nuk mundën dhe nuk kanë të drejtë që të shkelin ligjet dhe të shkelin rregullore dhe në mënyrë arrogante t'i japin privilegje të veçanta njerëzve të caktuar. Barazia përpara ligjit do të thotë se ligji të gjithë individët e shoqërisë i trajton në mënyrë të barabartë.

Imam Komejni (ra) duke pranuar parimin e barazisë përpara ligjit, beson se pavarësia është një prej karakteristikave të rëndësishme të gjykatësit dhe të institucioneve gjyqësore, për arsye se në rast të mungesës së pavarësisë, nuk mund të zbatohet drejtësia në shoqëri. Ai në lidhje me këtë çështje thotë: "Sistemi gjyqësor i cili është strehë dhe mbrojtës për njerëzit e shtypur dhe të shkelur, është një institucion i pavarur dhe asnjë funksionar nuk ka të drejtë të ndërhyjë në këtë institucion". Imam Khomejni në mënyrë të theksuar i porosit gjykatësit që me ruajtjen e pavarësisë dhe lirisë së vet, të gjithë individët e shoqërisë t'i konsiderojnë të barabartë përpara ligjit, paraja dhe pozita pushtetarë të mos bëhet pengesë e trajtimit të barabartë të gjykatësit ndaj palëve dhe mos respektimit të drejtësisë në marrjen e vendimeve. Ai thotë: "Gjykatësi në Islam i cili gëzon pavarësi gjyqësore, duhet t'i përmbahet kushteve të rënda. Gjykatësi nga të gjitha aspektet duhet të jetë i paanshëm. Para ti nuk duhet të ekzistojë dallim mes presidentit të shtetit dhe një punëtori të thjeshtë. Këto janë kushte të cilat duhet t'i përmbahet gjykatësi në mënyrë të domosdoshme". Imam Khomejni duke qenë i vetëdijshëm për këtë se ndoshta për shkak të pranisë së klerikëve fetarë në pushtet, funksionet shtetërore mund të keqpërdoren për interesa individuale, caktoi një përjashtim në parimin e barazisë përpara ligjit dhe më datë 23 prill 1979, dha urdhër për formimin e gjykatës së veçantë për klerin fetar me qëllim që të zhduket çfarëdo lloje mundësia për keqpërdorimin e kësaj pozite në Republikën Islamike të Iranit.

Zbatimi i drejtësisë gjyqësore, siguria gjyqësore dhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve, përbën një prej boshteve të tjera të mendimit të Imam Khomejnit në lidhje me gjykimin dhe sistemin gjyqësore dhe në edicionin e ardhshëm do të flasim më gjerësisht rreth këtij parimi.