Nëntor 24, 2018 23:19 CET
  • Në shkollën e Ruhullahut:

Në këtë edicion do të shpjegojmë pozitën e universiteteve dhe universitarëve në pikëpamjen e Imam Khomejnit (ra).

Universitetet dhe universitarët

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Në shkollën e Ruhullahut”. Në edicionet e kaluara kemi folur për pozitën e idealeve si lufta kundër arrogancës, drejtësia dhe liria në mendimin e themeluesit të Revolucionit Islamik. Në këtë edicion dhe në dy edicionet e ardhshme do të flasim rreth pikëpamjeve të Imam Khomejnit në lidhje me njërin prej institucioneve më të rëndësishme shkencore, kulturore dhe politike të Iranit, do të thotë institucionin e universitetit dhe në lidhje me njërën prej kategorive më të rëndësishme dhe me ndikim më të madh në shoqërinë e Iranit, do të thotë universitarët. Në Iran, universitetet jo vetëm që jenë qendra të rëndësishme për prodhimin e shkencës dhe mendimin dhe për edukimin e njerëzve të shkolluar dhe intelektual, por ato kanë qenë edhe një prej boshteve lëvizjeve kryesore të zhvillimeve politike dhe shoqërore gjatë një shekulli të fundit në këtë vend. Përveç kësaj, universitetet kanë luajtur një rol të pashembullt dhe përcaktues edhe në fitoren e Revolucionit Islamik të Iranit dhe për këtë arsye universitetet kanë krijuar lidhje të besueshme dhe të pakëputur me Imam Khomejnin. Prandaj, shpjegimi i pikëpamjeve të Imam Khomejnit në lidhje me pozitën e universitetit dhe të universitarëve në shoqëri dhe në zhvillimet politike dhe shoqërore të vendit, do të jetë shumë i rëndësishëm për ta pasqyruar sistemin e mendimit filozofik të liderit të Revolucionit Islamik të Iranit.

Imam Khomejni (ra)

Vëmendja e Imam Khomejnit ndaj institucionit të universitetit dhe profesorëve universitarë dhe studentëve, ka rëndësi dhe mund të analizohet nga disa aspekte. Aspekti i parë i kësaj rëndësie i përket pozitës së diturisë dhe shkencës sidomos pozitës së shkencave moderne të cilët mësohen në nivele të ndryshme në universitet, në mendimin e Imam Khomejnit. Ashtu siç e dini, Imam Khomejni vet ishte një dijetar i dalluar i shkollave fetare dhe zotëronte një lëmi të gjerë të shkencave islame dhe kishte forcën dhe aftësinë për ixhtihad në shkencat fetare. Pozita shoqërore e Imam Khomejnit si një dijetar fetar është e rëndësishme nga ky aspekt se në Iran gjithmonë ekzistonte një lloj përballje dhe ballafaqimi mes shkencave të shkollave fetare dhe shkencave moderne të cilat mësohen në universitete. Sidoqoftë në universitete shkencat moderne kryesisht mësoheshin të interpretuara nga perëndimi dhe ky institucion shkencore vazhdimisht sfidonte institucionin tradicional të arsimit të shkollës fetare dhe gjithashtu shkencat  e zakonshme që mësoheshin në atë. Përballja mes këtyre dy institucioneve arsimore ekzistonte në nivel të gjerë të shkollave fetare në Iran dhe natyrisht gjithnjë preokuponte mendjen e të gjithë dijetarëve fetarë duke përfshirë edhe autoritetet e larta të shkollave fetare. Prandaj, nga ky aspekt qëndrimi i Imam Khomejnit si një dijetar i dalluar i shkollës fetare dhe si një autoritet i madh fetare, ndaj institucionit të universitetit dhe ndaj shkencave të cilat mësohen në atë, si dhe ndaj njerëzve që studiojnë dhe japin mësim në këtë institucion, është shumë i rëndësishëm dhe ka potencial të duhur për t'u analizuar më gjerë.

Në rrethanat dhe në kohën kur në shumë qarqe të shkollave fetare dhe universitare është krijuar një ndarje mes shkencave fetare dhe shkencave moderne, prandaj si rezultat është shfaqur një lloj përballje mes këtyre dy lloj informacioneve duke u pasuar me një përballje edhe mes funksionarëve dhe figurave të këtyre dy institucioneve arsimore. Imam Khomejni duke u mbështetur në burime fetare dhe duke shpjeguar konceptin e diturisë së dobishme, i dha fund këtij vështrimi paradoksal dhe kësaj përballje mes shkencave fetare dhe shkencave universitare. Ai në shpjegimin e konceptit të diturisë së dobishme, vlerësoi se nxënia e shkencave moderne është një prej aspekteve të diturisë së dobishme dhe tha se nëse qëllimi i atyre që nxënë këto shkenca është shërbimi ndaj njerëzve dhe në rrugën e vlerave hyjnore, atëherë nga aspekti fetar mund të mbrohet një veprim i tillë. Ai në lidhje me këtë ka thënë: "Shkencat kryesisht ndahen në dy kategori: shkencat e kësaj bote materiale që kanë për qëllim arritjen dhe realizimin e qëllimeve të kësaj bote materiale; dhe shkencat fetare të cilat synojnë arritjen dhe realizmin e qëllimeve fetare.

Imam Khomejni duke u mbështetur në një shpjegim të tillë për diturinë e dobishme, konsideron se nxënia e shkencës dhe diturisë është një adhurim i madh në shkollën islame dhe mjet për garantimin e lumturisë në këtë botë dhe në botën tjetër. Ai thekson: "Zoti i madhërua, nxënien e diturisë e ka bërë një prej adhurimeve dhe në asnjë fe si në fenë islame nuk është vlerësuar dhe lavdëruar dituria. Kur'ani i shenjë në ajtete të ndryshme ka porositur besimtarët që të përkushtohen në nxënien e diturisë dhe të kenë respekt ndaj dijetarëve. Me dituri, njeriu mund ta sigurojë lumturinë e kësaj bote dhe botës tjetër".

Imam Khomejni në mesin e studentëve

Shpjegimi dhe vlerësimi i shkencave fetare dhe shkencave moderne në një shkallë të njëjtë nga ana e Imam Khomejnit duke insistuar se vlera e çdo shkence varët nga qëllimet e atij që e mëson atë shkencë, u bë shkak që ai në përcaktimin e dimensioneve dhe kritereve të një dijetari ideal, të theksojë në dy dimensione: zotimin dhe specializimin. Imam Khomejni binjakëzimin e diturisë dhe besimit e konsideron element të nevojshëm për arritjen e lumturisë individuale dhe shoqërore, ndërsa diturinë pa besim e konsideron burim të shumë të këqijave kurse diturinë do të shoqëruar me spiritualitet dhe devotshmëri, e konsideron burim të shumë të mirave dhe begative. Ai në lidhje me këtë ka thënë: "Nëse supozojmë se dituria është burim i lumturisë çfarë do të që të jetë ajo, kjo është një gabim. Nganjëherë dituria është burim i shumë të këqijave". Ai në një rast tjetër ka thënë: "Burim i të mirave dhe burim i të gjitha zhvillimeve dhe progreseve që shënon një vend si në aspektin material ashtu edhe në aspektin moral, është ky që të ekzistojë besimi. Dijetari në mënyrë të vetëm nuk ka  dobi, por edhe besimtari në mënyrë të vetëm nuk ka shumë efekt, mirëpo edhe njerëzit e shtresave të tjera janë besimtarë, ndërsa kur dijetari të bëhet i besimtar, kur dijetari të bëhet i devotshëm, atëherë ai është burim i të mirave dhe begative". Imam Khomejni në periudha të ndryshme i është drejtuar dijetarëve fetarë dhe shtresave universitare duke tërhequr vërejtjen se dituria dhe spiritualiteti dhe nevoja për edukimin e egos përkrah nxënies së diturisë, duhet të shkojnë paralel. Ai thotë: "Njerëzit ashtu siç bëjnë përpjekje për mësimin e shkencës, duhet të bëjnë përpjekje edhe në pastrimin moral, në kryerjen e veprimeve fetare dhe përkryerjen e moralit. Kjo është për arsye se dituria pa veprim dhe pa devotshmëri, në shumë raste është e dëmshme...".

Një dimension tjetër i qasjes së Imam Khomejnit ndaj universitetit dhe universitarëve i përket rolin dhe ndikimit të këtij institucioni dhe përfaqësuesve të tij do të thotë profesorëve dhe studentëve në bartjen e peshës së pavarësisë së vendit dhe përgjegjësisë për krijimin e kushteve për zhvillimin dhe progresin e vendit. Nga pikëpamja e tij, realizimi i këtij qëllimi të rëndësishëm kushtëzohet me krijimin e një atmosfere të shëndoshë dhe me zhvillimin e një atmosfere spirituale në shoqëri nëpërmjet edukimit të njerëzve besimtarë dhe të devotshëm të cilët njëkohësisht kanë dy karakteristika: zotimin dhe specializimin. Me fjalë të tjera, në bazë të vështrimit të Imam Khomejnit, realizimi i këtij qëllimi dhe kryerja e këtij misioni, nuk mund të bëhet pa  pastrimin dhe zhvillimin e dimensionit shpirtëror dhe moral të njeriut. Besimi dhe devotshmëria në mënyrë të qartë duhet të manifestohet në produktet e sistemit universitar, prandaj shëndeti moral dhe i besimit të profesorëve dhe binjakëzimi i zotimit me specializimin e funksionarëve universitarë, është prej elementëve të pashmangshëm që duhet të merren parasysh në rrugën për realizimin e këtyre qëllimeve. Imam Khomejni në lidhje me binjakëzimin e zotimit dhe specializimit në diskursin fetar, ka thënë: "Menjëherë pasi që të thuhet se një qendër ose institucion duhet të bëhet islamike, disa faktorë reagojnë duke thënë se ajo qendër do të thotë se nuk do të jetë profesionale. Ata me këtë pretekst dëshirojnë të induktojnë se islami është kundër profesionalizmit dhe specializimit, ndërkohë që në Kur'anin e shenjët më shumë se në librat e tjera fetare është porositur nxënia e diturisë. Islami nuk është kundër profesionalizmit".

Imam Khomejni konsideron se vetëbesimi dhe mbështetja në potenciale vendore në zhvillimin shkencor, janë prej elementëve kryesore për realizimin e pavarësisë dhe në këtë proces ai mendon se rolin më të madh e kanë mbi supe universitetet dhe universitarët. Ai ka thënë: "Ne jemi kundër atij universiteti i cili na bënë neve të varur nga të huajt, ne duam atë universitet i cili do të na nxjerrë neve nga varësia, të na bëjë neve të pavarur në të gjitha aspektet".

Imam Khomejni konsideron se realizimi i qëllimit final, pavarësia e vendit, varët nga universitetet dhe universitarët, prandaj duhet forcuar potencialet shkencore të universiteteve. Veprimtaria shkencore dhe hulumtuese e profesorëve dhe studentëve duhet të jetë e përputhur me nevojat dhe me të ardhmen e shoqërisë.

Dimensioni i tretë i mendimit të Imam Khomejnit në lidhje me universitetet dhe universitarët i përket zotimit shoqëror dhe përgjegjësisë politike të këtij sektor në shoqëri. Imam Khomejni konsideron se universitarët janë mbikëqyrës vigjilentë dhe të informuar të shoqërisë të cilët me maturi të plotë vëzhgojnë punën dhe vendimet e funksionarëve shtetëror dhe të qytetarëve, ndërsa me një kritikë të drejtë bëjnë përpjekje dhe tërheqin vërejtjen për mënjanimin e gabimeve të mundshme. Ata gjithashtu janë edhe konsultues të drejtë dhe të besueshëm që i japin mendim konsultative institucioneve shtetërore. Imam Khomejni konsideron se forcimi i një morali të tillë në mesin e universitarëve, bëhet shkak për rritjen e rolit të universitarëve në Revolucionin Islamik. Ai thekson rolin e profesorëve universitarë dhe studentëve në informimin e popullit dhe në zbulimin e natyrës shtypëse të regjimit despotik Pahlavi. Imam Khomejni konsideron se universitetet janë institucione që krijojnë fushat kulturor dhe shoqërore, lehtësojnë rrugën e forcimit të rezistencës kombëtare përball arrogancës botërore. Ai ka këtë bindje se edhe në dimensionin e brendshëm edhe në dimensionin e jashtëm, në fund është universiteti ai i cili bëhet burim i zhvillimeve shoqëruese dhe përcaktuese të vendit, ndërsa thekson: "Universiteti është burim i zhvillimeve të shoqërisë. Nga universiteti buron e mira dhe e keqja e një populli. Nga universiteti përcaktohet fati i një vendi".

Imam Khomejni mendon se ndërhyrja e  universitarëve në çështjet politike të vendit, është një çështje shumë e domosdoshme për realizimin e qëllimeve të Revolucionit Islamik dhe në reagim ndaj atyre të cilët i paralajmëronin universitarët për ndërhyrjen në çështjet politike, ka thënë: "Universitarët duhet ta dinë se ashtu si të gjithë të tjerët, kanë të drejtë dhe përgjegjësi për të ndërhyjë në proceset vendimmarrëse dhe politike të vendit".

Tags