Janar 05, 2019 16:30 CET
  • Parimet e politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit

Me rastin e dyzetvjetorit të Revolucionit Islamik të Iranit, në këtë program disa edicionesh do të flasim për politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit në 4 dekadat e fundit. Në këtë edicion do të shqyrtojmë parimet kryesore të politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit.

Parimi i dinjitetit

Një prej parimeve të rëndësishme dhe parësore të politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit, është parimi i dinjitetit. Republika Islamike e Iranit në bazë të mësimeve dhe bindjeve islame, duhet që në politikën e jashtme të saj të shmanget nga marrëdhëniet dhe bashkëpunimet e bazuara mbi hegjemoninë në atë mënyrë që të ruhet dhe shtohet dinjiteti dhe respekti i vendit dhe i popullit iranian në arenën ndërkombëtare. Mosdurimi i hegjemonisë ka nevojë dhe duhet që shteti të mos jetë i varur nga sistemi hegjemonist dhe të mos ketë kurrfarë zotimi ndaj fuqive hegjemoniste. Imam Khomejni (ra) në lidhje me këtë ka thënë: "Është prej parimeve të rëndësishme që myslimanët të mos jenë nën hegjemoninë e jobesimtarëve. Zoti i madhëruar për asnjë prej jobesimtarëve nuk e lejuar që të ushtrojë hegjemoni ose të sundojë mbi myslimanët, prandaj myslimanët në asnjë mënyrë nuk duhet ta durojnë një sundimin dhe hegjemoninë e jobesimtarëve". Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu në lidhje me respektimin e parimit të dinjitetit në politikën e jashtme, ka thënë: "Dinjitetit duhet të jetë një parim dhe çfarëdo lloj tërheqje ndaj dinjitetit, e humb vlerën e urtësisë dhe interesave".

Bazat dhe dokumentet e këtij parimi mund të kërkohen në Librin e Shenjtë dhe në  sunetin profetik. Rregulli "Mohimi i Rrugës", do të mbyllja e të gjitha rrugëve dhe mënyrave të drejtpërdrejta ose jo të drejtpërdrejta të hegjemonisë ose superioritetit të jobesimtarëve mbi myslimanët. Ky rregull është baza e parë kur'anore e parimit të dinjitetit. Ajeti 141 i sures Nisa në Kur'anin e shenjtë thotë: "Zoti kurrë dhe në asnjë mënyrë nuk i ka hapur rrugën sundimit dhe hegjemonisë së jobesimtarëve mbi besimtarët". Në bazë të këtij ajeti, hegjemonia dhe sundimi i jobesimtarëve mbi myslimanët në mënyrë të përhershme dhe të vazhdueshme, është mohuar dhe ndaluar, prandaj kjo nuk i përket ndonjë kohe dhe periudhe të caktuar.

Qëllimi më i rëndësishëm i ndalimit dhe mohimit të përhershëm dhe të gjithmonshëm të sundimit të jobesimtarëve mbi shoqëritë islame, është ruajtja e dinjitetit dhe respektit të myslimanëve. Islami, myslimanët dhe shoqëria islame gëzon pozitën më të lartë dhe më të madhërishme pranë Zotit të madhëruar, prandaj myslimanët nuk duhet që ta njollosin këtë pozitë në marrëdhëniet e tyre shoqërore. Në mënyrë që Zoti i madhëruar në Kur'anin e shenjtë dinjitetin e myslimanëve dhe besimtarëve e ka cilësuar të barabartë me dinjitetin e Tij dhe të Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s..

Kundërshtimi i politikave të Amerikës në Lindjen e Mesme dhe gjithashtu vazhdimi i ndërprerjes së marrëdhënieve me Uashingtonin, është një prej modeleve të sjelljeve në politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit që ndiqet në përputhje me parimin e rëndësishme të "Dinjitetit".

Lufta kundër padrejtësisë dhe lufta kundër arrogancës

Një prej parimeve të tjera më të rëndësishme të politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit, është lufta kundër padrejtësisë dhe lufta kundër arrogancës. Sejed Xhalala Dehkani Firuzabadi, profesor universiteti, në lidhje me këtë çështje thotë: "E vetmja detyrë e Republikës Islamike të Iranit në marrëdhëniet e bashkëpunimit, në traktatet dhe marrëveshjet e veta me vendet joislame, nuk është kjo që të mbyllë rrugën e çfarëdo lloj ndikimi dhe hegjemonie të tyre, por kjo detyrë shkon edhe më larg dhe përfshinë kundërshtimin dhe luftën kundër arrogancës, kundër sistemit hegjemonisë dhe kundër dhunës e padrejtësisë, për arsye se universalizmi i Islamit dhe natyra ndërkombëtare e Revolucionit Islamik të Iranit obligon respektimin e këtij parimi në kuadër të një politike të jashtme agresive për të kundërshtuar hegjemoninë".

Në nenin 2 dhe 3 të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit në mënyrë të qartë theksohet mohimi i çfarëdo lloj dhune, mohimi i sistemit hegjemonistë dhe arrogantë dhe gjithashtu theksohet respektimi i drejtësisë dhe barazisë. Imam Khomejni (ra) gjithashtu ka thënë: "Detyra jonë është kjo që të luftojmë kundër dhunës dhe padrejtësisë". Në një rast tjetër ai ka thënë: "Ne shumë herë e kemi deklaruar këtë realitet dhe të vërtetë në politikën tonë islame të jashtme dhe ndërkombëtare që jemi munduar dhe mundohemi në rrugën e përhapjes dhe shtrirjes së ndikimit të Islamit në botë dhe reduktimin e sistemin hegjemonistë të fuqive arrogante".   

Në bazë të këtij parimi, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit pas nënshkrimit të marrëveshjes bërthamore në vitin 2015, duke theksuar rrezikun e "depërtimit", deklaroi se nuk duhet lejuar depërtimi i Perëndimit në Iran, për arsye se "depërtimi" është në kundërshtim me parimin e mohimit të sistemit hegjemonist.

Mbështetja ndaj të shtypurve dhe lëvizjeve çlirimtare

Një prej parimeve të tjera më të rëndësishme të politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit, është mbështetje ndaj popujve të shtypur dhe ndaj lëvizjeve çlirimtare. Ky parim është element i nevojshëm dhe plotësues i luftës kundër hegjemonizmit dhe luftës kundër dhunës për arsye ekziston një lidhje logjike dhe funksionale mes luftës kundër arrogancës dhe mbështetjes ndaj të shtypurve. Me fjalë të tjera, në dy mënyra mund të luftohet kundër arrogancës: e para është lufta kundër arrogancës dhe hegjemonisë së vendosur mbi popuj që është faktori më i rëndësishëm i shtypjes së popujve; dhe e dyta është mbështetja dhe ndihma ndaj popujve të shtypur si pasojë e sistemit hegjemonist dhe dhunës së strukturave të sistemit të arrogancës. Prandaj, Republika Islamike e Iranit paralel me luftën kundër arrogancës dhe kolonializmit, veten e konsideron të obliguar që të ndihmojë popujt e shtypur të botës dhe lëvizjet çlirimtare që luftojnë kundër sistemit të arrogancës dhe kolonializmit. Neni 154 i Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit thotë: "Republika Islamike e Iranit ideal të saj e konsideron lumturinë e njerëzve në të gjithë shoqërinë njerëzore, prandaj pavarësinë, lirinë, qeverisjen e drejtë dhe zbatimin e drejtësisë, e njeh si të drejtë të të gjithë njerëzve në botës. Prandaj, njëkohësisht me vetëpërmbajtjen e plotë nga ndërhyrja në çështjet e brendshme të popujve të tjerë, mbështet luftën e drejtë të popujve të shtypur kundër sistemit hegjemonistë të arrogancës në çdo vend të botës". Imam Khomejni (ra) gjithashtu në lidhje me këtë çështje ka thënë: "Ne jemi përkrahës të të shtypurit. Çdo kush që të jetë i shtypur në çdo rajon të botës, ne jemi përkrahës të tij".

Mbështetja e Republikës Islamike të Iranit ndaj Hezbullahut të Libanit, ndaj lëvizjes Ansarullah të Jemenit dhe lëvizjeve të rezistencës palestineze, bëhet në kuadër të parimit të mbështetjes ndaj lëvizjeve çlirimtare në politikën e jashtme të Iranit dhe gjithashtu mbështetja ndaj sistemit shtetëror të Sirisë në luftën e brendshme në vitin 2011 e më pas, është në kuadër të parimit të luftës kundër dhunës dhe mbështetjes ndaj popujve të shtypur që luftojnë përball fuqive të arrogante.

Mosndërhyrja në çështjet e brendshme të vendeve respekti reciprok

Mosndërhyrja në çështjet dhe punët e brendshme të vendeve të tjera dhe respekti reciprok, janë prej parimeve më të rëndësishme të politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit. Mosndërhyrja në çështjet e brendshme është një çështje e theksuar në nenin 154 të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit. Imam Khomejni (ra) në lidhje me këtë ka thënë: "Shpresojmë që paqja globale të ndërtohet mbi themele të pavarësisë së popujve dhe të mosndërhyrjes në çështjet e brendshme të njëri-tjetrit". Ai gjithashtu ka thënë: "Ne sillemi me respekt ndaj të gjithë popujve të botës në rast se ata nuk ndërhyjnë në çështjet tona të brendshme dhe tregojnë respekt reciprok ndaj vendit tonë".

Në kohën kur kundërshtarët po akuzojnë Republikën Islamike të Iranit për ndërhyrje në çështjet e brendshme të vendeve arabe, Republika Islamike e Iranit gjithmonë duke marrë parasysh respektin reciprok në marrëdhëniet me vendet e tjera dhe sidomos me vendet fqinjë, ka ndihmuar këto vende në vendosjen e stabilitetit dhe sigurisë së tyre. Lufta kundër terrorizmit të ISIS në Irak dhe lufta kundër grupeve të ndryshme terroriste në Siri, është zhvilluar në kuadër të këtyre parimeve.

Zotimi ndaj traktateve dhe ligjeve ndërkombëtare

Një tjetër parim i politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit është parimi i zotimit ndaj traktateve dhe ligjeve ndërkombëtare. Republika Islamike e Iranit si një anëtar me përgjegjësi në Bashkësinë Ndërkombëtare gjithnjë ka treguar zotimin e vet ndaj ligjeve, traktateve dhe konventave ndërkombëtare përgjatë dyzet viteve të kaluara. Imam Khomejni (ra), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit, në lidhje me këtë ka thënë: "Ne duke marrë parasysh faktin se ndjekim fenë Islame, kontratat dhe traktatet e nënshkruara i respektojmë". Baza teorike e këtij parimi në politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit është "Parimi i Besnikërisë ndaj Zotimit" në Islam. Islami respektimin e zotimit në marrëdhëniet personale, shoqërore dhe politike e konsideron obligim dhe detyrë të pakontestueshme deri në atë masë sa që të qëndruarit besnikë ndaj zotimit është një prej kushteve të nevojshme të besimit.

Parimi i qëndrimit besnik ndaj zotimit dhe respektimi i traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare ka rëndësi për Republikën Islamike të Iranit deri në atë masë sa që pavarësisht daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore e nënshkruar mes Iranit dhe Grupit 5+1, në maj të vitit 2018, Republika Islamike e Iranit me qëllim të respektimit të anëtarëve të tjerë të marrëveshjes bërthamore, akoma vazhdim të qëndrojë në këtë marrëveshje ndërkombëtar dhe zbaton me përpikëri të gjithë përmbajtjen e saj.