Tetor 11, 2019 17:52 CET
  • Politika e jashtme e Republikës Islamike të Iranit në dekadën e pestë të Revolucionit Islamik

Me rastin e dyzetvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit në një program disa edicionesh, po shqyrtojmë politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit në katër dekadat e kaluara. Në këtë edicion e fundit të këtij programoi, shkurtimisht do të shqyrtojmë strategjitë e politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit dekadën e pestë të jetës së Revolucionit Islamik.

Rajoni i Lindjes së Mesme në dekadën e dytë të shekullit 21, më shumë se çdo gjë tjetër, ka qenë arenë e konflikteve, dhunës dhe luftës. Muhamedreza Dehshiri, profesor universiteti, në lidhje me këtë çështje, deklaroi: “Rajoni i Lindje së Mesme është arenë e tre lloj të dhunës: strukturale, të diskursive dhe ideologjike. Dhuna strukturale e cila bëhet shkak për ndërprerjen dhe devijimin e preferimeve, dhuna diskursive është ajo e cila duke marrë parasysh dëbimin dhe paaftësinë e një stili dhe të një shkolle intelektuale nga ana e një stili dhe të një shkolle tjetër intelektual, është prodhuese e dhunës, si dhe dhuna ideologjike e cila krijohet duke marrë parasysh papjekurinë në perceptimin fetar dhe prezantimin e një vështrimi vetëm ideologjik dhe monopolist rreth fesë dhe kjo dhunë kërcënon sigurinë ekzistuese në Lindjen e Mesme. Shfrytëzimi i terrorizmit si një mjet politikë, gjithashtu është bërë shkak për zgjerimin e pasigurisë në Lindjen e Mesme. Duke marrë parasysh këtë situatë, Lindje e Mesme është shndërruar në një makinë për prodhimin e pasigurisë”.

Shumimi i faktorëve lokal që krijojnë trazira njëkohësisht me shtimin e dobësimit të qeverive dhe me përpjekjen e grupeve terroriste siç është ISIS për të krijuar një varg të dhunës në rendin dhe sigurinë e Lindjes së Mesme, shtimi i rolit të faktorëve të ri nënkombëtar si grupet etnike, opozitarët e Sirisë dhe Irakut, së bashku me dobësimin e thellë të shtetit që është bërë shkak për shtimin e prirjeve separatiste etnike dhe gjithashtu të ndarjeve etnike, sektariste dhe nacionaliste si dhe insistimi në mosmarrëveshjet mes medhhebeve fetare, janë bërë shkak që rajoni i Lindjes së Mesme të shndërrohet në një rajon me potencial të lartë për tensione dhe konflikte armiqësore.

Politikat e fuqive jashtërajonale gjithashtu janë faktor tjetër për zgjerimin e dhunës dhe pasigurisë në Lindjen e Mesme. Fuqitë jashtërajonale kërkojnë rritjen e krizës në rajon. Ato mirëpresin shpërthimin e luftërave të pabalancuara dhe asimetrike dhe të betejave me intensitet të vogël dhe fërkuese me qëllim të komplikimit të konflikteve të gjera dhe krizave rajonale. Amerika po ecë në kudër të vazhdimit të krizës, konfliktit dhe tensioneve në rajon dhe lojës me kartën e kurdëve me qëllim të për t’i përfshirë vendet e Boshtit të Rezistencës në konflikte. Njëkohësisht me këtë, këto fuqi po bëjnë përpjekje të vetëpërmbahen nga përfshirja e vetës jashtë mase në këto konflikte në mënyrë që të mos shpenzojnë burimet e dhe pajisjet e tyre në rajon.

Në rrethana të tilla, Republika Islamike e Iranit përgjatë një dekade të kaluar, duke kundërshtuar në mënyrë të prerë ndërhyrjen e huaj në çështjet e rajonit të Lindjes së Mesme, ka shfrytëzuar rendin e sigurisë të bazuar në popujt për t’u përballur me “ciklin e pasigurisë” në Lindjen e Mesme. Në rrethanat kur në sigurinë e bazuar në regjime, modeli i sjelljeve të pushtetarëve dhe elitës politike rezultojnë me prodhimin e pasigurisë dhe dhunës në rajonin e Lindjes së Mesme, siguria e bazuar në popull e cila ka karakteristika të kapaciteteve të brendshme dhe nuk është e varur nga fuqitë e huaja, po ecë drejt krijimit të stabilitetit, sigurisë dhe ndaljes së ciklit të pasigurisë në rajonin e Lindjes së Mesme. Sa’dullah Zare’ij, ekspert i çështjeve të Lindjes së Mesme, thotë: “Teoria e sigurisë së bazuar te populli nuk synon krijimin e konflikteve, por në këtë teori populli e kupton se pushtuesit dhe agresorët akoma janë aktivë dhe disa shtete së zëvendësuese të kolonialistëve po vazhdojnë të derdhin gjak”.

Modeli i sigurisë së bazuar te populli në Siri ka luajtur rolin kryesor në thyerjen e grupeve terroriste, në ruajtjen e integritetit territorial të këtij vendi dhe në moslejimin e ndryshimit të sistemit politik shtetëror të Sirisë që kërkohej me presion nga jashtë. Ky model edhe në Irak ka rezultuar me thyerjen e terrorizmit të ISIS dhe dhënies fund të ëndrrave të ISIS për krijimin e Khalifatit Islamik.

Republika Islamike e Iranit në formimin e rendit të sigurisë të bazuar te populli, ka luajtur rolin e udhëheqjes dhe në realitet rendi i sigurisë të bazuar te populli është prej iniciativave novatore të Republikës Islamike të Iranit. Hezbullahu i Libanit është shembulli më i qartë për rendin e sigurisë të bazuar te populli i cili shumuar gjatë dekadës së fundit në Lindjen e Mesme. Forcat Hashd Sha’bi të Irakut, Ansarullah të Jemenit dhe grupet popullore në Siri janë modele të tjera të rendit të sigurisë të bazuar te populli.

Republika Islamike e Iranit do ta shfrytëzojë këtë model të sigurisë me bazë në popull edhe në dekadën e pestë të jetës së Revolucionit Islamik, për arsye se ky model përveçse nuk lejoi të kenë sukses faktorët që krijojnë trazira siç ishte ISIS, ka krijuar edhe kushtet dhe rrethana për dështimin e politikës ndërhyrëse të faktorëve të huaj kur vendimin i presidentit amerikan Donald Trump për largimin e forcave amerikane nga Siria është prej shembujve më të qarta të këtij dështimi. Përgjatë një dekade të kaluar funksioni i sigurisë i Boshtit të Rezistencës i cili mbështet te populli, është bërë shkak për shtimin e peshës politike të tij në vendet e rajonit ku fitorja e koalicionit të rezistencës në zgjedhjet parlamentare të muajit maj të vitit 2018 në Liban, fitorja e koalicionit “Al-Fet’h” në zgjedhjet parlamentare të Irakut dhe dalja e lëvizjes Ansarullah në skenën politike të Jemenit, janë prej shembujve më të qarta në këtë drejtim. Mund të thuhet se kjo situatë do të vazhdojë edhe në dekadën e ardhshme të jetës së Revolucionit Islamik të Iranit dhe në dekadën e tretë të shekullit 21 në Lindjen e Mesme.

Vazhdimi i rezistencës përball arrogancës botërore

Kanë kaluar katër dekada nga jeta e Revolucionit Islamik të Iranit. Gjatë 40 viteve të kaluara, arroganca botërore e drejtuar nga Amerika nuk ka kursyer kurrfarë presioni ndaj Republikës Islamike të Iranit. Lufta e drejtpërdrejtë dhe jo e drejtpërdrejtë, përpjekje për grusht shtet, mbështetja ndaj grupeve terroriste dhe grupeve armiqësore dhe mobilizimi i grupeve kundërshtare kundër Republikës Islamike të Iranit dhe sidomos vendosja e sanksioneve të gjithanshme dhe automatike, janë prej shembujve më kryesor të armiqësisë së arrogancës botërore me në krye Amerikën kundër Revolucionit Islamik të Iranit. Amerika përgjatë katër dekadave të kaluara, ka nënshkruar dhe vendosur në zbatim 21 dekrete nga presidenca për sanksione dhe ka miratuar në Kongres 14 ligje për sanksione kundër Republikës Islamike të Iranit. Me të gjitha këto veprime, Republika Islamike e Iranit jo vetëm që nuk është dorëzuar dhe nuk e ka lënë anash as pavarësinë e vet, por duke ndjekur strategjinë e rezistencës, ka treguar se pavarësinë e vetë nuk e shkëmben me kurrfarë privilegji.  

Dr. Ali Ramazan Al-Avsij, profesor i Universitetit të Londrës, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Fars me rastin e dyzetvjetorin e fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, në lidhje me këtë çështje ka thënë: “Nëse sanksionet të cilat janë zbatuar në 40 vitet e kaluara kundër Republikës Islamike të Iranit, do të zbatoheshin kundër një vendi ose një revolucioni tjetër, me padyshim se ai vend ose ai revolucion do të ishte shuar tërësisht. Irani sot pas 40 viteve, për administrimin e vete është mbështetur te forcat e brendshme dhe në rajon ka një rol përcaktues. Irani sot është shndërruar në një model për vendet e tjera për t’u përballur dhe për të treguar rezistencë kundër arrogancës botërore”.

Në realitet, armiqësia e arrogancës botërore e cila ka ndeshur në rezistencës e Republikës Islamike të Iranit, edhe ka forcuar pavarësinë e Iranit edhe është bërë shkak për dështimin e luftës psikologjike kundër Republikës Islamike të Iranit, për arsye se Republika Islamike e Iranit në disa periudha për ta vërtetuar qëllimin e mirë të saj, ka zgjedhur edhe rrugën e negociatave që marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me shtetet e grupit G-5+1, është prej këtyre shembujve. Megjithëkëtë, në kohën kur Republika Islamike e Iranit në bazë të 14 raporteve të drejtorit të përgjithshëm të ANEA-së dhe gjithashtu në bazë të raportit të janarit të vitit 2019 të komunitetit të inteligjencës së Amerikës, ka zbatuar në përpikëri marrëveshjen bërthamore, mirëpo presidenti amerikan Donald Trump më 8 maj të vitit 2018, e largoi Amerikën nga kjo marrëveshje dhe kështu u vërtetuan edhe më shumë sabotimet e Amerikës në sistemin ndërkombëtar dhe sidomos përball Republikës Islamike të Iranit.

Strategjia e rezistencës përball armiqësive dhe fuqia e Republikës Islamike të Iranit si një faktor në sistemin ndërkombëtar është bërë shkak që sot shumica e vendeve dhe e personaliteteve të besojnë se strategjia e Amerikës për rrëzimin e Republikës Islamike të Iranit ka dështuar. Ardeshir Zahedi, ish-ministri i jashtëm dhe ambasadori i fundit i ish-regjimit mbretëror të Iranit në Amerikës, në intervistë me kanalin televiziv Russia Today, me rastin e 40 vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, në lidhje me këtë çështje theksoi: “Mendimi për rrëzimin e Republikës Islamike të Iranit, është vetëm iluzion i bukur”.

Duke marrë parasysh efikasitetin e modelit të rezistencës përball armiqësive të Amerikës dhe gjithashtu për vërtetimin e armiqësive dhe sabotimeve të Amerikës, ky model do të zbatohet edhe në dekadën e pestë të jetës së Revolucionit Islamik të Iranit. Ndërkohë, Republika Islamike e Iranit do të mundohet të vazhdojë bashkëpunimin me vendet e tjera dhe me fuqitë e tjera botërore edhe në dekadën e pestë të Revolucionit Islamik të Iranit dhe në dekadën e tretë të shekullit 21.

Fund

Tags