Tetor 11, 2019 17:44 CET
  • Mbështetja ndaj Palestinës, parim i pandryshueshëm i politikës së jashtme

Me rastin e dyzetvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit në një program disa edicionesh, po shqyrtojmë politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit në katër dekadat e kaluara. Në këtë edicion shkurtimisht do të shqyrtojmë pozitën e pandryshueshme të Palestinës në politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit gjatë 40 viteve të kaluara.

Çështja e Palestinës edhe para Revolucionit Islamik gjithashtu për liderët fetarë të Iranit ishte një çështje e dalluar dhe me vlerë. Imam Khomejni (ra) qysh para fitores së Revolucionit Islamik të Iranit me lëshimin e një dekreti fetar në vitin 1968, ka inkurajuar myslimanët e botës për të mbështetur kryengritjen e Palestinës me anë të fondeve të mbledhura nga pagimi i Khomsit në mënyrë që të lufton kundër armikut izraelit.

Me fitoren e Revolucionit Islamik, çështja e Palestinës në politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit gjeti pozitë strategjike. Menjëherë pas themelimit të Republikës Islamike në Iran, u dëbuan punonjësit e ambasadës së Izraelit nga Teherani dhe ambasada e Izraelit u vendos në dispozicion të Palestinës dhe flamuri i Palestinës u ngrit mbi ndërtesën e saj dhe Jaser Arafat, udhëheqësi i kryengritjes së Palestinës, u prit në Iran si një president shteti.

Garaham Fuler, në lidhje me mbylljen e ambasadës së Izraelit dhe dëbimin e punonjësve të saj nga Teherani, thotë: “Klerikët dhe forcat fetare në mënyrë qenësore tregojnë solidaritet të fortë me idealin e Palestinës në luftën kundër uzurpuesve sionistë”.

Përveç kësaj, Republika Islamike e Iranit gjithnjë u ka bërë thirrje vendeve islame që ta mbështesin Palestinën në luftën kundër Izraelit. Imam Khomejni në muajin maj të vitit 1979, në një takim me përfaqësuesit e partive çlirimtare islame, ka thënë: “Unë kam rreth 20 vite që u sugjeroj vendeve arabe që të bashkohen me njëri-tjetrin dhe të dëboni këtë lëndë të korruptuar e të prishur (Izraelin). Nëse Izraeli do të gjejë forcë, nuk do të mjaftohet me Bejtul-Mokadesin”.

Ndërkohë, pozita strategjike e Palestinës është përcaktuar vetëm 6 muaj pas fitores së Revolucionit Islamik dhe me mesazhin e Imam Khomejnit (ra) në mbështetje të Palestinës. Imam Khomejni (ra) në janar të vitit 1979, me anë të një mesazhi në mbështetje të popullit të shtypur dhe idealeve të Palestinës, të premten e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit e emëroi “Dita e Kodsit”. Në këtë ditë, jo vetëm populli mysliman i Iranit, por të gjithë myslimanët anë e mbanë botës duke organizuar protesta në mbështetje të Palestinës dhe kundër Izraelit, dënojnë krimet e Izraelit kundër popullit të Palestinës. Me kalimin e kohës, Dita e Kodsit dhe protestat e saj u shndërruan në një ankth për regjimin sionist të Izraelit dhe mbështetësit e tij, për arsye se në këtë ditë zbulohen krimet e regjimit sionist dhe shtypja e popullit të Palestinës për të gjithë opinionin publik botëror.

Mbështetje ndaj Palestinës është prej qëllimeve ndërkombëtare të politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit e cila vendoset nën nenin dhe parimin e mbështetjes ndaj të dobëtëve dhe mbështetjes ndaj lëvizjeve çlirimtare. Imam Khomejni (ra) në lidhje me këtë, ka thënë: “Populli i lirë i Iranit mbështet plotësisht popujt e shtypur të botës përball atyre logjike të cilëve është topi dhe tanku dhe motoja e tyre është shtiza. Ne mbështesin të gjitha lëvizjet çlirimtare anë e mbanë botës të cilat luftojnë në rrugën e Zotit dhe në rrugën e të drejtës, të vërtetës dhe lirisë”.

Në këtë kuadër, Republika Islamike e Iranit duke u mbështetur në nenin 154 të Kushtetutës, mbështet Palestinës dhe lëvizjes palestineze. Në nenin 154 të Kushtetutës së Iranit thuhet: “Republika Islamike e Iranit ideal të saj e konsideron lumturinë e njeriut në të gjithë shoqërinë njerëzore dhe pavarësinë dhe lirinë dhe shtetin e së drejtës, e konsideron të drejtë të të gjithë popujve të botës. Prandaj, njëkohësisht me vetëpërmbajtje të plotë ndaj çfarëdo lloj ndërhyrje në çështjet e brendshme të popujve të tjerë, mbështet luftën drejtë të popujve të shtypur kundër shteteve arrogante në çdo rajon të botës”.

Çështje e rëndësishme në lidhje me mbështetjen e Republikës Islamike të Iranit ndaj Palestinës, është kjo që Republika Islamike e Iranit mbështet Palestinën në kohën kur shumica e popullit dhe grupeve të rezistencës së Palestinës janë myslimanë sunitë. Kjo çështje tregon se Republika Islamike e Iranit nuk ka vështrim të bazuar në medhhebe fetare në politikën e saj në rajonin e Lindjes së Mesme. Selma Al-Haxh, realizuese dhe analiste e kanalit televiziv Al Mejadin, në lidhje me këtë thotë: “Irani pa marrë parasysh dallimet dhe pa kurrfarë parakushti, mbështet rezistencën e Palestinës”. Në kohën kur shtetet arabe në bazë të kërkesës së qeverisë së Amerikës, mbështesin rrugëzgjidhjet boshe politike për çështjen e Palestinës, Republika Islamike e Iranit në katër dekadat e kaluara ka mbështetur grupet luftëtare palestineze në krye të tyre Lëvizjen e Rezistencës Islamike (Hamas) dhe Xhihadin Islamik të Palestinës dhe kurrë nuk ka pasur qëndrime të bazuar në dallimet fetare ndaj çështjes së Palestinës.

Republika Islamike e Iranit në kuadër të mbështetjes ndaj Palestinës, gjithashtu gjithnjë ka kundërshtuar negociatat për paqe mes arabëve dhe Izraelit, për arsye se këtu negociata jo vetëm që nuk sigurojnë të drejtat legjitime të popullit të Palestinës dhe nuk zgjidhin në mënyrë të drejtë çështjen e Palestinës, por gjithnjë rezultojnë me forcimin e Izraelit. Republika Islamike e Iranit duke kundërshtuar negociatat për paqe mes arabëve dhe Izraelit, gjithnjë ka mbështetur Intifadën e popullit të Palestinës dhe e konsideron atë një prej metodave më të mira të mundshme në luftën kundër Izraelit dhe për sigurimin e interesave të popullit të Palestinës. Liderët dhe autoritetet politike të Iranit gjithnjë duke e shndërruar çështjen e Palestinës në një çështje islame dhe jo vetëm arabe, mbështetjen e gjithanshme ndaj Palestinës e kanë vendosur prioritet të politikës së tyre.

Në këtë kuadër, Republika Islamike e Iranit e konsideron Izraelin si regjim të paligjshëm dhe rrezikun më të madh për stabilitetin global dhe si një njollë kancerioze në Lindjen e Mesme. Republika Islamike e Iranit duke përveç mbështetjes politike dhe ekonomike ndaj Palestinës, duke bojkotuar mallrat izraelite dhe duke organizuar shumë konferenca dhe samite në lidhje me çështjen e Palestinës, tregon mbështetjen e vetë ndaj kësaj çështje. Në këtë kuadër, Republika Islamike e Iranit gjatë dyzet viteve të kaluara gjithnjë në mënyrë të vazhdueshme ka mbështetur çështjen e Palestinës në OKB dhe në organizatat e tjera rajonale dhe ndërkombëtare dhe në institucionet e të drejtave të njeriut. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, theksoin: “Republika Islamike e Iranit gjithnjë do të qëndrojë përkrah popullit të Palestinës dhe do të mbështesë idealin e Palestinës”.

Republika Islamike e Iranit gjatë katër dekadave të kaluara ka kundërshtuar në mënyrë të prerë çfarëdo lloj plani që nuk siguron interesat e Palestinës që një prej tyre është edhe plani amerikan i quajtur “Akordi i Shekullit. Në planin “Akordi i Shekullit” i cili njihet si strategjia kryesore e qeverisë së Donald Trump në lidhje me Lindjen e Mesme në përgjithësi dhe në lidhje me çështjen e Palestinës dhe Izraelit në veçanti, tërësisht janë paraparë vetëm interesat dhe qëllimet e Izraelit. Në kohën kur disa prej shteteve pretenduese arabe në mënyrë të hapur ose me heshtje kanë mbështetur planin e ashtuquajtur “akordi i shekullit”, Republika Islamike e Iranit është një prej kundërshtarëve kryesor të këtij plani që ka deklaruar në mënyrë të hapur kundërshtimin e vetë ndaj këtij plani.  

Në përgjithësi duhet thënë se mbështetja e Palestinës në politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit është një parim i pandryshuar dhe stabil. Xhafar Ghanadbashi, ekspert i çështjeve të Lindjes së Mesme, beson se paraqitja e çështjes së Palestinës në politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit nuk është një çështje taktike, por është një çështje fondamentale dhe buron nga bindjet islame.

Tags