Tetor 11, 2019 17:21 CET
  • Dyzetë vjet armiqësi e plotë e Amerikës me Republikën Islamike të Iranit (4)

Me rastin e dyzetvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit në një program disa edicionesh, po shqyrtojmë politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit në katër dekadat e kaluara. Në këtë edicion shkurtimisht do të shqyrtojmë luftën zëvendësuese (Proxy) të Amerikës kundër Republikës Islamike të Iranit.

Krijimi i luftërave zëvendësuese dhe përpjekja për ndarjen territoriale të vendeve aleate të Iranit

Një tjetër shembull i armiqësive të Amerikës kundër Republikës Islamike të Iranit është krijimi i luftërave zëvendësuese. Lufta zëvendësuese, ndërmjetësuese ose lufta r klientëve është një gjendje në të cilën fuqitë e tjera në vend që të hyjnë drejtpërdrejtë në luftë, duke mbështetur shtete ose grupe të tjera të armatosura të cilat janë në luftë me forcën kundërshtare ose me aleatët e saj, synojnë dobësimin e asaj force ose të ushtrojnë presion mbi atë forcë. Në shumë raste për shkak të shpenzimeve të mëdha politike, ekonomike dhe njerëzore që shkakton lufta, një shtet vendos që pa marrë pjesë drejtpërdrejt në një luftë, nëpërmjet futjes së një shteti tjetër në luftës ose nëpërmjet disa grupeve formuliste dhe duke mbështetur këto shtete ose grupe sidomos me mbështetje politike dhe propagandistike, të hyjë në luftë kundër palës kundërshtare. Teoricienët deklarojnë se në luftën zëvendësuese, shtetet pa shfrytëzuar ushtarët, burimet dhe resurset e tyre financiare, ndjekin qëllimet e tyre strategjike.

Amerika veçanërisht pas luftërave me plotë shpenzime në periudhën e Xhorxh Bushit, në mënyrë sipërfaqësore ka marrë vendim që të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të vendeve të rajonit të Lindjes së Mesme, mirëpo ndërhyrjen ushtarake dhe krijimin e luftës kundër ose brenda vendeve, po e ndjek në një mënyrë të re. Në këtë mënyrë të re, Amerika nuk zhvillon luftë kundër një vendi në mënyrë të drejtpërdrejtë, por aleatët e Uashingtoni në zëvendësim të tij, hyjnë në luftë kundër një vendi ose atë vend e fusin në një luftë të brendshme dhe fillojnë mbështetjen ndaj grupeve që janë në harmoni me politikat e tyre. Në këtë formë të luftës, faktorët kombëtar siç është Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe ose faktorët nënkombëtar siç janë disa grupe terroriste të cilat Amerika i quan “terroristë të mirë”, duke e zëvendësuar Uashingtonin, hyjnë në luftë kundër një vendi ose krijojnë luftë brenda atij vendi i cili është kundërshtar i frontit të kompromisit të drejtuar nga Amerika. Atë çfarë po e vërejmë aktualisht si konflikte ose luftëra ushtarake në rajonin e Lindjes së Mesme, është shembull i qartë i luftës zëvendësuese të Amerikës  në rajon nga ana e disa faktorëve kombëtar dhe nënkombëtar kundër Iranit dhe në fushën e vendeve si Siria dhe Iraku që konsiderohen aleatë të Republikës Islamike të Iranit.

Hasan Shukripur, analist i çështjeve strategjike, thotë se shtimi i kapacitetit parandalues të Iranit, zgjerimi i ndikimit dhe fuqisë së Iranit në rajonin e Lindjes së Mesme, rritja për çdo ditë e më tepër e rolit të Iranit në udhëheqjen dhe drejtimin e Zgjimit Islamik në rajon paralel me paaftësinë e Uashingtonit për përdorimin e mjeteve ushtarake kundër Teheranit, është bërë shkak që Shtëpia e Bardhë nëpërmjet aleatëve të saj rajonal dhe duke krijuar grupet takfiriste, të projektojë luftën zëvendësuese kundër diskursit të rezistencës dhe Republikës Islamike të Iranit.

Amerika për të filluar një luftë dhe për të krijuar motive për faktorët zëvendësues, ka nevojë për krijimin e kushteve dhe rrethanave të përshtatshme në bazë të të cilave grupet dhe shtetet e rajonit në zëvendësim të saj, t’i detyrojë të luftojnë me frontin e rezistencës dhe nga ana tjetër me Iranin. Subjektet të cilat i përdorë Amerika për të krijuar tensione dhe konflikte janë si në vijim: Iranofobia, gjysmëhëna shiite, fuqia bërthamore, ndërhyrja e Iranit në çështjet e vendeve fqinjë, kërcënimi i paqes globale dhe paqes rajonale, të qenit kërcënuese e fuqisë ushtarake të Iranit sidomos fuqisë raketore në zhvillime e sipër, mbështetja ndaj frontit të rezistencës dhe induktimi i mbështetjes ndaj terrorizmit, induktimi i hegjemonisë graduale të Iranit mbi shtetet e rajonit.

Duke marrë parasysh këto induktime, lufta zëvendësuese e projektuar nga Amerika, u ndërtua mbi dy shtylla themelore: shtylla e parë, ishte lëvizja takfiriste me karakteristika të injorancës dhe brishtësisë që shembulli më i rëndësishëm i saj është ISIS; shtylla e dytë, janë shtetet e rajonit që shembulli më i rëndësishëm është Arabia Saudite dhe aleatët e saj strategjik si EBA, Bahrejni etj., si dhe regjimi sionist si aleati më i rëndësishëm i Amerikës në Lindjen e Mesme.

Lufta kundër Sirisë, lufta kundër Jemenit, lufta në Irak dhe shtrirja e përleshjeve deri në kufijtë e Iranit, janë shembuj të luftës zëvendësuese në përmasa rajonale për ta vendosur nën kontroll diskursin e rezistencës dhe për ta dobësuar forcën dhe fuqinë e Republikës Islamike të Iranit. Një prej qëllimeve kryesore në këtë lloj të luftërave, është ndarja territoriale e vendeve anëtare të Boshtit të Rezistencës dhe krijimin e shteteve të vogla, një çështje kjo e cila në mënyrë të hapur është në kuadër të interesave të regjimit sionist dhe të Amerikës.   

Amerika dhe aleatët e saj perëndimorë duke shfrytëzuar modelin e krijimit të shteteve të vogla arabe sidomos në vitet 1970-ta, mundohen që këtë model ta zbatojnë edhe një herë në rajonin e Lindjes së Mesme sidomos në vendet të cila ndodhen në Boshtin e Rezistencës siç është Siria dhe Iraku si dhe Jemeni. Ndjekja e këtij modeli bëhet nëpërmjet përpjekjeve për ndarjen territoriale të vendeve ose nëpërmjet krijimit të sistemeve federale.

Përgjatë tetë viteve të kaluara janë bërë përpjekje të mëdha për rrëzimin e sistemit shtetëror të Sirisë dhe ndarjen territoriale të këtij vendi. Në këtë kuadër janë bërë edhe përpjekje të mëdha për ndarjen territoriale të Irakut nëpërmjet grupit terrorist ISIS ose nëpërmjet referendumit për ndarjen e Kurdistanit nga Iraku. Në Jemen, gjithashtu nëpërmjet agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit, po ndiqet akoma plani për ndarjen territoriale të këtij vendi. Në rast se në secilin prej këtyre vendeve do të realizohet plani për ndarjen territoriale që deri më tani ky plan nuk dha rezultat në Siri dhe në Irak, atëherë do të ndiqet plani për krijimin e sistemeve federale në këto vende duke krijuar krahina të pavarura në mënyrë që edhe në të ardhmen të ekzistojnë rrethanat për ndarje territoriale ose të paktën për ta kërcënuar sovranitetin e këtyre vendeve.

Në fund të këtyre katër edicioneve në të cilat analizuam shembujt e armiqësisë së Amerikës me Republikën Islamike të Iranit në dyzet vitet e jetës së Revolucionit Islamik, është me rëndësi të përmendim edhe këtë çështje se qëllimi kryesor i Amerikës nga ndjekja e strategjive anti-iraniane është rrëzimi ose dobësimi i sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit, për arsye se me ndodhjen e Revolucionit Islamik jo vetëm që Amerika u dëbua jashtë Iranit dhe këput ndikimi i saj mbi këtë vend, por politikat e Republikës Islamike të Iranit u bënë shkak për dobësimin e pozitës së Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore deri në atë masë sa që në valën e Zgjimit Islamik të fundit në botën arabe vërejtëm se Amerika së bashku me aleatët e saj dështuan në përpjekjet për rrëzimin e sistemit shtetëror të Sirisë dhe Donald Trump u detyrua që në dhjetor të vitit 2018, të deklarojë largimin e ushtarëve amerikanë nga Siria.

Qeveria e Amerikës në muajin maj të vitit 2018 me daljen nga marrëveshja bërthamore dhe me kthimin në fuqi të sanksioneve kundër Republikës Islamike të Iranit gjatë dy fazave, jo vetëm që vazhdoi armiqësinë e vetë kundër Republikës Islamike të Iranit, por e intensifikoi edhe më tepër këtë armiqësi. Amerika në raundin e ri të përpjekjeve të veta anti-iraniane synon që me presionin ekonomik, psikologjik dhe pragmatik, të krijojë rrethanat për rebelim qytetar brenda në Iran dhe të përgatisë rrëzimin e sistemit shtetëror të Republikës Islamike të Iranit. Ajetullah Khamenei në lidhje me këtë çështje ka thënë: “Ne e njohim planin e armikut, e dimë plotësisht se çfarë është plani i armikut dhe e zbulojmë atë plan për popullin dhe natyrisht se qytetarët tanë i dinë shumë gjëra dhe i kuptojnë dhe i ndjejnë ato. Sot plani i armikut përkufizohet në tre gjëra: presion ekonomik, presion psikologjik dhe presion praktik. Qëllimi i secilit prej këtyre tre llojeve të presioneve të armikut është vendosja e hegjemonisë së tij mbi vendin tonë, ashtu siç e kanë vendosur mbi disa vendeve të mjera të rajonit dhe akoma ushtrojnë hegjemoninë e tyre”.

Tags