Tetor 11, 2019 17:30 CET
  • Republika Islamike e Iranit dhe krizat e rajonit të Lindjes së Mesme

Me rastin e dyzetvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit në një program disa edicionesh, po shqyrtojmë politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit në katër dekadat e kaluara. Në këtë edicion shkurtimisht do të shqyrtojmë politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit ndaj krizave të rëndësishme rajonale gjatë 40 viteve të kaluara.

Republika Islamike e Iranit dhe lufta e parë e Gjirit Persik: marrja e qëndrimeve të paanshme

Republika Islamike e Iranit kurrë nuk ka qenë një faktor që krijon kriza në rajonin e Lindjes së Mesme dhe jo vetëm që kurrë nuk ka ndërhyjë në çështjet e brendshme të vendeve të tjera, por gjithnjë ka kundërshtuar ndërhyrjen e faktorëve të huaj.

Një prej krizave më të rëndësishme të rajonit të Lindjes së Mesme, është lufta e parë e Gjirit Persik. Përfundimi i luftës imponuese të Irakut kundër Iranit ka përkuar me shfaqjen e tensioneve në marrëdhëniet mes Irakut dhe Kuvajtit. Intensifikimi i këtyre tensioneve është bërë shkak që ushtria e ish-regjimit Ba’th të Irakut më 2 gusht të vitit 1990, të sulmojë ushtarakisht Kuvajtin. Me kërkesën e Kuvajtit dhe Amerikës, Këshilli i Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbajti mbledhje dhe në përputhje me kapitullin e shtat të Kartës së OKB, Këshilli i Sigurisë agresionin ushtarak të Irakut kundër Kuvajtit e konsideroi prishje të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 7 gusht në përgjigje të kërkesës së Arabisë Saudite dhe shteteve të tjera të rajonit, nisi forcat e saj ushtarake drejt rajonit të Gjirit Persik dhe kjo çështje u bë shkak për krijimin e operacionit “Stuhia e Shkretëtirës” me pjesëmarrjen e 30 shteteve.

lufta e parë e Gjirit Persik

Republika Islamike e Iranit përgjatë gjithë luftës së parë të Gjirit Persik e cila filloi me pushtimin e Kuvajtit nga ana e Irakut dhe rezultoi me pozicionimin më të madh luftarak në Gjirin Persik dhe në një luftë gjithëpërfshirëse, ndoqi politikë të paanshme. Deklarimi i paanshmërisë së Iranit në këtë luftë dhe dënimi i agresionit ushtarak të Irakut ndaj Kuvajtit nga ana e Teheranit zyrtar, ka rezultuar me pasoja pozitive në marrëdhëniet e Iranit me shtetet në anën jugore të Gjirit Persik në mënyrë që marrëdhëniet e Iranit dhe Kuvajtit i cili më parë ishte një prej mbështetësve financiar të Irakut gjatë luftës me Iranin, u përmirësuan në mënyrë të dukshme. Qëndrimet e matura të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu u bënë shkak që shtetet evropiane të kërkojnë zhvillimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve me Iranin.

Republika Islamike e Iranit dhe lufta e Afganistanit, përsëri paanshmëri

Ngjarja e 11 shtatorit të vitit 2001, konsiderohet një ngjarje historike në nivel ndërkombëtar gjatë të cilës kullat e Organizatës së Tregtisë Botërore në Nju Jork dhe ndërtesa e Pentagonit u bënë objektiv i sulmeve kamikazë. Pas kësaj ngjarje, Xhorxh W. Bush, ish-presidenti i Amerikës, paralajmëroi regjimin Taleban të Afganistanit që t’i dorëzojë Amerikës krerët e organizatës terroriste Al-Kaida sepse janë të dyshuar kryesor për kryerjen e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, si dhe t’i dëbojë nga Afganistani forcat e tjera të Al-Kaidas. Si pasoj e mospranimit të kësaj kërkese të Amerikës nga ana e regjimit Taleban të Afganistanit, më 7 tetor të vitit 2001, pa pëlqimin e OKB dhe me emrin zyrtar “Operacioni Afatgjatë për Liri”, u lëshua urdhri për sulm ushtarak kundër Afganistanit.

lufta e Afganistanit

Në kohën kur një grup brenda vendit ashtu si në krizën e luftës së Irakut me Kuvajtin, propozuan që duke mbështetur regjimin Taleban të Afganistanit, duhet manifestuar luftën e Revolucionit Islamik kundër arrogancës botërore dhe një grup tjetër kërkonin pjesëmarrje aktive në koalicionin anti-terrorizëm të Amerikës të cilin e kishin krijuar me emrin “Kush nuk është me ne, është kundër neve”, ndërsa perëndimi gjithashtu bënte përpjekje të mëdha për ta futur Iranin në luftë; lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit duke parashikuar fundin e pasuksesshëm të pranisë së Amerikës në rajonin e Azisë Perëndimore, kundërshtoi pjesëmarrjen e Iranit në këtë koalicion dhe politikën e jashtme të Iranit e udhëzoi drejt mospjesëmarrjes në koalicion dhe kundërshtimit të politikave agresore pas 11 shtatorit. Me kalimin e kohës dhe me shndërrimin e Afganistanit në një baltë për forcat e koalicionit, dëshmoi më së miri se ky vendim deri në çfarë mase ishte largpamës. Njëkohësisht me këtë, Republika Islamike e Iranit në gjatë samitit Boni-1 dhe formimit të qeverisë së përkohshme dhe të tranzicionit në Afganistan ka luajtur rol me ndikim të madh gjë që ka tërhequr vëmendjen e shumë shteteve të ndryshme ndërsa edhe Bashkësia Ndërkombëtare ka konfirmuar këtë rol.

Republika Islamike e Iranit dhe lufta e dytë e Gjirit Persik: qëndrimi i paanshëm

Lufta e dytë e Gjirit Persik filloi më 20 mars të vitit 2003, me sulmin e koalicionit ndërkombëtar të drejtuar nga SHBA dhe Britania kundër Irakut. Forcat kryesore të koalicionit ishin ushtria e Amerikës, ushtria e Britanisë dhe ushtria e Polonisë, mirëpo 29 shtete të tjera gjithashtu ishin pjesëmarrëse në këtë koalicion. Lidhja e Sadam Husejnit me organizatën terroriste Al-Kaida dhe shkatërrimi i armëve të shkatërrimit në masë të Irakut, ishin deklaruar arsye të fillimit të kësaj lufte nga ana e ish-presidentit amerikan Xhor. W. Bush. Republika Islamike e Iranit edhe në këtë luftë mori qëndrim të paanshëm. Republika Islamike e Iranit arriti që kërcënimin në rritje e sipër të pushtimit të Irakut në vitin 2003 ta shndërrojë në një rast të madh, për arsye se Iraku gjatë dekadave të kaluara ka vepruar si një kërcënim i madh dhe kryesor kundër Iranit që shembulli më i qartë i tij ishte imponimi i luftës tetë vjeçare ndaj Iranit nga ana e ish-regjimit Ba’th në vitet e 1980-ta.

lufta e dytë e Gjirit Persik

Rrëzimi i regjimit të Sadam Huejnit u shoqërua me krijimin e strukturave të shumta dhe demokratike në Irak të cilat nuk përmbanin karakteristikë agresive dhe kërcënuese siç përmbante ish-regjimi Ba’th. Në këtë kuadër, instituti “Brokings” duke publikuar një artikull me titull “Mësime nga lufta e parë e Amerikës me Iranin”, kujton se “Xhorxh Bushi arriti ta rrëzojë Sadam Husejnin, por njëkohësisht krijoi rrethanat për ardhjen në pushtet të një qeverie shiite në Bagdad e cila ka marrëdhënie shumë të afërta me Republikën Islamike të Iranit. Qeveria aktuale e Bagdadit më shumë se sa të jetë e afërt me Riadin, ka miqësi me Teheranin”.

Republika Islamike e Iranit dhe kriza e terrorizmit takfirist: përfundimi i paanshmërisë dhe luajtja e rolit aktiv në luftën kundër terrorizmit

Shfaqja e grupit terrorist ISIS dhe manifestimi i forcës së tij në vitet 2014-2015, është një prej krizave më të rëndësishme dhe prej fenomeneve të dekadës së dytë të shekullit 21. Në kohën kur pas shfaqjes dhe avancimit të shpejtë të grupit terrorist ISIS në qytetet dhe rajonet e ndryshme të Irakut dhe Sirisë, shumë prej faktorëve rajonal dhe ndërkombëtarë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte mbështesnin këtë grup dhe disa të tjerë qëndronin vetëm vëzhgues të zhvillimeve, Republika Islamike e Iranit si pioniere e luftës kundër terrorizmit, ishte vendi i parë që nxitoi në mbështetjen e shteteve të Irakut dhe Sirisë dhe me marrjen e masave përkatëse, përveçse parandaloi avancimin e grupit terrorist ISIS, luajti rol shumë të rëndësishëm edhe në rimarrjen dhe çlirimin e rajoneve të pushtuara nga ky grup terrorist.  

Irani në vitet e kaluara ka luajtur rolin më të madh në mbështetjen dhe ndihmën ndaj qeverisë dhe popullit të Irakut në luftën kundër grupit terrorist ISIS. Hyrja me kohë e Republikës Islamike të Iranit në këtë krizë dhe ndihma ndaj ushtrisë dhe sistemit shtetëror politik të Irakut, konsiderohet një prej pengesave themelore që ndali shtrirjen e grupit terrorist ISIS. Ndihmat e shpejta të Republikës Islamike të Iranit në pozitën e mbështetësit të vetëm të Irakut në fushëbeteja dhe në operacione, përveç se rindërtuan moralin e ushtrisë dhe të qeveritarëve të Irakut dhe parandaluan rënien e Bagdadit, Qerbelasë, Naxhafit dhe Arbilit, luajtën rol të rëndësishëm dhe efikas edhe në organizimin e forcave vullnetare popullore dhe gradualisht filloi rimarrja dhe çlirimi i rajoneve të pushtuara. Roli i Republikës Islamike të Iranit në çlirimin e Irakut nga pushtimi i grupit terrorist ISIS është një çështje të cilën e kanë konfirmuar dhe e pohojnë akoma në mënyrë unanime shumica e politikanëve irakian dhe e analistëve të çështjeve të rajonit të Lindjes së Mesme.

Përveç në Irak, Republika Islamike e Iranit ka marrë barrën kryesore të luftës kundër terroristëve të ISIS edhe në Siri. Roli i Republikës Islamike të Iranit në Siri, ndryshoi rregullat e lojës në favor të qeverisë së Sirisë. Irani përveç mbështetjes diplomatike dhe ekonomike, ka luajtur rol të rëndësishëm edhe në sigurimin e armatimeve dhe dërgimin e instruktorëve ushtarakë për forcat ushtarake të Sirisë. Formimi i forcave vullnetare popullore është një veprim tjetër i Republikës Islamike të Iranit në Siri. Një prej pikave të dobëta të qeverisë së Sirisë ishte mungesa e eksperiencës në përdorimin e forcave popullore në krizën e Sirisë. Instruktorët iranianë në Siri i sugjeruan autoriteteve të këtij vendi që të shfrytëzojnë potencialet për mobilizimin e forcave popullore në luftën kundër grupeve terroriste. Organizimi i grupeve të ndryshme për të luftuar kundër grupeve terroriste ishte një tjetër veprim i rëndësishëm i Irani për të luftuar kundër grupit terrorist ISIS në Siri. Hezbullahu i Libanit si anëtar i fuqishëm dhe efikas në Boshtin e Rezistencës, gjithashtu nën maturinë e forcave të korpusit Kods, dërgoi forcat e tij në Siri. Gjithashtu formimi i koalicionit 4+1 i përbërë nga Irani, Rusia, Iraku, Siria dhe Hezbullahu i Libanit për të luftuar kundër terrorizmit është prej iniciativave të rëndësishme të Republikës Islamike të Iranit.

Në të vërtetë veprimet e Iranit në skenën e zhvillimeve në Irak dhe Siri janë bërë shkak që përveçse të ruhet siguria e Irakut dhe Sirisë dhe të mbrohen vendet e shenjta, të krijohen edhe shumë fusha strategjike për manifestimin e fuqisë së Iranit. Lufta e Iranit kundër terrorizmit rezultoi me dështimin e politikave të Amerikës në rajon. Në këtë kuadër Anatoly Ciganog, ekspert i studimeve politike-ushtarake të Rusisë, ka thënë: “Planet terroriste të Amerikës për krijimin e qendrave të përhershme të tensioneve në rajonin e Lindjes së Mesme kishin përcaktuar të gjitha objektivat e duhura, mirëpo Irani bëri që të dështojnë politikat dhe planet e Amerikës që zbatoheshin me mbështetje ndaj terroristëve në Lindjen e Mesme”.

Tags