Shkurt 05, 2019 06:45 CET
  • 4 dekada të sukseseve në republikën islamike të Iranit (2)

Në kohën e regjimit Pahlavi, vetëm 25% e femrave ishin të shkolluar, por tani kjo ka arritur në më shumë se 85%. Ato gjithashtu kanë bërë përparim të veçantë në shkencë. Sot rreth gjysma e studentëve janë femra dhe numri i të diplomuarve femra është rritur nga 6% në 44% në krahasim me periudhën e regjimit të Shahut, ndërsa profesorët femra nga 6% për në 20%.

Një nga faktorët që çuan në kryengritjen e popullit mysliman të Iranit kundër regjimit Pahlavi ishte kundërshtimi i këtij regjimi ndaj kulturës dhe vlerave islamike dhe përpjekja për të nxitur imoralitet në komunitet. Me fitoren e Revolucionit Islamik, kjo situatë e padrejtë dhe e pa tolerueshme u eliminua dhe u zëvendësua me përhapjen e fesë dhe spiritualitetit në shoqëri. Në ditët e sotme, ka shumë mundësi për të përhapur mësimet islame dhe për të kryer ceremoni fetare. Aspiratat për fe dhe spiritualitet të revolucionit ishin kaq të rëndësishme saqë Ajetollah Ali Khamenei, udhëheqës i Revolucionit Islamik të Iranit, thotë: "Mesazhi i Revolucionit Islamik, është mesazhi i fesë, vëmendja ndaj spiritualitetit, futja e elementit e spiritualitetit në jetën e njeriut dhe vëmendja ndaj etikës dhe Perëndisë. "Arritjet fetare dhe shpirtërore të Revolucionit Islamik të Iranit janë kaq të angazhuara dhe progresive saqë shumë kombe dhe parti dhe grupe islamike janë ndikuar nga ky revolucion.

Gjatë katër dekadave të kaluara, është bërë shumë punë për të zgjeruar kulturën islame. Xhamitë luajtën një rol të rëndësishëm në fitoren e Revolucionit Islamik dhe Imam Khomeini i quajti ato gur themeli për revolucionin. Kështu, pas revolucionit, vëmendja ndaj xhamive është rritur dhe numri i tyre pothuajse është trefishuar në krahasim me periudhën përpara revolucionit. Në shumë prej këtyre xhamive ekzistojnë biblioteka, qendra kulturore, qendra Basij dhe fonde për të ndihmuar nevojtarët. Gjithashtu, miliona iranianë përfitojnë çdo vit nga atmosfera shpirtërore dhe fetare e xhamive, e cila është zhvilluar gjerësisht pas revolucionit, sidomos nën shenjtërinë e Imam Reza (as) në Mashhad.

Mauzoleu i imam Rezait (as) në Mashhad

Ndërkohë, interesimi i njerëzve për ceremonitë shpirtërore dhe fetare po shtohet gjithnjë e më shumë. Psh, ceremonitë e zisë për martirizimin e Imam Huseinit (as) mbahen çdo vit me më shumë entuziazëm. Gjithashtu, miliona vajtues të atij imam, shumë prej të cilëve janë të rinj, marrin pjesë në marshin e madh të Arbainit të imam Huseinit(as) në Irak, ceremoni që bëhet për çdo vit në vendin e shenjtë të imamit në Qerbela. Ceremonia e etekafit është një tjetër tregues i përhapjes së spiritualitetit në mesin e popullit iranian dhe sidomos tek rinia, e cila në ambientet spirituale të xhamive, shpreh dëshirat dhe nevojën e saj për Zotin.

Nga ana tjetër, pas Revolucionit Islamik të Iranit, ka pasur shumë përpjekje për të promovuar mësimet e larta Kur'anore në të gjithë vendin. Sot mëse 11,000 institute dhe shtëpi Kur'anore në qytetet dhe fshatrat e vendit mësojnë njerëzit të moshave të ndryshme në fusha të të tilla si leximi, këndimi, memorizimi dhe konceptet kuranore. Gjithashtu, tridhjetë e pesë konkurse Ndërkombëtare të Kur'anit në fusha të ndryshme janë mbajtur në Teheran. Sa i përket cilësisë, këto konkurruese mund të konsiderohen garat më të forta dhe më të kualifikuara të Kur'anit në botën islame. Gjithashtu, lexuesit e njohur dhe të shquar iranianë kanë fituar medalje të shumta në këtë konkurs botëror. Ekspozita ndërkombëtare e Kur'anit është një tjetër arritje e Republikës Islamike për popullin iranian. Në muajin e Ramazanit, kjo ekspozitë popullore shton akoma më shumë spiritualitetin dhe karakterin fetar të këtij muaji. Gjatë njëzet e shtatë raundeve të ekspozitës ndërkombëtare të Kur'anit, përmbajtja dhe diversiteti i programeve të saj janë rritur çdo vit, ndërsa botuesit iranianë dhe jo-iranianë kanë ofruar për njerëzit botimet e tyre më të fundit të shkruara dhe kompjuterike në fushën e Kuranit, shkencës Kuranore dhe Islamit. Pas revolucionit islamik, numri i librave, botimeve dhe softuerëve islamike është rritur me shpejtësi dhe ka kjo ka shtuar njohuritë dhe dijet e njerëzve mbi mësimet e larta islame.

Konkursi i 35-të ndërkombëtar i Kuranit në Teheran

Një nga karakteristikat dalluese të Revolucionit Islamik të Iranit ishte prania e gjerë dhe masive e njerëzve nga klasa të ndryshme të shoqërisë në rezistencën kundër regjimit Pahlavi. Ndërkohë, roli i femrave ishte shumë i spikatur, mbresëlënës dhe efektiv. Gratë që ishin të izoluara para revolucionit dhe u fyen për veshjen e tyre islame dhe për besimet e tyre fetare, u zemëruan me tiraninë dhe padrejtësitë e regjimit Pahlavi dhe u angazhuan në fushën e rezistencës pas thirrjes së Imam Khomeinit, themeluesit të Revolucionit Islamik të Iranit. Imami mbi praninë e grave në shoqëri ka thënë: "Islami aktivizon gratë ashtu si dhe  burrat në të gjitha aspektet ..." "Pas fitores së revolucionit, prezenca dhe ndikimi i grave myslimane iraniane në shoqëri, politikë, kulturë, ekonomi, shkencë , letërsi, art dhe sport u rritën me shpejtësi dhe ato kanë një pjesëmarrje të konsiderueshme në procese të ndryshme zgjedhore për të shfrytëzuar sa më shumë që të jetë e mundur të drejtën e tyre për të përcaktuar fatin e vendit. Gratë iraniane gjithashtu luajnë rol në mitingje dhe aktivitete të tjera politike në mbrojtje të  revolucionit dhe shtetit. Shembulli më i mirë i përgjegjësisë së grave mund të shihet gjatë luftës së imponuar të regjimit të Sadamit kundër Iranit, ku femrat përveçse kanë dhënë mbështetje të padiskutueshme për luftëtarëve, por edhe siguroi 7,000 martirë për të mbrojtur vendin dhe revolucionin e tyre.

Përkundrazi, Republika Islamike e Iranit u ka dhënë shumë arritje grave. Deri tani, me dhjetëra ligje janë miratuar në mbështetje të të drejtave të grave në Asamblenë Konsultative Islamike dhe rreth 2000 organizata të grave janë aktive në të gjithë vendin. Në kohën e regjimit Pahlavi, vetëm 25% e grave ishin të shkolluara, por tani ky numër ka arritur në më shumë se 85%. Ato gjithashtu kanë bërë përparim të shquar në shkencë. Rreth gjysma e studentëve janë femra dhe numri i të diplomuarve femra është rritur nga 6% në 44% në krahasim me atë të regjimit të Shahut, ndërsa profesoret femra nga 6% ka shkuar në 20%. Gratë iraniane kanë bërë përparime të rëndësishme në fusha të ndryshme shkencore, duke përfshirë mjekësinë. Mjeket e përgjithshme të femrave janë rritur 16 herë dhe ka shkuar në 60,000 pas revolucionit, ndërsa numri i mjekeve specialiste femra nga 600 që ishte më parë ka shkuar deri në rreth 30,000 mjeke. Nga ana tjetër, përmirësimi i kushteve të përgjithshme të vendit në fushën e shëndetit dhe të ushqyerit ka rritur jetëgjatësinë e grave nga 50 vjeç deri në 79 vjeç. Shkalla e vdekshmërisë së nënave u zvogëlua për 93% krahasuar me periudhën para revolucionare dhe arriti në 18 për 100,000 lindje. Në këtë mënyrë, gratë iraniane kanë luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin dhe mbrojtjen e Republikës Islamike të Iranit gjatë 40 viteve të fundit dhe ato kanë arritur shumë suksese dhe arritje në këtë sistem.

Gratë iraniane në fushën e shkencës dhe teknologjisë

Nën sundimin e regjimit Pahlavi, populli i Iranit, pavarësisht nga të ardhurat e naftës, jetonte në një situatë të papërshtatshme dhe nganjëherë të vështirësi, pasi të ardhurat e vendit ishin shpenzuar kryesisht për dëfrimet e oborrtarëve dhe të të varurve të tyre, afaristët e mëdhenj, për blerjen e armëve ushtarake dhe për disa projekte sipërfaqësore ndërtimore. Për këtë arsye, në pjesë të ndryshme të vendit njerëzit jetonin në kushte të vështira, veçanërisht në qarqe dhe fshatra. Në të vërtetë, një nga arsyet më të rëndësishme për kryengritjen e njerëzve kundër regjimit të varur të së kaluarës, ishte situata shumë e vështirë ekonomike. Pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, u ndje një nevojë e fortë për të rritur standardet e jetesës së popullit, veçanërisht grupet e varfra dhe me të ardhura të ulëta. Natyrisht, Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e tjera perëndimore kanë krijuar barriera të shumta për t'i shërbyer popullit iranian duke krijuar trazira të brendshme, duke nxitur diktatorin irakian Sadam Husseinin që të sulmojë Iranin dhe duke vendosur sanksione të gjera ekonomike. Megjithatë, Revolucioni Islamik ka sjellë përfitime të mëdha në shërbim të mirëqenies dhe zhvillimit për popullin revolucionar të Iranit. Për momentin Irani renditet midis vendeve të botës që kanë indeksin më të lartë të zhvillimit njerëzor duke u ngritur nga niveli 110 në 60. Kështu, në katër dekadat pas revolucionit, niveli i prosperitetit dhe shpresës për jetë më të mirë të iranianëve është shtuar dhe distanca klasore është ulur.

Përpjekjet për rindërtim

Masat e tjera që u ndërmorën pas Revolucionit Islamik për të reduktuar pabarazitë dhe për të kompensuar disavantazhet ishin trajtimi i njerëzve të privuar dhe të varfër, veçanërisht në fshatra dhe distrikte të largëta. Këta njerëz, gjatë regjimit të Shahut, u lanë në harresë dhe ata nuk kishin as kushtet më minimale për një jetë të zakonshme. Vetëm 21 për qind e fshatarëve kishin akses në ujë të pijshëm, gjë e cila tani shkon në 81 për qind. Gjithashtu në fushën e furnizimit me energji elektrike në fshatra, është bërë përparim dhe para revolucionit, vetëm rreth 7% e tyre kishin energji elektrike, ndërsa gjatë Republikës Islamike të Iranit pothuajse të gjitha fshatrat në Iran janë elektrifikuar. Përveç kësaj, elektriciteti gjithashtu përdoret si për pajisje shtëpiake ashtu edhe në bujqësi , si ujitja. Nga ana tjetër, përkundër faktit se Irani ka rezervat më të mëdha të gazit në botë, para revolucionit, vetëm 50,000 shtëpi përfitonin nga gazi. Por pas revolucionit, në një lëvizje mbarëkombëtare, 97 për qind e qyteteve dhe 81 për qind e fshatrave u përfshinë nga rrjeti i furnizimit me gaz. Gjithashtu, gjatë epokës Pahlavi, shumë rrugë ishin të papërshtatshme dhe të rrezikshme dhe disa fshatra nuk kishin rrugë, ose kishin një rrugë të paasfaltuar. Pas Revolucionit Islamik të Iranit, rrugët kryesore dhe madje edhe rrugë rurale u përmirësuan dhe u bën të sigurta dhe gjatësia e rrugës rurale arriti në më shumë se 200.000 kilometra. Sot një ndër  katër iranianë ka një makinë për të udhëtuar nëpër këto rrugë, ndërsa dyzet vjet më parë, nga çdo 30 njerëz, një prej tyre kishte një makinë.