Shkurt 09, 2019 12:27 CET
  • Kur’ani dhe Revolucioni Islamik (5)

Imam Khomejni (ra) ka thënë: “Kur’ani është një sofre e cila është shtrirë për të gjitha shtresat...”.  

Imam Khomejni (ra) ka thënë: “Kur’ani është një sofër e cila është shtrirë për të gjitha shtresat, do të thotë se është një gjuhë e cila përfshinë edhe gjuhën e njerëzve të thjeshtë, edhe gjuhën e filozofëve edhe gjuhën e gnostikëve dhe gjuhën e njohësve të Zotit. Në këtë Libër të shenjtë ekzistojnë edhe çështje më të rëndësishmet e të cilave janë çështjet shpirtërore”.

Brenga më e madhe e tij ka qenë njohja dhe prezantimi i këtij Libri të shenjtë në mënyrë të gjithë njerëzit të përfitojnë nga sofra e tij me plotë begati. Në këtë kuadër, një prej sukseseve kulturore në fushën e Kur’anit, është zgjerimi i botimit dhe publikimit të Kur’anit të shenjtë dhe më pas mbikëqyrja e botimit dhe publikimit të Kur’anit të shenjtë. Në vitet e 1980-ta, me dekretin e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit, Ajetullah Khamenei dhe me qëllimi të përgatitjes së botimit të Kur’anit të shenjtë nga Republika Islamike e Iranit, u themelua Qendra e Republikës Islamike të Iranit për Botimin dhe Publikimin e Kur’anit të shenjtë.  

Pozita e dalluar e Republikës Islamike të Iranit në botë si “Umul-Kur’a” e vendeve islame, kërkonte hyrjen në fushën e përgatitjes së botimit të Kur’anit me një qasje plotësisht shkencore dhe profesionale. Pikërisht për këtë arsye, u themeluan edhe njësitë profesionale të qendrës për plotësimin e nevojave të ndryshme si hulumtimi dhe studimi në fushën e shkencave të shkrimit, çështjeve artistike, përgatitjes kompjuterike, mbikëqyrjes dhe kontrollimit të botimeve të Kur’anit, botimit dhe lidhjeve me organizata dhe institucionet kulturore të vendit dhe botës me pjesëmarrjen e forcave të specializuara dhe efikase. Në këtë kuadër secila njësi gëzonte mbështetjen e një këshilli të specializuar dhe me praninë profesorëve dhe mendimtarëve më të dalluar në çështjet kur’anore.

Për herë të parë në botën islame me kontributin e Qendrës së Republikës Islamike të Iranit për Botimin dhe Publikimin e Kur’anit të shenjt u projektua u lëshua në funksion sistemi universal për rregulloren e shkrimit të Kur’anit. Ky sistem synon që të ofrojë informacione bazë dhe të plota në fushën e rregullave të shkrimit të Kur’anit ose në lidhje me metodën e veçantë të shkrimit të fjalëve të Kur’anit të shenjtë për hulumtuesit dhe studiuesit e kësaj fushe.

Drejtuesit e përgatitjes së këtij sistemi që funksionon në kuadër të faqes së internetit, besojnë se shkenca e rregullave për shkrimin e Kur’anit dhe leximin e tij, është një prej degëve shumë të rëndësishme në fushën e shkencave kur’anore. Përveç kësaj, ndjeshmëria e madhe në mesin e dijetarëve të botës islame ndaj çështjes së shkrimit të Kur’anit dhe interesat përpara Umetit Islam për të shfrytëzuar një metodë të unifikuar në shkrimin e Kur’anit të shenjtë, është një prej faktorëve të rëndësishëm të hyrjes në nivel të specializuar në këtë fushë.

Në këtë mënyrë, sistemi universal për rregulloren e shkrimit të Kur’anit është themeluar dhe vendosur në funksion me qëllim për të ndihmuar hulumtuesit e interesuar në këtë fushë në të gjithë botën me potencial për të siguruar qasje në të gjitha informacionet shkencore dhe hulumtuese, në informacionet digjitale dhe me mundësinë për të kërkuar fjalët e Kur’anit.

Para fitores së Revolucionit Islamik, numri i botuesve të Kur’anit ka qenë shumë i vogël dhe nuk ka ekzistuar mbikëqyrje e specializuar mbi botimin e Kur’anit të shenjtë. Në gusht të vitit 1984, përgjegjësi për mbikëqyrjen e botimit të Kur’anit të shenjtë i është dorëzuar Organizatës për Predikim Islamik. Që nga ajo kohë e deri më tani, në Iran veprojnë mbi 1000 botues kur’anor. Nga viti 1984 e deri në vitin 2018, nga ana e organizatës “Darul-Kur’an” është lëshuar leja për botimin e rreth 165.932,900 ekzemplarë të Kur’anit të shenjtë. Natyrisht duke llogaritur edhe lejet të cilat janë lëshuar para vitit 1984, kjo shifër shkon deri në 200 milionë ekzemplarë të Kur’anit të shenjtë.

Ahmed Haxhi Sharif, aktivistë kur’anor në fushën e botimit dhe publikimit, në lidhje me këtë thotë: “Para Revolucionit Islamik, numri i përkthimeve të Kur’anit ka qenë shumë i vogël. Prej përkthimeve të asaj kohe mund të përmenden veprat e të ndjerit Ilahi Komshei ose të të ndjerit Mesbah. Rreth 100 vite para tyre, përkthimi i Kur’anit kufizohej me përkthimet e Basirul-Molk dhe disa përkthime të tjera. Sot me begatinë e Revolucionit Islamik, ekzistojnë mbi 130 përkthime të Kur’anit në Iran që mbi 90 përkthime janë në gjuhën persiane dhe 35 përkthime të tjera janë bërë në gjuhët e tjera si në gjuhën angleze, franceze, gjermane, kurdë, turqishte dhe në disa gjuhë të Afrikës. Para Revolucionit Islamik përkthimi i Kur’anit të shenjtë ishte bërë vetëm në gjuhën angleze.

Në fushën e bukurshkrimit apo kaligrafisë së Kur’anit gjithashtu janë bërë vepra të rëndësishme. Kaligrafia dhe zbukurimi i Kur’anit tregon vullnetin dhe dashurinë e artistëve ndaj këtij Libri Qiellor që shtojnë shfrytëzimin e manifestimit të ideve dhe artit, si dhe të pasionit për leximin e Kur’anit të shenjtë te njeriu duke zbukuruar realitet më shumë. Shkrimi i vetëm me kaligrafi i Kur’anit të shenjtë para Revolucionit Islamik  ka qenë shkrimi i Taher Khoshnevis, mirëpo aktualisht mbi 70 kaligrafë dhe artistë kanë shkruar tërësisht Kur’anin e shenjtë me kaligrafi dhe e kanë botuar atë.

Gjatë viteve të fundit Organizata për mbikëqyrjen dhe Publikimin e Kur’anit të shenjtë me qëllim të realizimit të kërkesës së liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit për ta përhapur sa më shumë Kur’anin e shenjtë, ka marrë iniciativën për botimin e Kur’anit të shenjtë me shkrimin e kaligrafëve iranianë, për arsye se përgjegjësit besojnë se shkrimi i Othman Tahas përkrah bukurive të shumta që ka, ul aftësinë e leximit të Kur’anit të shenjtë për njerëzit e thjeshtë të shoqërisë.

Një prej stileve të shkrimit dhe kaligrafisë që ka tërhequr vëmendjen gjatë viteve të fundit, është shkrimi i të ndjerit Ahmed Nejrizi, një kaligraf i njohur iranian i cili ka shkruar Kur’anin e shenjtë mbi 90 herë. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 1993 në lidhje me shkrimin e këtij kaligrafi ka thënë: “Stili i shkrimit të Kur’anit që dëshiroj unë, është shkrimi i Ahmed Nejrizi. Unë e pëlqej atë mirëpo duhet të bëhen disa korrigjime. Aktualisht në shumë vende është bërë zakon vetëm një stil i të shkruarit dhe një metodë, mirëpo çfarë problemi do të ketë që një stil i shkrimit i veçantë të jetë për Kur’anin që botohet në Iran. Tani shikoni se Kur’ani i botuar në Indi dhe Pakistan është me një metodë të veçantë dhe kjo është bërë zakon. Prandaj çfarë domosdoshmërie ekziston që me patjetër të jetë stilin dhe metodën e Othman Tahas”.

Profesor Husejn Ali Matin një prej shkruesve të Kur’anit të shenjtë, thotë: “Bartja e librit nga një gjeneratë në tjetrën është një parim i rëndësishëm në bartjen e kulturës dhe civilizimit të çdo shoqërie dhe arti i shkrimit dhe faqimit i bënë këto libra më të qëndrueshëm dhe më të ruajtura. Për këtë arsye, botimi i Kur’anit gjithnjë ka tërhequr vëmendjen e të gjitha vendeve islame dhe iranianët gjithashtu në fushën e botimit të Kur’anit përdornin lëkurë dhe letër të cilësisë së lartë”. Mahdi Kare Shejkhlu, kryetari i qendrës Darul-Kur’an, thotë: “Qendra Daruzl-Kur’an përbëhet nga dy pjesë. Pjesa që përfshinë editimin e Kur’anit dhe pjesa tjetër mbikëqyrjen dhe vlerësimin e punë që secila prej këtyre pjesëve mbanë përsipër detyra të veçanta. Sot jemi shumë të kënaqur se përgjatë katër dekadave të Revolucionit Islamik mbi 830 botues veprojnë në fushën e botimit të Kur’anit të shenjtë të cilët përgjatë kësaj periudhe kanë botuar 150 ekzemplarë të Kur’anit me stil të zbukuruar”.

Tags