Shkurt 09, 2019 12:32 CET
  • Kur’ani dhe Revolucioni Islamik (6)

Komentimi i Kur’anit të shenjtë është një prej shkencave islame e cila ritregon konceptet e thella dhe shpëtimtare të Kur’anit të shenjtë dhe zbulon bukuritë dhe sekretet e fshehura të ajeteve hyjnore.

Komentimi i Kur’anit të shenjtë është një prej shkencave islame e cila ritregon konceptet e thella dhe shpëtimtare të Kur’anit të shenjtë dhe zbulon bukuritë dhe sekretet e fshehura të ajeteve hyjnore. Duke marrë parasysh se shpallja hyjnore është fjalë e Zotit, ajo ka nevojë për komentim. Kur’ani i shenjtë në mesin e librave qiellor, ka komentimet më të shumta dhe numrin më të madh të komentuesve.

Pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, në kuadër të perceptimit dhe reflektimit në ajetet kur’anore, Imam Khomejni (ra), ka filluar komentimin e sures Al Hamd nëpërmjet medias kombëtare që natyrisht zgjati për një kohë të shkurt. Imam Khomejni (ra) në komentimin e “Bismil-lahi Rrahmani Rrahim”, me një vështrim gnostik dhe të thellë shtroi këtë pyetje se fjala “Ism” çfarë kuptimi ka në këtë fjali? Në përgjigje ndaj kësaj pyetje, ai vuri në dukje se të gjitha krijesat dhe gjërat janë “Ism” (emri) i Zotit të madhëruar. Sipas Imam Khomejnit (ra), ne kemi një të vërtetë që quhet Qenia e pastër e Zotit të madhëruar që krijesat dhe ekzistenca e të tjerave është janë manifestim dhe emra të Tij, do të thotë janë manifestim i Tij. Në këtë kuadër, Ajetullah Talekani në vitin 1979, me programin “Kur’ani në skenë” ka filluar shpjegimin e mësimeve të shpalljes hyjnore dhe nevojën për kthimin te Kur’ani i shenjtë. Ai mundohej që duke shfrytëzuar pasionin dhe interesimin e një numri të madh të qytetarëve për të mësuar të vërtetat e Kur’anit të shenjtë, të fus mësimet e Kur’anit të shenjtë sferën e jetës individuale dhe shoqërore. Gjithashtu Mohsen Keraeti, një prej klerikëve aktiv në fushën e Kur’anit të shenjtë pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, në vitin 1980 me propozimin e mendimtarit të njohur Morteza Motahari, shkoi në televizion për realizimin e programit “Disa mësime nga Kur’ani” dhe bëri komentimin e thjeshtë dhe të lehtë të ajeteve të Kur’anit të shenjtë. Ky program televiziv arriti një shikueshmëri të madhe në publikun iranian deri në atë masë sa që ky program që nga ajo kohë akoma vazhdon deri më tani.  

Ai gjithashtu gjatë kësaj periudhe ka botuar një komentim të plotë të Kur’anit të shenjtë në dhjetë vëllime me titull “Komentimi Nur”

Pjesë nga programi “Disa mësime nga Kur’ani”

Sipas hadithit të Profetit të nderuar të Islamit, Hazretit Muhamed s.a.v.s., Kur’ani i shenjtë ka formën e jashtme dhe të brendshme. Thellësia dhe thelbi i koncepteve kur’anore nga njëra kërkon që ato të lexohen dhe të analizohen në mënyrë të vazhdueshme dhe të nxirën nga ato perceptime dhe konkludime të reja. Nga ana tjetër, për shkak se vazhdimisht paraqiten nevoja të reja gjatë kalimit të kohës, duhet shikuar me qasje të ndryshme në Kur’anin e shenjtë. Të menduarit dhe të rimenduarit në lidhje me vështrimin historik të Kur’anit të shenjtë dhe paraqitjen e disa çështjeve themelore dhe fondamentale në lidhje me këtë, është një nevojë e domosdoshme dhe e kërkuar. Pas fitores së Revolucionit Islamik, Organizata Darul-Kur’an e Iranit në bazë të detyrave themelore të saj dhe me qëllim të përhapjes së njohurive dhe koncepteve mësimdhënëse të Kur’anit të shenjtë, që nga viti 2008, ka marrë iniciativën për organizimin e garave kombëtare për komentimin e Kur’anit të shenjtë me titull “Drita e Udhëzimit” dhe gjatë viteve 2008-2014, janë organizuar shtatë sesione të këtyre garave dhe në kuadër të këtyre garave është lexuar komentimi i 23 xhuzave të Kur’anit të shenjtë nga të interesuarit. Në vitin 215, është zhvilluar edhe sesioni i tetë i këtyre garave me titull “Drita e Udhëzimit-8).

Z. Abedi, profesor i departamentit të studimeve kur’anore, thotë: “Ndodhja e Revolucionit Islamik dhe sfidat e tij me çështjet politike në sferën e veprimit, krijuan nevojën që të kemi edhe pikëpamjet e Kur’anit në lidhje me çështjet politike. Kjo nevojë u bë shkak që studiuesit dhe komentuesit e Kur’anit në mënyrë graduale të shikojnë çështjet politiket në forma tematike në Kur’an dhe të mundohen që një grup të çështjeve politike të mëdha të ofrojnë para Kur’anit dhe të gjejnë përgjigje në Kur’an përkatëse me ato çështje. Kjo qasje në realitet ishte një hap për pavarësinë e komentimit politikë nga komentimi i përgjithshëm dhe u bë shkak që të prodhohen komentimet tematike në lidhje me çështjet politike. Tema të veçanta si e drejta e shtetit, zgjedhjet, roli i popullit në qeverisje, demokracia, çështja e luftës etj., ishin në mesin e dhjetëra çështjeve të cilët arritën të tërheqin më shumë vëmendjen e komentuesve ndaj Kur’anit të shenjtë në lidhje me çështjet e veçanta politike dhe kjo u bë shkak të prodhohen vepra politike tematike në komentimin e Kur’anit. Përmbledhja e veprave të Morteza Motaharit, të Ajetullah Misbah Jazdi, Beheshti dhe të dhjetëra autorëve të tjerë të ndikuar nga ata, mund të radhitën në këtë grup”.

Organizimi dhe realizimi i programit “Rrethet e komentimit të Kur’anit” në nivel kombëtar në Iran që filloi nga Organizata Darul-Kur’an me qëllim të zgjerimit dhe përhapjes së njohurive kur’anore, ishte një iniciativë tjetër e cila u programua dhe realizua me sukses. Ky plan i hartuar në bazë të librit “Stili i jetës kur’anore” të profesor Abul-Fazl Bahram Pur, u realizua në vitin 2016-2017 me organizimin e mbi 700 klasave për komentimin e Kur’anit të shenjtë në nivel kombëtar në të gjithë Iranin.

Në çdo rreth mesatarisht marrin pjesë 20-30 persona dhe tema zhvillohet në formë diskutimi dhe ata kanë një qaseje hulumtuese më të lartë se libri me një vështrim edukativ dhe shkencor ndaj Kur’anit të shenjtë.

Muhamed Mahdi Xhafari, hulumtues dhe studiues i Kur’anit të shenjtë, thotë: “Një prej karakteristikave të komentimeve të Kur’anit që janë bërë pas fitores së Revolucionit Islamik është kjo që në krahasim me komentimet që janë bërë para kësaj periudhe, ata janë më të dokumentuar. Komentimet tradicionale të Kur’anit citonin thënie më shumë nga autorët e mëparshëm, mirëpo ishin më pak të dokumentuar. Ndërkohë që komentimet e reja sidomos pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit, janë shkruar me dokumentim më të madh”. Sipas tij, aktualisht degët e komentimit të Kur’anit zhvillojnë programet e tyre arsimore në shumë shkolla të ndryshme fetare. Një prej shkollave fetare që ka më mbanë numrin më të madh të klasave studimore për komentimin e Kur’anit, është shkolla fetare Kumit e cila  ka aktive me dhjetëra degë në fushën e komentimit të Kur’anit të shenjtë. Një prej klasave më të njohur në komentimin e Kur’anit në shkollën fetare të Kumit është klasa e Ajetullah Xhavadi Amoli i cila ka mbi 40 vite që është aktive.  

Hosejn Asadi, sekretari i këshillit për zhvillimin e aktiviteteve kur’anore në shkollat fetare, thotë: “Sfera studimore dhe komentimi me mbi 50 institute hulumtuese me temë kryesore Kur’anit të cilat kanë edhe nëndegë të ndryshme, është një prej sukseseve të rëndësishme të shkollave fetare. Gjithashtu edhe shumë qendra dhe institute hulumtuese janë aktive në fushën e Kur’anit të shenjtë që një prej tyre është qendra hulumtuese e kulturës dhe njohurive kur’anore në Kum e cila është themeluar në vitin 1987 dhe konsiderohet një prej grupeve me kredibilitet të madh në prodhimin e hulumtimeve dhe materialeve të çmuara në këtë drejtim. Në sferën mediave dhe programeve virtuale gjithashtu janë prodhuar 103 programe në gjuhë të ndryshme të botës dhe janë ofruar në treg”.

Ai gjithashtu duke vë në dukje aktivitetin e mbi 450 qendrave kur’anore “Darul-Kur’an” të shkollave fetare në Iran dhe jashtë Iranit, tha: “Është mirë ta bëjmë të ditur se në këto qendra kur’anore po edukohen hoxhallarët të cilët gjatë disa viteve të ardhshme do të krijojnë një valë të madhe të forcës njerëzore në fushën e predikimit dhe komentimit të Kur’anit të shenjtë”.

Tags