Shkurt 09, 2019 12:44 CET
  • 4 dekada të sukseseve të Republikës Islamike të Iranit  (5)

Produktet petrokimike të Iranit, të cilat arritën nivelin 3 milion ton në vit nën regjimin Pahlavi, tani janë rritur 20 herë më shumë duke arritur në 60 milion ton në vit, nga të cilat gati gjysma eksportohen.

Adresimi i nevojave të jetesës dhe gjendjes ekonomike të popullit është një nga detyrat më të rëndësishme të çdo qeverie. Por, në regjimin autokratik Pahlavi, neglizhenca ndaj i jetës së mjeruar të shumicës së njerëzve, situatën e çoi deri në atë pikë ku njerëzit u revoltuan dhe u ngritën kundër qeverisë. Mungesa e kontrollit, varësia nga vendet e huaja, miratimi i politikave të papërshtatshme ekonomike, arroganca e oborrtarëve dhe anëtarëve të besuar të regjimit të Shahut dhe shpërfillja e popullit dhe e disa faktorëve të tjerë, shkaktuan dëmtim e rëndë të bujqësisë së Iranit dhe dobësimin e vazhdueshëm të industrisë, si dhe shërbimet ndaj njerëzve të cilat u minimizuan. Kjo ishte në kohën kur vendi gëzonte të ardhura të larta nga shitja e naftës. Pas Revolucionit Islamik të Iranit, rindërtimi i ekonomisë dhe trajtimi i jetesës së popullit u bë shqetësimi dhe angazhimi më i rëndësishëm i autoriteteve. Por menjëherë, konspiracioni dhe komplotet kundër Republikës Islamike të Iranit filluan me bojkotimin dhe nxitjen e grupeve anti-revolucionare dhe vazhduan me luftën e imponuar të Sadam Huseinit kundër Iranit, gjë e cila i kushtoi Iranit tetë vjet shpenzime të shumë burime monetare dhe valutore. Megjithatë, forcat revolucionare nuk e lënë pas dore zhvillimin dhe riparimin e dëmtimeve të mbetura nga regjimi i mëparshëm dhe veçanërisht pas luftës, këto përpjekje u intensifikuan. Sot në përvjetorin e 40-të, Republika Islamike e Iranit, ka bërë një punë të shkëlqyer dhe me mjaft arritje ekonomike në fusha të ndryshme.

Progresi ekonomik

Sipas statistikave të Bankës Botërore, pavarësisht nga sanksionet dhe presionet, ekonomia e Iranit në vitin 2017 është renditur e 18-ta në botë. Gjithashtu, prodhimi i brendshëm bruto në krahasim me periudhën para revolucionit është dyfishuar duke arritur në 540 miliardë dollarë. Natyrisht, Republika Islamike e Iranit, në progresin e saj dhe në rritjen ekonomike, po trajton klasat e privuara dhe po ngre lart  normat e tyre të jetesës dhe në këtë mënyrë varfëria ka arritur në 1/8-ën e asaj që ishte në periudhën e mëparshme. Gjithashtu, sipas FAO nga viti 1990 deri në vitin 2015, d.m.th. në një periudhën 15 vjeçare, treguesi i urisë së vendit është nga 18.5 është ulur në 6.8.

Industria është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë që po zhvillohet me shpejtësi në botën e sotme. Para revolucionit, u bënë përpjekje për të çuar përpara prodhimin industrial të Iranit, i cili jo vetëm që nuk dha rezultate të mira për shkak të varësisë dhe objektivave të rreme, por gjithashtu dëmtoi seriozisht sektorin bujqësor. Pas Revolucionit Islamik, me tërheqjen e të huajve nga Irani, autoritetet e vendit gjetën mundësi të zhvillonin dhe zbatonin politikat e zhvillimit të industrisë në formë të pavarur dhe me vëmendje ndaj interesave kombëtare dhe në kë mënyrë industria nga 16 përqind arriti të kapë 40 përqind të PBB-së. Vlera e shtuar është rritur në shtatë herë më shumë në krahasim me epokën e regjimit Pahlavi dhe ka arritur në 70 miliardë dollarë. Ky kapërcim në prodhimin industrial u mundësua nga rreth 100,000 njësi të industrisë, ndërkohë që para revolucionit, vetëm një e dhjeta e këtij numri ishte njësi industriale.

Ndër arritjet industriale të Republikës Islamike të Iranit disa janë më të rëndësishme dhe më të spikatura, duke përfshirë këtu industrinë e çelikut, e cila është një produkt bazë dhe i përdorur gjerësisht. Sipas Shoqatës Botërore të Çelikut, Irani në vitin 2017 ka prodhuar 21.7 milion ton çelik duke u renditur si vendi i 14-të më i madh në botë për nga prodhimi, ku përveç konsumit të tij të brendshëm pjesën më të madhe e eksportoi jashtë vendit. Ndërsa përpara revolucionit, prodhimi i çelikut ishte vetëm 500 mijë ton në vit. Alumini është një tjetër produkt që për shkak të forcës, butësisë dhe qëndrueshmërisë përdoret shumë në shumë industri. Irani, me një prodhim vjetor prej më shumë se 400,000 tonë të këtij metali, është ndër katërmbëdhjetë prodhuesit më të mëdhenj në botë dhe së shpejti do të rrisë prodhimin e vet duke hapur disa linja të tjera të prodhimit të aluminit. Republika Islamike e Iranit ka arritur gjithashtu suksese të mira në prodhimin e çimentos. Irani tani është një prodhues dhe eksportues i çimentos dhe në vitin 2016 është renditur i treti në botë. Në kohën e regjimit Pahlavi, i cili pretendonte për industrializimin e vendit, prodhohej vetëm rreth 6 milion ton çimento, e cila tani ka arritur rreth 10 herë më shumë. Ndër materialet e tjera të ndërtimit, që me ndihmën e specialistëve dhe punëtorëve iranianë, prodhohen në cilësi të lartë, është pllaka qeramike. Prodhimi i pllakave qeramike në Iran ka arritur 340 milionë metra kub në vit duke e renditur Iranin në vendin e tetë në botë. Në vitin 2017, Irani prodhoi më shumë se një milion e pesëqind mijë vetura duke u renditur në vendin e 16-të në botë dhe për momentin vazhdon të eksportojë këto produkte në vende të ndryshme të botës.

Prodhimi i çelikut

Irani është një vend me rezerva të larta të lëndëve djegëse fosile. Ai zë vendin e katërt për nga rezervat e naftës në botë dhe të parin në botë për nga rezervat e gazit. Për këtë arsye, industria më e madhe e Iranit është industria e naftës dhe gazit, e cila vepron në sektorë të ndryshëm, si zbulimi, nxjerrja, pastrimi dhe eksporti i këtij materiali të vlefshëm. Pas Revolucionit Islamik, me largimin e një numri të madh ekspertësh të huaj, ekspertët iranianë morën kontrollin e objekteve të naftës dhe pavarësisht sulmeve të shumta ushtarake të ushtrisë së Sadamit ndaj këtyre objekteve, ekspertët iranianë arritën t’i mbanin aktive këto objekte. Tani industria e naftës e iranit arrin të nxjerrë dhe prodhojë naftës duke përdorur puset e shpuara shumë thella që ndonjëherë arrijnë në disa mijëra metra. Një pjesë e kësaj nafte eksportohet nga dhjetëra platforma të naftës, ndërsa pjesa e mbetur është e destinuar për konsum të brendshëm. Megjithëse Irani deri tani ka eksportuar sasi të konsiderueshme të naftës, politika e Iranit e Republikës Islamike të Iranit nuk është shitja e naftës bruto, sepse nga ajo fitohen të ardhurat më të ulëta. Gjatë 40 viteve të fundit, janë bërë shumë përpjekje për të bërë përpunimin e naftës së papërpunuar për nxjerrjen e produkteve më të vlefshme dhe të cilat më pas mund të përdoren brenda ose të eksportohen. Si rezultat i kësaj, rafineritë iraniane prodhojnë benzinë, gazoil, gaz të lëngët, zift, ​​etj. Ndër masat e rëndësishme të rafinerive të Iranit dhe punëtorëve në sektorin e petrokimisë, është rritja e shpejtë e prodhimit të benzinës produkt e cila është vendosur nën presionin e Shteteve të Bashkuara për të ndaluar eksportet e benzinës në Iran. Tani Irani prodhon më shumë se 90 milionë litra benzinë ​​në ditë për plotësuar nevojat e konsumit të brendshëm dhe së shpejti, kjo sasi do të kalojë shifrën e 100 milionë litrave në ditë.

Prodhimi i produkteve petrokimike

Petrokimia është një tjetër industri që e kthen naftën dhe gazin të papërpunuar në materiale të përdorura dhe të vlefshme si plastika, leshi dhe pambuku artificial, plehra kimike, goma, fibra sintetike, melamine dhe shumë produkte të tjera. Produktet petrokimike të Iranit, të cilat arrinin kuotën e 3 milion ton në vit nën regjimin Pahlavi, tani janë rritur 20 herë më shumë në një nivelin pre mbi 60 milion ton në vit, nga të cilat gati gjysma e produkteve eksportohen. Nga ana tjetër, sipas politikës së Republikës Islamike të Iranit për zvogëlimin e varësisë nga të ardhurat e naftës, të ardhurat nga eksportet jo-nafte tani kanë arritur në rreth 47 miliardë dollarë.

Një industri tjetër e rëndësishme në Iran është industria e gazit. Irani mban 18 përqind të gazit të botës dhe renditet i pari për nga rezervat e gazit. Për këtë arsye, janë bërë shumë investime në industrinë e gazit dhe çdo ditë në Iran nxirret më shumë se 800 milionë metra kub gaz. Ky gaz i përgatitur në rafineritë e gazit shfrytëzohet për përdorim në shtëpi dhe tek njësitë industriale. Fusha më e madhe e gazit në Iran dhe në botë është fusha Parsi i Jugut, e cila ndahet me Katarin dhe mban gjysmën e gazit iranian dhe 8 përqind të gazit botëror. Në këtë fushë të gazit janë ngritur qendra të mëdha të shpimit të gazit, rafinerimit, transferimit dhe konsiderohen një nga fushat kryesore të gazit të Iranit dhe rajonit. Gazi i kondensuar është një tjetër produkt që nxirret nga fushat e gazit dhe që më pas rafineritë ai konvertohet në benzinë, naftë, vajguri, etj. Sasia e eksporteve të gazit të kondensuar iranian sot ka arritur në 30 trilionë dollarë në vit. Një nga çështjet e rëndësishme të konsumit të gazit në Iran është furnizimi i rreth 30 centraleve për prodhimin e energjisë energjetike. Sot, shumë fabrika iraniane përdorin gjithashtu gazin si karburant me vlerë  ekonomike. Gazi natyror shitet tek vendet fqinje dhe Irani ka plane për ta shitur atë edhe në vende të tjera.

Një pjesë e kompleksit industrial Parsi i Jugut

Dyzet vjet pas fitores së Revolucionit Islamik, populli iranian ka përfituar shumë nga përdorimi i gazit që ka më pak ndotje të ambientit në krahasim me lëndët e tjera djegëse fosile. Gjatë regjimit të vjetër, ka pasur vetëm rreth 51,000 rrjete shpërndarjeje të gazit kryesisht në 9 qytete të cilat gjithashtu nuk mbuloheshin plotësisht, por sot më shumë se 14 milionë familje apo 93% e popullsisë mbulohen nga një rrjet i gjerë furnizimi me gaz. Në këtë mënyrë, njerëzit mund ta shfrytëzojnë me lehtësi këtë lëndë djegëse të lirë jo vetëm në shtëpitë e tyre, por madje edhe në makinat e tyre.

Tags