40 vjet politikë të jashtme të Republikës Islamike të Iranit (8)
Me rastin e dyzetvjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit në një program disa edicionesh do të shqyrtojmë politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit në katër dekadat e kaluara. Në këtë edicion do të flasim rreth politikës së jashtme të Irani në periudhën e qeverisë së ndërtimit.
Politika e jashtme në periudhën e qeverisë së ndërtimit
Me përfundimin e luftës së Irakut kundër Iranit, filloi një periudhë e re në Iran me emrin “Periudha e Ndërtimit”. Në këtë periudhë, Akbar Hashemi Rafsanxhani, si president i shtetit, u vendos në kryer të qeverisë. Politika e jashtme e Republikës Islamike të Iranit në këtë periudhë deri në një masë të madhe ishte më e ndryshme në krahasim me dekadën e parë të Revolucionit Islamik dhe pësoi ndryshime të konsiderueshme. Mund të përmenden shkaqe të ndryshe në lidhje me këtë ndryshim, por në përgjithësi përfundimi i luftës imponuese, rishikimi i Kushtetutës dhe ndryshimi i elitës së pushtetit në nivel të brendshme, lufta e Irakut kundër Kuvajtit në nivel rajonal dhe përmbysja e Bashkimit Sovjetik në nivel ndërkombëtar; ishin shkaqet më të rëndësishme të ndryshimit në politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit në këtë periudhë.
Ashtu siç thamë edhe në edicionin e kaluar, në periudhën e luftës imponuese, politika e jashtme kishte bosht sigurinë, mirëpo përfundimi i luftës u bë shkak që rindërtimi ekonomik dhe mbrojtës i vendit të vendoset prioritet dhe politika e jashtme gjithashtu u hartuar në përputhje me këtë objektiv. Detyrat e Këshillit Ekzekutiv iu dorëzuan presidentit. Në realitet sistemi shtetëror i përbërë nga tre shtylla liderin suprem, presidentin dhe kryeministrin u ndryshua në sistemin shtetëror me dy shtylla: liderin suprem dhe presidentin. Në përputhej me këto ndryshime, u shtua edhe pesha e presidentit të shtetit në sfera të ndryshme dhe sidomos në politikën e jashtme dhe sipas shkrimit të Sejed Xhalal Firuzabadi, politika e jashtme u shndërrua në një politikë me bosht presidentin. Megjithëkëtë, me vdekjen e Ajetullah Khomejnit, Ajetullah Khamenei u zgjodh lideri i ri dhe idetë e tij sidomos në lidhje me politikën me dyer të hapura e cila është ndjekur gjatë mandatit të tij presidencial, kanë luajtur rol të rëndësishëm në vendimmarrjen e politikës së jashtme.
Përveç faktorëve të brendshëm, edhe faktorët rajonal dhe faktorët ndërkombëtar kanë ushtruar ndikim mbi politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit në këtë periudhë. Agresioni ushtarak i Irakut kundër Kuvajtit në vitin 1990, ishte një prej faktorëve më të rëndësishëm rajonal që ushtroi ndikim mbi politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit në këtë periudhë. Republika Islamike e Iranit e dënoi ashpër agresionin ushtarak të Irakut kundër Kuvajtit. Agresioni ushtarak i Amerikës dhe aleatëve të saj kundër Irakut u bë shkak që Bagdadi që të mundohet të zgjidhë mosmarrëveshjet e tij me Teheranin. Në këtë kohë, Republika Islamike e Iranit dhe anëtarët e Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik bërën hapa të konsiderueshëm në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve të tyre.
Përmbysja e Bashkimit Sovjetik gjithashtu ka qenë një faktor me ndikim shumë të rëndësishëm mbi politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit në këtë periudhë dhe në periudhat në vazhdim, për arsye se ishte shkatërruar sistemi me dy blloqe dhe ishte krijuar sistemi ndërkombëtar me një bllok që drejtohej nga Amerikës dhe në këto rrethana nga shpërbërja e Bashkimit Sovjetik u krijuan 15 shtete të reja që disa prej këtyre shteteve ndodheshin në fqinjësi të Republikës Islamike të Iranit dhe këto shtete shpallën pavarësinë e tyre.
Politika e jashtme e Iranit në periudhën e qeverisë së ndërtimit u ndërtua mbi bazën e zhvillimit të marrëdhënieve me fqinjët, praninë aktive në organizatat dhe qarqet ndërkombëtare dhe ngritjen e pozitës së Iranit në sistemin global dhe sidomos mbi bazën e llojit të marrëdhënies me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qeveria e Hashemi Rafsanxhani duke marrë parasysh “Pavarësinë” si parimin më të rëndësishëm të politikës së jashtme, edhe prirjet për zhvillimin e marrëdhënieve rajonale e vendosi si një prej strategjive të rëndësishme të politikës së jashtme. Në realitet, duke marrë parasysh faktin se Republika Islamike e Iranit kishte hyrë në periudhën e pasluftës, rindërtimi i vendit kishte një rëndësi shumë të madhe për atë. Një prej kushteve për rindërtimin e vendit gjithashtu ishte normalizimi i marrëdhënieve të Republikës Islamike të Iranit me shtetet e rajonit. Ilahe Kulahi, profesoreshë universiteti, beson se “Hashemi Rafsanxhani si një president që ndiqte interesat e vendit, arriti që ta fusë në lëvizje dhe ta çojë politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit në rrethana të ndryshme dhe në një ambient me plotë zhvillime, duke synuar gjithnjë shfrytëzimin e raste të krijuara. Kjo çështje në mënyrë të përcaktuar dhe të qartë është shfaqur në rindërtimin e marrëdhënieve me vendet e rajonit”.
Në këtë kuadër, Ali Akbar Velajati, ministri i punëve të jashtme të Iranit në atë kohë, në korrik të vitit 1990, për herë të parë pas Revolucionit Islamik të Iranit, zhvilloi një takim me emirin e Kuvajtit dhe theksoi zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale. Pavarësisht faktit se Kuvajti gjatë luftës imponuese, kishte mbështetur në mënyrë të gjithanshme Irakun kundër Iranit, mirëpo Republika Islamike e Iranit dënoi ashpër agresionin ushtarak të Irakut kundër Kuvajtit dhe Velajati në atë kohë zhvilloi vizita edhe në Katar, Oman, Emirate të Bashkuara Arabe dhe Bahrejn dhe theksoi nevojën për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal. Ndërkohë edhe autoritetet më të larta të shteteve arabe vizituan Teheranin dhe zhvilluan takime me autoritetet e Republikës Islamike të Iranit.
Në këto rrethana, u ringjallen edhe marrëdhëniet e Arabisë Saudite me Iranit të cilat ishin ndërprerë në vitin 1987 dhe rifilluan përsëri në mars të vitit 1991. Në këtë mënyrë, Saud Al-Fejsal, ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite në maj të vitit 1991, zhvilloi një vizitë në Teheran. Akbar Velajati gjithashtu një muaj më vonë zhvilloi vizitë në Riad. Edhe pse mes Teheranit dhe Riadit ekzistonin mosmarrëveshje sidomos në lidhje me praninë e forcave të huaja në rajonin e Lindjes së Mesme, por në këtë periudhë të dy vendet kanë ecur në rrugën e zhvillimit të marrëdhënieve.
Në përgjithësi, në këtë periudhë marrëdhëniet e Republikës Islamike të Iranit vendet fqinjë ishin duke kaluar një rrugë të ngritjes. Republika Islamike e Iranit edhe në marrëdhëniet me shtete e sapo formuara në Azinë Qendrore dhe në Kaukaz, ka theksuar nevojën e vendosjes së stabilitetit në këtë rajon dhe brenda në shtetet e këtij rajoni dhe ka luajtur një rol ndërmjetësues për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes shteteve të këtij rajoni që një prej shembujve të këtij ndërmjetësimi është çështja e Karabakhut.
Qeveria e ndërtimit filloi procesin e përmirësimit të marrëdhënieve edhe me Evropën. Autoritetet evropiane zhvilluan shumë vizita në Teheran. Kriteri kryesor i marrëdhënieve të Republikës Islamike dhe Bashkimit Evropian në këtë periudhë ishte “Dialogu Kritikues”. Sejed Xhalal Dehkani Firuzabadi thotë se dialogu kritikues kishte kuptimin e refuzimit të politikës së kërcënimit dhe sanksioneve të Amerikës ndaj Republikës Islamike të Iranit. Në realitet, Evropa përkundër Amerikës kërkonte zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet dialogut kritikues në vend të sanksionimit dhe kërcënimit. Qëllimi më i rëndësishëm i Iranit në dialogun kritikues, ishte përballja me kërcënimet dhe sanksionet e Amerikës nëpërmjet krijimit të paralelëve. Shtetet evropiane gjithashtu kundërshtuan ligjin “Damato” i cili ishte miratuar në Kongresin e Amerikës dhe ndalonte investimet më shumë se 20 milionë dollarë në industrinë e naftës dhe gazit të Iranit. Anglia dhe Franca deklaruan se asnjë vend nuk ka të drejtë që t’i diktojë kompanive të vendeve të tjera se si të veprojnë me një vend të tretë. Klaus Kinkel, ministri i jashtëm i Gjermanisë, gjithashtu në atë kohë e kërcënoi Amerikën me luftë tregtare dhe i quajti pa ndikim politikat për izolimin e Iranit. Pavarësisht kundërshtimin e shteteve evropiane me veprimet anti-iraniane të Amerikës, Uashingtoni vazhdoi këto veprime dhe arriti t’i bindë edhe evropianët që ta shoqërojnë atë në këtë drejtim.
Me përfundimin e luftës së Irakut kundër Iranit, qeveria e Amerikës deklaroi se nëpërmjet një shteti të tretë e ka informuar Teheranin se është e interesuar për bisedime me Iranin. Një prej qëllimeve të rëndësishme të Amerikës me afrimin në marrëdhëniet me Iranin, ishte lirimi i pengjeve amerikane në Liban. Në këtë kuadër edhe Xhimi Karter, president i Amerikës në atë kohë, në një letër dërguar Hashemi Rafsanxhani, kryetarit të Parlamentit Islamik të Iranit në atë kohë, i kërkoi Teheranit që të ndihmojë në lirimin e pengjeve amerikane në Liban dhe kërkoi ripërtëritjen e marrëdhënieve mes të dy vendeve. Pavarësisht faktit se Republika Islamike e Iranit ndihmoi në lirimin e pengjeve amerikane në Liban, mirëpo qeveria e Amerikës nuk zbatoi kërkesat e Iranit për heqjen e bllokimit të kapitalit të Iranit.
Republika Islamike e Iranit edhe në luftën e Amerikës kundër Irakut respektoi rezolutat e OKB, mirëpo qeveria e Xhorxh Bush e cila gjatë luftës së Amerikës kundër Irakut kishte theksuar nevojën e pjesëmarrjes së Iranit në proceset e zhvillimeve rajonale, por me përfundimin e luftës e la anash Iranin nga këto procese. Këto modele të sjelljes së Amerikës u bënë shkak që një atmosferë e mosbesimit të sundojë mbi marrëdhëniet Uashington-Teheran dhe në vazhdim Irani bisedimet me Amerikën i kushtëzoi me heqjen e bllokadës ndaj kapitaleve dhe pasurive të bllokuara të Iranit dhe Amerika në anën tjetër normalizimin e marrëdhënieve me Iranin e kushtëzoi me ndryshimin e sjelljes së Iranit në fushën e programit atomik, paqes në Lindjen e Mesme, terrorizmit dhe të drejtave të njeriut.
Me fillimin e presidencës së Bill Klinton në Amerikë, marrëdhëniet e Uashingtonit me Teheranin hyrën në një fazë të re, për arsye se Bill Klinton ndodhej nën ndikimin e madh të lobit çifut në Amerikë dhe mbështeste në masë të madhe Izraelin. Në këtë mënyrë, Klinton filloi të ndjekë politikën e kërcënimit dhe sanksionimit për të ndryshuar Iranin. Qeveria e Klinton filloi të ndjekë politikën e kontrollit të dyanshëm të Iranit dhe Irakut. Kjo politikë më shumë ishte e përqendruar ndaj Iranit se sa ndaj Irakut, sepse Iraku pas luftës së parë dhe të dytë të Gjirit Persik ishte dobësuar në masë shumë të madhe. Qeveria e Klintonit ndaloi investimin e kompanive amerikane në Iran dhe gjithashtu ndaloi edhe blerjen e naftës së Iranit nga ana e kompanive amerikane. Kongresi i Amerikës në tetor të vitit 1995, miratoi një buxhet prej 18 milionë dollarë për rrëzimin e Republikës Islamike të Iranit. Në vazhdim, Klinton në vitin 1996, vendosi ligjin Damato kundër Iranit dhe Libisë që në bazë të këtij ligji do të ndëshkohen edhe kompanitë joamerikane në rast se investojnë në sektorin e naftës dhe gazit të Iranit dhe Libisë. Republika Islamike e Iranit këtë veprim të Amerikës e cilësoi armiqësor dhe ndërhyrës. Në përgjithësi, gjatë mandatit presidencial të Bill Klinton që përkoi me mandatin e dytë të presidencës së Hashemi Rafsanxhani, politika armiqësore e Amerikës me Iranin ishte duke u shtuar me një intensitet mjaft të madh.