Mars 23, 2019 11:54 CET
  • Pavarësia nga fuqitë hegjemoniste botërore

Kanë kaluar 40 vjet që nga fitorja e Revolucionit Islamik. Të gjitha këto vite për popullin iranian kanë qenë vite të periudhave të ndjeshme që janë shoqëruar me eksperienca dhe mësime të mëdha.  

Sistemi hegjemonistë i botës në katër dekadat e kaluara ka projektuar shumë komplote për ta rrëzuar sistemin shtetëror të Republikës Islamike dhe ka zbatuar ato komplote njërin pas tjetrit. Një prej këtyre komploteve ishte lufta imponuese nëpërmjet ish-regjimit Ba'th të Irakut, por që me sakrificën, flijimin dhe mbrojtjen heroike të forcave të armatosura dhe të popullit të Iranit, u neutralizua ky komplot dhe agresorët u dëbuan nga vendi. Lufta imponuese e Iranit u bë një eksperiencë e rëndësishme në mënyrë që populli i Iranit me vullnet dhe vendosmëri më të madhe të kalojë rrugën e arritjes deri në një fuqi në sfera të ndryshme duke përfshirë edhe sferën e mbrojtjes.

Muhamedreza Kainij, shefi i hartimit të programeve dhe çështjeve të Parlamentit Islamik të Iranit në Organizatën e Mbrojtjes Civile të Iranit, thotë se tetë vitet e luftës me Irakun pavarësisht pasojave të padëshirueshme në sektorët ekonomikë, politikë dhe ushtarakë, ishin edhe një rast i përshtatshëm për të sprovuar strukturën dhe idetë mbrojtëse të vendit në mënyrë që Irani të arrijë në fuqinë e plotë.

Mbi 2000 kilometër kufi ujor të Iranit nga njëra anë dhe nga ana tjetër, prania e forcave ndërkombëtare në ujërat ndërkombëtare dhe në korridoret ujore në jug të Iranit, krijon nevojën që fuqia e Iranit në aspektin detar, ajror dhe tokësor si dhe në aspektin e përballjes dhe neutralizimit të kërcënimeve nga rajoni rreth e rrotull vendit, të zhvillohet në përputhje me shkencat dhe teknologjinë moderne.  

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik, në lidhje me sigurinë dhe fuqinë mbrojtëse, ka theksuar se kjo çështje është gjithnjë e rëndësishme dhe krijon rrethanat për progresin moral dhe material të shoqërisë. Ai ka thënë se i vetmi faktor për neutralizimin e kërcënimit ushtarak, është fuqia mbrojtëse dhe ushtarake dhe krijimi i frikës dhe tmerrit te armiku. Ajetullah Khamenei gjithashtu duke theksuar nevojën për vigjilencë dhe zgjimin e funksionarëve të institucioneve shtetërore përball depërtimit dhe hegjemonisë së armiqve, ka thënë: "Amerikanë po insistojnë që ne të negociojmë me ata në lidhje me çështjet e rajonit të Azisë Perëndimore si për Sirinë, Irakun, Libanin dhe Jemenin. Por, çfarë është qëllimi i vërtetë i tyre nga këto kërkesa për negociata? Ata nuk kanë qëllim tjetër, përveç moslejimin e pranisë së Republikës Islamike të Iranit në rajon si faktori kryesor për dështimin e politikave të Amerikës". Duke vë në dukje intrigën dhe mashtrimin nëpërmjet negociatave të amerikanëve dhe armiqësinë e hapur të tyre q ë një prej shembujve është vërejtur më së miri në negociatat bërthamore, Ajetullah Khamenei theksoi: "Racionalizmi në këtë rast gjykon që të kemi mosbesim absolut ndaj atyre të cilët paraqesin armiqësinë e vet në mënyrë të hapur".  

Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në një rast tjetër duke theksuar rëndësinë e këtyre qëllimeve, periudhën aktuale e cilësuar si periudhë të madhërisë së Republikës Islamike të Iranit dhe ka thënë: "Shkaku i agresioneve të papara aktuale kundër Republikës Islamike, është fuqia për çdo ditë e më e madhe e këtij sistemi, për arsye se armiqtë po ndjejnë rrezik të madh nga kjo fuqi për çdo ditë në rritje, prandaj kanë shtuar sulmet e tyre".

Noam Chamsky, teoricien i njohur amerikan, në lidhje me këtë çështje vë në dukje akuzat e Amerikës kundër Iranit dhe thotë: "Amerika e konsideron Iranin si kërcënimin më të madh për paqe ndërkohë që bota beson se vet Amerika është kërcënimi më i madh për paqen globale".

Republika Islamike e Iranit ka hyr në dyzetvjetorin e jetës së saj në kohën kur ajo konsiderohet struktura politike-shoqërore dhe ushtarake më e fuqishme dhe me ndikim më të madh në rajon. Roli i Republikës Islamike të Iranit në kontrollin e krizave rajonale në disa vite të fundit, tregon rëndësinë e gatishmërisë dhe pozitën e forcave të armatosura të Iranit.

Doktrina mbrojtëse e Iranit është e bazuar mbi disa kritere që më të rëndësishmet prej tyre është respektimi i parimit për mos zhvillimin e agresionit, mohimin e armëve të shkatërrimit në masë, sidomos të armëve bërthamore dhe theksimi mbi mbrojtjen dhe mbështetjen e popujve të shtypur dhe rezistencën kundër agresionit. Mbi bazën e këtyre parimeve, një prej karakteristikave të fuqisë ushtarake të Iranit është ngritja e kapacitetit parandalues. Fuqia e popullit të Iranit që një pjesë e saj manifestohet në zhvillimin dhe progresin e forcave të armatosura të ushtrisë, është një realitet i pamohueshëm.

Gjeneral Muhamed Ali Xhafari, komandanti i përgjithshëm i Gardës Revolucionare të Iranit, në lidhje me kapacitetin raketor të Iranit, thotë: "Republika Islamike e Iranit nga aspekti shkencor, ka kapacitetin e duhur për rritjen e rrezeve të veprimit të raketave, mirëpo aktualisht politika e Iranit nuk është rritja e rrezeve të veprimit të raketave".

Gjeneral Ali Xhafari shtoi: "Brenda këtyre rrezeve veprimi 2000 km të raketave të Iranit ndodhen shumë objektiva strategjike të armiqve, prandaj këto rreze veprimi për raketa garantojnë sigurinë e Republikës Islamike të Iranit".

Mbështetja në kapacitetet e brendshme për të plotësuar nevojat vendore në sektorët ushtarakë, modernizimi dhe pajisja sa më e madhe e forcave të armatosura, është prej strategjive që e ka drejtuar Iranin në rrugën e ngritjes sa më të madhe të kapaciteteve në fushën e mbrojtjes dhe ushtarake. Republika Islamike e Iranit në të gjitha vitet ka qëndruar dhe rezistuar përball të gjitha komploteve dhe duke u mbështetur mbi eksperiencat e luftës imponuese, ka arritur të posedojë faktorët dhe kapacitetet e duhura mbrojtëse dhe parandaluese në përputhje me kërcënimet.

Mike Pompeo, ish-shefi i CIA-s dhe këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, thotë: "Irani është një vend i fuqishëm i cili ka ndikim të madh në nivel rajonal dhe përballja me Iranin, gati është e pamundur".

Progresi i Iranit është bërë shkak që fuqitë botërore të rishikojnë politikat e tyre ndaj Iranit dhe armiqësitë e veta kundër Republikës Islamike të Iranit t'i ndjekin me metoda të luftës së butë.

Këto kritere tregojnë se Republika Islamike e Iranit si një sistem shtetëror i mbështetur në vlerat islame të cilat janë mbështetës kryesor i fuqisë së popullit të Iranit, ka kaluar nëpër shumë sfida të vështira dhe kërcënimet i ka shndërruar në fuqi dhe zhvillimin e vet. Republika Islamike e Iranit aktualisht në dyzetvjetorin e vet, është bërë më e fuqishme se në të kaluarën në të gjitha fushat dhe është e vendosur të forcojë bazat e fuqisë në të gjitha sektorët.  

Theksimi i liderit suprem të Revolucionit Islamik për t'i thelluar më shumë sukseset dhe për të vazhduar rrugën në mbrojtjen dhe ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse të forcave të armatosura, ka rëndësi strategjike.

Ajetullah Khamenei në fjalën e tij në një takim me të diplomuarit në universitetin ushtarak "Imam Ali (a.s.)", vuri në dukje se sot problemi i arrogancës botëror me ne është ky që "pse forca juaj ka përfshirë të gjithë rajonin?" dhe tha: "... Kjo është forca e Republikës Islamike. Ajo çfarë nga pikëpamja jonë konsiderohet element i fuqisë kombëtare, nga pikëpamja e armiqve konsiderohet një faktor pengues dhe po e luftojnë atë. Ata kundërshtojnë zgjerimin e fuqisë së Republikës Islamike në mesin e popujve të rajonit, për arsye se është faktor i fuqisë, për arsye se është strategjia e thellë e vendit. Ata kundërshtojnë forcën mbrojtëse të vendit dhe fuqinë ushtarake të vendit. Armiqtë tanë kundërshtojnë çdo gjë që është mjet dhe faktor i fuqisë kombëtare të Iranit".

Tags