Prill 30, 2019 08:01 CET
  • Roli kyç i Iranit në sigurimin e energjisë

Po kalojnë dyzetë vjet që nga fitorja e Revolucionit Islamik të Iranit. Të gjithë këto vite për popullin e Iranit kanë qenë një periudhë e ndjeshme dhe shumë e rëndësishme. Në realitet, këto vite janë shoqëruar me një eksperiencë të madhe. Njëkohësisht me këtë, këto vite duhet të cilësuar si vite të forcimit më shumë të themeleve të Revolucionit Islamik dhe ngritjes së pozitës së Iranit në nivelin rajonal dhe ndërkombëtar.

Sistemi hegjemonistë botëror përgjatë katër dekadave të kaluara ka projektuar shumë komplote për ta rrëzuar sistemin shtetëror të Republikës Islamike të Iranit dhe ka zbatuar ato komplote njërin pas tjetrit. Një prej këtyre komploteve ka qenë izolimi i Iranit i cili vazhdon të ndiqet akoma nga Amerika.

Në këtë edicion në vazhdim të temave të këtij programi në lidhje me dyzetvjetorin e jetës së Revolucionit dhe sistemit të Republikës Islamike të Iranit, do të shqyrtojmë pozitën e Iranit në fushën e sigurimit të resurseve të energjisë dhe stabilizimit të transportit të energjisë.

Në Gjeoekonominë e Lindjes së Mesme, ekonomia e energjisë sidomos industria e gazit konsiderohet një prej faktorëve kyç dhe përcaktues. Në bazë të studimeve të kryera nga asambleja e vendeve eksportuese të gazit, në 25 vitet e ardhshme gjysma e konsumimit të energjisë në botë do të sigurohet nga gazi natyror.

Duke marrë parasysh rritjen e konsumimit të energjisë, niveli i kërkesave për gazin natyror në këtë periudhë kohore, në përgjithësi do të rritet me 50 %. Pjesa më e madhe e kësaj rritje të kërkesës, do të jetë për prodhimin e energjisë elektrike dhe kryesisht në vendet Kinës, Indisë dhe në rajonin e Lindjes së Mesme.

Image Caption

Studimet e bëra në fushën e rezervave të energjisë në botë tregojnë se vendet anëtare të asamblesë së eksportuesve të gazit kanë në dispozicion 40% të tregut të gazit në botë. Parashikohet se ky nivel në 25 vitet e ardhshme do të qëndrojë stabil. Eksporti i gazit përgjatë kësaj periudhe do të shtohet me 60% që mbi dy e treta këtij eksporti do të zhvillohet nëpërmjet linjave të tubacioneve dhe pjesa tjetër do të zhvillohet në formën LNG. Aktualisht Rusia është faktor më i rëndësishëm në eksportin e gazit nëpërmjet linjave të tubacionit dhe Katari është faktori më i rëndësishëm i eksportit të gazit në formë të LNG. Parashikohet se që nga viti 2020, Irani gjithashtu përkrah këtyre dy vendeve do të luajë rol përcaktues në të dy sferat e transportit të gazit. Destinacionet kryesore për eksportin e gazit do të jenë Evropa, Kina dhe India dhe të tre konsumatorët e mëdhenj të energjisë në vitet e ardhshme do të kenë nevojë për resurse të gazit të rajonit.

Sipas këtyre studimeve, Irani posedon rezervat më të mëdha të botës nga aspekti i burimeve të naftës dhe gazit. Aktualisht shumë projekte për eksportin e gazit të rajonit të Azisë Qendrore në tregjet e Evropës janë në qendër të programeve dhe rruga më e mirë më e volitshme dhe më e sigurt për transportin e gazit kalon nëpërmjet territorit të Iranit. Përveç Azisë Qendrore, rezervat e mëdha të gazit gjithashtu ndodhen në Gjirin Persik dhe për eksportin e tyre në tregjet e konsumatorëve, rruga më e mirë kalon nëpërmjet Iranit.

Pozitat dhe potencialet e shumta siç është zona speciale ekonomike Parsi Jugor përkrah brigjeve të Gjirit Persik, me qasje ndërkombëtare, e kanë shndërruar Iranin në një prej qendrave ekonomike dhe transportuese të energjisë. Brigjet e Makronit gjithashtu zotërimin e plotë mbi Detin e Omanit dhe Oqeanin e Indisë dhe pozita e tyre në rrugën e ngushticës shumë të rëndësishme dhe strategjike të Hormozit, konsiderohen potencialet e tjera të Iranit në këtë drejtim. Investimi në këto zona ka tërheq vëmendjen e vendeve të ndryshme si India dhe Kina si konsumatorëve të mëdhenj të energjisë në botë.

Brigjet e Iranit përgjatë ujërave të Gjirit Persik dhe Detit Oman dhe në veri gjithashtu përgjatë vijës bregdetare të Liqenit Kaspik janë të lidhura me resurset e energjisë. Kjo pozitë e dalluara ka krijuar mundësin për ndërtimin e infrastrukturës dhe objekteve për prodhimin dhe eksportin e energjisë, por edhe për investim të sigurt dhe në harmoni me ambientin në energjitë e reja siç është energjia atomike.

Urbanrasnak, sekretari i përgjithshëm i Kartës së Energjisë, thotë: “Republika Islamike e Iranit mund të luajë rol aktiv në sferën e naftës, gazit, energjisë elektrike dhe në organizimit të konferencave të ndryshme të Kartës dhe të bashkëpunojë në hartimin e rregullave të energjisë në arenën e ekuacioneve të energjisë globale”.

Pozicionimi i prodhuesve të mëdhenj të naftës dhe gazit në rajon dhe ekzistenca e tregut të gjerë të konsumimit të energjisë, në përgjithësi ka krijuar kushte të përshtatshme që Irani të shndërrohet në boshtin e tranzitit të naftës dhe gazës në rajon. Karakteristika e rëndësishme e Iranit është pozita e pashembullt gjeografike e Iranit që luan rol kyç si një urë ndërlidhëse mes lindjes dhe perëndimit dhe veriut dhe jugut në fushën e eksportit dhe tranzitit të energjisë mes vendeve prodhuese dhe konsumatorëve.

Çështje tjetër e rëndësishme është siguria dhe stabiliteti i Iranit dhe ky faktor ka rol jetik në sigurimin e energjisë së vendeve konsumatorëve. Rëndësia e kësaj çështje do të bëhet më e dalluar në kohën kur të kemi parasysh se kushtet e sigurisë dhe stabiliteti politik në shumë vend prodhuese të mëdha të energjisë në Lindjen e Mesme përbëjnë riskun dhe brengën më të madhe të konsumatorëve të mëdhenj siç është Kina. Në mesin e eksportuesve kryesor të energjisë në botë shumë të rrallë janë ato vende që posedojnë të tre karakteristikat e lartpërmendura dhe nga ky aspekt Irani bënë përjashtim.

Gjatë viteve të fundit zhvillimet diplomatike dhe gjeostrategjike në arenën ndërkombëtare dhe sidomos në Azinë Perëndimore, e kanë bërë më të rëndësishëm rolin rajonal dhe global të Iranit dhe është bërë shkak që ekspertët e kësaj fushe të pohojnë një gjë të tillë për çdo ditë e më tepër.

Qendrat hulumtuese evropiane si “Qendra Hulumtuese për Studime të Evropës Lindore” në Universitetin Bremen në Gjermani, “Shoqata e Studimeve për Evropën Lindore të Gjermanisë dhe Qendra për Studime të Sigurisë në Zvicër në këtë drejtim ka publikuar disa raporte me temë rëndësia e Iranit për vendet e rajonit të Kaukazit dhe për fushat e bashkëpunimit mes këtyre dy faktorëve.

Këto qendra kanë theksuar se edhe pse me fillimin e mandatit presidencial të Donald Trump në Amerikë, fati i marrëveshjes bërthamore me Iranin ndodhet në një situatë të paqartë, por roli i Iranit vazhdon të jetë i rëndësishëm dhe strategjik dhe ushtron ndikim mbi projektet e rëndësishëm të infrastrukturës në rajon.

Hamed Kazemzade, studiues i lartë i Qendrës për Studime të Evropës Lindore në Universitetin e Varshavës në Poloni, gjatë një raporti me titull “Irani dhe bashkëpunimet në Kaukazin jugor në fushën e energjisë” shkruan: “Pas përmbysjes së ish-BRSS, roli i Iranit si një urë ndërlidhëse mes dy rajoneve kryesore prodhuese të energjisë në botë, do të thotë Liqeni Kaspik dhe Gjiri Persik është shumë jetik”.

Kazemzade vë në dukje se 70% e rezervave të naftës dhe gazit të botës ndodhen në rajonin mes Liqenit Kaspik dhe Gjirit Persik dhe Irani është e vetmja urë ndërlidhëse mes këtyre dy zonave ujore.

Ky hulumtues mendon se rezervat e mëdha të naftës dhe gazit, pozita gjeografike strategjike dhe afërsia me vendet eksportuese dhe konsumatorë të energjisë janë prej arsyeve të rëndësisë së Iranit në ekuacionet e energjisë së rajoni dhe sidomos në sigurimin e një pjese të rëndësishme të energjisë së nevojshme të Evropës dhe shton: “Në bazë të kësaj garantohet modeli i bashkëpunimit rajonal “3+3+1”, bashkëpunimit rajonal mes tre vendeve të Kaukazit (Armenia, Azerbajxhani dhe Gjeorgji), tre fuqive rajonale (Rusia, Turqia dhe Irani) dhe Bashkimit Evropian si dhe energjia lidhe mes vete vendet prodhuese, transportuese dhe konsumuese”.

Irani në këtë hallkë të lidhje mund ta vendosë rrugën më të thjeshtë përpara vendeve të cilat dëshirojnë të lidhen nga Liqeni Kaspik në Gjirin Persik ose në të kundërtën.

Image Caption

Kazemzade thotë se me padyshim se roli i Iranit si një sigurues të resurseve të energjisë së Bashkimit Evropian është një faktor që nuk mund të hiqet nga loja dhe nuk mund të paramendohet e ardhmja e energjisë së Evropës pa Iranin.

Në këtë kuadër, nënshkrimi i marrëveshjeve për mirëkuptim nga ana e Iranit me Austrinë, Italinë, Bullgarinë, Greqinë dhe Hungarinë tregon interesimin e konsumatorëve evropianë për energji ndaj projekteve për transportin e energjisë nga Liqeni Kaspik dhe Kaukazi në Evropë.

Jana Zabonova, ish-analistja e Institutit Ndërkombëtar dhe për Siguri të Gjermanisë, beson se këto rrugë mund ta shndërrojnë Iranin në një vend ndërmjetësues për transportin e mallrave mes Azisë Jugore dhe Evropës.

Zabanova thekson se Armenia dhe Azerbajxhani për shkak të arsyeve të tyre janë të interesuar që nëpërmjet rrugëve tokësore të lidhen me Iranin dhe Teherani gjithashtu do të përfitojë në masë shumë të madh. Rruga e propozuar e Armenisë e lidh Iranin me Detin e Zi dhe Evropën Jugor dhe rruga e dëshiruar e Azerbajxhanit e lidh Iranin me Evropën Veriore.

David Xhixhlava, ekspert i qendrës hulumtuese “Geol Risearch” të Gjeorgjisë, gjithashtu thotë se Irani si një vend me një popullsi 80 milion banorë me një ekonomi në pozitën e 18-të në botë dhe duke poseduar rezerva të mëdha të naftës dhe gazit, është një prej opsioneve për krijimin e larmisë së resurseve të energjisë së Gjeorgjisë dhe gjithashtu konsiderohet një treg për eksportet nga ky vend i Kaukazit Jugor.

Me padyshim se larmia e popullatës, posedimi i burimeve të rëndësishme të energjisë së botës dhe shumë resurse të tjera natyrore, vigjilenca e lartë e qytetarëve, ekzistenca e lidhjes së thellë mes popullit dhe qeverisë, niveli i lartë i pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes dhe në zgjedhje dhe pozita shumë e ndjeshme gjeografike e Iranit; janë prej faktorëve të fuqisë dhe pozitës së Iranit që e kanë bërë më të dalluar dhe të pamohueshme rolin e Iranit në sfera të ndryshme dhe të ndjeshme siç është sigurimi i energjisë në botë, ndërsa edhe fuqitë e mëdha botërore kanë frikë nga këta faktorë të Iranit.

Nga kjo pikëpamje, lideri suprem i Revolucionit Islamik ka thënë se me faktorë të tillë mbështetës dhe me këtë moral duhet luajtur rolin tonë, duhet zhvilluar negociata dhe duhet përballur në mënyrë që fuqitë hegjemoniste arrogante të mos mund t’i imponojnë dëshirat e tyre. Ajetullah Khamenei në lidhje me këtë ka thënë:

“Në bashkëpunime dhe marrëdhënie bilaterale gjithmonë duhet pasur parasysh sistemimin e marrëdhënieve dhe duhet vepruar në atë mënyrë që pala tjetër të ndjejë se çfarëdo lloj sjellje pozitive ose negative do të përballet me reagim dhe rezultat adekuat me atë”.

Tags