Prill 30, 2019 08:07 CET
  • Populli iranian qëndron në idealet e Revolucionit Islamik

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, në fjalimin e vitit të ri 1397 të kalendarit iranian, në një takim të zhvilluar në Mauzoleun e Imam Reza (a.s.) në Mashhad, vuri në dukje qëndrueshmërinë dhe gjallërinë e Revolucionit Islamik në dyzetvjetorin e tij dhe neutralizimin e komploteve djallëzore të amerikanëve për rajonin e Lindjes së Mesme, shpjegoi krenarinë dhe madhërinë e këtij vendi dhe dinjitetin e popullit të Iranit.  

Në këtë edicion do të shqyrtojmë rreth sukseseve dyzetvjeçare të Republikës Islamike të Iranit në fushën e motove, vlerave dhe parimeve fondamentale dhe do t’i hedhim një vështrim qëndresës së sistemit të Republikës Islamike në ruajtjen e vlerave dhe ndjekjen e qëllimeve.

Republika Islamike e Iranit sot duke u bazuar në mbështetjen popullore dhe kapaciteteve të brendshme të tij, ndodhet në kulmin e fuqisë.

Fitorja e Revolucionit Islamik të Iranit me padyshim është një prej ngjarjeve të pashembullta në epokën bashkëkohore që u bë burim i ndikimeve të thella në aspektin kulturor, politik, shoqëror, ekonomik në Iran dhe gjithashtu inspiroi zgjimin islam në mesin e popujve të tjerë myslimanë.

Çdo revolucion ka pak a shumë ndikime rajonale dhe ndërkombëtare dhe për të krijuar thellësinë e strategjisë së tij, ofron një mesazh për të tjerët. Sa më tërheqës që të jetë mesazhi i revolucionit, më shumë njerëz e pranojnë, e mbështesin dhe e marrin për model atë revolucion. Revolucioni Islamik i Iranit që karakteristikë të rëndësishme ka mbështetjen në botëkuptimin islamik, gjithashtu ndodhi në një kohë kur lëvizjet liberaliste dhe socialiste e kishin humbur atraktivitetin e vet.

Revolucioni Islamik i popullit iranian i dërgoi botës këtë mesazh se Islami është një shkollë e cila jo vetëm që ka aftësi për organizimin e një lufte të madhe, por edhe në epokën e komplikuar të makinerisë me të gjitha kundërshtimet dhe kontradiktat që ka politika globale, kjo shkollë ka kapacitetin e duhur për zgjidhjen e problemeve të shoqërisë dhe administrimin e tyre dhe mund ta garantojë qëndrueshmërinë e saj. Me fjalë të tjera, Revolucioni Islamik i Iranit është hapje e një porte të re përpara të gjithë njerëzve të shtypur dhe të privuar të cilët vuajnë nga politikat këqija të civilizimit imponues të kolonializmit. Motoja “Jo Lindje, Jo Perëndim” e këtij Revolucionit, në realitet tregon mohimin e çfarëdo formo të dhunës dhe padrejtësisë mbi njerëzimin.

Image Caption

Ajetullah Khamenei në fjalimet e tij ka paraqitur pikëpamje të rëndësishme në lidhje me ndikimet dhe shkaqet e dinamizmit të Revolucionit Islamik të Iranit. Ai në lidhje me këtë duke vë në dukje induktimet e padrejta dhe të devijuara të armiqve rreth mesazheve globale të Revolucionit Islamik, thotë: “Propaganda botërore sa shumë ka shtypur këtë thënie të Imam Khomejnit (ra) i cili ka thënë: Ne, do ta eksportojmë Revolucionin tonë”, për çfarë?!”

Eksporti i Revolucionit nuk e kishte këtë kuptim që ne do të ngrehemi dhe me të gjithë forcën do të shkojmë në atë anë e në këtë anë të botës dhe do fillojmë luftëra dhe do t’i shtyjmë njerëzit për kryengritje dhe revolucion. Qëllimi i Imam Khomejnit (ra) në asnjë mënyrë nuk ishte në këtë mënyrë. Ky veprim nuk është prej politikave dhe parimeve tona, por është diçka që ne e refuzojmë. Ata këtë fjali e kanë shpjeguar në këtë mënyrë dhe janë munduar ta shtypin me të gjitha mjetet.

Domethënia e eksportit të Revolucionit është kjo që popujt e botës le ta shikojnë se si një popull me forcën e vet dhe duke u mbështetur në vullnetin dhe vendosmërinë e vet dhe duke u mbështetur te Zoti i madhëruar, reziston dhe nuk dorëzohet. Nëse popujt do të shikojnë këtë qëndresë, vetvetiu do të inkurajohen që ta çlirojnë veten nga zgjedha e padrejtësisë dhe e dhunës”.

Ajetullah Khamenei duke vërë në dukje qëndresën e popullit të shtypur të Palestinës përball padrejtësisë dhe dhunës historike dhe të një regjimi okupator, thotë: “... Ju nëse shikoni sot popullin e Palestinës brenda në territoret e pushtuara, do ta kuptoni se njerëzit me të vërtetë kanë luftuar me presion. Kjo luftë në Palestinë po zhvillohet në kushte shumë të vështira, mirëpo njerëzit po e vazhdojnë këtë luftë. Edhe populli i Afganistanit i cili është përballur me shumë vështirësi dhe në të gjithë botën nuk ishte asnjë vend që t’i dalë në ndihmë, ai ka luftuar vetëm dhe ka vazhduar rezistencën e vet. Një gjë e tillë vërehet edhe të shumë popuj të tjerë. E gjithë kjo është inspiruar nga Islami dhe Republika Islamike në Iran. Revolucioni eksportohet në këtë mënyrë duke u bërë mësim për popujt e tjerë”.

Amerika dhe disa aleat të saj evropianë me ndihmën e regjimeve servile rajonale në mënyrë të pavërtetë dhe pabazë e me gënjeshtra po akuzojnë Iranin për ndërhyrje në çështjet e vendeve të rajonit dhe për destabilizimin e rajonit. Këto pretendime bëhen në kohën kur aparatet e spiunazhit të Amerikës dhe Izraelit me paratë e Arabisë Saudite vazhdimisht po bëjnë komplote për rrëzimin e sistemeve shtetërore dhe qeverive të vendeve të rajonit dhe duke filluar luftërat zëvendësuese, po mundohen të ndryshojnë fatin e rajonit.

Ndërkohë Revolucioni Islamik i Iranit duke u mbështetur në vlerat dhe qëllimet që ka dhe duke ndjekur ato, po sfidon fuqitë arrogante të botës. Amerika për t’u përballur me këtë Revolucion, ka bërë shumë shpenzime të mëdha. Populli i Iranit që nga fillimi e ka kuptuar këtë realitet se sa më të larta dhe sa më tërheqëse që të jenë idealet dhe qëllimet e një revolucioni, durimi i vështirësive dhe presioneve në rrugën e realizimit të atyre qëllimeve do të duket më i lehtë. Revolucioni Islamik që nga fillimi ka caktuar ideale dhe qëllime të qarta për ve, prandaj edhe udhëheqësia edhe populli iranian që nga fillimi e deri më tani nuk kanë kursyer asgjë në rrugën e realizimit të tyre.

Image Caption

Republika Islamike e Iranit pikërisht për këtë arsye gjithnjë ka qenë një prej temave të rëndësishme në politikën e jashtme të Amerikës. Në këtë periudhë Trump ka marrë qëndrime më armiqësore kundër Iranit, mirëpo pyetja që shtrohet është kjo se këto komplote deri në çfarë mase kanë arritur ta devijojnë rrugën e Revolucionit Islamik?

Qëndresa dyzetvjeçare e popullit të Iranit përball komploteve në përmasa të ndryshme ka treguar se populli i Iranit ka arritur të qëndrojë me krenari përball të gjitha armiqësive të Amerikës gjatë mandateve të presidentëve të ndryshëm amerikanë. Ata kanë provuar të gjitha rrugët nga bllokada ekonomike e deri te imponimi i luftës dhe vendosja e sanksioneve të ashtuquajtura paralizuese kundër Iranit. Ata kanë bërë përpjekje që me pretekste rreth programit atomik, të ushtrojnë presion mbi Republikën Islamike të Iranit edhe për programin raketor, politikën rajonale dhe çështjen e të drejtave të njeriut duke shtuar edhe më shumë fushatën iranofobiste. Mirëpo në asnjë periudhë nuk kanë arritur ta detyrojnë popullin e Iranit që të dorëzohet. Sjellja armiqësore e Amerikës e ka bërë më të fuqishme Republikën Islamike të Iranit dhe ka forcuar më shumë unitetin e popullit të Iranit.

Amerika që nga fillimi i fitores së Revolucionit Islamik në Iran e deri më tani me gabimet e njëpasnjëshme që ka bërë në llogaritjet e veta, këto mosmarrëveshje i ka çuar drejt një armiqësie të hapur me popullin e Iranit. Megjithëkëtë armiqësi që është shoqëruar vazhdimisht me kërcënim dhe sanksione, populli i Iranit ka vazhduar rrugën e pavarësisë së vet me vullnet dhe vendosmëri më të madhe.

Republika Islamike e Iranit sot duke u bazuar në mbështetjen e popullit dhe kapacitetet e brendshme, ndodhet në kulmin e fuqisë. Arsye kryesore e armiqësive të Amerikës ndaj Republikës Islamike të Iranit, është lufta e Iranit kundër arrogancës dhe kundërshtimi i politikave ndërhyrëse të qeverisë së Amerikës në periudha të ndryshme të cilat nuk kanë patur rezultat tjetër, përveç gjakderdhjeve dhe mjerimit të popujve të botës.

Tags