Tetor 11, 2019 16:06 CET
  • Bazat e politikës së jashtme

Në këtë edicion do të shpjegojmë pikëpamjet e Imam Khomejnit (ra) në lidhje me parimet dhe bazat e politikës së jashtme të shtetit të Republikës Islamike të Iranit.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Në shkollën e Ruhullahut”. Në edicionin e kaluar kemi shqyrtuar rreth disa prej bazave dhe parimeve të politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit nga pikëpamja e Imam Khomejnit dhe thamë se nga pikëpamja e themeluesit të Revolucionit Islamik, mohimi i çfarëdo lloj ushtrimi ose pranimi të hegjemonisë me qëllim të ruajtjes së dinjitetit dhe respektit të popullit në arenën ndërkombëtare, lufta kundër padrejtësisë, dhunës, kolonializmit, arrogancës dhe sfidomi i sistemit hegjemonist të bazuar mbi dhunën dhe padrejtësinë sunduese në botë dhe përpjekja për vendosjen e paqes dhe drejtësisë mes vendeve dhe me një fjalë lufta kundër arrogancës botërore, mbështetje ndaj të dobëtëve të botës dhe ndaj lëvizjeve çlirimtare dhe në fund mbështetja dhe mbrojtja ndaj myslimanëve si një trup i vetëm i botës islame; janë prej parimeve të rëndësishme të cilat duhet marrë parasysh në hartimin e politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit. Tani shtrohet pyetja se bazimi i politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit mbi parime të tilla a nuk bëhet shkak për formimin e një politike luftënxitëse? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje më mirë është të shqyrtojmë edhe parimet e tjera të cilat i ka paraqitur Imam Khomejni si bazë të politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit në mënyrë që të arrijmë në një përfundim logjik dhe gjithëpërfshirës. Në këtë edicion do të flasim rreth parimeve të tjera që ka paraqitur Imam Khomejni në fushën e politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit.

Një prej parimeve të rëndësishëm të marrë parasysh nga Imam Khomejni në fushën e politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit është politika paqësore dhe bashkëjetesa paqësore. Ky vështrim i Imam Khomejnit gjithashtu sikur edhe pjesët e tjera, ka rrënjë në të menduarin fetar dhe në mësimet islame. Feja islame përkundër perceptimeve të gabuara dhe interpretimeve të padrejta që janë bërë nga disa orientalistë nga kjo fe, i urdhëron ndjekësit e vet që të jenë paqësore dhe të shmangën nga çfarëdo lloj agresioni. Islami ndalon edhe luftën agresive edhe politikën pushtuese në luftë, prandaj në pikëpamjen islame në marrëdhëniet e njerëzve dhe vendeve, prioritet është bashkëjetesa paqësore dhe paqja, ndërsa lufta konsiderohet një përjashtim e cila bëhet e domosdoshme vetëm në rrethana shumë të veçanta. Imam Khomejni në lidhje me këtë çështje thotë: “Qëllimi final i mësimeve islame është bashkëjetesa paqësore në nivel botëror. Popujt myslimane kërkojnë politikë paqësore dhe bashkëjetesë paqësore me të gjitha shtetet dhe popujt”. Në bazë të kësaj, në nenin 152 të Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit në mënyrë të qartë është theksuar: “Politika e jashtme e Republikës Islamike të Iranit është e ndërtuar në bazë të marrëdhënieve paqësore dhe shtetet joarmiqë”. Gjithashtu neni 14 i Kushtetutës thotë: “Qeveria e Republikës Islamike të Iranit dhe myslimanët janë të obliguar të trajtojnë individët jomysliman me sjellje dhe veprime të mira dhe me drejtësi islame duke respektuar të drejtat e tyre njerëzore”. Sjellja e Republikës Islamike të Iranit përgjatë katër dekadave të jetës së saj gjithashtu vërtetën këtë parim, për arsye se Irani përgjatë këtyre 40 viteve kurrë nuk ka kryer ndonjë agresion, por gjithnjë ka qortuar dhe dënuar agresionet që janë kryer ndaj vendeve të tjera dhe në bazë të parimit të bashkëjetesës paqësore vetëm është vetëmbrojtur.

Qëndrimet paqësore të theksuara në të menduarin fetar dhe politik të Imam Khomejnit mund të shpjegohen në tre niveli: marrëdhëniet e myslimanëve me njëri-tjetrin, bashkëpunimi i myslimanëve me ithtarët e Librit dhe marrëdhëniet e myslimanëve me jobesimtarët (ku përfshihen jomyslimanët që luftojnë me myslimanët). Në bazë të mësimeve të fesë Islame, të gjithë myslimanët përbëjnë një Umet të Unifikuar dhe marrëdhëniet e tyre duhet të bazohen mbi bazën e vëllazërisë, miqësisë dhe paqes. Kur’ani i shenjtë në ajetin 9 të sures Huxhurat, urdhëron vendosjen e paqes në rast të shpërthimit të luftës mes myslimanëve. Gjithashtu në fenë Islame në marrëdhëniet me ithtarët e Librit, urdhërohet vendosja e bashkëjetesës paqësore, shmangia e luftës dhe pranimi i paqes. Në ajetin 64 të sures Ali Imran thuhet: “Thuaj: o ithtarët e Librit ejani që të ndjekim atë fjalën e vërtetë e cila është e njëjtë mes neve dhe juve. Të mos adhurojmë asgjë tjetër, përveç Zotit Një dhe të mos i bëjmë atij shok...” Edhe në marrëdhëniet me jobesimtarët, gjithashtu feja Islame i porosit myslimanët që të respektojnë parimin e bashkëjetesës paqësore dhe paqen. I vetmi përjashtim që ekziston në këtë drejtim, i përket kohës kur jobesimtarët nuk lejojnë vazhdimin e rrugës së vërtetë dhe zhvillojnë armiqësi me myslimanët, prandaj në kushte të tilla lufta është e pashmangshme dhe nuk ekziston zgjidhje tjetër, përveç luftë me armiqtë jobesimtarët. Natyrisht në fenë Islame lufta primitive është e vetëm për periudhën e pranisë së Imamit Ma’sum, ndërsa në periudhën e mungesës së Imamit, fillimi i luftës nga ana e myslimanëve nuk është konsiderues veprim i lejuar dhe pranimi i luftës dhe konfliktit kushtëzohet vetëm në vetëmbrojtje. Në ajetin 61 të sures Infal thuhet se në rast kur jobesimtarët propozojnë paqe, atëherë mund të pranohet ajo nëse është në kushte të drejta.

Mosndërhyrja në çështjet e brendshme të vendeve të tjera dhe respekti reciprok i tyre, konsiderohet si element i domosdoshëm dhe i logjikshëm për bashkëjetesën paqësore dhe ky është një tjetër parim i paraparë nga Imam Khomejni në fushën e politikës së jashtme. Imam Khomejni në mënyrë të përsëritshme dhe në periudha të ndryshme ka theksuar këtë parim duke thënë: “Shpresojmë të vendoset paqja globale e bazuar mbi themelet e pavarësisë së popujve dhe në mosndërhyrjen në çështjet e njëri-tjetrit. Ne nuk jemi të tillë që kur të jemi të fuqishëm, të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të një vendi tjetër. Ne sillemi me respekt ndaj të gjithë popujve nëse ata nuk ndërhyjnë në çështjet tona të brendshme dhe e ruajnë respektin reciprok ndaj nesh. Republika Islamike e Iranit me të gjitha popujt dhe shtetet dëshiron të ketë mirëkuptim dhe marrëdhënie të drejta nëse edhe ata në anën tjetër respektojnë dinjitetin e Republikës Islamike të Iranit”. Ky vështrim i Imam Khomejnit ka rrënjë në të menduarin islam. Parimi “I’tizal” që është theksuar në Kur’anin e shenjtë, është me kuptimin e paanshmërisë dhe mosndërhyrjes. Disa komentues të Kur’anit të shenjtë ajetin 90 dhe 91 të sures Nisa e marrin si mbështetje për parimin “I’tizal” dhe ofrojnë këtë perceptim dhe komentim që në bazë të këtij parimi, vendet në mënyrë reciproke nuk duhet të ndërhyjnë në çështjet e brendshme të njëri-tjetrit. Imam Khomejni gjatë zhvillimeve të Revolucionit Islamik të Iranit, në kuadër të qeverisë së ardhshme në fushën e politikës së jashtme, ka thënë: “Qeveria e ardhshme e shtetit do të jetë e paanshme ndaj të gjitha shteteve dhe do të sillet në mënyrë të drejtë me të gjitha shtetet deri në kohën kur marrëdhëniet reciproke të jenë të mira”.

Në bazë të të menduarit të themeluesit të Republikës Islamike të Iranit i cili politikën paqësore dhe respektimin reciprok dhe mosndërhyrjen në çështjet e brendshme të vendeve e konsideron prej parimeve dhe bazave të politikës së jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Kushtetuta e Republikës Islamike të Iranit gjithashtu në nene të ndryshme e obligon qeverinë për vetëpërmbajtje të plotë nga çfarëdo lloj ndërhyrje në çështjet e brendshme të popujve të tjerë, mirëpo këtu mund të shtrohet një pyetje se si është e mundur që njëkohësisht të mblidhen në një vend dy parime paradokse në politikën e jashtme, do të thotë edhe mbështetja ndaj popujve të dobët dhe mbrojtja e myslimanëve të botës edhe mosndërhyrja në çështjet e brendshme të vendeve?!

Me fjalë të tjera, si është e mundur që të mbështesim të dobëtit dhe myslimanët e vendeve të tjera në atë mënyrë që kjo të mos konsiderohet ndërhyrje në çështjet e brendshme të tyre? Për mënjanimin e kësaj kontradikte, është e nevojshme që të hedhim vëmendjen në një çështje të rëndësishme në pikëpamjet e Imam Khomejnit dhe ajo është kjo që mbështetje e paraparë nga Imam Khomejni ka aspekt moral dhe jo ndërhyrës. Në realitet, Republika Islamike e Iranit do të mundohet që të mbështesë popujt e dobët dhe myslimanët e botës në kuadër të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare dhe duke shfrytëzuar mekanizmat paqësor dhe diplomatik.

Neni 154 i Kushtetutës së Republikës Islamike të Iranit gjithashtu është munduar që këto dy parime t’i vendosë përkrah njëri-tjetrit dhe thekson: “Republika Islamike e Iranit njëkohësisht me vetëpërmbajtje nga çfarëdo lloj ndërhyrje në çështjet e brendshme të popujve të tjerë, mbështet luftën e popujve të dobët që zhvillojnë për të fituar të drejtat e tyre legjitime përball fuqive arrogante në çdo vend të botës”.

Një tjetër parim i paraparë nga Imam Khomejni në fushën e politikës së jashtme është zotimi dhe respektimi i marrëveshjeve dhe ligjeve ndërkombëtare. Ky parim është paraparë nga Imam Khomejni në kuadër të ruajtjes së paqes, stabilitetit dhe sigurisë ndërkombëtare. Imam Khomejni në lidhje me këtë thotë: “Ne në bazë të këtij fakti që jemi ndjekës të Islamit, respektojnë çdo lloj marrëveshje që është nënshkruar”. Në bazë të kësaj qasje, Republika Islamike e Iranit si një anëtar me përgjegjës i Bashkësisë Ndërkombëtare, gjithnjë ka deklaruar se i qëndron besnik zotimeve për respektimin e ligjeve, konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Respektimi i marrëveshjes së vitit 1975 të nënshkruar në Algjeri mes Iranit dhe Irakut, deklaratën e vitit 1980 të nënshkruar mes Iranit dhe Amerikës pas krizës së pengjeve dhe anëtarësimi në Traktatin për Ndalimin e Armëve Bërthaore (NPT) dhe së fundi nënshkrimi i marrëveshjes bërthamore dhe zotimi për zbatimin e kësaj marrëveshje pavarësisht sabotimeve dhe shkeljes së kësaj marrëveshje nga ana e SHBA-ve, konsiderohen prej shembujve më të mirë që tregojnë se Republika Islamike e Iranit u qëndron besnik zotimeve të saj ndaj marrëveshjeve dhe traktateve ndërkombëtare. Kjo qasje e Imam Khomejnit dhe e Republikës Islamike të Iranit ashtu sikur rastet e mëparshme, ka rrënjë në të menduarin fetar islam sidomos në parimin e zbatimit të premtimit.

Tags