Tetor 11, 2019 16:23 CET
  • Palestina (1)

Në këtë edicion do të shpjegojmë pikëpamjet e Imam Khomejnit (ra) në lidhje me çështjen e Palestinës gjatë viteve para fitores së Revolucionit Islamik.

Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Në shkollën e Ruhullahut”. Në dy edicionet e kaluara kemi folur rreth parimeve dhe bazave të politikës së punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit nga pikëpamja e Imam Khomejnit dhe thamë se lufta kundër arrogancës dhe mbështetja ndaj popujve të përvuajtur dhe të dobët të botës, është një prej kornizave themelore të pikëpamjeve të Imam Khomejnit në fushën e politikës së jashtme. Gjithashtu thamë se themeluesi i Revolucionit Islamik të Unitetin e Vendeve Islame e konsideronte një prej strategjive të rëndësishme dhe të drejta për t’u përballur me politikën arrogante të fuqive botërore ndaj popujve të dobët sidomos popujve myslimanë. Duke marrë parasysh pozitën e rëndësishme të çështjes së Palestinës në botën islame dhe rolin bosht të saj në krijimin e unitetit mes myslimanëve të botës dhe gjithashtu duke marrë parasysh faktin se një prej shembujve të qartë të luftës kundër arrogancës dhe të mbështetjes ndaj popujve të dobët të botës, është çështja e Palestinës dhe dhuna dhe padrejtësia që po bënë regjimi fals izraelit mbi këtë popull të shtypur, në këtë edicion do të shqyrtojmë pikëpamjet e Imam Khomejnit në këtë drejtim. Është interesant të dihet se qëndrimet e Imam Khomejnit si një prej autoriteteve fetare dhe islame në sferën e mbrojtjes ndaj popullit të Palestinës dhe sfidimit të legjitimitetit të Izraelit dhe veprimin konkret të tij në kryengritjen revolucionare kundër regjimit despotik të mbretit i cili kishte lidhje të forta dhe të afërta me këtë regjim, janë në harmoni me mendimin e shumë intelektualëve të mëdhenj të botës në kohën e tij. Qëndrimet e guximshme dhe të drejta të Imam Khomejnit në mbështetje ndaj popullit të Palestinës dhe në përballje me regjimin sionist i cili nga aspekti ushtarak dhe sigurisë ishte në kulmin e fuqisë së tij, ka ngjallur vlerësimin e shumë intelektualëve dhe mendimtarëve liridashës dhe drejtësidashës të kohës së tij në mbarë botën.

Për të patur një perceptim të drejtë dhe njëkohësisht të plotë rreth pikëpamjeve të Imam Khomejnit në lidhje me çështjen e Palestinës, është e domosdoshme që të hedhim një vështrim kalimthi mbi historinë e krijimin e të regjimit fals sionist dhe mbi pasojat e tij sidomos shpërnguljen me dhunë të popullit të shtypur të Palestinës. Gjithashtu për të perceptuar rëndësinë e qëndrimeve të Imam Khomejnit ndaj çështjes së Palestinës, më mirë është të analizojmë marrëdhëniet e ish-regjimit despotik të mbretit në vitet para fitores së Revolucionit Islamik të Iranit dhe gjithashtu pozitën e këtij fenomeni kolonialist në opinionin publik botëror sidomos në opinionin e botës islame. Ashtu siç e dini, pas përpjekjes shumë vjeçare të hebrenjve sionist dhe mbështetjes së gjerë të Anglisë, më në fund më 29 nëntor të vitit 1947, Asambleja e Përgjithshme Organizatës së Kombeve të Bashkuara miratoi planin e propozuar nga një komision i përbërë nga 11 vende anëtare të OKB për ndarjen e territorit të Palestinës në dy pjesë: arabe dhe hebreje dhe izraelitët të cilët për shumë vite me radhë prisnin një rast të tillë, duke shfrytëzuar dobësinë e arabëve, morën iniciativë më përpara dhe rreth pesë muaj më vonë, themeluan shtetin e Izraelit dhe përpjekjet e arabëve për t’u përballur me këtë fenomen ugurzi, do të thotë krijimin e një shteti të ri hebre në zemrën e Palestinës, nuk dhanë kurrfarë rezultati. Me kalimin e kohës pasi që disa vende të botës nën presionin e Amerikës dhe Anglisë, njohën zyrtarisht këtë shtet dhe ky shtet u anëtarësua edhe në Organizatën e Kombeve të bashkuara. Në vitin 1949, regjimi mbretëror i Iranit gjithashtu me marrjen e një ryshfeti 400 mijë dollarë, në mënyrë de fakto njohu zyrtarisht regjimin sionist dhe në qytetin Bejtul-Mokades hapi konsullatën e tij. Njohja e shtetit të Izraelit nga qeveria e Iranit u bë shkak për ngjalljen e reagimeve negative dhe të ashpra nga ana e popullit të Iranit, sidomos nga ana e personaliteteve kombëtare dhe fetare. Për shembull, Ajetullah Kashani, një prej liderëve të mëdhenj politik dhe fetar të asaj kohe në Iran, duke kundërshtuar në mënyrë të hapur këtë veprim të qeverisë së asaj kohe të Iranit, kërkoi kryengritjen e myslimanëve kundër këtij veprimi kolonialist duke e quajtur atë një detyrë fetare.

Një vit më pas dhe në kohën kur protestat e qytetarëve të Iranit arritën kulmin e vet kundër pranimit de fakto të Izraelit dhe nga ana tjetër, në Iran kishte ardhur në pushtet qeveria popullore me në krye Dr. Mosadegh, Irani në mënyrë zyrtare tërhoqi njohjen e shtetit të Izraelit dhe gjatë një deklarate, në mënyrë zyrtare deklaroi ndërprerjen e marrëdhënieve me shtetin e Izraelit. Ndërprerja e marrëdhënieve të Iranit me Izraelin ngjalli një valë të gjerë të mesin e politikanëve dhe personaliteteve kombëtare dhe politike e fetare si dhe të të gjitha vendeve islame, mirëpo ky veprim ngjalli irritimin e Anglisë dhe Amerikës dhe u bë shkak që me anë të një grusht shtetit të organizuar në vitin 1953, u rrëzua qeveria legjitime dhe popullore e Dr. Mosadegh. Me këtë grusht shtet djallëzor i cili u organizua me bashkëpunimin e mbretit të Iranit dhe qeverive të Amerikës dhe Anglisë, dështoi edhe kryengritja për kombëtarizimin e naftës së Iranit, u rrëzua qeveria legjitime e Dr. Mosadegh dhe në vend u vendos një atmosferë e dhunshme dhe ngulfatëse. Një prej veprimeve të regjimit të dalë nga grusht shteti ishte vendosja e marrëdhënieve me Izraelin të cilat zgjeroheshin për çdo vit e më tepër dhe deri në fitoren e Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 1979, këto marrëdhënie arritën kulmin e tyre në të gjitha sferat politike, ekonomike, ushtarake dhe të sigurisë. Për shembull, katër vjet pas grusht shtetit, Organizata e Inteligjencës së Iranit e cila ishte një prej organizatave më të frikshme të shërbimeve sekrete në rajon dhe botë, u themelua duke marrë model CIA-n dhe Mosadin dhe përgjatë shumë viteve të regjimit të mbretit Muhamed Reza kjo organizatë shtypi dhe eliminoi në mënyrë të egër të gjithë kundërshtarët dhe opozitarët e regjimit dhe kreu krime të mëdha kundër popullit iranian. Deri në vitin 1978, marrëdhëniet e Iranit dhe Izraelit u forcuan dhe me ndihmën e mbështetjeve ekonomike-naftore të Iranit, Izraeli arriti të rezistojë përball arabëve dhe të forcojë politikën uzurpuese dhe pushtuese të tij në Palestinë. Nga ana tjetër, mbështetjet ushtarake dhe të sigurisë së Izraelit u bënë shkak që të forcohet pushteti absolut i mbretit në Iran deri në atë masë sa që ai arriti të shtypë gati të gjithë opozitarët dhe kundërshtarët dhe të vendosë një pushtet të dhunshëm në Iran. Kjo lidhje përveçse irritoi popullin e Iranit, irritoi edhe popujt myslimanë të rajonit ndërsa edhe opinioni publik botëror kishte një vështrim shumë negativ nga këtyre marrëdhënie. Në rrethana të tilla Imam Khomejni në mënyrë të guximshme dhe pa frikë nga hegjemonia e regjimit despotik të mbretit dhe mbështetësve të tij të fuqishëm, ngriti flamurin e kundërshtimit ndaj Izraelit dhe mori përsipër mbështetjen e popullit të shtypur të Palestinës dhe mbrojti idealet e popullit të Palestinës. Ky veprim ndezi dritën e shpresës në mesin e popullit të Iranit dhe në mesin e popujve myslimanë të cilët ishin zhgënjyer pas disfatave të një pas njëshme të arabëve përball Izraelit.

Në rrethana të tilla, Imam Khomejni reagoi në mënyrë të ashpër ndaj zgjerimit të marrëdhënieve ekonomike të regjimit të mbretit të Iranit me Izraelin dhe ndaj shtimit të ndikimit të sionistëve në çështjet ekonomike të vendit. Regjimi despotik mbretëror i Iranit përveç marrëdhënie shumë të afërta naftore dhe në fushën e armatimeve me Izraelin, ka bërë përpjekje që t’i bëjë pjesëmarrës sionistët edhe në zbatimin e projekteve ekonomike, bujqësore dhe industriale në Iran. Gjatë këtyre viteve, ekspertët dhe aktivistët ekonomik dhe industrial të Izraelit të gjejnë ndikim të madh në sektorë të ndryshëm bujqësor dhe tregtar të Iranit. Për shembull, një prej projekteve të mëdha bujqësore në të cilin izraelitët luajtën një rol aktiv në zbatimin dhe administrimin e tij, ishte “Projekti i mbjelljes dhe industrisë në Kazin” i cili u zbatua në një zonë me një sipërfaqe 12 mijë hektarë tokë. Ky projekt u përball me reagimin e Imam Khomejnit. Ai duke vë në dukje pasojat e gabuara të “Revolucionit të Bardh” dhe duke kritikuar këtë veprim të qeverisë, tha: “Në emër të kombëtarizimit të maleve, kombëtarizimit të kullotave, kombëtarizimit të ujërave, kombëtarizimit të lumenjve, të ujërave nëntokësor; të gjitha vendet e mira ua kanë dhënë kompanive të mëdha amerikane, sioniste ose angleze. Fusha “Imran” që ndodhet në periferi të Kazvinit, thonë se është vendi më i mirë për bujqësi. Mirëpo qeveria të gjithë banorët i ka shpërngulur nga atje dhe atë tokë ia kanë dhënë sionistëve”. Izraeli përveç ndërhyrjes në sektorin bujqësor dhe industrial, edhe në sferën e tregtisë së jashtme dhe veprimtarisë bankare të Iranit, kishte ndikim shumë të madh. Marrëdhëniet ekonomike të gjëra të mbretit me regjimin sionist u bën shkak që në fushën e tregtisë së jashtme peshorja tregtare të peshojë shumë më shumë në interes të regjimit sionist. Peshorja e tregtisë së jashtme të Iranit në relacion me Izraelin përgjatë 13 viteve deri në fitoren e Revolucionit Islamik të Iranit, kishte mungesë 8.7 miliardë dollarë. Pikërisht për këtë arsye, hegjemonia ekonomike e Izraelit në sektorë të ndryshëm të Iranit, e shtyu Imam Khomejnin që të reagojë në mënyrë të ashpër dhe të zbulojë qëllimet dhe natyrën hegjemoniste të izraelitëve në Iran duke thënë: “Keqardhje më e madhe është hegjemonia e Izraelit mbi shumë sektor të ndjeshëm të vendit dhe uzurpimi i ekonomisë së vendit me ndihmën e qeverisë dhe regjimit despotik. Izraeli po lufton me vendet islame ndërsa qeveria e Iranit po sillet me atë me miqësinë më të madhe dhe po krijon të gjitha kushtet për importin e mallrave izraelite në Iran. Unë në mënyrë të përsëritur kam paralajmëruar për rrezikun e kësaj politike e cila është e rrezikshme për fenë, e rrezikshme për pavarësinë e vendit dhe e rrezikshme për ekonominë e vendit”.

 

Marrëdhëniet ekonomike të qeverisë së Iranit me Izraelin jo vetëm që nuk rezultuan me zhvillimin ekonomik të vendit, por u bënë shkak vetëm për rritjen e importit dhe shtimin e varfërisë në shoqëri. Imam Khomejni qysh në vitet e para të kryengritjes revolucionare ka paralajmëruar për pasojat e lidhjes ekonomike të regjimit të mbretit me Izraelin dhe ka thënë: “Sot ekonomia e Iranit është në duar të Amerikës dhe Izraelit dhe tregu i Iranit ka dal nga kontrolli i tregtarëve iranianë, prandaj tregtarët dhe bujqit iranianë janë në prag të falimentimit dhe ashtu siç thuhet, zotërinjtë kanë krijuar një treg të zi për Amerikën dhe Izraelin dhe askush nuk është që t’i dalë në ndihmë popullit të varfër”. Imam Khomejni e paralajmëron mbretin që me mbështetjen ndaj Izraelit, populli i shtypur i Palestinës do të përballen me një dhunë më të madhe dhe të ketë kujdes e të mos lëndojë ndjenjat e myslimanëve.

Tags