Ideali i Palestinës
Në këtë edicion do të shpjegojmë ndikimin e ideve politike të Imam Khomejnit (ra) në shfaqjen e Intifadës së popullit të Palestinës kundër regjimit sionist.
Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar. Jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit “Në shkollën e Ruhullahut”. Në edicionin e kaluar kemi folur rreth ideve të Imam Khomejnit në lidhje me natyrën e regjimit sionist dhe kemi thënë se Imam Khomejni ka bërë përpjekje të shpjegojë për të gjithë popujt e botës dhe sidomos për popujt myslimanë se duhet bërë dallim mes hebrenjve si ndjekës të një feje monoteiste dhe sionizmit si një ideologji politike dhe raciste e cila nën flamurin e një feje, po uzurpon tokën e një populli të shtypur dhe po kryen krimet më çnjerëzore. Gjithashtu thamë se Imam Khomejni gjithnjë ka paralajmëruar për qëllimet e politikës pushtuese të Izraelit ndaj myslimanëve dhe shteteve islame dhe ka theksuar se qëllimi i vërtetë i sionistëve është realizimi i ëndrrës për krijimin e “Izraelit të Madh” kufijtë e të cilit janë nga Nili deri në Eufrat, prandaj nuk duhet mashtruar me gënjeshtrat dhe intrigat e sionistëve. Në fund theksuam edhe këtë çështje se nga pikëpamja e Imam Khomejnit e vetmja rrugë për shpëtimin e popullit të Palestinës është uniteti dhe bashkimi i Umetit Islam duke theksuar në ideologjinë islame dhe largimin nga shkollat dhe ideologjitë e tjera nacionaliste dhe pan-arabe dhe në këtë rrugë duhet shfrytëzuar simbolet dhe motot fetare islame. Në këtë edicion do të mundohemi të shpjegojmë ndikimin e Revolucionit Islamik dhe idealeve të liderit të tij mbi shfaqjen e Zgjimit Islamik në Lindjen e Mesme dhe formimin e Intifadës në territoret e pushtuara.
Imam Khomejni dhe çështja e Palestinës
Fitorja e Revolucionit Islamik të Iranit konsiderohet një kthesë në lëvizjen e Zgjimit Islamik, për arsye se kjo ngjarje i dha një shpirt të ri në këtë lëvizje. Zgjimi Islamik edhe pse kishte një të kaluar të gjatë dhe një mbështetje fetare dhe teorike shumë të fuqishme në botë, mirëpo në vitet 1960 dhe 1970 ishte futur në një lloj stagnimi në të gjitha vendet islame sidomos në territoret e pushtuara, për arsye se në këtë periudhë se kjo kryengritje ishte mposhtur nga regjimet despotike që sundonin në vendet islame. Fitorja e Revolucionit Islamik jo vetëm që u bë shkak për ripërtëritjen e kësaj lëvizje intelektuale dhe historike në botën islame, por i dha asaj edhe dimension veprues dhe ekzekutiv si dhe i dha edhe përmbajtje politike. Deri para fitores së Revolucionit Islamik, lëvizja e Zgjimit Islamik ishte një lëvizje kryesisht intelektuale dhe kulturore që drejtohej kryesisht nga intelektualët fetarë dhe bënte thirrje për kthim në vetvete, do të thotë ripërtëritjen e identitetit islamik. Imam Khomejni si një autoritet fetar dhe gjithashtu si flamurtar i veprimtarisë revolucionar, arriti të shënojë suksese të mëdha në rrëzimin e regjimit despotik dhe të fuqishëm të mbretit të Iranit dhe në këtë mënyrë tërhoqi vëmendjen e luftëtarëve të rrugës së lirisë, pavarësisë, drejtësisë sociale dhe sidomos të luftëtarëve të rrugës së idealit të Palestinës. Luftëtarët palestinezë deri para fitores së Revolucionit Islamik të Iranit bënin përpjekje që duke vendosur bosht idetë nacionaliste arabe, të krijojnë unitet mes vete dhe përkrahësve të tyre dhe Islami konsiderohej faktor sekondar për krijimin e unitetit. Mirëpo me fitoren e Revolucionit Islamik të Iranit nën udhëheqjen e Imam Khomejnit i cili ishte shumë besnik ndaj idealit të Palestinës, u bë shkak që të menduarit fetar islam për unitet të fitojë një pozitë të dalluar në mesin e luftëtarëve palestinezë dhe të Umetit Islamik.
Motoja “Sot Irani, nesër Palestina” e cila shqiptua me gjuhën e popullit revolucionar mysliman të Iranit gjatë zhvillimeve të Revolucionit Islamik, u bë shkak që palestinezët të anojnë në masë të madhe drejt Imam Khomejnit dhe u bë shkak që ata të krijojnë lidhje me Revolucionin Islamik dhe formimi i Intifadës së Palestinës në vitin 1987, ishte shfaqje konkrete e kësaj lidhje. Në atë vit gjatë ceremonisë së deklarimit të distancimit nga mosbesimtarëve që u organizua nga haxhinjt, forcat e regjimit Al Saud sulmuan dhe hapën zjarr në drejtim të protestuesve dhe i përgjakën hanxhinjtë e Shtëpisë së Zotit në mesin e dëshmorëve ishin edhe disa palestinezë. Në reagim ndaj këtij krimi, filloi një proces i ri i kryengritjes dhe luftës me Izraelin nga banorët e territoreve të pushtuara që mori emrin “Intifada”. Karakteristikë e përbashkët e Intifadës me Revolucionin Islamik ishte theksimi në ideologjinë fetare si ideologji kryesore e luftës dhe unitetit mes grupeve të ndryshme që besojnë në idealin e Palestinës dhe që ishin prijës të luftës me Izraelin. Në realitet, Intifada ishte një reagim popullor përball dështimit të planeve dhe ideologjive të ndryshme të luftës si ato nacionaliste që kulmi i të cilave ishte në kohën e Xhamal Abdunaser dhe rezultoi me dështimin e tezës së kombësisë arabe dhe nacionalizmit e deri të ideologjitë komuniste e majtiste të cilat me rënien e ideve majtiste në botë dhe me shembjen e ish-BRSS, edhe ato u shuan në histori. Intifada ishte e bazuar mbi një ide të re e cila u krijua pas dështimit dhe bllokimit të luftërave të kryengritjes së Palestinës dhe me fjalë më të tjera u forca dhe u shndërruar në diskursin që sundon mbi luftëtarët palestinezë. Intifada ishte e inspiruar nga Revolucioni Islamik dhe Imam Khomejnin e kishte zgjedhur model të luftës dhe përpjekjes së vet. Një person që besonte se vetëm duke u mbështetur në ideologjinë islame dhe unitetin e Umetit Islam mund të zhduket regjimi sionist dhe mund të çlirohet Palestina nga thundra e pushtuesve.
Imam Khomejni konsideronte se shfrytëzimi i potencialeve të festave dhe ritualeve fetare në botën islame sidomos ceremoninë e Haxhit, është një qasje e përshtatshme për realizimin e Unitetit Islamik për ta shpëtuar popullin palestinez nga robërimi i regjimit sionist. Imam Khomejni besonte se organizimi i ceremonisë për deklarimin e distancimit nga jobesimtarët, është pjesë e pandashme e ceremonisë së Haxhit që mund të shndërrohet në një kongres të madh për mbështetjen e popullit të Palestinës dhe për t’u përballur me regjimin sionist. Imam Khomejni në lidhje me këtë çështje duke iu drejtuar vizitorëve të Shtëpisë së Zotit, ka thënë: “O vizitorët e Shtëpisë së Zotit! Tregojini të gjithë botës komplotet që bëhen nga e djathta dhe nga e majta dhe sidomos nga Amerika plaçkitëse dhe agresore dhe nga Izraeli kriminel dhe kërkoni ndihmë nga ata dhe numëroni krimet e këtyre kriminelëve dhe lutuni para Zotit të madhëruar për ta përmirësuar gjendjen e myslimanëve”. Ose në një vend tjetër duke vë në dukje ceremoninë e distancimit nga jobesimtarët si një prej shtyllave të besimit në një Zot dhe një prej obligimeve të Haxhit, Imam Khomejni e konsideron Palestinën si një prej boshteve kryesore të këtij tubimi të madh politik dhe fetar të myslimanëve dhe thotë: “Ceremonia e distancimit nga jobesimtarët e cila është një prej shtyllave të besimit në një Zot dhe prej obligimeve fetare, duhet të zhvillohet gjatë ditëve të Haxhit në formë proteste dhe marshi në formë sa më madhështore. Thirrja jonë për distancim nga jobesimtarët është thirrja e popullit të Libanit, Palestinës dhe e të gjithë popujve dhe e vendeve të tjerë të cilët janë nën thundrën hegjemoniste të fuqive arrogante të botës... Popujt mysliman duhet të mendojnë për çlirimin e Palestinës dhe të deklarojnë urrejtjen dhe distancimin e tyre nga ata që kërkojnë kompromis me regjimin gjakpirës sionist...”.
Imam Khomejni gjithashtu shfrytëzimin e potencialeve spirituale të muajit të bekuar të Ramazanit e konsideron rast të përshtatshëm për lidhjen e zemrave të myslimanëve me njëra-tjetrën dhe për ta shfrytëzuar atë për mbrojtjen e popullit të shtypur të Palestinës dhe në bazë të kësaj, ai të premten e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit e ka shpallur me emrin “Dita Botërore e Kodsit” në mënyrë që në këtë ditë gjatë ceremonie të deklarohet solidariteti ndërkombëtar i myslimanëve kundër regjimit sionist dhe të manifestohet mbështetja ndaj të drejtave të popullit të shtypur të Palestinës. Imam Khomejni në më pak se një vit pas fitores së Revolucionit Islamik të Iranit gjatë një mesazhi drejtuar myslimanëve të botës, ka thënë: “Unë u bëj thirrje të gjithë popujve myslimanë të botës dhe të gjitha vendeve islame që të bashkohen së bashku për t’u përballur me regjimin uzurpues sionist dhe i ftoj të gjithë myslimanët e botës që të premten e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit e cila është prej netëve të Kadrit dhe mund të jetë përcaktuese e fatit të popullit të Palestinës, ta zgjedhin si “Ditë e Kodsit” dhe gjatë ceremonive të ndryshme të deklarojnë solidaritetin e myslimanëve në mbështetje ndaj të drejtave legjitime të popullit të Palestinës”. Imam Khomejni mbrojtjen ndaj popullit të shtypur të Palestinës e konsideronte përgatitje për mbrojtjen e popujve të dobët të botës dhe shpresonte se Dita e Kodsit të bëhet përgatitje për formimin e një partie globale me emrin “Partia e të Shtypurve kundër të gjithë plaçkitësve”. Ai ka thënë: “Dita e Kodsit është një ditë islame një mobilizim i përgjithshëm islamik dhe unë shpresoj se kjo çështje të jetë përgatitje për formimin e një partie të popujve të dobët në të gjithë botën e cila do të mënjanojë problemet para popujve të shtypur dhe të mos lejojë fuqitë arrogante të botës të sundojnë me dhunë mbi popujt e shtypur”.