Femra iraniane
"Më kujtohet një herë kur para fluturimit veten e prezantova për udhëtarët. Një burrë shumë i zhurmshëm erdhi në kabinën tonë duke thënë: 'O Zot, piloti është një zonjë".
"Më kujtohet një herë kur para fluturimit veten e prezantova për udhëtarët. Një burrë shumë i zhurmshëm erdhi në kabinën tonë duke thënë: 'O Zot, piloti është një zonjë". Por në të njëjtën kohë, ne u përshëndetëm duartrokitje dhe përgëzime nga zonjat e tjera. "Destinacioni ynë ishte Kishi dhe kur dolëm nga kabina për të përshëndetur pasagjerët, shprehja e atyre që nuk besuan tek një pilot femër, u ndryshua."
Këto janë fjalët e një femre iraniane. Femra, vendi i së cilës është i lartë në qiell. Ajo e di dhe e do shumë fluturimin. Ajo është pilote. Pilotja Neshat Jahandari. Ajo punoi për Zagros Airlines si pilote e dytë për rreth pesë vjet. Fluturimi i saj i parë e ka bërë në qytetin e Najafit, ndërsa pjesën më të madhe të fluturimeve për në Mashhad, për të cilat ajo thotë se ishin si energjike, por edhe të shenjta. Prej disa kohësh, mes lajmeve të shumta, është përhapur lajmi për marrjen e gradës së kapitenit nga " Neshat Jahandari " gjë e cila i kanë dhënë publikut një buzëqeshje kënaqësie. Kohët e fundit ajo është nderuar me gradën e katërt dhe ka bërë fluturimin e saj të parë si kapiteni i dytë femër në Iran.
Zonja Jahandari, pas Shahrzad Shams, është femra e dytë iraniane që bëhet kapitene e një aeroplani pasagjerësh. Ajo duke publikuar në një foto të kabinës së avionit shkroi: "E hëna, 22 tetor 2019, është një ditë e veçantë dhe e paharrueshme në industrinë e aviacionit iranian; fluturimi i parë u krye nga dy pilotë; piloti i parë: Neshat Jahandari dhe piloti i dytë Furuz Firuzi”.
Fluturimi i avionit të pasagjerëve nën drejtimin e dy piloteve femra, tregon përdorimin e kapacitetit të fuqishëm të grave në fusha të ndryshme, si dhe dëshmon besimin e njerëzve në aftësitë e grave në shoqëri. Jahandari filloi punën me kompanitë ajrore Zagros në fushën e monitorimit të të dhënave të fluturimit dhe monitorimit të të dhënave në fushën e sigurisë së fluturimit. Kjo është një pajisje që mbledh të gjitha informacionet e fluturimit brenda 72 orëve dhe lexon kompjuterin. Rreth 3 vjet e gjysmë më vonë, kompanisë i duhej një pilot dhe ajo iu nënshtrua testit ku morri një vlerësim të lartë. Ajo mësimet e para i ka marrë në Iran në moshën 17 vjeçare, mirëpo për të kryer fluturime ajo duhej të priste të arrinte moshën e duhur. Ajo më pas vazhdoi studimet e larta për pilot dhe kryesisht në degën e inxhinierisë së teknologjisë së aviacionit. Duke qenë se ishte shumë e apasionuar pas degës së saj ajo mori edhe të gjitha certifikatat e mundshme të pilotimit dhe certifikatën e fluturimit pa shikim të mjaftueshëm natën. Një nga kushtet e diplomimit në këtë degë është njohja e plotë e gjuhës angleze. Duke qenë se e njihte mirë gjuhë ajo në fillim preferoi të bëhej mësuese e gjuhës së aeronautikës dhe pas kësaj nisi të ndjekë dëshirën e saj të pilotit. Në fillim filloi punën si ndihmës-pilote dhe pasi përfundoi një kurs trajnimi profesional arriti të marrë titullin kapiten për pilotimin e avionëve të pasagjerëve. Jahandari fluturimin e saj të parë e kreu nga Teherani për në Mashhad me një avion me 160 pasagjerë ndërsa fluturimin e dytë nga Mashhadi për në Teheran me një avion me 171 pasagjerë.
Edhe pse nga aspekti ligjor nuk kishte kufizime për futjen e femrave në botën e aeronautikës dhe pilotimit, por për një femër futja në këtë ambient profesion nuk është edhe aq e lehtë. Ajo mund të thuhet se ka hapur portën e futjes së femrës në fushën e pilotimit. Ajo lidhur me pengesat që ka hasur në rrugën e saj thotë: Vetë fakti që u futa në fakultetin e pilotimit, ka habitur shumë, të cilët thonin se ky është një profesion për meshkujt dhe nuk të hyn në punë. Kjo mënyrë e shprehjes së tyre, mund të ishte një pengesë, por unë e vendosur vazhdova rrugën time. Unë jam e mendimit se çdokush që mundohet në rrugën dhe qëllimin e tij, me patjetër do të arrijë rezultatin e vet. Sot në botë ashtu siç kemi kryekuzhinier të suksesshëm ashtu edhe kemi mekanike femra të suksesshme. Suksesi nuk varet aspak nga gjinia. Sigurisht që kur dëgjon për një pilote femër, çdokush habitet dhe shtanget.
Pilotimi është një prej profesioneve më stresues në botë, që për kryerjen e tij kërkohet përqendrim dhe përgjegjësi me rrezikshmëri të lartë. Në të kaluarën shumica e pilotëve ishin meshkuj por me kalimin e kohës edhe femrat janë futur në këtë fushë. Instituti ndërkombëtar i femrave pilote, thotë se në botë numërohen 130 mijë pilotë prej të cilëve 4 mijë janë femra. Këto femra janë në kërkim të rrugës për një të nesërme më tre. Edhe në Iran shumë femra janë angazhuar si pilote, ndihmës-pilote dhe personel fluturimi.
Për tu futur në këtë profesion kapacitet dhe dhuntia e njeriut testohet në tre faza. Për kalimin e fazës së parë e pakta që duhet është diploma. Pastaj konkurrenti kalon në fazxën e testimit praktik për të marrë pikët e mjaftueshme. Një tjetër kusht është që konkurrenti të ketë kaluar moshën 20-26 vjeç.
Angazhimi i shëndetshëm dhe i fuqishëm i femrës myslimane iraniane në aktivitet shoqërore dhe pozita shkencore e tyre janë disa nga sukseset e revolucionit islamik. Shtimi i dijes dhe i njohurisë, respektimi i moralit dhe i hixhabit janë disa nga sekretet e suksesit të femrës në shoqërinë islame iraniane, që i dedikohen Revolucionit Islamik dhe mendimeve të imëm Khomeinit (ra). Imami ishte ai që ka injektuar këtë kulturë në shoqëri ku femra ka ndikim të madh. Ajetollah Khamenei, ka vazhduar këtë rrugë duke thënë; Ne jemi të mendimit se femra në çdo shoqëri njerëzore është e aftë dhe duhet të gjejë mundësi që të japë kontributin e saj në progresin e shkencës, shoqërisë, jetës dhe drejtimin e botës.