Qershor 11, 2020 06:57 CET

Programi “Islamofobia në Perëndim” ka për qëllim të vëzhgojë dhe analizojë ngjarjet dhe veprimet e lidhura me fenomenin e Islamofobisë në botë dhe sidomos në vendet perëndimore.

Në edicionin e parë të këtij programi, do të flasim rreth sulmit terrorist kundër myslimanëve në Angli dhe reagimet e ndryshme ndaj këtij veprimi.

Viktimat e sulmit të katërt terrorist në Angli përgjatë tre muajve të kaluar, kryesisht kanë qenë myslimanë. Në mëngjesin e hershëm të 19 qershorit, në Londër disa myslimanë të cilët pas namazit të mëngjesit ishin duke dalë nga xhamia, janë shtypur nga një makinë kamionet. Si pasojë e këtij sulmi, është vrarë një person dhe janë plagosur tetë persona të tjerë. Harun Khan, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Myslimanëve të Britanisë, me anë të një mesazhi në Twitter, ka shkruar: “Një makinë kamionet ka shtypur disa besimtarë myslimanë të cilët sapo kishin dalë nga xhamia dhe ky ishte një sulm i kryer me qëllim”.

Vrasja e një myslimani dhe plagosje tetë personave të tjerë në sulmin terrorist të 19 qershorit në Londër

Këshilli i Myslimanëve të Britanisë këtë sulm e ka quajtur të qëllimtë dhe si rezultat të Islamofobisë ndërsa ka kërkuar shtimin e masave të sigurisë rreth e rrotull xhamive në këtë vend. Sadiq Khan, kryebashkiaku i Londrës, me anë të një deklarate, ka thënë: “Ajo që është e qartë në lidhje me këtë çështje, është kjo që ky sulm është kryer me qëllim kundër besimtarëve myslimanë të cilët kanë përfunduar lutjet dhe duatë e tyre në muajin e Ramazanit. Kjo ngjarja ka tre dallime kryesore në krahasim me ngjarjet e tjera terroriste të mëparshme në Angli. Dallimi i parë është ky që përkundër sulmeve të tjera terroriste, me këtë rast askush nuk foli për fenë si shkaktar të këtij veprimi terrorist. Dallimi i dytë është ky që deri më tani as grupi terrorist ISIS dhe asnjë prej grupeve të tjera terroriste dhe takfiriste nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist kundër myslimanëve në Londër. Në sulmet e mëparshme terroriste, para se gjithash akuzoheshin vetë myslimanët si përgjegjës për sulme të tilla, ndërsa pas pak kohe grupet terroriste si ISIS ose Al Kaide merrnin përgjegjësinë për kryerjen e sulmit terrorist. Pasojë e këtyre akuzave dhe pranimit të përgjegjësisë së sulmeve të tilla terroriste nga ana e ISIS ose Al Kaida, ishte përhapja dhe zhvillimi më i madh i islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit në Evropë. Dallimi i tretë i sulmit terrorist të 10 qershorit në Londër në krahasim me sulmet e tjera terroriste të mëparshme, ishte niveli dhe përmasat e mbulimit informativ dhe medial të kësaj ngjarje. Ky sulm terrorist në nivel të qarqeve politike dhe mediale të Anglisë është mbuluar në përmasa shumë të kufizuara.

Sulmi terrorist kundër besimtarëve myslimanë të Anglisë në Londër ka rrënjë në racizmin, diskriminimin racor, islamofobinë dhe urrejtjen ndaj Islamit që po propagandohet në vendet evropiane. Qarqet politike dhe mediale dhe strukturat inteligjente dhe të sigurisë së Evropës  po propagandojnë në këtë mënyrë se veprimet terroriste në Evropë janë rezultat i ekstremizmit në fenë Islame dhe me të gjitha mjetet e tyre po përhapin këto mendime. Pikërisht për këtë arsye, pas çdo veprimi dhe sulmi terrorist që ndodhë në Evropë, në fillim flitej dhe akuzohej feja dhe pastaj autori i sulmeve të kryera në vendet evropiane. Kjo politikë informative dhe mediale ka vepruar gjithnjë në shërbim të përhapjes dhe zgjerimit sa më të madh të islamofobisë dhe urrejtjes ndaj Islamit. Prandaj, pikërisht për këtë arsye, në sulmin terrorist të 19 qershorit në Londër viktimat e të cilit ishin myslimanët, nuk është folur fare për fenë dhe origjinë kombëtare të autorit të këtij sulmi. Për arsye se kjo ngjarje ishte më ndryshe në krahasim me sulmet e mëparshme terroriste.

Sulmi terrorist kundër besimtarëve myslimanë të Anglisë në Londër

Autori i këtij sulmi ishte një shtetas anglez i krishterë 48 vjeçar dhe në kohën e kryerjes së këtij sulmi terrorist bërtiste “dëshiroj t’i vrasë të gjithë myslimanët”. A mund të thuhet se pasi që autori i këtij sulmi terrorist ishte i krishterë, feja e krishterë është përhapës e terrorizmit. Asnjë ekspert dhe analist në botë nuk ka paraqitur një analizë të tillë në lidhje me sulmin terrorist kundër besimtarëve myslimanë në Londër. Mirëpo përse shtetet evropiane vazhdojnë të insistojnë se sulmet terroriste të kryera në Evropë dhe anë e mbanë botës janë të lidhura me natyrën e mësimeve islame. Arsyeja e kësaj qasje është kjo që me këtë politikë propaganduese, të gjithë myslimanët konsiderohen terroristë dhe shihen si një “bombë lëvizëse”. Sjellja dhe veprimet e strukturave inteligjente dhe të sigurisë së Evropës me personat e dyshimtë myslimanë të akuzuar për veprime dhe sulme terroriste në asnjë mënyrë nuk mund të krahasohet me sjelljen e tyre me të akuzuarit jomyslimanë për kryerjen e sulmeve terroriste. Një çështjeje e rëndësishme në lidhje me këtë propagandë, është kjo që ata parimisht veprimet e jomyslimanëve të cilët kryejnë krime, nuk i konsiderojnë veprime dhe sulme terroriste. Menjëherë formohet një ekip i psikologëve dhe ekspertëve të kriminalistikës për të analizuar dhe zbërthyer shkaqet dhe arsyet e krimit të kryer. Mirëpo nëse autori i një krimi ka emër mysliman ose është ka origjinë nga vendet islame, në mënyrë urgjente ndryshon çdo gjë. Shkaku i krimit përcaktohet menjëherë dhe duket se nuk ka nevojë fare për analizë e zbërthim dhe qarqet politike dhe mediale menjëherë fillojnë të zbërthejnë dhe analizojnë veprimin dhe sulmin terrorist. Në fjalorin politik dhe medial të Perëndimit termët “terrorist” dhe “terrorizëm” përkufizohen dhe shpjegohen me myslimanët dhe Islamin.  

Kjo politikë e qeverive dhe shteteve dhe e mediave perëndimore ndiqet në mënyrë plotësisht objektive dhe me qëllime të caktuara. Vendet islame ndodhet në një pozitë strategjike në gjeografinë natyrore, ekonomike, politike dhe kulturore të botës. Shtetet perëndimore pas shkatërrimit të ish-Bashkimit Sovjetik për të shfrytëzuar pozitën strategjike shumë dimensionale të rajonit të Lindjes së Mesme dhe për ta ruajtur dhe zgjeruar hegjemoninë e vet, kishin nevojë për një ndryshim në politikën e tyre globale dhe për të improvizuar një armik artificial në vendet islame. Kështu që shtetet perëndimore dhe në krye të tyre Amerika dhe Anglia kanë mbështetur lëvizjet dhe grupet ekstremiste dhe takfiriste në vendet islame të rajonit të Lindjes së Mesme dhe të Azisë Jugore përball Islamit drejtësidashës dhe paqësor dhe anti-hegjemonist. Ata me këtë politikë kanë njollosur dhe prishur edhe imazhin e Islamit, por në anën tjetër me pretekstin e luftës kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, arsyetonin politikat e tyre ndërhyrëse dhe hegjemoniste në rajonin e Lindjes së Mesme.

Nëse marrim parasysh deklaratat e disa viteve më parë të Theresa May, ish-kryeministre e Britanisë, bëhet më qartë se politika islamofobiste e qeverisë së Anglisë dhe e shteteve të tjera perëndimore ndiqet me qëllime të caktuara dhe nuk është aspak e rastësishme. Theresa May në mënyrë shumë të qartë me deklaratat e saj ka treguar se qeveritarët perëndimorë janë të informuar në nivel shumë të mirë për mësimet paqedashëse dhe drejtësidashëse të Islamit, mirëpo pavarësisht këtij vetëdijesimi, ata vazhdojnë të mbështesin lëvizjet takfiriste dhe terroriste dhe gjithashtu mbështesin dhe mbrojnë politikat e shteteve që përhapin ekstremizmin dhe terrorizmin. Kryeministrja konservatore e Anglisë tre vite më parë pas vrasjes tragjike të David Hense, aktivistit anglez të të drejtave të njeriut, nga terroristët e ISIS në Siri, në fjalën e saj në lidhje me terroristët e ISIS, ka thënë: “Ata veten e quajnë “Shtet Islamik”, mirëpo më lejoni që t’u them të vërtetën juve. Ata nuk janë as shtet dhe as islam. Kjo ideologji e urryer nuk ka kurrfarë lidhje me Islamin e vërtetë”. Theresa May në atë kohë ishte në postin e ministres së brendshme të Britanisë. Megjithatë këto deklarata të saj në atë kohë nuk kanë bërë shumë jehonë. Ndoshta për arsye se ato nuk përputheshin me politikat dhe veprimet e qeverisë së Anglisë dhe të disa shteteve të tjera evropiane dhe perëndimore në Siri dhe Irak. Natyrisht se edhe Theresa May nuk ka përsëritur më kurrë këto deklarata pavarësisht faktit se grupi terrorist ISIS në tre muajt në vazhdim ka kryer edhe tre sulme terroriste në Angli ose të paktën ka marrë përgjegjësinë për kryerjen e atyre sulmeve. Ndoshta mund të thuhet se Theresa May këtë deklaratë e ka bërë në një gjendje emocionale pas vrasjes tragjike dhe të tmerrshme të David Hense dhe pasi është zgjuar nga emocionet e saj, edhe mund të jetë penduar për ato deklarata që ka bërë më parë, për arsye se Theresa May më kurrë nuk ka folur në lidhje me natyrën e grupit terrorist ISIS.

Theresa May gjatë atyre deklarata ka vë në dukje edhe disa çështje të tjera shumë të rëndësishme që tregojnë informimin e saj në nivel të mirë në lidhje me librin qiellor Kur’anin e shenjtë. Nëse dikush nuk i kushton rëndësi folësit të këtyre fjalëve, me siguri se do të mendojë se këto fjalë i ka thënë një dijetar mysliman. Theresa May thotë: “Kur’ani thotë “nuk ka kurrfarë dhune dhe detyrimi në fe”, prandaj më lejoni që nga kjo sallë të dërgojmë këtë mesazh se ekstremistët dhe radikalët kurrë nuk do të arrijnë të krijojnë përçarje mes nesh. Më lejoni që të dërgojmë këtë mesazh se ne e dimë se Islami është fe e paqes dhe nuk ka kurrfarë lidhje me ideologjinë e armiqve tanë. Na lejoni që të qëndrojmë krah për krah me myslimanët anglezë, krah për krah atyre të cilët janë mbledhur dhe po deklarojnë “Jo në emrin tim!”. Ne duhet të bëjmë çdo gjë që kemi në dispozicion për ta mposhtur këtë ideologji dhe të parandalojmë radikalizimin e të rinjve myslimanë anglezë”.

Kryeministrja konservatore e Anglisë këtë informim të plotë në lidhje me natyrën e fesë Islame e paraqet në kohën kur vetë ajo ka shkuar në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që janë mbështetëse dhe financuese kryesore të grupit terrorist ISIS dhe përhapëse të ekstremizmit dhe terrorizmit, në të cilat ka nënshkruar kontrata të majme për shitblerjen e armatimeve në vlerë disa miliarda dollarësh. Në realitet mund të thuhet se qeveria e Anglisë është partnere në krimet dhe sulmet terroriste të terroristëve takfiristë nga Siria e Iraku e deri në qytetet evropiane.