Qershor 11, 2020 07:08 CET

Në këtë edicion do të flasim rreth sulmeve islamofobiste kundër myslimanëve në Angli dhe Francë si dhe shfaqjen e veprimeve terroriste-raciste në Evropë.

Veprimet terroriste në Evropë nga të dy anët janë duke ndryshuar formën e tyre. Edhe viktimat edhe autorët e këtyre veprimeve terroriste, janë më të ndryshme nga veprimet terroriste që janë kryer në të kaluarën. Brenda një periudhe dyjavore, u publikuan disa lajme  nga agjencitë informative rreth sulmeve kundër myslimanëve në Angli dhe Francë dhe shumë shpejtë u vendosen në harresë. Lajmi i parë ishte rreth sulmit që u krye kundër një grupi të myslimanëve gjatë kohës së namazit në një xhami në Londër ku si pasojë një person u vra dhe tetë persona të tjerë u plagosen. Saktësisht një javë pas këtij sulmi, një makinë sulmoi një grup të myslimanëve në ditën e festës së Fitër Bajramit në qytetin Newcastle të Anglisë. Në këtë sulm gjithashtu u plagosen gjashtë persona në mesin e tyre tre fëmijë.

Një ngjarje tjetër që ndodhi në lidhje me këtë, u krye në Francës ku një person bëri përpjekje që me makinën e tij të sulmojë një grup të myslimanëve përpara një xhamie në rrethinën e Parisit, por përpjekja e tij dështojë dhe ai u arrestua. Ky person sulmues për shkak të dallimit të nivelit të trotuarit me rrugën, nuk arriti të realizojë qëllimit e tij. Një dëshmitar okular ka thënë se makina tre herë është sjell rreth xhamisë në mënyrë të çuditshme dhe pastaj me shtimin e shpejtësisë u nis në drejtim të xhamisë dhe tentoi të sulmojë njerëzit që ndodheshin në trotuarin përpara xhamisë. Mirëpo për shkak të pengesave që ishin në rrugë, nuk arriti t'i lëndojë njerëzit dhe makina e tij goditi një makinë tjetër dhe u ndal. Çështje që tërhoqi vëmendjen në lidhje me këto veprime ishin reagime e ndryshme të qarqeve politike dhe mediale të Evropës ndaj këtyre ngjarjeve.

Në këto ngjarje askush nuk përdori fjalët "terrorist" dhe "veprim terrorist". Asnjë media nuk tha se feja ishte faktor dhe çfarë ishin autorët e këtyre sulmeve! Lajmet rreth këtyre veprimeve terroriste në nivel të mediave evropiane shumë shpejt vendosen në harresë dhe autoritetet e sigurisë së Anglisë dhe Francës shprehen dyshime se këto veprime mund të jenë veprime terroriste. Kjo është në kohën kur nëse viktimat nuk do të ishin myslimanë dhe autori ose autorët e këtyre sulmeve do të kishin emër mysliman ose do të ishin shtetas të një vendi islamik, atëherë me padyshim se versioni i interpretimit të këtyre ngjarjeve nga ana e autoriteteve inteligjente dhe të sigurisë por edhe nga mediat, do të ishte plotësisht i ndryshëm.

Terrorizmi si produkt i ekstremist, ekziston në çdo fe dhe në çdo shkollë ideologjike. Ekstremizmi nuk kufizohet me ndonjë fe ose shkollë të veçantë fetare dhe asnjë shkollë fetare dhe asnjë fe, sidomos fetë hyjnore nuk mund të konsiderohen përhapëse të ekstremizmit dhe dhunës. Mirëpo në Evropë dhe në shoqëritë perëndimore, po bëjnë përpjekje që të krijojnë lidhje të drejtpërdrejtë mes Islamit dhe terrorizmit. Shumica e politikanëve dhe shumë media perëndimore Islamin e konsiderojnë përhapës të terrorizmit dhe nga pikëpamja e tyre, të gjithë myslimanët janë terrorist, përveç nëse vërtetohet një gjë e kundërt me këtë. Në çdo veprim terrorist, akuzat në radhë të parë drejtohen kundër myslimanëve. Edhe nëse autori ose autorët e veprimeve terroriste të jenë qytetarë evropianë, askush më pas nuk kërkon falje dhe nuk mundohet të korrigjojë akuzat që ka bërë kundër Islamit dhe myslimanëve. Sulmet propaganduese kundër Islamit dhe myslimanëve në praktikë mbesin në mendjen e njerëzve në përgjithësi në perëndim. Në realitet, qëllimi i këtyre sulmeve propaganduese është përcaktuar më parë. Islamofobia dhe urrejtja ndaj Islamit është qëllim i këtyre sulmeve.

Shtetet perëndimore me qëllim që të përfitojnë nga kjo politikë jashtë kufijve të tyre dhe në qendrat e krizës në rajonin strategjik të Lindjes së Mesme, po vazhdojnë të përhapin politikën islamofobiste dhe urrejtjen ndaj Islamit. Shtetet perëndimore brenda kufijve të tyre, me qëllim që t'i arsyetojnë krijimin e kufizimeve për myslimanët në jetën e tyre në bazë të mësimeve islame, insistojnë në ndjekjen e politikës islamofobiste dhe urrejtjen ndaj Islamit. Kufizimet ndaj femrave myslimane në mbajtjen hixhabit islam ose kufizimet e vendosura ndaj mësimit të gjuhës arabe, janë pjesë të kësaj politike. Mirëpo politika islamofobiste dhe urrejtja ndaj Islamit në perëndim ka edhe një pasojë tjetër dhe ajo është përhapja e diskriminimit racist dhe fetar dhe shtimin e sulmeve raciste ndaj myslimanëve. 

Shtetet evropiane aktualisht po përballen me një formë të re të terrorizmit, do të thotë me terrorizmin racist që nuk dëshirojnë të drejtojnë vëmendjen e tyre ndaj këtij fenomeni dhe vetëm po mundohen që ta anashkalojnë atë. Terroristët racistë evropianë po bëjnë përpjekje që duke përdorur metodat e terroristëve takfiristë të ISIS dhe Al Kaidas, të sulmojnë myslimanët në të njëjtën mënyrë. Grupet raciste në të kaluarën mjaftoheshin duke organizuar protesta, duke ofenduar varrezat e myslimanëve ose duke hedhur slogane raciste dhe ose duke kryer disa sulme të kufizuara kundër disa xhamive. Mirëpo aktualisht terroristët racistë po sulmojnë myslimanët me metodën e terroristëve takfiristë. Shtetet evropiane nuk duhet të anashkalojnë me lehtësi këto ngjarje. Një përqindje e konsiderueshme e popullsisë së vendeve evropiane përbëhet nga myslimanët. Mbi 3 milionë myslimanë jetojnë në Angli. Komuniteti më i madh i myslimanëve në Evropë me mbi 6 milionë njerëz jeton në Francë. Edhe në vendet e tjera evropiane gjithashtu jeton një përqindje e konsiderueshme e myslimanëve. Kontinenti i Evropës duke marrë parasysh se ndodhet në fqinjësi të rajonit me popullsi kryesisht myslimane në Lindjen e Mesme, nuk mund të anashkalojë ndikimin e Islamit dhe myslimanëve në Evropë. Pikërisht për këtë arsye zgjerimi i sulmeve të terroristëve racistë kundër myslimanëve do të krijon probleme të shumta dhe serioze në fushën e sigurisë në vendet evropiane.

Islamofobia e re në Perëndim

Sjelljet raciste mund të bëhet shkak për zgjerimin e urrejtjes mes ndjekësve të feve të ndryshme. Shtetet evropiane një herë e përgjithmonë duhet ta bëjnë të qartë përkufizimin e tyre ndaj terrorizmit. Klasifikimi i terrorizmit në terrorizëm të mirë dhe të keq, tani ka humbur efikasitetin e vet politik dhe propagandues dhe ka vendosur vendet evropiane përball kërcënimeve terroriste që shfaqen nga zemra dhe brendësia e vet shoqërisë së këtyre vendeve. Evropa po përballet me veprime terroriste jo nga jashtë kufijve të saj, por nga brenda kufijve të vet. Lufta kundër këtij lloji të terrorizmit nuk mund të zhvillohet me shtimin e masave inteligjente dhe të sigurisë. Shtetet evropiane në radhë të parë duhet të tregojnë vullnetin e tyre serioze në mohimin e terrorizmin në çfarëdo forme që të jetë ai. Një prej veprimeve që mund të tregojë ndryshimin e kësaj qasje, është ndryshimi i marrëdhënieve të vendeve evropiane me vendet të cilat janë përhapëse të ekstremizmit dhe terrorizmit në rajonin e Lindje së Mesme dhe në botë. Jeremy Corbyn, lideri i Partisë Laburiste të Anglisë, ka kërkuar rishikimin e marrëdhënieve të këtij vendi me Arabinë Saudite dhe ndalimin e shitjes së armatimeve Arabisë Saudite. Por mbetet të shikohet se në rast se ai do të arrijë në pozitën e kryeministrit të Britanisë së Madhe, a do të mbajë përsëri këto qëndrime apo edhe ai ashtu sikur Theresa May, kryeministrja aktuale e Anglisë dhe kryeministrat para saj, do të shikojnë vetëm interesat ekonomike dhe politike duke u dhënë përparësi atyre më shumë se sa interesave të tjera të Anglisë.